ATV

Author: ATVLive

  • ​Jep dorëheqje drejtori sportiv i Gjilanit

    ​Jep dorëheqje drejtori sportiv i Gjilanit

    Ertan Demiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv të Gjilanin për arsye, siç ka thënë ai, morale dhe që lidhen me rezultatet e ndeshjeve të fundit.

    Demiri vendimin e tij e ka bërë të ditur në rrjetet sociale derisa ka theksuar se për këtë ka pasur një takim me presidentin e klubit, Fatlum Pireva, transmeton KosovaPress.

    “Pas një viti angazhim në postin e drejtorit sportiv – kur përjetuam shumë momente gëzimi, por edhe sfida në ndërtimin dhe hapërimin e klubit drejt përmbushjes së synimeve tona – për shkak të rezultateve të fundit kam vendosur të jap dorëheqje. Këtë ia kam kuptuar edhe kryetarit të klubit, z. Fatlum Pirevës në takimin e mbrëmshëm. Ndaj bindjen se me këtë kryetar dhe me këtë tifozëri, SC Gjilani ka para vetes një të ardhme të artë”, ka shkruar ndër të tjera Demiri, përcjellë KosovaPress.

    Ndryshe, pas 30 xhirove të zhvilluara në këtë edicion të Superligës së Kosovës, Gjilani ka mbledhur 39 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.

  • ​Kosova bën përparim të moderuar në Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit

    ​Kosova bën përparim të moderuar në Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit

    Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit.

    Kështu thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës(KDI), i cili u publikua të martën.

    Hulumtuesja në KDI, Violeta Haxholli, tha se në kuadër të agjendës së refromave evropiane, Kosova ka bërë përparim në zhvillimin e rrjetit 5G si pjesë e agjendës digjitale 2030, mirëpo sipas saj duhet angazhim më i madh në kuadër të agjendës së gjelbër, raporton KosovaPress.

    Haxholli shtoi se vendi ka bërë përparim edhe në miratimin e legjislacionit në kuadër të obligimeve të marra në këtë proces.

    Pjesë e tryezës së diskutimit ishte edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Procesi i Berlinit është kyçe në bashkëpunimin rajonal.

    Ajo tha se Kosova është vendi më proaktiv në rajon në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Ministrja në detyrë akuzoi Serbinë se nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

  • ​Xhelal Sveçla nuk jep përgjigje për seancën e nesërme të Kuvendit

    ​Xhelal Sveçla nuk jep përgjigje për seancën e nesërme të Kuvendit

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla nuk i është përgjigjur KosovaPress-it sa i përket seancës së nesërme.

    Ai nuk ka treguar nëse do të votohet nesër kryeparlamentari dhe sa i përket zgjidhjes dhe marrëveshjes politike për konsitutimin e plotë të legjislaturës së nëntë.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

    Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

    Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

    LVV-ja dështoi dy herë më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.

  • A mund t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare, flasin nga Komiteti Ndërkombëtar

    A mund t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare, flasin nga Komiteti Ndërkombëtar

    Njëri nga anëtarët më të rëndësishëm të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello, i cili është nga Shqipëria dhe që njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit të Koordinimit për Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ ka folur për rëndësinë që ka organizimi i këtyre lojërave në Kosovë në vitin 2030, por edhe për drejtimin që shteti ynë duhet të ndjekë për të mos rrezikuar humbjen e së drejtës për t’i organizuar ato.

    Në një intervistë për KosovaPress, Bello ka thënë se marrja e këtij organizimi ishte hap shumë i madh për Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), por edhe për vetë shtetin e Kosovës.

    “Pa dyshim, kjo ka qenë një nga lëvizjet më të bukura të Kosovës, në mënyrë të veçantë të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës që vendosën t’i organizojnë në vitin 2030, vendosën kandidaturën dhe fituan të drejtën që të organizojnë Lojërat Mesdhetare 2030. Rëndësia e këtij eventi për shtetin e Kosovës dhe jo vetëm, por edhe për Shqipërinë, është e madhe, sepse evidenton jo vetëm vlerat sportive, por një gatishmëri për të ofruar pritshmërinë, për të ofruar mikpritjen e të gjithë sportistëve në vendet mesdhetare. Sigurisht që ka shumë punë për t’u bërë, hapi i parë dhe më i rëndësishëm është që është fituar e drejta e organizimit të tyre. Tani mbetet në dorën e dy vendeve, Kosovës kryesisht por edhe të Shqipërisë që organizimi i këtij eventi kaq madhor të jetë i suksesshëm”, tha Bello.

    Ai ka rekomanduar që ndërtimi i infrastrukturës dhe impianteve të reja sportive për këto lojëra të bëhet në koordinim të plotë me federatat ndërkombëtare sportive, duke shmangur ndonjë shkelje të procedurave.

    “Ka shumë mundësi për Kosovën për ndërtimin e infrastrukturës sportive, nuk është e lehtë, por mundësia më e mirë është që të ndërtohet një infrastrukturë moderne. Pesë vjet ka kohë nëse sigurohet buxheti i mjaftueshëm që kjo infrastrukturë të mos ndërtohet shpejt e shpejt, dhe të shkelim procedura, por kjo të ndërtohet në kushte normale dhe me miratimin e federatave ndërkombëtare, të cilat kanë kushtet e tyre, në mënyrë që të mos mendohet vetëm për lojërat e 2030-tës, por kjo infrastrukturë të jetë e qëndrueshme edhe për veprimtari pas 2030-tës, që federatat ndërkombëtare mund t’i organizojnë në Kosovë”, tha Bello

    Bello ka bërë thirrje që bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe KOK-ut të jetë shumë i ngushtë, pasi vetëm kjo rrugë e garanton suksesin.

    “Unë mund të them se si procedon Komiteti Mesdhetar se nënshkruesi i kontratës së qytetit mikpritës të lojërave të ardhshme është bashkia e qytetit së bashku me Komitetin Olimpik. Sigurisht, bashkëpunimi me qeverinë është i rëndësishëm, sepse qeveria do të financojë. Pra, rruga më e mirë që do të sugjeroja është bashkëpunimi, mund të duket pak i vështirë, por asnjëherë i pamundur, sepse bëhet për të mirën e përbashkët të të gjithë hapësirës shqiptare kudo që është dhe do të jetë një sukses në radhë të parë i shtetit të Kosovës”, tha Bello.

    Për organizimin e këtyre lojërave, Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet prej 250 milionë euro, shifër kjo e cila, sipas Bellos, mund të mos mjaftojë.

    “Organizatorët kanë përgatitur një master-plan dhe në bazë të këtij master-plani kanë evidentuar nevojat që kanë për infrastrukturë sportive, kryesisht në ato disiplina sportive, të cilat nuk disponojnë për momentin infrastrukturë të miratuar nga federatat botërore dhe derisa ky buxhet është miratuar, kjo është shumë pozitive, sepse jep mundësinë e fillimit të punës. Sigurisht, gjatë rrugës do të ketë edhe rregullime të buxhetit që nënkupton shtesa të buxhetit, sepse organizimi i lojërave nuk ka vetëm infrastrukturën sportive, por duhet edhe një buxhet tjetër funksional për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Organizator”, tha Bello.

    Ai gjithashtu tregon se a rrezikon Kosova ta humbë të drejtën e organizimit të kësaj ngjarje të madhe sportive nëse nuk ia del të jetë gati me infrastrukturë sportive.

    “Nuk e besoj, por sigurisht kjo është çështje e gjykatave dhe do ta zgjidhin. Unë dëshiroj më të mirën për ecurinë e punimeve dhe zgjidhja gjithmonë brenda marrëveshjes është pozitive, jo vetëm për njërën palë, por për të gjithë bashkë ne. Ekziston një rast kur vetë shteti, për arsye të krizës financiare, ka hequr dorë nga organizimi i lojërave dhe në harkun kohor prej vjetësh i është dhënë një shteti tjetër i cili e ka realizuar me sukses. Por, nuk besoj asnjëherë që do t’i ndodhë kjo Kosovës”, tha Bello.

    Punë më intensive në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare është kërkuar edhe nga Massimo Ferrarese, president i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare ‘Taranto 2026.’

    Ferrarese për KosovaPress ka thënë se punimet për ndërtimin e impianteve sportive duhet të fillojnë sa më shpejt dhe bashkëpunimi ndërmjet politikës dhe shtëpive sportive të jetë sa më i ngushtë, pasi në të kundërtën rrezikohen vonesa që sjellin pasoja në mbarëvajtjen e kësaj ngjarje sportive.

  • ​Rama: Shqipëria në drejtimin e duhur, këtë e thotë BE dhe organizatat ndërkombëtare

    ​Rama: Shqipëria në drejtimin e duhur, këtë e thotë BE dhe organizatat ndërkombëtare

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe këtë e thotë Bashkimi Europian, Komisioni Europian dhe të gjitha organizatat prestigjioze ndërkombëtare, shkruan ATSH.

    Në një komunikim të drejtpërdrejt në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj atyre që kanë reaguar pas sondazheve të fundit lidhur me zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si të pavërteta dhe manipulime, përcjell KosovaPress.

    “Bashkimi Europian, Komisioni Europian dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare, ato që vlerësojnë financat e vendit, luftën kundër korrupsionit, administratën publike, si shpjegohet që të tëra këto japin konkluzione në drejtimin e duhur. Budallenj janë edhe ata? Sajoni dhe pastaj sajesat i ktheni në lajme, lajmet i bëni komente dhe komentet i bëni të vërteta, pastaj habiteni pse populli voton komplet të kundërtën e asaj që thoni”, u shpreh Rama.

    Ndërsa i cilësoi komentet shfaqje inatesh e mllefesh të verbra, Rama u kujtoi se populli shqiptar është i mençur dhe nëse do të kishte kampionat botëror për politikë do shpallej kampion bote.

    Rama theksoi se këta çdo ditë u tregojnë shqiptarëve akuza, shpifje, sharje ekstrem, e zi nga të katër anët.

  • ​Kina ekzekuton burrin që theri djalin japonez 10 vjeçar

    ​Kina ekzekuton burrin që theri djalin japonez 10 vjeçar

    Kina ka ekzekutuar një burrë për vrasjen e një djali japonez 10-vjeçar me anë të therjes, në shtatorin e kaluar, ka njoftuar ambasada japoneze në Kinë për BBC-në.

    Zhong Changchun u dënua me vdekje në janar për sulmin ndaj djalit, i cili ishte në rrugë për në një shkollë japoneze në qytetin juglindor kinez, Shenzhen.

    Rasti shkaktoi tronditje në të dy vendet dhe nxiti tensione diplomatike mes pretendimeve se ishte një sulm me motive ksenofobike.

    “Qeveria e Japonisë e konsideron vrasjen e një fëmije plotësisht të pafajshëm si një krim të pafalshëm dhe e marrim këtë ekzekutim me seriozitetin më të madh”, thuhet në deklaratën e ambasadës japoneze për BBC-në. “Në dritën e këtij incidenti, qeveria japoneze do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për sigurinë dhe do t’i bëjë thirrje të fuqishme palës kineze të sigurojë mbrojtjen e shtetasve japonezë në Kinë”.

    Ambasada shtoi se ishte informuar për ekzekutimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, sipas BBC News.

    Ngjarja rriti frikën mes japonezëve që jetojnë në Kinë dhe bëri që kompanitë japoneze si Toyota të kërkonin nga stafi i tyre që të ishin të kujdesshëm. Të tjera, si Panasonic, ofruan fluturime falas për kthim në atdhe për punonjësit, përcjell KosovaPress.

    Vendimi për rastin e Zhong nuk përmendi Japoninë, sipas zyrtarëve japonezë.

    Kenji Kanasugi, ambasadori i Japonisë në Kinë, tha se Zhong kishte kërkuar të fliste me familjen e viktimës, por nuk tha nëse ai kishte pasur në shënjestër shtetas japonezë.

    Ngjarja gjithashtu vuri në pah nacionalizmin e pakontrolluar në rrjetet sociale kineze, i cili ka ushqyer ndjenjat kundër të huajve vitet e fundit.

    Komentuesit në internet vunë në dukje se vrasja e djalit ndodhi në një datë politikisht të ndjeshme – 18 shtator, përvjetori i një incidenti që çoi në pushtimin japonez të Mançurisë në Kinë në fillim të viteve 1930.

    Ankesat historike kanë rënduar prej kohësh marrëdhëniet politike mes Kinës dhe Japonisë. Kina ka kërkuar prej kohësh një falje nga Japonia për agresionin e saj kolonial dhe gjatë luftës në fillim dhe në mes të shekullit XX. Ajo gjithashtu ka akuzuar Japoninë se po e zbut historinë e veprimeve të saj ushtarake brutale në Kinë në tekstet shkollore.

    Therja ndodhi gjithashtu në një kohë me sulme të shumta ndaj të huajve në Kinë, përfshirë therjen e katër mësuesve amerikanë në Jilin.

    Në qershorin e kaluar, një burrë sulmoi një nënë japoneze dhe fëmijën e saj në një stacion autobusi në Suzhou, por përfundoi duke vrarë një grua kineze që po përpiqej t’i mbronte. Ai burrë gjithashtu është ekzekutuar, thanë zyrtarëve japonezë javën e kaluar.

  • ​Rekordi i tmerrshëm i Milanit në Serie-A

    ​Rekordi i tmerrshëm i Milanit në Serie-A

    Milani ndodhet në vendin e nëntë në Serie A dhe një pjesë e madhe e kësaj është për shkak të dështimit të tyre për të arritur rezultate kundër skuadrave të tjera të pjesës së epërme të tabelës, shkruan KosovaPress.

    Kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Atalanta në “San Siro”, duke i dhënë fund praktikisht ambicieve të tyre për t’u kualifikuar në futbollin evropian përmes tabelës së ligës.Kjo Ishte vetëm humbja e fundit në një listë të gjatë të rezultateve të zymta kundër skuadrave përpara tyre në tabelë.

    Nga 42 pikë të disponueshme kundër këtyre klubeve, Milani arriti të grumbullojë vetëm tetë falë një fitoreje, pesë barazime dhe tetë humbje, transmeton KosovaPress.

    Nga këto tetë pikë, katër i fituan kundër rivalëve të tyre Inter, duke fituar 2-1 dhe duke barazuar 1-1.

    Milani humbi si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj ndaj Napolit dhe Atalantës, duke marrë një pikë nga dy ndeshje me Juventusin, Lazio dhe Fiorentinën.

    Ata kanë ende një mundësi për ta përmirësuar atë skenar, pasi do të ketë një tjetër ndeshje kundër Bolonjës dhe një tjetër me Romën. Kuqezinjtë humbën 2-1 ndaj Bolonjës dhe barazuan 1-1 me Romën.

  • Vdekja e Papës lajmi më i kërkuar në mediat sociale kineze: Për 17 orë me mbi 160 milionë shikime

    Vdekja e Papës lajmi më i kërkuar në mediat sociale kineze: Për 17 orë me mbi 160 milionë shikime

    Në Kinë, vdekja e Papa Françeskut u bë menjëherë virale në mediat sociale. Lajmi ishte më i kërkuari në histori për më shumë se 17 orë. Mbi 160 milionë shikime për “perandorin e kishës”, siç quhet Papa në gjuhën kineze, me vdekjen e tij duke u bërë një temë trendi. Postimet varionin nga Papa i thjeshtësisë dhe i të fundit, tek takimet me të fuqishmit e Tokës, tek profecitë mijëvjeçare.

    Postimi mes Papës së të thjeshtëve dhe profecive

    Në Weibo, Mandarina e dhjetë, njoftimi i vdekjes nga Selia e Shenjtë, bazuar në një ekzaminim të grafikëve, shkaktoi një rritje të kërkimeve me mbi 160 milionë shikime. Ka shumë postime për Jiao Huang (“Perandori i Kishës”). Midis përpjekjeve dhe hapjes ndaj më të dobëtve dhe samiteve të shumta me liderët e vendeve të botës, spikasin postimet që rimëkëmbin Nostradamusin dhe profecitë e tij për të përmendur ardhjen e afërt të fatkeqësive.

    Në Kinë 10 milionë katolikë

    Figura e Atit të Shenjtë në përgjithësi trajtohet më shumë si ajo e një personi të njohur sesa si kreu i Kishës së Romës. Rreth 10.5 milionë katolikë jetojnë në Kinë dhe vlerësohet se rreth 6 milionë janë anëtarë të Shoqatës Katolike Patriotike Kineze, besnike ndaj Partisë Komuniste.

    Global Times për Françeskun

    Përpara marrëveshjes së përkohshme të Selisë së Shenjtë-Kinë të vitit 2018 për emërimin e përbashkët, CPCA shuguroi peshkopë nën drejtimin e CCP nën skemën e bashkëjetesës “respektuese” midis besimit dhe partisë. Global Times, tabloidi nacionalist i People’s Daily, i kushtoi një artikull të gjatë në faqen e dytë të versionit të saj Mandarin, duke pranuar se gjatë “mandati të Françeskut, marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kinës janë përmirësuar pjesërisht”.

    GT: lajmet e treta më të lexuara

    Në shtator 2018, palët nënshkruan marrëveshjen e përkohshme për emërimin e peshkopëve në Pekin, e cila u zgjat për dy vjet përkatësisht në 2020 dhe 2022. Në tetor 2024, Ministria e Jashtme kineze njoftoi një zgjatje të mëtejshme “për katër vjet të tjera”. Në faqen e internetit Global Times, vdekja e Papa Bergoglios është lajmi i tretë më i lexuar.

    CCP Daily, lajmet në vendin e gjashtë

    Në platformën Sina, llogaria e “People’s Daily”, zëri i CCP, rendit vdekjen e Papës në vendin e gjashtë midis lidhjeve me lajmet kryesore. Është një artikull i gjatë i shoqëruar me foto. Së fundi, ekziston një element mjaft i zakonshëm: për termin vdekje, termi “qushì” përdoret në vend të “shìshì”. Të dyja janë shumë formale, por e dyta është ajo që i kushtohet më shumë liderëve të mëdhenj.

  • U propozua nga AAK si kandidate e pranueshme për kryeparlamentare, flet për herë të parë Shqipe Selimi

    U propozua nga AAK si kandidate e pranueshme për kryeparlamentare, flet për herë të parë Shqipe Selimi

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Selimi, ishte ndër emrat që u përmend nga lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, si kandidate e pranueshme për postin e kryeparlamentares.

    Haradinaj pas dështimit të seancës së djeshme, tha se po të propozohej Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci për kryeparlamentare, partia që ai përfaqëson, do t’i votonte pa mëdyshje.

    Por Shqipe Selimi tha për Indeksonline se secili anëtar që VV e propozon për cilindo post, e pranon dhe e kryen me nder secilën detyrë dhe se kjo është e drejtë vetëm e partisë së cilës ata i përkasin.

    Ndërsa, thotë se AAK ka të drejtë të bëjë propozime, por jo në këtë rast. Sipas Selimit vetëm VV ka të drejtë ta bëjë propozimin për kryeparlamentare, gjë të cilën tashmë e ka bërë.

    Selimi thotë se partitë opozitare se kanë këtë të drejtë dhe se atyre u mbetet vetëm të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë.

    “Ne në politikë jemi për shkak se i përkasim një subjekti politik, partisë VV. E VV cilindo anëtarë që e propozon për cilindo post, ne i pranojmë dhe e kryejmë me nder secilën detyrë. Por këtë propozimin e AAK-së normalisht që kanë të drejtë të propozojnë , por jo në këtë rast. Sepse në këtë rast i bjen që VV ta ketë propozimin për kryeparlamentar. Ne e kemi propozuar dhe tashmë e kemi propozimin dhe atë e mbështesim. Kjo është. Atyre u mbetet vetëm të votojnë Për, kunder apo abstenim, siç e përkufizon dhe kushtetuta”, tha ajo.

  • Prokuroria kërkon paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika

    Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkoi caktimin e masës së paraburgimin ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika.

    Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, do të paraqiten sot para gjykatës.

    Seanca dëgjimore do të mbahet sot nga ora 13:00.

    Derisa dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

    Sipas dosjes së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshterin M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjell në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, i mituri me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri dhe në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra nga predhat e armës së zjarrit, viktima M.L., ka ndërruar jetë, me këtë në bashkëkryerje, të pandehurit do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074.