ATV

Author: ATVLive

  • Xhaferi për një vizitë të mundshme në Kosovë: Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë

    Xhaferi për një vizitë të mundshme në Kosovë: Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë

    Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën.

    I pyetur nga gazetarët pse nuk e ka vizituar Kosovën, ai tha se “në dasmë shkohet me ftesë”, derisa shtoi se nuk është çështje ftese, por shkak i agjendave.

    Tutje, sa i përket raporteve ai tha se nuk ka pengesa në komunikim në mes të dy qeverive.

    “Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë, s’kemi marrë ftesë ende . Nuk është çështje e ftesë, është çështje e agjendave, dihet që ne jemi edhe para zgjedhjeve, kështu që raportet janë raporteve të dy vendeve miqësore, që udhëheqin institucionet përkatëse, nuk ka kurrfarë pengese në komunikim, personale janë çështje tjera, nuk i ngatërrojë unë institucionale me ato personale”, ka deklaruar ai.

  • ​Qytetari nga Kaçaniku i dorëzon në polici paratë e gjetura

    ​Qytetari nga Kaçaniku i dorëzon në polici paratë e gjetura

    Më 28 shkurt 2024 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29-vjeçar, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik.

    Policia kërkon nga pronari i vërtetë i këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, çdo ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që t’i dorëzohen më pas.

    Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.

  • ​Varhelyi: Shqipëria është gati për t’i hapur negociatat për kapitullin e parë të BE-së

    ​Varhelyi: Shqipëria është gati për t’i hapur negociatat për kapitullin e parë të BE-së

    Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, tha se udhëheqësit e Këshillit Evropian kanë vendosur që të ndihmojnë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor me gjashtë miliardë euro. Sipas tij, përmes këtij fondi shtetet rajonale deri në vitin 2027 do të gëzojnë të njëjtin intensitet me shtetet e Bashkimit Evropian.

    Varhelyi theksoi se këto shtete duhet të fillojnë me rregullat e Bashkimit e Evropian që nga sot sepse deri në kohën e anëtarësimit ato duhet të jenë gati.

    “Evropa është shumë burokratike bëhet fjalë plane instrumente, masa por mendoj që këtë herë ne kemi mundësi që të tregojmë se cilat janë përfitimet e drejta ekonomike të një vendi që kur bëhet shtete anëtar dhe cilat janë edhe të mirat që sjell në shoqëri anëtarësimi në BE. Rajoni juaj mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt, ne nuk është që po negociojmë se si dhe kur pas anëtarësimit do të fillohen rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian, por të fillojnë këto rregulla që sot, në mënyrën që ne kur të arrijmë tek anëtarësimi kjo gjë që të jetë kryer tashmë dhe të mos flasim për këtë gjë sepse do të jetë realitet. Sigurisht që ne e kuptojmë që pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë me konkurrencën, dhe konkurrenca në tregun e përbashkët të BE-së është e fortë, konkurueshmëria e shteteve anëtare të BE krahasuar të Ballkani Perëndimor është shumë e madhe dhe do të ishte e padrejtë që ne t’u kërkojmë partnerëve të Ballkanit Perëndimor që të marrin pjesë në tregun e përbashkët, ku ata kanë më pak mundësi për të konkurruar në krahasim me kompanitë tonë, dhe për këtë arsyeje ne po japim fonde shtesë për të ndihmuar të gjitha reformat të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme të kryhen sepse shumica e këtyre kanë koston e tyre financiare, për biznese, për qeverinë dhe për shoqërinë. Udhëheqësit e Këshillit Evropian kanë vendosur pa asnjë ndryshim të këtij dokumenti që 6 miliardë euro duhet të ndihmojnë rajonin që me anën e kësaj mbështetje financiare, ju do të shikoni që kjo është sasia e fondeve që u jepet shteteve anëtarëve sipas fondeve strukturore dhe deri në vitin 2027 rajoni do të gëzojë të njëjtin nivel intensiteti. Kjo do të thotë që do të jetë shumë e vështirë ose pas vitit 2027 do të ishte e vështirë me vendet e rajonit nuk jemi gati për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian” tha Varhelyi.

    Tutje, Varhelyi shtoi se Shqipëria është gati për të nisur negociata për kapitullin e parë për Bashkimin Evropian dhe për këtë BE-ja do të ketë mundësinë që ta marrë parasysh.

    “Unë nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për këto arritjet e Shqipërisë. Gjithashtu ne jemi të dakorduar në Bruksel për faktin që Shqipëria është gati për të hapur negociata për grup kapitullin e parë dhe Bashkimi Evropian do të duhet që të ketë mundësinë që të marrë këtë vendim. Ne po përpiqemi të ndihmojmë dhe shpresoj që në muajin në vijim do të kemi atë takimin ose konferencën tjetër në mënyrë të kalojmë te negociata e vërteta. Ne dëshirojmë të hapim negociatat për grup kapitullin e parë”, shtoi Varhelyi.

  • ​Hoti: Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Samitin e Ballkanit Perëndimor

    ​Hoti: Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Samitin e Ballkanit Perëndimor

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës se samiti në Tiranë, përveç ndonjë emergjence kombëtare.

    “Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim. Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë. Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti.

    “Sipas komisionarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti”, ka përfunduar Hoti.

    Në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë nuk do të merr pjesë fizikisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi. Kështu ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

    Ai ka treguar arsyet përse Kurti nuk do të jetë pjesë e këtij samiti fizikisht.

    “Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, thuhet në përgjigjen me shkrim për KosovaPress.

    Të enjten në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

    Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

  • BE: Raporti i ODHIR-it konfirmon shqetësimet për parregullsi në zgjedhjet në Serbi

    BE: Raporti i ODHIR-it konfirmon shqetësimet për parregullsi në zgjedhjet në Serbi

    Bashkimi Evropian vlerëson se raporti përfundimtar i zyrës për demokraci, institucione dhe të drejta të njeriut së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për zgjedhjet në Serbi “konfirmon shqetësimet e BE-së” dhe kërkon që Serbia të adresojë raportet për parregullsi në zgjedhje në mënyrë transparente.

    Kështu tha përmes një postimi të bërë në emër të BE-së, zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.
    Ky ishte reagimi i parë i BE-së pas publikimit të raportit të ODHIR-it.

    ODHIR-i ka monitoruar zgjedhjet e mbajtura në Serbi vitin e kaluar, ndërsa vëzhgues në ato zgjedhje ka pasur edhe nga Parlamenti Evropian.

    Edhe deputetët e Parlamentit Evropian kishin raportuar një varg parregullsish në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe kranimore dhe përmes një rezolute urgjente kishin kërkuar hetim ndërkombëtar për parregullsitë.

    “Raporti final i ODHIR-it për zgjedhjet në Serbi konfirmon shqetësimet e BE-së: procesi zgjedhor ka nevojë për përmirësime të dukshme dhe reformat ë mëtejme. Raportet për parregullsi duhet të hetohen në mënyrë transparente, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale”, tha Stano.

    “BE-ja mirëpret shprehjen e gatishmërisë së autoriteteve në Serbi për të punuar në zbatimin e rekomandimeve. Nuk ka kohë për të humbur në prag të zgjedhjeve të ardhshme në vend”, shtoi ai.

    Në raportin e ODIHR–it, të publikuar më 28 shkurt, u tha se në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë “ka dominuar pjesëmarrja vendimtare e presidentit [të Serbisë, Aleksandar Vuçiq], që së bashku me përparësitë sistematike të partisë së pushtet [Partisë Progresive Serbe], ka krijuar kushte jo të barabarta për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor”.

    Aty po ashtu u tha se në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, mes tjerash, liritë themelore në përgjithësi janë respektuar, por në fushatën zgjedhore ka pasur një retorikë të ashpër, anshmëri në raportimet e mediave në shtetërore dhe keqpërdorim të resurseve publike. Raporti konstaton po ashtu se nuk janë përdorur në mënyrë të mjaftueshme mekanizmat për parandalimin e frikësimit dhe presionit ndaj votuesve./rel

  • ​Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

    ​Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    Rama në konferencë për media, pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor, tha se me Planin e Rritjes për rajonin nga Bashkimi Evropian, të gjitha nismat rajonale, siç është Ballkani i Hapur tashmë janë ekspozuara si gjepura.

    Ai nënvizoi se pavarësisht problemeve politike të vendeve të rajonit duhet bashkëpunim për zbatimin e këtij plani të BE-së.

    “Integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal. Kjo s’ka aspak diskutim. Plani i rritjes e vulos një gjë të tillë. Prandaj të gjitha gjërat që deri tani kemi dëgjuar si Ballkani i Hapur dhe të tjera janë tashmë të ekspozuara si gjepura, sepse tashmë kjo është rruga. Tashmë me planin e rritjes, sot patëm një deklaratë të përbashkët ku të gjitha gjashtë vendet kanë rënë dakord se kjo është diçka që duhet të bëjmë. Pra nuk ka rëndësi çfarë probleme politike kemi me njëri-tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë”, tha Rama.

    Sipas tij, Plani i Rritjes është një platformë e rëndësishme që do të përshpejtojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE.

    “Plani i rritjes është një plarformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë më Bashkimin Evropian. Është një instrument që do të bëjë të prekshëm ketë proces për njerëzit… Na jep mundësinë që të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtare. Këto gjëra kanë ndodhur kur vendet janë bërë vend anëtare, por tash po bëhem edhe ma qenë anëtare. Ana tjetër e planit të rritjes është financimi dhe buxheti me i madh për vendet tona. Prandaj jam i kënaqur që jam ardhur në këtë pikë”, theksoi ai.

    Krahas kësaj, Rama tha se edhe nga bashkëpunimi rajonal do të kursehen miliona euro, duke larguar pengesat burokratike./KP

  • “Elektrosever” njofton se ka nisur faturimi i energjisë elektrike në veri

    “Elektrosever” njofton se ka nisur faturimi i energjisë elektrike në veri

    Kompania “Elektroseveri” ka bërë të ditur se nga e enjtja do të nisë me shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike në katër komunat veriore“,: Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Sipas njoftimit për media, qytetarët e këtyre komunave nuk do të paguajnë aq sa shpenzojnë, por faturën do ta marrim me çmim paushall prej 21.60 euro.

    Bashkë me atë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.

    “Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e ‘Elektroseverit’ do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim marrëveshjet për furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e tyre.

  • Prishtina mbulohet nga shiu me baltë si pasojë pluhurit saharian

    Prishtina mbulohet nga shiu me baltë si pasojë pluhurit saharian

    Reshje të shiut të shoqëruara edhe me baltë, si pasojë e pluhurit saharian, janë paralajmëruar për të enjten në Kosovë.

    Reshje të shiut të përzier me baltë gjatë ditës ka pasur në Prishtinë.

    Arta Kabashi konfirmon lidhjen me një personazh të njohur publikRregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tijDuhet të mësohemi të jetojmë në një botë me konflikteShpifja që i dha fund karrierës së Mauro Icardit te InteriVesa Vllasaliu i përgjigjet ndjekësit teksa e pyeti nëse është në lidhje

    Ky nuk është fenomen i pazakontë, pasi reshje me pluhur ka pasur edhe viteve të tjera në Kosovë.

    Ndryshe, platforma meteorologjike “Meteo Kosova” ka njoftuar se në Rrafshin e Dukagjinit ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.

  • Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat

    Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat

    Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mospjesëmarrjes fizike të kryeministrit Kurti në Samitin Ballkani Perëndimor- BE që po mbahet sot në Tiranë.

    “Kryeministër, ku je? Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i perbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar.”

    Krasniqi ka thënë se në vend që Kurti të marrë pjesë “ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla”.

    “Dhe pikërisht në këtë Samit, ndër më të rëndësishmit për shtetin tonë, Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla.”

    Ai ka thënë se Kurti sot e ka pasur vendin në Tiranë, në mesin e liderëve tjerë të Ballkanit Perëndimor e BE’së.

    “Kjo papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet e tij parësore si Kryeministër është e pabesueshme. Sot, Kryeministri i Kosovës vendin e ka pasur në Tiranë, në mesin e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian.”

    Sipas Krasniqit “me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen”.

    Kreu i PDK’së e ka quajtur Kurtin kryeministër idhnak.

    “Një Kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit, fatkeqësisht për Kosovën, nuk do të arrijë të thelloj as raportet mbarë-shqiptare, e lëre më ato rajonale dhe evropiane. Kryeministër, kthjellu!”

  • ​Haxhiu: Kurti duhet të ishte prezent për të dhënë llogari për dështimet në shëndetësi

    ​Haxhiu: Kurti duhet të ishte prezent për të dhënë llogari për dështimet në shëndetësi

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se prezent në seancë sot do të duhej të ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti për të dhënë përgjegjësi para qytetarëve për gjendjen siç tha ai të keqësuar në shëndetësi. Madje, ai tha se në këtë qeveri është normale të abuzohet.

    “A ka çështje më të rëndësishme për Qeverinë, deputetët, sesa shëndeti i qytetarëve. Sot në këtë debat do duhej të ishte prezent kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili me 14 shtator, 2022, themeloi komitetin ekzekutiv për shëndetësi, sepse deklaronte se është pak, me ndreq shëndetësinë tonë, me udhëheq këtë punë veç një ministër. Sot Kurti do duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi, edhe si kryeministër dhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Do duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazisë e pakënaqësisë të pacienteve e profesionisteve shëndetësor. Njëri nga ata, sot është në grevë urie, tani e tre ditë, dhe ministria e shëndetësisë dhe qeveria lëre që nuk brengosen për kërkesat e infermiereve, profesionisteve shëndetësor, por as për shëndetin e Enliratit nuk brengosen që është tani e tre ditë në grevë urie. Skandale e hajni, korrupsion e keqpërdorime në shëndetësi pa dhënë askush llogari. As kur pacientja, gruaja shtatzënë vritet para gjinekologjisë, as kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatrricën e Spitalit të Pejës, dhe kur nuk ka përgjegjësi për raste të tilla, për këtë qeveri është normale të abuzohet ”, tha Haxhiu.

    Ai po ashtu ka thënë se lista e pritjes vazhdon të jetë brengë për pacientet, për çfarë tha se kjo listë ishte reduktuar vetëm në vitin 2019/20.

    “Jo vetëm që janë reduktuar shtretërit, por janë luftuar edhe profesionistet më të mirë që kanë qenë në kujdesin intensiv. Prandaj, jo rastësisht është rritur edhe shkalla e vdekshmërisë në kujdesin intensiv, dhe jo rastësisht e kemi ikjen e anesteziologëve nga kjo klinikë…Listat e pritjes, një brengë e madhe, dhe këto ishin reduktuar në vitin 2019/20”, tha Haxhiu.