ATV

Author: ATVLive

  • Lulzim Jashari – ushtarëve të FSK-së: Armët e paraardhësve s’u ndotën me gjakun e civilëve, u shkrepën vetëm për lirinë

    Lulzim Jashari – ushtarëve të FSK-së: Armët e paraardhësve s’u ndotën me gjakun e civilëve, u shkrepën vetëm për lirinë

    Djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, tha se arma e shqiptarit është shkrepur vetëm për lirinë.

    Ai ushtarëve të FSK-së, u tha se armët e tyre janë vazhdimësi e armëve me të pastra në Ballkan dhe më gjerë, sepse ato nuk kanë gjuajtur në civilë.

    “Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha Jashari.

    “Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë, këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashëgojmë brezave. Shqiptarëve nuk u ka munguar guximi, por u ka munguar municioni, prandaj jemi mësuar të ia qëllojmë cakut, sepse është dashur t’i kursejmë plumbat”, shtoi ai në ceremoninë që po mbahet në kazermën “Adem Jashari” me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

  • Haradinaj: Epopeja e UÇK-së frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO

    Haradinaj: Epopeja e UÇK-së frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

    Haradinaj ka thënë se akti heroik i familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari, e përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës.

    “Në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit. Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë. Shtëpia e Jasharajve u bë një simbol i luftës për lirinë, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së tyre, ata u bënë një shembull për gjithë kombin tonë, duke treguar se edhe nën shtypjen më të rëndë, rezistenca është e mundur dhe se fitorja ndaj armikut është e arritshme. Familja heroike Jashari, udhëhequr nga Komandanti legjendar Adem Jashari, nuk u përul para shtypjes dhe okupimit, por zgjodhën të qëndronin drejt për lirinë e tyre dhe të gjithë kombit”, shkroi Haradinaj.

    Tutje ai tha se Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një moment lavdie, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, dhe në një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në.

  • Tragjedi në ajër në Nairobi, avioni me 44 pasagjerë përplaset me një avion stërvitor

    Tragjedi në ajër në Nairobi, avioni me 44 pasagjerë përplaset me një avion stërvitor

    Dy persona kanë humbur jetën pas një përplasjes së një avioni stërvitor dhe një avioni pasagjerësh në kryeqytetin kenian Nairobi, tha policia lokale.

    Përplasja ndodhi në orën 10:05 me orën lokale (07:05 GMT) mes një avioni që i përkiste një shkolle fluturimi dhe një avioni pasagjerësh, tha në një deklaratë Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias.

    Një raport i policisë tha se Dash 8 u përplas me një motor Cessna 172 të drejtuar nga 99 Flying School me dy persona në bord, të cilët ishin në një seancë stërvitore.

    “Mund të konfirmoj se një student dhe një trajner në aeroplanin e trajnimit vdiqën gjatë incidentit”, tha komandanti i policisë së qarkut Nairobi Adamson Bungei pa dhënë më shumë detaje.

    Sakaq 44 personat që ndodheshin në bordin e avionit të pasagjerëve, nuk janë lënduar.

  • Peci: Mbi 4 mijë gra fermere përfituan vjet nga grantet e MBPZhR-së, në vlerë 8 milionë euro

    Peci: Mbi 4 mijë gra fermere përfituan vjet nga grantet e MBPZhR-së, në vlerë 8 milionë euro

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Faton Peci, ka thënë se gjatë viti të kaluar nga grantet që ka ndarë MBPZhR-ja, kanë përfituar 4 mijë e 26 gra fermere, me vlerë monetare 8 milionë euro, raporton EO.

    Sipas tij, rritja e sistemit të bujqësisë në mënyrën të qëndrueshme dhe efikase nuk është i munduar pa gratë, kështu ka thënë ministri Peci të martën gjatë Forumit të mbajtur më temën “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”.

    Gjithashtu, ministri tha se pavarësisht se shoqëria jonë ende përballet me hendeqe të vjetra sociale, gruaja duhet të ketë rol aktiv në shoqëri.

    “Gruaja nuk duhet të mbetet vetëm në aspektin ekonomik, sa për të mbetur gjallë. Bujqësia duhet të jetë për zhvillim sepse roli i grave është thelbësorë për të thyer steorotipe. Shoh nga afër në terren punën në biseda me fermerë, çdo ditë shoh se rritet një sistem bujqësor i qëndrueshëm dhe efikas. Kjo nuk mund të arrihet pa gruan, ajo duhet të ketë një rol efikas. Vitin e kaluar në periudhën e granteve vlera e përfituese te granteve është 7.2 milionë euro brenda një viti fiskal. 4 mijë e 26 gra përfituese në vlerë monetare 8 milionë euro”.

    “Gruaja nuk duhet ta shohë bujqësinë nga e kaluara, ku është parë roli i saj vetëm sa për mbijetesë. Ne tentojmë t’i japim rëndësinë e duhur bujqësisë dhe rolin kryesor që duhet ta kenë gratë në të gjitha sferat e jetës. Ajo se çka kemi punuar si Ministri e Bujqësisë në mandatin tim besoj se do jetë shtyse për të tjera”, tha ministri.

    Një nga problemet me të cilat është përballur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas Pecit ka qenë zinxhiri i farave që nuk ka qenë në standardin e duhur e që kanë qenë import nga Serbia. Ndërsa, tha se përmes laboratorit, pra një analizë kanë arritur te identifikojnë standardin e farës.

    “Disa nga veprimet që i kemi marrë forma legjislative, zinxhiri i farave nuk ka qenë më standarde të duhura. Një nga vërejtjet që i kam pas për këtë institut ka qenë analiza që laboratorët kanë bërë për farën. Ka ardh import i farës nga Serbia, në letër ka qenë me nivel të lartë më pas ka dal nën 50% vlerë”, tha Peci.

    Ministri tha se po presin që këtë muaj të kenë veprime reformative në institut.

    “Kam bashkëpunim me fermerë, i takoj në vendpunishte, çdo shqetësim që e kanë, e përsëris se fermerin e kam pas këshilltarin kryesorin në këtë mandat. 70% ka qenë buxheti me i madh që përfshihet në programin e granteve”.

    “Fermerëve të Kosovës do të iu ofrohen 20 mijë trajnime për të gjithë. Ne synojmë që prodhimtaria e qumështit t’i bëjë fermerët bashkë, që të bëjnë shitje bashkë”, shtoi ai.

    Si përfundim, ministri Faton Peci, tha se plani i tyre si Ministri është që të krijojnë mundësi dhe lehtësi për import të produkteve shtazore në vendet e BE-së.

    “Planin tonë legjislativ e kem ngritjen e standardeve që krijon mundësi dhe lehtësi për importin e produkteve shtazore në vendet e BE-së. Subvencioni i dedikohet punëtorit dhe fermerit, jo titullarit të pronës”, ka thënë ai.

  • Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komision për Ekonomi

    Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komision për Ekonomi

    Ka dështuar të mbahet raportim i ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në Komisionin parlamentar për Ekonomi lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024. Komisioni vendosi që raportimi i Hajdarit të ndodhë në mbledhjen e radhës.

    Përveç kësaj, Komisioni me gjashtë vota pro, ka miratuar Propozim – vendimit të Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Kandidatët për anëtarë të këtij Bordi janë: Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaxha, Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrinë Demiri.

    Megjithatë, kryetari i Komisionit, Ferat Shala pati kritika për propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Ai tha se ka shkelje ligjore, profesionale dhe siç e shprehu ai dyshimin për konflikte të interesit.
    “Shkelja tjetër është, sepse ka bazë të dyshimit që në këtë proces ka edhe konflikte të hapura të interesit minimalisht dy në proces. Një në fazën e përzgjedhjes së panelit, ku njëri nga kandidatët panelist që na ka sjellë listën këtu, ka qenë dhe mbetet pjesë e financimit nga kompanitë minerare, për të cilat ai është përgjegjës”, theksoi ai./KP

  • Osmani: Në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

    Osmani: Në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

    Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se si çdo herë e veçanërisht sot është momenti i veçantë ta shprehim vlerësimin, mirënjohjen, nderimin dhe respektin me përkulje të thellë për familjen heroike Jashari dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e lirisë.

    Duke kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Osmani tha se po në këtë ditë ia rikujtojmë se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

    Tutje, Osmani tha se politika e tyre do të dështojë dhe se ne do të mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht.

    “Mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve serbë të luftës ka trimëruar edhe trashëgimtarët e tyre, sikurse që ishte rasti me agresionin e Serbisë kundër Kosovës me 24 shtator në Banjskë. Por në këtë ditë të lavdishme ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, shtet i konsoliduar, me sovranitet shtetërore dhe integritet territorial të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht, me kushtetutë dhe institucione të bazuara në vlera dhe standard me të larta dhe me vizion të qartë drejt integrimesh euroatlantike. Ua rikujtojmë se politikat e tyre hegjemoniste do të dëshmojnë edhe një herë që do të dështojnë dhe ne do ta mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht”, ka thënë Osmani.

  • 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, Memli Krasniqi: Familja Jashari, u bë fanar shprese në luftën për çlirim

    26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, Memli Krasniqi: Familja Jashari, u bë fanar shprese në luftën për çlirim

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 26 vjetorin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari u përbashkuan në mbiemrin e Familjes Jashari.

    Kreu i PDK-së, në një postim në Facebook, është shprehur se heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri.

    “Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë. Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës. Nderime përjetësisht!”, ka shkruar Krasniqi.

  • Abdixhiku: Është obligim i secilit që të punojmë për Kosovën, kështu nderojmë familjen Jashari

    Abdixhiku: Është obligim i secilit që të punojmë për Kosovën, kështu nderojmë familjen Jashari

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përkujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari.

    Përmes një postimi të faqes zyrtare në Facebook, Abidixhiku ka thënë së i kujton me nder e krenari, fëmijët, gratë dhe burrat, siç i ka quajtur ai, më të mirët e kombit, që kanë sakrifikuar jetën për lirinë e shtetit të Kosovës.

    “Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri e çlirim; sakrificën sublime të Familjes Jashari e me këtë dhe fillimin e fundit të përpjekjes sonë shekullore për liri. Sot, në këtë 26 vjetor të Epopesë së UÇK-së, ne i kujtojmë me nder e krenari, fëmijët, gratë dhe burrat më të mirë të kombit që sakrifikuan jetën për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot”, tha Abdixhiku.

    Tutje, Abdixhiku ka thënë se është obligim i secilit që të punojnë për forcimin dhe avancimin e Kosovës, sepse siç thotë ai, në këtë mënyrë nderohen familja Jashari dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit.

    “Është obligim i secilit nga ne që të punojmë fort çdo ditë e më shumë në forcimin dhe avancimin e shtetit tonë, sepse vetëm kështu i nderojmë dhe e dërgojmë në vend amanetin e të rënëve të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkroi Abdixhiku.

  • Osmani kalon para kuadrateve të FSK-së

    Osmani kalon para kuadrateve të FSK-së

    Presidentja e vendit, ka kaluar para rreshtimit të kuadratëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Kjo ngjarje po zhvillohet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa Osmani u prit nga komandanti i Brigadës Ilir Qeriqi.

    Kjo po zhvillohet me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

  • ​Arifi: Familja Jashari na dha mësim, në Preshevë po jetojmë me pushtuesit çdo ditë

    ​Arifi: Familja Jashari na dha mësim, në Preshevë po jetojmë me pushtuesit çdo ditë

    Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ba bërë homazhe në kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz duke i nderuar ata që dhanë jetën për këtë liri që e gëzojmë sot.

    Arifi sa herë që viziton kompleksin ndjenë gëzim, krenari, por edhe mall për Jasharët që dhanë jetën e tyre për një liri dhe për të larguar pushtuesin, me të cilët në Preshevë ende përballen dhe jetojnë me ta.

    “Erdha në këtë vend të shenjët sepse çdoherë që vi këtu është një vend i cili çdoherë krijon të njëjtën ndjenjë, gëzim, krenari por edhe pak mall për këta njerëz që kanë vërë veprën më të madhe që mund të bëjë dikush, të jep jetën e tyre dhe familjes, për një liri dhe idenë i lirisë dhe me largu pushtuesin me të cilin ne në Preshevë jemi ende duke jetuar çdo ditë e më shumë. Shyqyr Zoti, që i kemi pasur me na dhënë një mësim të cilin nuk e harrojmë kurrë,” thotë Arifi.

    Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, sot kompleksi memorial i Adem Jasharit në Prekaz është duke u vizituar nga qytetarë të vendeve të ndryshme.