ATV

Author: ATVLive

  • Vargjet e Lulzim Tafës përlotën moderatoren dhe të gjithë të pranishmit në studio te “Ferma VIP”

    Vargjet e Lulzim Tafës përlotën moderatoren dhe të gjithë të pranishmit në studio te “Ferma VIP”

    Rrëfimi i Albano Bogdos në “Ferma VIP” ka përlotur të gjithë të pranishmit në fermë, por dhe në studio. Ai tregoi historinë e trishtë të jetës së tij, ndërsa shprehu dashurinë dhe falënderimin për nënën e tij.

    Pas Albanos ishte radha e Bes Kallakut që të bënte fermerët e tjerë por edhe moderatoren Fjoralba Ponari që të shpërthejë në lot, ndërsa po interpretonte poezinë “Sa shpejt më harroi nana”, të poetit Lulzim Tafa.

    Emocionet kanë qenë shumë të forta, aq sa moderatorja u detyrua të ndërpresë për pak çaste spektaklin dhe të kalojë në publicitet.

    Lulzim Tafa, njëri ndër poetët kosovar më të njohur në botë, dy muaj më parë ishte i ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku bëri një rrëfim më ndryshe për jetën e tij private, rrugëtimin profesional si dhe pasionin për poezi.

    Në këtë emision interpretoi poezinë “Sa shpejt më harroi nana”, vargjet e së cilës përlotën të gjithë të pranishmit mbrëmë në “Ferma VIP”, dhe e cila është një nga poezitë më të bukura të poetit Lulzim Tafa.

  • Meliza Haradinaj në Kiev: Populli i Kosovës qëndron përkrah atij të Ukrainës

    Meliza Haradinaj në Kiev: Populli i Kosovës qëndron përkrah atij të Ukrainës

    Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka arritur në Kiev të Ukrainës.

    Ajo ka njoftuar se atje ka shkuar me ftesë të kryerabinit të Ukrainës, Moshe Azman, për të marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komuniteti izraelit “Anatevka”.

    Gjatë fjalës së saj, Haradinaj ka theksuar se populli i Kosovës qëndron përkrah atij të Ukrainës pikërisht sepse e ndjen peshën e rëndë të luftës për liri dhe demokraci përballë barbarive të pafundme të Putinit.

    “Në Kiev të Ukrainës, në cilësinë e ish-Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, me ftesë të Kryerabinit të Ukrainës z.Moshe Azman, për të marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komunitetit izraelit ‘Anatevka.’

    Kisha nderin t’u adresohem të pranishmëve, bashkë me ish-Presidenten e Republikës së Kroacisë znj. Kolinda Grabar-Kitarovic, ku morrën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga qeveria dhe ushtria e Ukrainës, ministra, deputetë, e liderë nga të gjitha konfesionet fetare.

    Mes tjerash, theksova se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Ukrainës pikërisht sepse e ndjen peshën e rëndë të luftës për liri e demokraci përballë barbarive të pafundme të Putinit. Nënvizova faktin se ashtu si Ukraina, edhe Kosova po përballet dhe po i reziston suksesshëm ambicieve malinje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke shndërruar kështu vendet tona në mburoja kundër zgjerimit të ndikimit rus, dhe si kufij kritik për në sigurinë evropiane dhe transatlantike.

    Shpreha bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Ukrainës ka potencialin e madh për të dobësuar kontrollin e Putinit në rajonet tona, duke krijuar një rrugë drejt një të ardhmeje të përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka shkruar Haradinaj- Stublla.

  • Dreshaj në Komisionin për Shëndetësi: Problem është definimi i statusit të logopedëve

    Dreshaj në Komisionin për Shëndetësi: Problem është definimi i statusit të logopedëve

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të martën ka mbajtur takim me shoqatën e logopedëve, me Shoqatën e ergoterapistëve dhe me grupin e specialistëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi.

    Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku- Mullhaxha, miratoi rendin e ditës, duke shtuar se temë diskutimi do të jenë arritjet, synimet problemet me të cilat ballafaqohen Shoqata e Logopedëve.

    Blerta Krasniqi, Logopede nga Kolegji Heimerer, tha se kanë mungesë të ligjeve terapeutike.

    “Nuk ekziston si term vetëm si bashkëpunëtorë, mungesa e protokollit për bashkëpunime tjera. Mungesa e ligjit për krijimin e odave, logopedi ka nevojë që licencimi me u bë nga oda e logopedëvë”, tha ajo.

    “Rëndësia dhe përfshirja e logopedëve brenda. Qasja e intervenimit të hershëm, në sistemet e hershëm edukative janë të rëndësishme për Logopedëve”, tha ajo.

    Lekë Gjurgjiali, nga Shoqata e Logopedëve tha se sfida më e madhe e tyre është mungesa e financimit, dhe shumica e logopedëve punojnë pa licencë.

    “250 logopedë të diplomuar, 27 prej tyre kanë qenë të licencuar, një shifër alarmante ne vitin 2020 kanë qenë të punësuar vetëm dy logopedë tashmë më sa e di janë katër”, tha Gjurgjiali.

    “Deri në vitin 2023 nuk ka qenë profesioni logoped brenda Odës. Një problem në kuader të MSh-së është se ajo nuk i licencon organizatat jo qeveritare. Ka mungesë të inspekcioneve, një shumicë e madhe e tyre punojnë pa licencë. Shërbimet që i ofrojmë janë pa pagesë, sfida më e madhe është mungesa e financimit”, shtoi ai.

    Deputeti, Bekim Haxhiu shtroi pyetjen se në cilën shoqatë e shohin veten logopedët.

    Gjurgjiali, tha se e shohin të rëndësishëm një odë të veçantë.

    Deputeti Haxhiu në replikë tha se është paksa e vështirë me 250 logopedë, me i bë si odë të veçantë.

    Mirsad Shkreta, shtroi pyetjen se si me arrit me u sistemu si logopedë.

    Gjurgjiali, tha se e kanë të nevojshme me arrit me u sistemu logopedia si fushë në institucionet publike.

    “Kemi diskutu me organizatat e Evropës, këtu nuk ofrohen as programe, hapi i parë me u studiu logopedia në institucione publike dhe me kontribu në të ardhmen”, tha ai.

    Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli, tha se prej 250 logopedë 4 të punësuar është një problem i madh.

    “Futja e logopedëve në Ministrinë e Shëndetësisë është e rëndësishme. Ne si legjislacion duhet të krijojmë mekanizma për funksionim”, tha Avdyli.

    Shemsedin Dreshaj, tha se duhet të shikojmë se ku të sistemohen logopedët në Ministrinë e Shëndetësisë apo në Ministrinë e Arsimit.

    “Problem është definimi i statusit të logopedëve, tha Dreshaj.

    Kurse, deputeti Zemaj, tha se do merren hapa konkret, do marrim propozime t’i adresojmë dhe të bëjmë punë konkrete për shoqatat, “pavarësisht përgjegjësive duhet të marrim një vendim”, tha Zemaj.

    Dajana Ollrigj, përfaqësuese e shoqatës së ergoterapistëve, tha se jemi përpjekur për të reklamuar për ergoterapi është një profesion shkencor shëndetësor që fokusohet për të ndihmuar njerëz që kanë probleme me shëndetin mendor apo fizik, ne po fokusohemi në aktivitetet për kujdesin personal në shtëpi apo jashtë saj. Ne po fokusohemi në përkushtim angazhim.

    Ajo shtoi se ergoterapistët janë duke u larguar nga Kosova, për shkak të mungesës së mjeteve të punës, dhe aktivitetet e tyre i kryjnë në shtëpi private dhe nuk punojnë në institucione publike.

    Kollçaku tha se dy shoqatat kanë nevojë për bashkëpunim me njëra tjertën

    Erza Millaku përfaqësuese nga Insituti i Ergoterapisë, tha se ky profesion nuk ekziston fare në Kosovë kjo e pamundëson që ky profesion të nis punën në institucione qoftë private apo publike.

    Një tjetër problem, që e parashtruan ishte edhe mungesa e një udhëzimi administrativ që ua pamundëson të fillojnë punën në ndonjë klinikë.

    Gjithashtu u cek se, QKUK e referon tashmë këtë profesion tek fëmijët.

    Drenusha Rugova, tha se ky profesion me intervenimin e hershëm do iu ndihmojë fëmijëve për një zhvillim më të mirë.

  • Anëtarët e Komisionit për Arsim takohen me homologët nga Shqipëria

    Anëtarët e Komisionit për Arsim takohen me homologët nga Shqipëria

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, janë takuar të martën por që nuk është bërë publike tema e diskutimit, raporton EO.

    Pas këtij takimi, kryetarët e dy komisioneve do të mbajnë konferencë për media.

  • Prizreni shpall qytetar nderi Ali Ahmetin, vlerësohet lart kontributi i tij për Kosovën

    Prizreni shpall qytetar nderi Ali Ahmetin, vlerësohet lart kontributi i tij për Kosovën

    Me vota unanime, asambleja e Kuvendit Komunal të Prizrenit ka votuar për shpalljen qytetar nderi, të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

    Ceremonia solemne u mbajt sot në Prizren, në mesin e shumë personaliteteve të shquara politike.

    Në fjalën e tyre të gjithë përfaqësuesit politik të partive, vlerësuan lart kontributin e Ali Ahmetit.

    Sipas tyre, jeta e Ahmetit për më shumë se 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

  • Në trevjetorin e qeverisjes, Kurti flet për komunitetet joshumicë: Republika është e të gjithë qytetarëve

    Në trevjetorin e qeverisjes, Kurti flet për komunitetet joshumicë: Republika është e të gjithë qytetarëve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në trevjetorin e qeverisjes ka thënë se në vitin e dytë të qeverisjes kanë krijuar fond të veçantë për komunitetet joshumicë në vlerë prej 3 milionë euro.

    “Në vitin e dytë të qeverisjes sonë krijuam një Fond të veçantë për komunitetet joshumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove. Përmes tij financuam 259 grante për fermerë, ndërmarrës të rinj dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete. Një vit më herët mbështetëm 123 projekte për biznese të vogla dhe ndërmarrëse nga radhët e të gjitha komuniteteve. Kurse këtë vit lansuam masën e veçantë të punësimit për 2,000 punëkërkues që jetojnë në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut. Atje tashmë kemi hapur Zyre të Punësimit dhe Zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve. Te këto të fundit, së fundmi janë regjistruar mbi 50 biznese të reja.”

    Ai ka thënë se komunitetet joshumicë përbëjnë 17 për qind të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje eficiente.

    “Komunitetet joshumicë përbëjnë 17% të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente, në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë. Ato gjithashtu përbëjnë 9% të praktikantëve me pagesë përmes programit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve “Kosova Generation Unlimited”, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.”

    Kurti ka shkruar se Ministria për Komunitete dhe Kthim ka zbatuar 415 projekte të ndryshme përmes të cilave janë siguruar 543 vende të reja të punës.

    “Në kuadër të Programit të Stabilizimit të Komuniteteve, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka zbatuar 415 projekte të ndryshme përmes së cilave janë siguruar 543 vende të reja të punës, prej tyre 328 me orar të plotë, pjesa tjetër me orar të pjesshëm. Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian gjithashtu janë ndërtuar ose rinovuar 116 shtëpi, për të siguruar kështu kthim të qëndrueshëm për komunitetet joshumicë. E përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi ndarë edhe 3 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive bashkë me 4 milionë tjera gjatë viteve 2021-2024 për projekte infrastrukturore prej të cilave përfitojnë veçanërisht pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në komuna të vendit tonë.”

    Kurti ka përmendur edhe themelimin e Grupit ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve.

    Ai ka shtuar se të dhënat e Agjencisë së Punësimit për vitin 2023 tregojnë se numri i punëkërkuesve nga radhët e këtyre komuniteteve që kanë gjetur punë është rritur për 1/3 në krahasim me vitin 2022.

    “Themeluam Grupin ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit për vitin që lëmë pas tregojnë se numri i punëkërkuesve nga radhët e këtyre komuniteteve që kanë gjetur punë është rritur për 1/3 në krahasim me vitin pararendës.”

    Kryeministri Kurti ka thënë se në vitin akademik 2023/2024 po mbështesin me bursa 55 studentë nga komunitetet rol, ashkali e egjiptian, prej tyre 35 vajza dhe 20 djem.

    “Për qendrat mësimore të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian, në tre vjet të qeverisjes kemi ndarë gati gjysmë milion euro. Sepse për të pasur sa më shumë studentë të suksesshëm nga këto komunitete në universitete, investimi në ta dhe mbështetja për ta duhet të jetë e hershme. E për të qenë nesër profesionistë të suksesshëm, mbështetja duhet të vazhdojë edhe gjatë studimeve. Andaj, në vitin akademik 2022/2023 ndamë për herë të parë 26 bursa në vlerë 1,000 euro për studentët e vitit të parë universitar nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian. Ndërsa në vitin akademik 2023/2024 po mbështesim me bursa 55 studentë nga këto komunitete, prej tyre 35 vajza dhe 20 djem. Ndërkohë që në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë”, që aktualisht është në fazën e dytë të zbatimit, kemi përkrahur 3,000 të rijn nga komunitetet joshumicë dhe OJQ në përfitimin e aftësive të buta dhe në menaxhim të projekteve.”

    Kurti ka thënë se nga shkurti i vitit të kaluar kanë rifilluar procesi procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

    “Nga shkurti i vitit të kaluar kemi rifilluar procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut duke ofruar kështu më shumë mundësi të reja të punësimit mbajtësve të këtyre diplomave. Gjithashtu kemi krijuar bazë ligjore për fillimin e verifikimit të diplomave të shkollave të mesme që japin mësim në gjuhën serbe.”

    Ai ka përmendur edhe transmetimin e mbledhjeve të Qeverisë në gjuhën serbe.

    “Nga viti i kaluar gjithashtu kemi filluar për herë të parë me transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Qeverisë në gjuhën serbe, krahas respektimit të ligjit për përdorim të gjuhëve në komunikata për media dhe njoftimet nga Zyra e Kryeministrit. Në fund të vitit të kaluar miratuam Strategjinë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre, dokument që u hartua dhe miratua për herë të parë e që ndër të tjera parasheh integrimin më të qëndrueshëm dhe përfaqësimin më proporcional në jetën institucionale të komuniteteve joshumicë. Republika është e të gjithë qytetarëve. Qeveria jonë është për të gjithë qytetarët.”

  • Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i radhës në Hagë

    Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i radhës në Hagë

    Dëshmitari me numër 04739 e ka filluar dëshminë e tij në procesin ndaj ish-liderëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Dëshmia e tij do të mbahet në seancë të mbyllur.

    Dëshmitari anonim do të dëshmojë për tre ditë rresht. Kjo nuk është hera e parë që seanca e Gjykatës Speciale mbahen të mbyllura për publikun.

    Njohësit e çështjeve juridike në Kosovës vazhdimisht i kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e transparencës për publikun nga Gjykata Speciale.

  • Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rrethinë të Prishtinës

    Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rrethinë të Prishtinës

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

    Një nga rastet është në Obiliq, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa rasti tjetër ka qenë në Prishtinë ku palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar, ndërsa në Podujevë pas një përleshje fizike mes dy grave, njëra nga to është dërguar në strehimore.

    Njoftimi i policisë:

    · Obiliq / 01.04.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë / 01.04.2024-16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.

    · Podujevë / 01.04.2024-21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Palët pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, dhe viktima është dërguar në strehimore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

  • Kosova s’ka databazë për numrin e personave me autizëm – Kërkohet ndërhyrje në fëmijëri të hershme

    Kosova s’ka databazë për numrin e personave me autizëm – Kërkohet ndërhyrje në fëmijëri të hershme

    Republika e Kosovës nuk ka një databazë të qasshme me të dhënat për personat që janë me autizëm. Kështu u tha në konferencë me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit me moton “Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia”, raporton EO.

    Në konferencën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, me Asociacionin Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) si dhe Shoqatën Autizmi Flet, është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të personave me autizëm ne Kosovë si dhe janë adresuar nevojat e tyre.

    Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka theksuar se janë në finalizim të strategjisë nacionale për personat me aftësi të kufizuara.

    “Si Qeveri jemi fokusuar dhe po punojmë në zbatim të legjislacionit për persona me aftësi të kufizuar. Ne si Qeveri kemi dhënë prioritet çështjes së trajtimi të barabartë dhe ajo që i dedikohet në mënyrë specifike personave me aftësi të kufizuar. Jemi duke zhvilluar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuar dhe se jemi në finalizim të kësaj politike përmes këtij dokumenti”, ka deklaruar ai.

    Hatixhe Hoxha, nga Shoqata Autizmi ka bërë thirrje që të miratohet ligji gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, pasi sipas saj, ky ligj është jetik për këta personat me autizëm. Ajo ka thënë është mungesë një detabazë për personat me autizëm.

    “Ende nuk ka Kosova një databazë, nuk kemi një numër të caktuar për të ditur sa persona kemi në Kosovë që janë me autizëm. Mungesa e infrastrukturës ligjore, po punojmë me ministrin për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, është ligj jetikë për ta”, ka deklaruar ajo.

    Në këtë konferencë u shprehen shqetësimet për mungesë të asistenteve në shkolla, mungesë të logopedëve në shkolla, si dhe trajnimet për edukator në çerdhe dhe kopshte.

    Prodekanja e Fakultetit të Edukimit, Blerta Perolli, ka thënë se sipas studimeve që janë bërë ndër vite është vërtetuar se ndërhyrja në fëmijëri të hershme kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët si dhe kanë përmirësuar rezolutat tek fëmijët.

    “Ndërhyrje në fëmijëri të hershme në radhë të parë kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët, kanë përmirësuar rezultatet për fëmijët, për familjet dhe komunitete dhe kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e zhvillimit. Mbështetja e duhur gjatë këtyre viteve të para kritike e nxitë zhvillimin e përmirëson përfshirjen dhe pjesëmarrje e tyre dhe e garanton një cilësi të jetës çfarë të gjithë synojmë të arrijmë”, ka thënë ajo.

  • Lufta Izrael-Hamas: Një vullnetar britanik i ndihmës humanitare, i vrarë në Gaza

    Lufta Izrael-Hamas: Një vullnetar britanik i ndihmës humanitare, i vrarë në Gaza

    Një vullnetar britanik është në mesin e shtatë punonjësve të ndihmës humanitare që kanë vdekur pas një sulmi ajror në Gaza.

    U vranë gjithashtu shtetas nga Polonia dhe Australia, si dhe një shtetas i dyfishtë i SHBA-së dhe Kanadasë dhe një palestinez që po ngiste makinën me të cilën po udhëtonin të gjithë.

    Ismail al Thawabta, një zëdhënës i një zyre qeveritare të Hamasit në Gaza, tha se Izraeli ishte përgjegjës për vdekjet e tyre.

    Vullnetarët u punësuan nga Kuzhina Qendrore Botërore (WCK), e cila siguron ushqim për palestinezët e zhvendosur.

    Shefi ekzekutiv i saj Erin Gore tha se ekipi “po udhëtonte në dy makina të blinduara me logo të WCK dhe një automjet jo të blinduar”.

    Pavarësisht koordinimit të lëvizjeve me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina Deir al Balah, thanë nga shoqata bamirëse.

    WCK shtoi se po ndalon menjëherë operacionet e saj në rajon.

    “Kjo është një tragjedi. Punonjësit e ndihmës humanitare dhe civilët nuk duhet të jenë KURRË shënjestër. KURRË,” thuhet në deklaratën e WCK.

    Zonja Gore shtoi: “Ky nuk është vetëm një sulm kundër WCK, ky është një sulm ndaj organizatave humanitare që shfaqen në situatat më të tmerrshme ku ushqimi përdoret si armë lufte. Kjo është e pafalshme.”

    IDF tha se po kryen një “shqyrtim të plotë në nivelet më të larta për të kuptuar rrethanat e këtij incidenti tragjik”.

    Në një deklaratë, një zëdhënës shtoi: “IDF bën përpjekje të gjera për të mundësuar shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare”.

    Pamjet treguan trupat e të vrarëve në spitalin e martirëve al Aqsa në qytetin qendror të Gazës, Deir al Balah. Disa prej tyre mbanin veshje mbrojtëse të shënuara me logon e bamirësisë.

    Makina e punëtorëve u godit nga një sulm ajror menjëherë pasi kaloi nga Gaza veriore – dhe besohet se ata po ndihmonin në dërgimin e ndihmave që kishin mbërritur disa orë më parë në një anije nga Qipro.

    Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha: “Ne jemi në dijeni të raporteve për vdekjen e një shtetasi britanik në Gaza dhe po kërkojmë urgjentisht informacione të mëtejshme”./Sky News/