ATV

Author: ATVLive

  • Njohësit e sigurisë flasin për projektin serb, e shohin si forcim të luftës hibride

    Njohësit e sigurisë flasin për projektin serb, e shohin si forcim të luftës hibride

    Një projekt i Serbisë i ashtuquajtur “Projekt 5000”, sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, synon t`i forcojë forcat speciale serbe, duke e rritur numrin e tyre nga 1500 në 5000. Edhe njohësit e sigurisë, këtë projekt serb e shohin si forcim të luftës së tyre hibride.

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një raport me titull: “Çka është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar”.

    Sipas raportit, nisma “Projekt 5000” synon t’i forcojë forcat speciale serbe, duke e rritur numrin e tyre nga 1500 në 5000.

    Ky raport shqyrton pasojat e tij të mundshme për paqen dhe stabilitetin rajonal. Njohësit e sigurisë, këtë projekt serb po e shohin si forcim të luftës së tyre hibride.

    “Ky projekt është qysh moti është biseduar pra duke u thirr në atë se duhet reformuar Forcat e Armatosura përgjithësisht Sektorin e Sigurisë, duke i bërë këto Njësi Elite të lëvizshme operacionale për ndërhyrje, e kjo qon në aludim se këtu e ka një qëllim të zhvillimit të një lufte hibride ç’farë e kishte me grupin e Radojqiqit me 24 shtator. Pra, pasi që ai nuk ka një guxim të ndërhyjë me forcat e armatosura policie, ai shumë lehtë këto Njësi Elite i shndërron, vetëm ua heq shenjat të përkatësisë qoftë ato të shtetit, apo të përkatësisë së policisë, forcave të armatosura dhe të xhandarmërisë për ndërhyrje eventuale ç’farë e paralajmëroj me kërcënimin e vetë, ngase ai nuk ka të të drejtë të ballafaqohet, nuk ka guxim të ballafaqohet me NATO-n”, tha Nuredin Ibishi, analist.

    “Projektin e publikuar sot e shoh real sepse është edhe ashtu, mirëpo edhe ne e kemi cekur përpara se kërcënimet nga Serbia kanë vazhduar, vazhdojnë e do të vazhdojnë dhe në të ardhmen. Çka është më e rëndësishmja ta ceku se është Aleanca NATO, po përforcohet dita ditës në Republikën e Kosovës dhe unë në aspektin e Sigurisë nuk shoh asnjë rrezik frontal e momental nga Serbia sepse është e pamundur në faktin se Kosova ka kapacitetet e saja të plota për reagim, ka aleancën e NATO-s dhe të gjithë shtetet mike që kujdesen për sigurinë e Republikës së Kosovës. Kërcënimet nuk do të ndalen, vigjilenca nuk ka alternativ”, tha analisti Arben Dashevci.

    Raporti është rezultat i hulumtimit të ekspertëve të lartë në QKSS, i cili fton të gjitha palët që t’i shqyrtojnë gjetjet e raportit dhe t’i bashkohen dialogut për promovimin e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm të orientuar drejt një të ardhmeje në BE dhe në NATO.

  • Zëvendësguvernatorja e BQK-së: Angazhimi jonë në përfshirjen financiare të grave ndërmarrëse, investim për të ardhmen

    Zëvendësguvernatorja e BQK-së: Angazhimi jonë në përfshirjen financiare të grave ndërmarrëse, investim për të ardhmen

    Zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nesrin Shileku-Shala, ka deklaruar se angazhimi i BQK-së në përfshirjen financiare të grave ndërmarrëse është një investim për të ardhmen. Këtë e ka bërë të ditur në konferencën “Qasja në financa për gratë ndërmarrëse”, aktivitet i përbashkët i BQK-së me Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Zëvendësguvernatorja Shileku-Shala tha se një qasje të shumanshme ndaj përfshirjes financiare, BQK-ja po kontribuon një të ardhme më të ndritshme ekonomike për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të mandatit të saj kushtetues e ligjor, dhe përmes strategjisë së saj është e përkushtuar që të avancoj kornizën rregullative dhe infrastrukturën mbikëqyrëse me qëllim të harmonizimit me legjislacionin dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe mbështetjes se nismave që rrisin qasjen në financa dhe qëndrueshmërinë”, deklaroi Shileku-Shala.

    Sipas Zëvendësguvernatores, arritja e përfshirjes financiare dhe qasjes në financa për gratë kërkon një përpjekje kolektive.

    “Sektori financiar, sidomos bankat, institucionet mikrofinancaire por edhe institucionet financiare jo-bankare ofrojnë mundësi, si dhe produkte e shërbime te cilat ju dedikohen grave ndërmarrëse. Gratë ndërmarrëse kanë nevojë për më shumë trajnime dhe aktivitete në këtë drejtim nga akterët e sektorit financiar dhe përtej. Kontributi i institucioneve të sektorit financiar do të duhej të ishte më i madh në edukimin e grave sa i përket edukimit dhe trajnimit për shërbimet dhe mundësitë financiare që do rriste edhe portfoliot respektive të institucioneve financiare, dhe do të kontribuonte pozitivisht edhe në shëndetin e përgjithshëm financiar të sektorit”, ka shtuar ajo.

    Java Ndërkombëtare e Parasë është një fushatë vjetore botërore ndërgjegjësuese, e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila ka për qëllim që përmes aktiviteteve të informoj qytetarët që në moshë të hershme dhe gradualisht të fitojnë njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe sjelljet e nevojshme për të marrë vendime të shëndosha financiare dhe për të arritur mirëqenien dhe qëndrueshmërinë financiare.

    Investim strategjik e quajti pjesëmarrjen e grave në Qasjen në financa për gratë ndërmarrëse, Shpend Nura, përfaqësues i Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).

    “Ne duhet të dimë se ka endë punë për të bërë, kjo kërkon faktor social, kulturor që përjetëson barazitë gjinore inkurajomë qeverinë, organizatat e akterë tjerë të kontribuojnë në qasjen financiare”, tha ai.

  • Robinson në Presidencë, takohet me Osmanin

    Robinson në Presidencë, takohet me Osmanin

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, raporton EO.

    Pas këtij takimi, Robinson e Osmani do të mbajnë konferencë për media.

  • Dita Botërore e Poezisë shënohet edhe në Kosovë me tri ngjarje të rëndësishme poetike

    Dita Botërore e Poezisë shënohet edhe në Kosovë me tri ngjarje të rëndësishme poetike

    UNESCO miratoi për herë të parë 21 marsin si Ditën Botërore të Poezisë, më 1999 në Paris, me synimin për të mbështetur diversitetin gjuhësor përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen.

    Dita Botërore e Poezisë është rasti për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat gojore të recitimit të poezisë, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur konvergjencën midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, kërcimi, muzika e piktura, si dhe për të rritur dukshmërinë e poezisë në media.

    Krahas aktiviteteve që do të zhvillohen në mbarë botën, kjo ditë do të shënohet edhe në Kosovë me tri ngjarje të rëndësishme poetike, ka njoftuar poeti Lulzim Tafa, përmes një statusi në profilin e tij në facebook.

    “Sot do të marr pjesë në tri ngjarje të rëndësishme poetike që e shënojnë këtë ditë. Në ora 11:15 me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, në ora 14:00 në KultPlus në organizim të PEN Qendrës së Kosovës dhe në ora 19:30 në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës së Prishtinës, e pastaj gjithë natën do t’i lexoj vetës poezi. Përndryshe, sot kam qenë i ftuar edhe në Paris në promovimin e antologjisë së poezisë shqipe në gjuhën frënge si dhe në shumë aktivitete të tjera që e shënojnë këtë ditë”, ka shkruar poeti Tafa. /atvlive.tv

  • Burri e kërcënon gruan se do t’i postoj foto intime, palët intervistohen nga policia

    Burri e kërcënon gruan se do t’i postoj foto intime, palët intervistohen nga policia

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Fushë Kosovë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj është kërcënuar për postim të disa fotove intime.

    “Ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj”, thuhet në raport të policisë.

    Në njoftim është bërë me dije se palët pasi janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Zveçan, persona të panjohur hyjnë me forcë përmes dritares në objekt, vjedhin para të gatshme

    Zveçan, persona të panjohur hyjnë me forcë përmes dritares në objekt, vjedhin para të gatshme

    Një person në fshatin Grabovc të Zveçanit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e tij prej ku kanë vjedhur 350 euro para të gatshme si dhe DWR-në e kamerave në vlerë rreth 150 euro.

    “Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë derisa rasti është në hetime.

  • Të shtëna me armë zjarri, policia gjen në vendin e ngjarjes 91 gëzhoja

    Të shtëna me armë zjarri, policia gjen në vendin e ngjarjes 91 gëzhoja

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy persona në fshatin Zjaq më Mitrovicë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja.

    Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër sipas policisë gjendet në arrati.

    “Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport të policisë.

  • Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Lipjanit

    Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Lipjanit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në emergjencën e Lipjanit një person është dërguar pa shenja jete.

    Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa policia ka filluar hetimet.

    “Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • Peci: Rreth 50 milionë euro janë prona te uzurpuar, që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë

    Peci: Rreth 50 milionë euro janë prona te uzurpuar, që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë

    Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pronat e uzurpuara, të cilat i takojnë Ministrisë së Bujqësisë, janë në vlerë rreth 50 milionë euro.

    “Diku një ë vlerë të përafërt, jo vetëm, nuk e di sa mund ta them, vetëm në Fushë Kosovë, por në pronat që i posedon Ministria e Bujqësisë, Instituti Bujqësor me seli në Pejë, diku vlerësohet që është diku rreth pesëdhjetë milionë euro”, tha Peci. /atvlive.tv

  • Peci tregon çka ka ndodhur me Villën e Radoiçiqit në veri

    Peci tregon çka ka ndodhur me Villën e Radoiçiqit në veri

    Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vila e kryeterroristit Milan Radoiçiq në veri, destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga Policia e Kosovës.

    “Me e shkatërru s’ka nevojë. Çështja është se ne e kemi ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Xhelal Sveçla dhe mbi bazën e diskutimit që e kemi bërë, ne e kemi pasur një dakordim në parim që pronën prej Agjencisë së Pyjeve i bartet Ministrisë së Punëve të Brendshme, e që për destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga mekanizmat e drejtësisë, në këtë rast nga Policia e Kosovës”, tha Peci. /atvlive.tv