ATV

Author: ATVLive

  • Krasniqi njofton se Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë po funksionalizohet

    Krasniqi njofton se Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë po funksionalizohet

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka njoftuar se Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë është duke u funksionalizuar.

    “Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane”, ka shkruar Krasniqi.

    Ajo kërkon që pushteti të punojë shumë seriozisht në këtë fushë.

    Postimi i saj i plotë:

    Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë po funksionalizohet.

    Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane.

    Përpjekjet e mia si deputete për funksionalizimin e këtij spitali ishin të vazhdueshme. Nevojën e qytetarëve dhe zërin e profesionistëve shëndetësor e kisha paraqitur si problem në vazhdimësi, e pastaj edhe si amandament ku dhe kishte kaluar me sukses.

    Pushteti duhet të punoj shumë seriozisht në këtë fushë.

    Duhet seriozisht të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësor, sepse numri i ikjes së mjekëve nga sektori publik është i frikshëm.

  • Pacientët me diabet të tipit 1 në Angli, do të marrin ‘pankreas artificial’ si mjekim

    Pacientët me diabet të tipit 1 në Angli, do të marrin ‘pankreas artificial’ si mjekim

    Pacientët me diabet të tipit 1 në Angli do të marrin një “pankreas artificial” për të përballuar gjendjen e tyre, njoftoi të martën Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS).

    NHS do të kontaktojë pacientët këtë muaj, përfshirë fëmijët, për t’u dhënë atyre sistemin që rregullon nivelet e glukozës dhe shpërndarjen e insulinës për herë të parë në botë, sipas një deklarate.

    “Teknologjia do të nënkuptojë se disa njerëz me diabet të tipit 1 nuk do të kenë më nevojë të injektojnë veten me insulinë, por të mbështeten te teknologjia për të marrë këtë ilaç që shpëton jetën”, shpjegoi NHS.

    Partha Kar, këshilltarja kombëtare e NHS për diabetin, tha “kjo teknologji inovative jo vetëm që përmirëson kujdesin mjekësor, por gjithashtu rrit cilësinë e jetës për të prekurit”.

    NHS shpenzon pothuajse 10 miliardë £ (12.55 miliardë dollarë) në vit për “identifikimin dhe trajtimin e diabetit”./AA/

  • Një pushkë gjuetie është vjedhur në fshatin Marec të Prishtinës

    Një pushkë gjuetie është vjedhur në fshatin Marec të Prishtinës

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sipas Policisë së Kosovës në fshatin Marec të Prishtinës ku persona të panjohur me forcë kanë hyrë në një shtëpi ku kanë vjedhur një pushkë gjuetie.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

  • ChatGPT sjell një ndryshim të rëndësishëm

    ChatGPT sjell një ndryshim të rëndësishëm

    Roboti virtual i inteligjencës artificiale, ChatGPT e ka bërë të mundshme që kjo platformë të mund të shfrytëzohet edhe pa pasur qasje me llogari.

    Deri së fundmi, kjo mund të hapej vetëm nëpërmjet një emaili valid dhe fjalëkalimi, por tani mjafton të hapet uebfaqja dhe të nisë kërkimi në të.

    Por, pa llogari përdoruesit nuk do të mund t’i ruajnë kërkimet paraprake.

    Kompania OpenAI ka thënë se nëpërmjet kësaj përdoruesit mund të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale pa pasur nevojë të identifikohen.

  • Ish-komandanti i KFOR-it: Nuk ekziston ndonjë kërcënim real nga Serbia

    Ish-komandanti i KFOR-it: Nuk ekziston ndonjë kërcënim real nga Serbia

    Ish-komandanti i KFOR-it Erhard Buchler, ka deklaruar se ka deklaruar se Kosova është në një situatë të rehatshme në aspektin strategjik dhe se nuk ekziston ndonjë kërcënim real, prandaj sipas tij qytetarët nuk kanë arsye të frikësohen.

    Por, megjithatë ai theksoi se është shqetësuese lufta hibride e Rusisë në Evropë.

    “Ne duhet të jemi të qartë se Rusia po ndërrmer një fushatë të luftës informative kundër Perendimit, dhe po përpiqet që të destabilizojë shoqëritë tona me anë të dezinformatave, me atë që quhet luftë hibride dhe po përpiqet që të ndikojë edhe të Serbia që të bashkëngjitet në këtë luftë hibride”, tha Buchler në një intervistë për RTK-në.

    Ish-kreu i forcave paqeruajtëse në Kosovës foli edhe rreth sulmit terrorist të Banjskës.

    Gjermani tha se kur ka parë pamjet nga trajnimet që ky grup kryente në Serbi, i është kujtuar edhe vendi ku janë kryer këto trajnime.

    Sipas tij, një sulm tjetër terrorist nuk është i mundur pa njohurinë e institucioneve të sigurisë të Serbisë apo edhe të vet regjimit në Beograd.

    “Duhet të shohim anën pozitive. Policia e Kosovës është aq mirë e trajnuar që të mund të ballafaqohet edhe me sulme të tilla të mëdha terroriste apo kriminale. Por nëse e shohim atë pamjen e gjerë sa i përket kërcënimit nga Serbia, unë po flisja për situatën e rehatshme strategjike ku Kosova gjendet aktualisht. Kosova ka forcën e NATO-s, gjashtë mijë ushtar të KFOR-it brenda saj. Ju mund të argomentoni se mund të mos jenë të mjaftueshëm për të mbrojtur Kosovën në rast të një sulmi më të gjerë, por kur flas për situatën e rehatshme strategjike, nënkuptoj që më së pari ekziston Rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe kjo i jep KFOR-it mandat të qartë për të ofruar ambient të sigurtë në Kosovë”, theksoi ish-komandanti i KFOR-it.

    Erhard Buchler, mes tjerash foli edhe për deklaratat kërcënuese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ku tha se është e papranueshme që një shtet evropian ta kërcënojë një shtet tjetër evropian.

    “E di që është shumë i zoti me eskalim por nuk do të shkonte aq larg sa ta sulmonte Kosovën më të vërtetë”, deklaroi gjenerali gjerman.

    Ndër të tjera, ai theksoi se është i sigurt se e ardhmja e ushtrisë së Kosovës është në NATO.

  • Zhduket një person në Gjilan, policia nis hetimet

    Zhduket një person në Gjilan, policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur nga komuna e Gjilanit.

    Viktima sipas ankuesit ka daluar nga shtëpia me datë 25 mars 2024 dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

    Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovë.

    Kurti nderoi 86 civilëve të vrarë nga ushtria serbe në prill të vitit 1999.

    Kryeministri së bashku më deputetët e partisë, por edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vendosën lule tek pllaka përkujtimore.

  • Policia i bëri shenjë të ndalonin, shoferi rriti shpejtësinë – detaje se si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Shqipëri

    Policia i bëri shenjë të ndalonin, shoferi rriti shpejtësinë – detaje se si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Shqipëri

    Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona.

    Sipas Euronews Albania, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas ndjekjes së Policisë, pasi ishte pikasur se makina e viktimave ishte duke transportuar emigrantë.

    Kujtojmë se nga 8 viktimat e aksidentit, 7 prej tyre ishin emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi nga Shkodra.

    “Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, pasi Policia pasi kishte pikasur që po transportoheshin emigrantë, i kishte bërë thirrje të ndalonte, por ai ka shtuar shpejtësinë, gjë që ka shkaktuar aksidentin.

    Informacionet thonë se aksidenti ndodhi në shpejtësi e sipër. Në vendndodhje ndodhen drejtuesit më të lartë të Policisë së Gjirokastrës. Qarku i Gjirokastrës është qark kufijtar dhe dihet kalimi i klandestinëve. Dyshohet se klandestinët kanë kaluar vijën e gjelbër të kufirit”, raporton Euronews.

  • ​“Luftë” mes Bayernit ë Liverpoolit për trajnerin italian

    ​“Luftë” mes Bayernit ë Liverpoolit për trajnerin italian

    Objektivi i Liverpoolit, Roberto De Zerbi është bërë kandidati kryesor për t’u bërë trajner i Bayern Munichut pasi të dy klubet u shpërfillën nga Xabi Alonso.

    Pas lajmeve të mëdha të javës së kaluar se Xabi Alonso synon të qëndrojë besnik ndaj klubit aktual Bayer Leverkusen, “The Times” raporton se vëmendja në Mynih tani është kthyer te De Zerbi. Italiani thuhet se admirohet nga drejtori i ri i Bayern, Max Eberl i cili ëshë vënë në lëvizje për të vlerësuar interesin dhe disponueshmërinë e tij.

    Liverpool po synonte gjithashtu Alonson si zëvendësues për Jurgen Klopp, por gjithashtu i ka kushtuar vëmendje De Zerbit. De Zerbi ka përfitimin e shtuar që tashmë flet anglisht por jo gjermanisht dhe është dëshmuar në Premier League pasi ka bërë një punë të mirë me Brightonin, përcjellë KosovaPress.

    De Zerbi e la të ardhmen e tij mjaft të hapur kur foli përpara humbjes 2-1 të Brighton ndaj Liverpoolit të dielën: “Unë dua të flas me klubin tim. Unë kam një kontratë, por problemi nuk është kontrata, problemi është të gjesh të njëjtin plan, objektiv dhe vizion për të ardhmen”, tha ai.

  • ​25 vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

    ​25 vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

    Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

    Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.

    Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

    Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.

    FDH, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.

    Lidhur me krimet serbe në Kralan, në dhjetor 2014 një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi kërkoi që të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në Kralan.

    Bytyqi në letrën e vet përkujton se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë.