ATV

Author: ATVLive

  • ATK: Për dy muaj 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore

    ATK: Për dy muaj 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mburret se po shënon një performancë të mirë në inkasimin e 172 milionë euro të hyrave tatimore për periudhën janar – shkurt 2024.

    “Me një angazhim të vazhdueshëm për të avancuar dhe për të siguruar efikasitet në administrimin e detyrave tatimore, ATK-ja ka arritur rezultate të shkëlqyera edhe në këtë fillimvit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    “Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15 %, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7 %, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët”.

    Sipas ATK-së, “përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike”.

    ATK-ja shprehet se angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të kushteve të favorshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

  • Gjykata merr vendim – dënohet me dy vjet burg Fredi Beleri

    Gjykata merr vendim – dënohet me dy vjet burg Fredi Beleri

    Gjykata e Posacme ka vendosur të dënojë me dy vite burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

    Avokati i Belerit tha se “prokuroria nuk solli asnjë provë dhe në provuam se aktet e tjera janë të falsifikuara. Lajm për ju është ajo që u zbulua se 4 ditë ka qenë i ndjekur nga policia pa vendim të prokurorisë dhe ky është skandal”.

    Në deklaratën që bëri Beleri brenda në sallën e gjyqit qëllimi i procesit ndaj tij janë zgjedhjet e reja në Himarë.

    Për të akuzuarin tjetër Pandeli Kokaveshi u mor vendimi me 2 vjet burg, por që gjykata e konvertoi në 4 vjet shërbim prove.

  • Vëllai i Liridonës takon dy fëmijët e saj në Suedi: Kërkojnë të vijnë në Kosovë për të vendosë lule te varri

    Vëllai i Liridonës takon dy fëmijët e saj në Suedi: Kërkojnë të vijnë në Kosovë për të vendosë lule te varri

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra disa muaj më parë në Prishtinë, ka treguar se ka takuar nipërit e tij në Suedi.

    Ai tha se kërkesë e tyre ishte që të vijnë në Kosovë dhe të vendosin lule te varri i nënës së tyre.

    “Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

    Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për vrasjen e saj është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli nën dyshimin se ka porositur vrasjen e saj dhe dy të tjerë.

  • Osmani: USAID ka qëndruar besnikërisht përkrahë shtetit tonë duke investuar mbi 1 miliard dollarë

    Osmani: USAID ka qëndruar besnikërisht përkrahë shtetit tonë duke investuar mbi 1 miliard dollarë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kontributi i UASID-it përgjatë më shumë se dy dekadash në vend, është një shembull i fuqishëm i përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt sukseseve të reja.

    Osmani ka bërë të ditur se USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit të Kosovës duke investuar mbi 1 miliardë dollarë në zhvillimin e vendit, sipas saj, bashkë me projektet e tjera të Qeverisë amerikane, investimet totale arritën diku në shifrën e 1 miliardë dollarëve.

    Osmani këto deklarime i bëri pas takimit që kishte zhvilluar me Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

    “Në Kosovë kur flitet për USAID-in flitet për zhvillim ndihma dhe mbështetja juaj për popullin e Kosovës ndër vite asociohet ngushtë me etapa të rëndësishme zhvillimore të vendit tonë. Vizita juaj dhe takimi që sapo e përfunduam janë dëshmi e angazhimit dhe punës së jashtëzakonshme të USAID-it në partneritet me qytetarët tanë institucionet tona mbi të gjitha me shtetin tonë. Kontributi i USAID me dekada është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të ShBA-ve, Amerikës dhe popullit amerikan për ta ndihmuar vendin tonë në arritjen e sukseseve tona. Bashkëpunimi me USAID-in reflekton partneritetin tonë me ShBA-të. Një partneritet i ndërtuar me besim të ndërsjellë të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta dhe të motivuara nga qëllimi ynë i përbashkët. Një Kosovë më e fortë e zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe e integruar në institucionet euroatlantike. Në përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrahë shtetit tonë duke investuar mbi 1 miliardë dollarë në Republikën e Kosovës e që bashkë me projekte tjera të Qeverisë Amerikane investimet arrinë diku në 2 miliardë dollarë. Përmes projekteve të ndryshme është prekur çdo aspekt i qytetarëve e përmes të cilave është ndihmuar edhe më tutje fuqizimi i Grave, Rinisë dhe i Komuniteteve në të gjitha fushat. Për më tepër këto projekte kanë mbështetur bizneset drejt rritjes së qëndrueshme, kanë mbështetur shpirtin e sipërmarrës të të rinjve tanë, tranzicionin energjetik si dhe kanë ndihmuar në fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ne sapo kemi shënuar 16 vjet si shtet i Pavarur përgjatë këtyre viteve sukseset tona të njëpasnjëshme janë arritur me mbështetjen e ShBA-së, aleatëve tanë”, ka thënë ajo.

  • Presidenti Ademi priti përfaqësuesit e KFOR-it italian

    Presidenti Ademi priti përfaqësuesit e KFOR-it italian

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it italian, Santiano Ballato (OR-4), Morena Cavalla (OR-4) dhe Federico D Addesa (OR-4), të cilët përcjellën mesazhet dhe qëllimet e kryeshefit të tyre, Domenico Cucci (OR-7).

    Kreu i FFK-së ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me KFOR-in italian në të ardhmen, teksa e ka vlerësuar këtë si mundësi të mirë për të dyja palët për t’i kontribuuar komunitetit.

    Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe KFOR-it do të sjellë mundësi të promovimit të aktiviteteve të përbashkëta në vendin tonë. Në fund të takimit presidenti Ademi i ka nderuar mysafirët me dhurata simbolike.

  • Miratohet Projekt-rregullorja që parasheh themelimin e shtëpive për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale

    Miratohet Projekt-rregullorja që parasheh themelimin e shtëpive për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës.

    Këtë projekt-rregullore e prezantoi zëvendësministri Blerim Sallahu, i cili tha se përmes saj parashihet të themelohen shtëpi për mbrojtjen e fëmijës pranë Qendrave për Punë Sociale në territorin ku funksionojnë gjykatat dhe prokuroritë themelore.

    Kjo me qëllim, “ofrimin e të gjitha shërbimeve mbrojtëse ndaj fëmijës përgjatë 24 orëve, shtatë ditë në javë, shërbime gjithpërfshirëse dhe të arritshme që përmbushin nevojat themelore dhe specifike të fëmijës dhe prindit apo kujdestarit, shërbime këshilluese, shërbime të strehimit të përkohshëm të fëmijës i cili nuk ka mundësi të kthehet në shtëpinë e tij apo qëndrimi në shtëpinë e tij i nënshtrohet kanosjes ndaj jetës apo shëndetit të tij”, tha Sallahu.

  • Borrell: BE është në rrezik, na duhet një politikë e përbashkët e mbrojtjes

    Borrell: BE është në rrezik, na duhet një politikë e përbashkët e mbrojtjes

    “Europa është ende në rrezik, lufta është në kufijtë tanë dhe është një luftë që nuk duket se do të përfundojë së shpejti dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të forcojmë kapacitetet tona prodhuese, duke kaluar nga një gjendje emergjente në një periudhë vizioni të mesme dhe të gjatë për të mbështetur Ukrainën”.

    Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, gjatë prezantimit të strategjisë europiane të mbrojtjes.

    “Europa nuk ka një Pentagon, prandaj ne kemi nevojë për një politikë të përbashkët të mbrojtjes”, theksoi ai.

    Gjithashtu edhe von der Leyen ka mbështetur fjalët e Borrell, duke theksuar se Europa është e gatshme të shpenzojë më shumë për mbrojtjen.

    “Sot ne po përcaktojmë vizionin tonë për gatishmërinë e mbrojtjes me Strategjinë Industriale të Mbrojtjes së Europës.

    Kjo do të mbështesë vendet anëtare jo vetëm që të shpenzojnë më shumë, por edhe më mirë, së bashku dhe në një mënyrë europiane”, theksoi ajo.

  • Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare

    Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare

    Policia po kërkon ndihmë nga qytetarët, në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikim e një të dyshuare, e cila po kërkohet nga organet e rendit.

    Ajo dyshohet për Shpërdorim të pasurisë së huaj, dhe keqpërdorim të kartelave bankare, që është në polici në janar të këtij viti.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, shkruan në kërkesën e policisë.

  • Qeveria ndan 50 mijë euro për financimin e projektit për ujërat e zeza në Ferizaj

    Qeveria ndan 50 mijë euro për financimin e projektit për ujërat e zeza në Ferizaj

    Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarjen e 50 mijë eurove për financimin e projektit “Trajtimi i Ujrave të Zeza” në Ferizaj.

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se marrëveshja mes tri palëve Kompania Rajonale e ujësjellësit “Bifurgacioni, BERZH si dhe Komuna e Ferizajt,kanë nënshkruar marrëveshje për zbatimin e këtij projekti dhe kërkoi që të miratohet kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë.

    “Është nënshkruar marrëveshja e hua marrjes si dhe është nënshkruar marrëveshje për zbatimin e projektit në kuadër të tri palëve, Kompania Rajonale e ujësjellësit “Bifurgacioni”, Banka për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Komuna e Ferizajt. Në mënyrë që të procedojmë tutje me ratifikimin e marrëveshjes pra, si parakusht edhe të hapen kodet buxhetore, në këtë rast propozojmë që të ndahem 50 mijë euro në mënyrë që të procedojmë edhe ratifikimin e marrëveshjes në fjalë”, tha Murati.

  • Kurti uron festat e marsit dhe muajin e shenjtë të Ramazanit

    Kurti uron festat e marsit dhe muajin e shenjtë të Ramazanit

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar festën e 7 dhe 8 Marsit, ndërsa duken qenë se në këtë muaj fillon edhe Ramazani, ai u ka uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve mysliman.

    Kurti ka thënë mësimdhënësit kanë një rol tejet të rëndësishëm në shoqëri, duke kujtuar edhe 292 mësimdhënësit e vrarë në luftën e Kosovës, për të cilët tha se me punën tonë të sotme ua nderojmë sakrificën dhe e lartësojmë kujtimin për ta.

    “Një muaj i hatashëm, një muaj i lavdishëm. Marsi është edhe 7 Marsi i Ditës së Mësuesit. Të japësh mësim është një ndër thirrjet më fisnike në jetë sepse ke në dorë formimin dhe informimin e individit, i cili nesër formëson dhe zhvillon shoqërinë dhe vendin. Mësimdhënësit tanë sot janë të vetëdijshëm për rolin tejet të rëndësishëm që kanë dhe ne u jemi falënderues atyre. Të vetëdijshëm për këtë ishin edhe 292 mësimdhënës që u vranë gjatë luftës në Kosovë, të cilët përkundër rreziqeve, vazhduan edukimin e fëmijëve në kushte lufte. Puna jonë sot për edukimin e brezave të rinj nderon sakrificën e tyre dhe lartëson kujtimin ndaj tyre”, u shpreh ai.

    Më tej, Kurti përmendi edhe 8 Marsin, ku vlerësoi se me veprime konkrete institucionet ritheksojnë përkushtimin për ta shtyr përpara agjendën për barazi gjinore në Kosovë.

    “Marsi është edhe 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Dita e përpjekjes dhe e luftës për barazi në shoqëri. Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë. Barazia gjinore është në themel të barazisë shoqërore. Shteti ynë është ndërtuar mbi parimet e diversitetit dhe të gjithëpërfshirjes. Përparimi është përpjekje kolektive ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit, të ndjeshmërisë dhe solidariteti. Në prag të ditës ndërkombëtare të gruas, me veprime konkrete ritheksojmë përkushtimin institucional për të shtyr përpara agjendën e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës”, shtoi ai.

    Kurti nuk la pa uruar edhe muajin e shenjt të Ramazanit, duke thënë se ky muaj sjell përkrahje e bashkim me ata që kanë më së shumti nevojë.

    “Këtë vit muaji mars është muaji i fillimit të Ramazanit, muajit të shenjt që besimtarët mysliman mezi e presin e që sjell përkrahej e bashkim me ata që janë më së shumti me nevojë. Të gjithë atyre që po numërojnë deri me 11 mars, ju qoftë agjërimi i lehtë”, theksoi ai.