ATV

Author: ATVLive

  • Kurti: Republika e Kosovës është e përkushtuar tek perspektiva euro-atlantike

    Kurti: Republika e Kosovës është e përkushtuar tek perspektiva euro-atlantike

    Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës kanë organizuar këtë të hënë konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.

    I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit Albin Kurti i cili tha se perspektiva euro-atlantike duhet të përforcohet duke u rreshtuar me vlerat e BE-së.

    “Është kënaqësi që ky event na ka bashkuar sot, ne duhet të promovojmë vlera në dialog. Me gjithë se interneti ka lidhur miliarda njerëz po shohim se e njëjta teknologji dhe e njëjta platformë, çdokush me një llogari në media sociale mund të shpërndajë narrativat e saj, kjo ka bërë që tendenca për të kulluar ato që nuk i përforcojmë por ne shohim fushata të dezinformimit që nuk bazohet në fakte por në lajme të rreme, pra luftë hibride”, tha Kurti.

    Kurti, tha se presidenti i Rusisë, siç e quajti ai “Putini despotik”, veçse i ka trimëruar autokratët e tij, për të sulmuar Ukrainën, teksa përmendi sulmin në Banjskë.

    “Në dy vitet e para të Qeverisë tonë ata kanë sjellur ushtrinë në kufirin tonë, nuk mund të jemi të kënaqur apo t’i marrim si të mirëqenë. Perspektiva euro-atlantike duhet të përforcohet duke u rreshtuar me vlerat e BE-së. Republika e Kosovës është e përkushtuar në këtë, në tri vite kemi pasur përmisime, iu kemi bashkuar ndihmës ndaj Ukrainës”, deklaroi Kurti.

    Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se do ishte mirë që shtetet demokratike të rrisnin bashkëpunimin me Kosovën.

    “Kuvendi e zhvillon diplomacinë. ne jemi pjesë e Kuvendit dhe trupave të rëndësishëm evropian dhe botëror, jemi pjesë e Këshillit të Evropës, Kuvendi e ka një delegacion atje që bëjnë një pune të shkëlqyer”, tha Konjufca.

    Kryesuesi i Parlamentit, shtoi Kosova po vazhdon ta jap kontributin e saj që të bëhet pjesë e BE-së.
    Sipas tij në konferenca të tilla gjinden të gjithë së bashku.

    E Peter Hurrelbrink, drejtori i FES-it për Kosovën u shpreh se po ndodh një dinamikë e re, për shkak të luftës në Ukrainë.

    “Është e rëndësishme të diskutojmë sfidat, tensionet, t’i përforcojmë institucionet demokratike. Shoqëria civile ka një rol të jashtëzakonshëm por vendoset në rolin sekondar, nuk mund të ketë progres, nuk mund të kemi media të lira pa shoqërinë civile, pra përfshirjen e tyre. Ka shumë tema për të diskutuar, ka shumë pak progres për të përmirësuar jetën, premtimet e BE-së, janë të rëndësishme nëse BE-ja nuk vjen te ne, ne do shkojmë në BE”, tha Hurrelbrink raporton EO.

  • Gjermania sërish “në hall” për mjekë dhe infermierë

    Gjermania sërish “në hall” për mjekë dhe infermierë

    Mungesa e mjekëve në Gjermani mbetet e lartë. Një zgjidhje mund të jenë mjekët nga jashtë. Numri i tyre tashmë është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, por përfaqësuesit e mjekëve paralajmërojnë për probleme.

    Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Gjermani. Në fund të vitit të kaluar kishte 63.763 mjekë, sipas gazetës Funke Mediengruppe, që citon statistikat e Shoqatës Gjermane të Mjekësisë.

    Sipas statistikave, numri është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, kur ishte rreth 30 mijë. Në vitin 1993, në Gjermani kishte vetëm rreth 10.000 mjekë të huaj.

    Siria dhe Rumania vendet më të zakonshme të origjinës

    Sipas shifrave, shumica e mjekëve pa pasaportë gjermane vijnë nga vendet e BE apo shtete të tjera evropiane, si dhe nga vendet e Lindjes së Mesme.

    Vendet më të zakonshme të origjinës janë Siria (6.120), Rumania (4.668), Austria (2.993), Greqia (2.943), Rusia (2.941) dhe Turqia (2.628). Numri i përgjithshëm i mjekëve në Gjermani ishte 557.528 në fund të vitit 2022.

    Përfaqësuesi i mjekëve paralajmëron për pengesa gjuhësore

    Presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Landit Rajnland-Pfalc, Jürgen Hoffart, paralajmëroi për problemet në rritje të shkaktuar nga njohurita e dobta të gjermanishtes te kolegët e huaj. Herë pas here ndodhin keqkuptime që rrezikojnë jetën e njerëzve. Për shembull, termat “dhimbje gjoksi” dhe “dhimbje barku” ngatërrohen, duke bërë që mjeku të fokusohet tek barku dhe të anashkalojë infarktin.

    Problemi mund të përkeqësohet edhe më shumë në vitet në vijim, “sepse do të kemi gjithnjë e më shumë mjekë të huaj”. Një arsye është mungesa e mjekëve, thotë Hoffart. Studentët gjermanë nuk do të arrijnë të plotësojnë kërkesën për personel mjekësor në të ardhmen. Nga rreth 11.000 të diplomuar çdo vit në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme nuk vazhdojnë të ushtrojnë këtë profesion.

    Ekuivalenca e trajnimit të mjekëve jashtë BE

    Sipas sindikatës së mjekëve Marburger Bund, i ashtuquajturi Ligji i Njohjes i vitit 2012 u ofron edhe mjekëve të trajnuar në një vend jashtë BE mundësinë për të përcaktuar ekuivalencën e trajnimit të tyre (testi i ekuivalencës apo konvertimit). Në rastet kur nuk ka ekuivalencë, atyre u jepet mundësia të bëjnë një provim gjuhe dhe një provim tjetër njohurish në Gjermani brenda dy viteve. Vetëm atëherë ata mund të aplikojnë për leje për të praktikuar. Testi përbëhet nga një provim gojor dhe praktik, në të cilin vizitohen pacientë. Testi është i fokusuar në mjekësinë e brendshme dhe kirurgji. Veç kësaj kontrollohen njohuritë edhe për specialitete të tjera mjekësore.

    Megjithatë, kohëzgjatja e procedurave të njohjes duhet të shkurtohet ndjeshëm. Përveç kësaj, oferta e kurseve të specializuara të gjuhës duhet të përmirësohet.

    Mjekët gjermanë theksojnë se pothuajse të gjithë mjekët emigrantë vijnë në kontakt për herë të parë me sistemin shëndetësor gjerman, nëpërmjet spitaleve. Klinikat duhet të plotësojnë kërkesat e nevojshme për kualifikim dhe integrim./DW

  • Këto ditë nisin gërmimet në Skenderaj, Suharekë dhe Prizren në kërkim të pagjeturve

    Këto ditë nisin gërmimet në Skenderaj, Suharekë dhe Prizren në kërkim të pagjeturve

    Gërmimet për të pagjeturit e që nisën para disa dite në Prekaz kanë përfunduar. Për mbetje mortore pritet të kërkohët edhe në lokacione tjera si në Skenderaj, Suharekë, Prizren e Tusuz.

    Kështu po deklaron për Front Online Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Gara thotë se këto gërmime vinë pas përmirësimit të kushteve të motit.

    “Siç e kemi theksuar, me përmirësimin e kushteve të motit, kanë filluar gërmimet. Sipas dakordimeve gjatë takimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbajtur më 7 shkurt , gjatë këtyre javëve jemi të angazhuar në katër lokacione (Prekaz, Skenderaj, Suharekë, Tusuz dhe Prizren; dhe një lokacion për konfirmim identiteti në Podujevë ). Gërmimet në Prekaz tanimë kanë përfunduar dhe ditëve në vijim do të vazhdojmë në lokacionet tjera të lartcekura”, thotë Gara.

    Gara deklaroi se për shkak të qasjes së Beogradit, sfiduese janë lokacionet për gërmime në Serbi.

    “Përkundër kërkesave të vazhdueshme, sfiduese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë, për shkak qasjes politizuese të Beogradit kundrejt këtij procesi”, u shpreh ai.

    Ai thotë se së shpejti pritët të ketë një takim në Kroaci lidhur me të pagjeturit.

    “Takimi në Republikën e Kroacisë, është në kuadër të bashkëpunimit rajonal në zbatim të ‘Planit Rajonal për adresimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë ‘. Pra takim i Grupit Rajonal për Persona të Zhdukur, duke nënkuptuar pjesëmarrje e Republikës së Kosovës, Republikës së Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë”, përfundoi Gara.

    Për procesin e gërmimeve të mërkurën është deklaruar për Front Online edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini.

    Ai tregoi se në gërmimet në Prekaz është gjetur një pjesë e një trupi.

    Qerkini ka shprehur pakënaqësi kundrejt Qeverisë ‘Kurti’ për çështjen e të pagjeturve.

    Ai thotë se tash e tre vite asgjë s’ka ndryshuar.

    “Marrëveshjet kanë qenë pa nënshkrimin e asnjërës palë dhe këto janë përzier me politik dhe kjo nuk po i lenë me zhvillu asgjë, tash e tre vite edhe me këtë Qeveri asgjë e re s’ka ndodhur. As shpresë dhe as besim nuk kemi që do shkojë diçka përpara”, përfundoi Qerkini.

    Që nga viti 1999, në territorin e Serbisë janë gjetur trupat e pajetë të më shumë se një mijë qytetarëve nga Kosova, të zhdukur në luftë.

    Varreza më e madhe masive me trupa të shqiptarëve nga Kosova është gjetur në Batajnicë, lokacion afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Në vitin 2001, atje janë gjetur trupat e 744 shqiptarëve.

  • Përfaqësuesja e lartë e TikTok për herë të parë në Kosovë

    Përfaqësuesja e lartë e TikTok për herë të parë në Kosovë

    Sot mbahet edicioni i 8-të i konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Ballkanin Perëndimor “Cyber ZERO II ”.

    Tanimë ka nis hapja e konferencës, e cila po mbahet në njërin ndër hotelet në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, ngjarja që jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballë më sulme të mundshme kibernetike, do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare si dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

    Albanian Cyber Association sjell për herë të parë në Kosovë një përfaqësues të lartë të rrjetit më të përdorur, TikTok.

    Jade Nester e cila është udhëheqëse e politikave të jashtme të të dhënave mbi shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe bullizimin në TikTok, do të jetë më 4 Mars në Prishtinë, për të ndarë shumëçka me audiencën tonë dhe mediat e interesuara mbi atë se si dhe çfarë bënë TikTok për t’i trajtuar këto raste.

  • Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit

    Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit

    Një fëmijë dy vjeçar të dielën është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit të dielën.

    Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

    “Novobërdë 03.03.2024, 15:00. Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

  • ​Digjet një shtëpi e pabanuar në Lipjan

    ​Digjet një shtëpi e pabanuar në Lipjan

    Një person në Lipjan ka bërë të ditur se i është djegur shtëpia e tij e pabanuar.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Më 03.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur shtëpia e tij e pabanuar. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë, i cili është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

  • Dronët Bayraktar, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë

    Dronët Bayraktar, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje duke njoftuar se dronët Bayraktar do ta bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës së e ajrore të NATO-s.

    “Mirëmëngjes dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë,” ka shkruar Rama në rrjetin social, Facebook.

    Në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

    Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet e 90-ta.

  • Profesori estonez: Rusia përpiqet të ndryshojë historinë, investon miliarda euro në propagandë

    Profesori estonez: Rusia përpiqet të ndryshojë historinë, investon miliarda euro në propagandë

    Rusia përpiqet të falsifikojë historinë dhe të manipulojë faktet duke përdorur popullatën rusofone në Estoni, thotë profesori estonez Vladimir Sazonov ku bën thirrje për unitet në Evropë në luftën kundër dezinformatave dhe prpagandës ruse.

    Ai thekson se Rusia investon me miliarda euro në shtrirjen e ndikimit të saj, duke qenë shumë aktive edhe në sulme kibernetike.

    “Për fat të keq kemi edhe spiunë rusë, dhe gjithashtu kemi një numër agjentësh rusë me ndikim ndoshta në politikë dhe në mjedisin e biznesit që mundohen të shtrijnë ndikimin rus… Dhe është shumë e rëndësishme që ne të gjithë në Evropë të investojmë, të jemi të bashkuar”, thotë ai mes tjerash.

    Duke folur për dezinformimin rus dhe luftën në Ukrainë, Sazonov thotë se Rusia po përdor të njëjtat metoda që ka përdorur kundër Estonisë për 20 vitet e fundit, derisa shton se për tu përballë me këtë nevojitet rritja e edukimit medial e mendimi kritik.

    “Ne ende përballemi me një aktivitet të ndikimit rus, kemi masa aktive ruse, kemi presion informacioni rus, kemi fushata informative ruse kundër Estonisë, ne ballafaqohemi me atë se si Rusia përpiqet të falsifikojë historinë ose të abuzojë me historinë, të manipulojë faktet e historisë, sepse ne kemi këtë përshtypje të përbashkët, trashëgimia imperialiste dhe trashëgimia sovjetike, e cila është gjithashtu imperialiste, dhe Estonia ishte nën pushtimin sovjetik që nga viti 1940 dhe më pas nga viti 1944 deri 1991. Ne kemi sulme kibernetike ruse që janë shumë aktive dhe për fat të keq kemi edhe spiunë ruse, dhe gjithashtu kemi një numër agjentësh rusë me ndikim ndoshta në politikë dhe në mjedisin e biznesit dhe gjithashtu “idiotë” të dobishëm me Rusinë ose shërbimet e inteligjencës ruse ose njerëz të lidhur me to që përpiqen të gjejnë përmes mediave sociale”. /TheGeopost

  • Fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, Kurti thumbon qeveritë e kaluara si i kanë kryer punët

    Fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, Kurti thumbon qeveritë e kaluara si i kanë kryer punët

    Kryeministri Albin Kurti dhe i ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përcjellë nga afër punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

    Me këtë rast Kurti ka thënë se është një lajm mirë për gjithë qytetarët e kësaj ane dhe me gjerë nisja e punimeve në këtë segment rrugorë.

    “Do të përpiqemi që punimet të shkojmë mbarë, mirë e shpejt. Nga një rrugë në dy korsi, do të kemi rrugë nacionale me dy drjetime secila me nga dy korsi, dhe do të ketë edhe një korsi ndihmëse anëshe”, tha Kurti.

    Por, kryeministri ka thumbuar edhe qeveritë e kaluara për mënyrën e ndërtimit të rrugëve.

    “Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave, ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomik që i zbatoijnë punët”, tha Kurti.

  • Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra

    Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra

    Një burrë ka raportuar pranë Policisë së Kosovës së dy gra, pjesë e familjes së tij, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij.

    Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, njëra nga to është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prishtinë 03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK’së.