ATV

Author: ATVLive

  • Arrestohet një serb në veri të Mitrovicës, dyshohet për krime lufte

    Arrestohet një serb në veri të Mitrovicës, dyshohet për krime lufte

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë e ka arrestuar një person në veri të Mitrovicës, të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile.

    I arrestuari është i nacionalitetit serb.

    “Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”. I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04.03.2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Tutje, në njoftim thuhet se i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.

  • Kurti mbledh ministrat

    Kurti mbledh ministrat

    Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.

    Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se mbledhja nis nga ora 14:00.

  • Rrëfen dëshmitari që pa nga afër mbi 50 të vrarët e Familjes Jashari

    Rrëfen dëshmitari që pa nga afër mbi 50 të vrarët e Familjes Jashari

    Krismat në mëngjesin e 5 marsit, u dëgjuan edhe përreth fshatit. Prekazi u zgjua nga të shtënat e para, për të rezistuar tri ditë rresht përballë ushtrisë serbe. E enjtja e parë e marsit të vitit 1998 shënon fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari. Lagjja e Jasharëve është dëshmi e terrorit ndaj tre brezave të familjes heroike. Të rrethuar nga agresori serb ishin edhe banorë të fshatrave përreth, të cilët mezi arritën të varrosin mbi 50 trupa të vrarë e masakruar. Ish-veprimtari, Xhafer Murtezaj rrëfen për KosovaPress ndodhitë e atyre ditëve. Edhe pas rënies heroike, ai tregon se forcat serbe po qëndronin në brendi të fshatit, teksa banorët e Klinës së Poshtme po mobilizoheshin për hapjen e më shumë se 50 varreve për fëmijët, gra e pleq të vrarë.

    “E kujtoj si të jetë sot”, kështu e nis rrëfimin Xhaferi, teksa kujton 5 marsin e vitit 1998. Banorët e fshatrave përreth, ai shton, se nga krismat e armëve kuptuan që lufta kishte filluar. Nga data 5 e deri më 7 mars, Xhaferi tregon se ishin të rrethuar nga forcat policore serbe shumë pranë shtëpive.

    Ani pse jo larg nga Prekazi, ai rrëfen se e kishin të pamundur që të ju dalin në ndihmë familjes heroike nga fshati i rezistencës.

    “I kemi afër shtëpitë, ndoshta diku vijë ajrore 500 metra, nuk i kemi shumë. Përveç fabrikës së municionit që na ndan. Dhe të gjitha i kemi përcjellë ato…Nuk kemi mundur të depërtojnë….Edhe sot ndjehem i dobët, sepse nuk kemi pasur mundësi të ju ndihmojmë, përveç që kemi pasur mundësi të vritemi në oborr ose në rrugë. Sepse para çdo shtëpie, apo para çdo dritareje ka qenë një shënjestër prej policisë”, tregon Murtezaj më tej.

    “Kemi qenë të bindur se ata të gjallë nuk dorëzohen”, kështu vazhdon rrëfimin teksa flet për rënien heroike të tre brezave. Ish-veprimtari Xhafer Murtezaj tregon se 53 anëtarët e Jasharëve u dërguan në morg e pastaj iu dorëzuan banorëve për t’i varrosur.

    “Me datën 9 nuk ka pasur kush të shkojë për t’i varrosur. Atë ditë kanë qëndruar ashtu kufomat (trupat), i ka ruajtur Nebih Ferizi edhe Naser Krasniqi, që njëkohësisht edhe atij i ishte vrarë një vëlla. Me datën 10 herën në mëngjes ka ardhur Ajnishahja, të drejtën ta them ne ende nuk guxonim me dalë. Sepse ju thash që kush ka dalë ka qenë në shënjestër edhe është vrarë. Ka ardhur Ajnishahja, dhe ju kanë thënë (serbët) që ‘nëse nuk i varrosni edhe sot, ne kemi me i varros me dhunë’. Dhe kanë marrë ekskavatorin, kanë marrë kamionin, ka ardhur ekipi i posaçëm për t’i varrosur…”, vazhdon rrëfimin ai.
    Prekazi ishte rrethuar nga forcat policore serbe, ndërkohë që Xhaferi tregon se si ishin mobilizuar për të hapur varret për të gjithë të vrarët. Në hyrje të fshatit, ai shton se kishte arritur të identifikojë trupin e Hamit Jasharit dhe gruas së tij, Salës, e cila për disa vjet po bënte roje për ushtarët.

    Mes emocionesh, ai rrëfen katër ditët e vështira pas 7 marsit deri tek ceremonia e varrimit. Tregon se kishin vendosur që trupat e mbi 50 të vrarëve të varrosen në “Fushën e Pajtimit”, ku dikur bëhej pajtimi i gjaqeve. Varrimi ishte shtyrë për të nesërmen, si pasojë e mungesës së mediave.

    “Ka pasur njerëz, por shumë nuk ka pasur, dy tre persona një varr duke e çelur. 56 varre i kemi çelur. Ka ardhur Zekirja Cana dhe më tha ‘Xhevat djali, ne sot nuk i varrosim për arsye sepse nuk ka depërtuar asnjë media’. Dhe duam të ju bëjmë një varrim më dinjitoz. Dhe kemi vendosur ashtu, ju kemi thënë njerëzve ‘shkepuni shkoni, sepse ne sot nuk po e varrosim”, tregon Murtezaj.

    Vështirë se do të harrojë pamjen e fshatit Prekaz, gati i bërë shkrumb e hi. Me datën 11, katër ditë pas përfundimit të luftimeve, arritën të varroseshin të gjithë trupat e vrarë e masakruar, ndërkohë që përveç tymit në gjithë fshatin nuk shihej thuajse asgjë. Në datat 5, 6 dhe 7 mars u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz, prej tyre, fëmijë, gra e pleq.

  • Kurti, Sveçla e Camaj inaugurojnë objektin e ri të prodhimit të dokumenteve të MB-së

    Kurti, Sveçla e Camaj inaugurojnë objektin e ri të prodhimit të dokumenteve të MB-së

    Është bërë inaugurimi i objekti të ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

    Në këtë inaugurimi po marrin pjese Kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe u.d. i drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.

    Sot do të inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve Ministria e Punëve të Brendshme, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

    “Në inaugurimin e objektit do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe u.d drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, z. Blerim Camaj”, njofton zyra për informim e MPB.

    Ceremonia do të mbahet sot, (5 mars 2024), në objektin e ish-Rilindjes, dhe ka filluar në ora 08:30.

  • Bitcoin nuk ka të ndalur, arrin një rekord të ri

    Bitcoin nuk ka të ndalur, arrin një rekord të ri

    Bitcoin u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën, duke triumfuar në një rrëmujë më shumë se dyvjeçare që vuri në pikëpyetje të ardhmen e të gjithë ekosistemit të kriptovalutave.

    Bitcoin, monedha e parë dhe deri tani më e madhe dixhitale në botë, tregtohet me 68,791 dollarë, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 68,789 dollarësh të arritur më 10 nëntor 2021, raporton CNN.

    Gjatë disa muajve të fundit, rritja e bitcoin-it ka marrë hov nga miratimi si aset financiar nga rregullatori amerikan.

    Ky miratim mori vite lobimi nga firmat e kriptovalutave.

    Kriptovaluta Bitcoin është aprovuar si aset financiar nga rregullatori financiar amerikan, në fillim të këtij viti, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ai do të ketë mundësi të tregohet nëpërmjet sistemit ETF, derisa miratimi do t’iu mundësojë investitorëve institucionalë ekspozim ndaj kriptomonedhës më të madhe në botë pa e poseduar atë fizikisht, si dhe do të nxisë zhvillimin e kësaj industrie.

  • Krasnodar apo Zenit, drejtori i Malishevës tregon kush bëri ofertë 1.7 milion euro për Drilon Hazrollaj

    Krasnodar apo Zenit, drejtori i Malishevës tregon kush bëri ofertë 1.7 milion euro për Drilon Hazrollaj

    Drejtori i klubit FC Malisheva, Milaim Berisha i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, e ka bërë të ditur që për lojtarin e Drilon Hazrollaj ka pasur shumë oferta.

    Berisha, ka deklaruar që në drejtim te klubit FC Malisheva, ka ardhur një ofertë 1.7 milionë euro nga një klub nga Rusia.

    ‘Në drejtim te klubit ka ardhur një ofertë zyrtare 1.7 milionë euro klubi është Rusia, skuadra aktualisht pozicionohet në vendin e parë ose në vendin e dytë në Ligën ruse, por lojtari, menaxheri i tij dhe klubi e kanë refuzuar’ tha Berisha.

    Duke i parë renditjen në Superligën turke, në pozitat një dhe dy renditen Krosondar dhe Zenit.

    Emisionin mund të shihni live më poshtë.

  • Gjuajtja me armë në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit

    Gjuajtja me armë në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit

    Sonte rreth orës 21:30, ka pasur sërish gjuajtje me armë në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë.

    Lajmin për ATV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar”, tha për ATV-në, Flora Ahmeti.

    ATV merr vesh se të dyshuarit janë gjuajtur në drejtim të shtepisë së Salih Sekiraqës.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, pikërisht në këtë lagje ka ndodhur një rrahje dhe plagoje me armë zjarri.

  • Gjonbalaj: Dukagjini edhe me komplet skuadrën nuk mund t`i rezistojë Ballkanit

    Gjonbalaj: Dukagjini edhe me komplet skuadrën nuk mund t`i rezistojë Ballkanit

    Malsor Gjonbalaj analisti i futbollit i ftuar në emisionin  ‘EKIPI A’ në ATV, e ka komentuar fitoren e Ballkanit përballë Dukagjinit.

    Gjonbalaj ka deklaruar se Dukagjini edhe sikur t’i aktivizonte gjithë futbollistët përballë Ballkanit nuk do të dilte fitues.

    ‘Dukagjini edhe me komplet skuadrën nuk mund t`i rezistojë Ballkanit, nuk ka shumë futbollistë cilësor kjo skuadër që me pas synime kreun e tabelës’ tha Gjonbalaj.

    Emisionin live mund të shihni më poshtë.

  • Sërish gjuajtje me armë në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë

    Sërish gjuajtje me armë në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë

    Pak minuta më parë, ka pasur sërish gjuajtje me armë në Lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë.

    ATV mëson se forca të shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, pikërisht në këtë lagje ka ndodhur një rrahje dhe plagoje me armë zjarri.

    ATV do t’ju të informuar me detajet e reja.

  • Komuna e Mitrovicës Veriore: 300 euro për fëmijët e lindur më 2024, çiftet e reja 500 euro

    Komuna e Mitrovicës Veriore: 300 euro për fëmijët e lindur më 2024, çiftet e reja 500 euro

    Komuna e Mitrovicës Veriore ka vendosur të ndajë subvencione për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe për çiftet e reja.

    Familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2024 do të subvencionohen me 300 euro, ndërsa çiftet e reja me 500 euro.

    Për këtë ka njoftuar Komuna e Mitrovicës së Veriut përmes një njoftimi në Facebook.