ATV

Author: ATVLive

  • ​Emër tjetër për kryeparlamentar, flet Ramush Haradinaj

    ​Emër tjetër për kryeparlamentar, flet Ramush Haradinaj

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se partia që ai drejton është e hapur nëse edhe partitë e tjera opozitare dëshirojnë të gjejnë rrugë për konstituimin e Kuvendit që ta votojnë kryeparlamentarin nëse ndryshohet emri i propozuar nga LVV-ja.

    Albulena Haxhiu ka dështuar dy herë të merr votat e mjaftueshme për kryetare dhe Glauk Konjufca sot nuk e hodhi si propozim në vazhdimin e katërt të seancës për konstituimin e legjislativit të nëntë, duke thënë se situata e krijuar kërkon marrëveshje politike.

    “Edhe në të kaluarën ka pasur negocim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës që ka ndodhur për të bashëkvotuar gjithë parlamenti për kryetarin, ka logjikë për të diskutuar me opozitën edhe kandidati. Një kandidat më koncensual se Haxhiu. Ne kemi dhënë disa mendime, po të ishte ndonjë kandidat tjetër për ta votuar. Jemi të hapur nëse opozita dhe partitë tjera dëshirojmë të gjejnë një rrugë për të kaluar përtej konstituimit të Kuvendit që të fillojë koha për qeverinë, edhe ne si Aleancë jemi të hapur”, ka thënë Haradinaj, raporton KosovaPress.

    Vazhdimi i pestë i seancës për konstituimin e Kuvendit është thirrur për datën 23 prill, në ora 10:00. /kp

  • Ramadani: Nëse pretendimet për vrasjen në Kaçanik vërtetohen, situata është alarmante

    Ramadani: Nëse pretendimet për vrasjen në Kaçanik vërtetohen, situata është alarmante

    Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas detajeve të publikuara nga Policia e Kosovës lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, transmeton ATV.

    Ramadani tha se nëse konfirmohen pretendimet e Prokurorisë dhe Policisë, atëherë rasti paraqet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit.

    “Nëse vërtetohen pretendimet aktuale të Prokurorisë dhe Policisë në rastin e vrasjes së Rreshterit Muhamet Lika në Kaçanik, atëherë kjo situatë është edhe serioze, edhe alarmante,” shkroi Ramadani.

    Ai vlerësoi si të papranueshme aftësinë organizative të individëve me të kaluar kriminale dhe ekstremiste, duke theksuar se një vrasje e tillë mund të shihet si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj shtetit.

    “Terrorizmi është i patolerueshëm në secilin lloj të manifestimit të tij,” u shpreh Ramadani./atvlive.tv

  • ​Nagavci flet për dështimin e konstituimit të Kuvendit për herë të katërt

    ​Nagavci flet për dështimin e konstituimit të Kuvendit për herë të katërt

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci pas dështimit të seancës së katërt për konstituimin e Kuvendit, tha se ishte e qartë se opozita nuk do të merrte pjesë në votimin e kandidates së kësaj partie Albulena Haxhiu.

    Nagavci u bëri thirrje partive opozitare që ta votojnë kandidaten e LVV-së dhe të vazhdohet me konstituimin e legjislativit të nëntë.

    “Ishte e qartë se opozita nuk do të merr pjesë në votimin e Haxhiut, ndonëse është kandidatja grua që ka marrë më së shumti vota dhe është propozim i Lëvizjes Vetëvendosje. Ne bëjmë ftesë që partitë opozitare të votojnë kryetaren e Kuvendit që pastaj të votohen nënkryetarët dhe të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet tutje”, tha Nagavci.

    Glauk Konjufca, në emër të LVV-së si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk propozoi sot emrin për kryetarin e ri të legjislativit, duke pasur parasysh qëndrimin kundër të opozitës.

    Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme në dy tentime për zgjedhjen e kreut të ri të legjislativit. Opozita ka këmbëngulur se do ta votojnë kundër, ndërsa AAK-ja ka propozuar si emra të mundshëm për këtë post Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimin, që të dyja këto pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Vazhdimi i pestë i seancës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të mërkurën, më 23 prill, duke filluar nga ora 10:00. /KP

  • ​Abdixhiku: LVV-ja ta kuptojë që për ta zgjedhur kryetarin duhet shumicë parlamentare

    ​Abdixhiku: LVV-ja ta kuptojë që për ta zgjedhur kryetarin duhet shumicë parlamentare

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive tha se Lëvizja Vetëvendosje “duhet ta kuptojë se për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet të kenë kompromis dhe shumicë parlamentare”.

    Abdixhiku tha se LDK se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kompromis me LVV-në.

    “Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis dhe shumicë sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës… Natyrisht se jo, në asnjë rrethanë LDK-ja nuk gjen kompromis me LVV-në”, tha Abdixhiku.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

    Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

    Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00./KP

  • Kusari-Lila: Ose dakordim për konstituimin e Kuvendit, ose zgjedhje të reja

    Kusari-Lila: Ose dakordim për konstituimin e Kuvendit, ose zgjedhje të reja

    Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës se situata aktuale nuk mund të zvarritet pafundësisht dhe se ekzistojnë vetëm dy zgjidhje: dakordimi ndërmjet partive për formimin e institucioneve ose shkuarja në zgjedhje të reja, raporton ATV.

    Ajo tha se ishte kërkesë e grupit të saj parlamentar që kandidatura e Albulena Haxhiut të mos procedohej në votim, duke pasur parasysh qëndrimet publike të partive opozitare, të cilat e kishin bërë të qartë se nuk do ta përkrahnin.

    “Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve dhe është obligim për të gjitha grupet parlamentare,” tha Kusari-Lila, duke shtuar se qëndrimi i opozitës synon të bllokojë edhe procesin për nënkryetarët, në rast se votohet kryeparlamentari.

    “Me këtë qasje, duhet të dakordohemi, t’i thërrasim të gjitha partitë dhe ta konstituojmë Kuvendin, ose të shkojmë në zgjedhje të reja. Nëse pas dy ditësh partitë reflektojnë, mund ta përmbyllim këtë proces”, theksoi ajo. /atvlive.tv

  • Limaj deklarohet pas ndërprerjes së seancës

    Limaj deklarohet pas ndërprerjes së seancës

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cilësoi vendimin për shtyrjen si të nevojshëm dhe korrekt në situatën aktuale politike, raporton ATV.

    “Nganjëherë në situatën që është, ju duhet të gjeni rrugë për të ecur tutje,” u shpreh Limaj para gazetarëve, duke përmendur nevojën për bashkëpunim mes partive.

    Ai shtoi se vendimi për të shtyrë seancën ishte një hap i drejtë për të afruar qëndrimet dhe për të shmangur tensionet e mëtejshme politike.

    “Shpresoj që nga sot do të bëhen përpjekjet për me u afru dhe vendit t’i japim institucionet,” përfundoi Limaj. /atvlive.tv

  • Bajrami: Vetëvendosje po shkel Rregulloren, nuk ka vullnet për marrëveshje politike

    Bajrami: Vetëvendosje po shkel Rregulloren, nuk ka vullnet për marrëveshje politike

    Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si po e menaxhon procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke thënë se është shkelur sërish Rregullorja e punës së këtij institucioni, raporton ATV.

    Në një prononcim për gazetarët pas ndërprerjes së seancës konstituive, ajo tha se procedura është devijuar që në fillim.

    “Lëvizja Vetëvendosje ishte e autorizuar vetëm të propozojë emrin e kandidatit, ndërsa duhej të procedohej menjëherë me votim,” tha ajo.

    Sipas Bajramit, krahasimi që po bën Vetëvendosje mes procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit është i pasaktë.

    “Kryetari përfaqëson të gjithë Kuvendin dhe jo vetëm një grup politik, ndërsa nënkryetarët janë përfaqësues të grupeve parlamentare dhe votohen në pako,” sqaroi ajo.

    Duke komentuar kërkesën për kohë shtesë, Bajrami u shpreh skeptike se ka ndonjë përpjekje të sinqertë për marrëveshje.

    “Nëse duan marrëveshje, duhet të ulen me partitë dhe të diskutojnë për një emër të pranueshëm. Por nëse nuk e ndryshojnë emrin e kandidatit, çfarë marrëveshjeje është kjo?” deklaroi ajo.

    Bajrami shtoi duke konfirmuar qëndrimin e LDK-së: “Kemi votuar kundër dhe do të votojmë sërish kundër, si për zonjën Haxhiu, ashtu edhe për çdo kandidat tjetër të propozuar nga LVV.” /atvlive.tv

  • Murati: Opozita po bllokon Kuvendin, Kushtetuta kërkon që të gjithë deputetët të votojnë për Kryesinë

    Murati: Opozita po bllokon Kuvendin, Kushtetuta kërkon që të gjithë deputetët të votojnë për Kryesinë

    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, tha se partitë opozitare po vazhdojnë me taktika bllokuese, duke penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton ATV.

    Sipas tij, Kushtetuta është e qartë – zgjedhja e Kryesisë së Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha partive parlamentare, jo vetëm e partisë fituese.

    “Gjykata Kushtetuese ka interpretuar se të gjithë deputetët kanë për obligim të marrin pjesë në votim për Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit”, u shpreh Murati në një deklaratë për gazetarë në hollin e Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

    Ai tha se nuk është e drejtë që partitë opozitare të refuzojnë pjesëmarrjen, duke i lënë institucionet të bllokuara.

    “Po të kërkohej që partia fituese të siguronte shumicën edhe për Kryetarin e Kuvendit, atëherë as opozita nuk do t’i kishte 61 vota për të zgjedhur nënkryetarët e saj,” tha ai.

    Murati shtoi se, sikurse ndodhi me raportin e verifikimit të mandateve, opozita fillimisht e votoi kundër, por pastaj ndryshoi qëndrim.

    “Na humbën katër ditë dhe dy seanca, e tani po ndodh e njëjta edhe për Kryetarin e Kuvendit”, u shpreh ai. /atvlive.tv

  • Krasniqi: Haxhiu s’ka vota, Vetëvendosje duhet të propozojë tjetër kandidat

    Krasniqi: Haxhiu s’ka vota, Vetëvendosje duhet të propozojë tjetër kandidat

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Albulena Haxhiu nuk do të ketë kurrë mbështetjen e PDK-së për postin e kryetares së Kuvendit, ndërsa e cilësoi situatën aktuale si të paprecedent dhe të dëmshme për institucionet.

    Në një prononcim për media pas ndërprerjes së seancës konstituive, Krasniqi u shpreh se koalicioni VV–Guxo–Alternativa e ka të drejtën të propozojë kandidatin, por jo të imponojë një emër që nuk ka votat e mjaftueshme.

    “Po vazhdojnë ta bllokojnë Kuvendin, sepse një kandidate që s’i ka votat nuk është më e rëndësishme se vetë Kuvendi”, deklaroi ai.

    Ai tha se Albulena Haxhiu është përgjegjëse për disa skandale, duke përmendur humbjen e mostrave të Astrit Deharit dhe uljen e fondeve për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë. Sipas tij, Vetëvendosje duhet të tërhiqet nga kjo kandidaturë dhe të propozojë një emër tjetër. /atvlive.tv

  • Konjufca kërkon marrëveshje politike, seanca ndërpritet – Kuvendi vazhdon të mërkurën

    Konjufca kërkon marrëveshje politike, seanca ndërpritet – Kuvendi vazhdon të mërkurën

    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi mbetet e pandryshuar, por tha se situata aktuale politike nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje ndërpartiake.

    “Pa krijimin e një mazhorance për kryetarin e Kuvendit, nuk mund të themelohet Kuvendi. E njëjta vlen edhe për nënkryetarët”, tha Konjufca, duke kërkuar kohë shtesë për të shmangur përsëritjen e të njëjtës situatë.

    Kryesuesi Avni Dehari, pas kësaj kërkese, ndërpreu seancën konstituive dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë të mërkurën. /atvlive.tv