ATV

Author: ATVLive

  • Petritsch: Marrëveshja Kurti – Vuçiq ka validitet ndërkombëtar

    Petritsch: Marrëveshja Kurti – Vuçiq ka validitet ndërkombëtar

    Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, kanë validitet ndërkombëtar, sepse fjala e dhënë e një presidenti apo e një kryeministri para ndërmjetësve ndërkombëtarë, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi.

    Kështu tha për Radio Kosovën, diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish përfaqësues i BE-së në bisedimet në Rambuje.

    “Është praktikë evropiane, që në rastet kur dy politikanë të lartë, krerë të dy shteteve pajtohen dhe marrin zotime para dëshmitarëve ndërkombëtarë, që në këtë rast është Bashkimi Evropian, pra, kur ata japin një pëlqimin verbal për një çështje të caktuar para ndërmjetësve ndërkombëtarë, atëherë kjo marrëveshje është e vlefshme, pra, ka vlefshmëri ndërkombëtare. Këto marrëveshje, kjo në Bruksel dhe Ohër, ashtu si më parë, janë të vlefshme, dhe unë besoj se Brukseli do të zhvillojë takime të tjera me Beogradin, që ta detyrojë të njohë marrëveshjet dhe zotimet që ka marrë përsipër. Kjo marrëveshje tashmë është pranuar, sepse fjala e një presidenti apo një kryeministri, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi i tij”.

    Për Marrëveshjen e Rambujesë të vitit 1999, ai thotë se ka një vlerë historike, transmeton Klankosova.tv.

    “Do të thosha se kjo marrëveshje ka një rëndësi të vërtetë historike. Në radhë të parë për Kosovën, sepse ky ishte hapi i parë i njohjes së saj ndërkombëtare dhe hapi parë i fillimit të shkëputjes nga Beogradi. Siç e dini, në Rambuje, fillimisht kemi negociuar rikthimin e një autonomie të lartë të Kosovës. Por, në paragrafët e fundit të marrëveshjes patëm gjetur një formulë shumë të komplikuar, ku kishim përcaktuar për më vonë mbajtjen e një konference ndërkombëtare, ku do të merrnin pjesë të gjitha palët: Kosova, Serbia, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, pra përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe Rusinë, për të diskutuar statusin përfundimtar të Kosovës dhe fatin e saj për të ardhmen. Në marrëveshje, kishim përcaktuar, që pas tre vitesh të respektohej vullneti i popullit të Kosovës përmes organizimit të një referendumi në një anë, dhe në anën tjetër, të merreshin në konsideratë parimet e OSBE-së. Kjo ka qenë pika më e rëndësishme të cilës i përmbahemi edhe sot e 25 vjet më pas, sepse në sfond marrëveshja kishte qëllim heqjen e sovranitet të Serbisë mbi Kosovën”.

  • ​Koreja e Jugut lëshon në orbitë satelitin e dytë spiun

    ​Koreja e Jugut lëshon në orbitë satelitin e dytë spiun

    Koreja e Jugut tha të hënën se lëshoi “me sukses” satelitin e dytë spiun përmes raketës SpaceX Falcon 9.

    Falcon 9 u nis në orën 8:17 të mëngjesit nga Qendra Hapësinore John F. Kennedy në shtetin amerikan të Floridës dhe dërgoi satelitin në orbitë rreth 45 minuta pas nisjes, Yonhap me bazë në Seul. Lajmet raportuan duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të vendit.

    Seuli planifikon të blejë pesë satelitë spiun deri në vitin 2025 për të monitoruar “më mirë” rivalin e përhershëm Korenë e Veriut.

    Sateliti është i pajisur me sensorë radari me hapje sintetike (SAR), të cilët kapin të dhëna duke përdorur mikro valë dhe janë në gjendje të mbledhin të dhëna pavarësisht nga kushtet e motit. Tre satelitët e tjerë do të pajisen gjithashtu me sensorë SAR.

    “Aftësia e pavarur e mbikëqyrjes dhe zbulimit të ushtrisë sonë është forcuar përmes lëshimit të parë të satelitit SAR. Ne do të vazhdojmë të përgatitemi për lëshimet e ardhshme të satelitëve,” tha ministria në një deklaratë.

    Koreja e Jugut lëshoi satelitët e saj të parë spiun në dhjetor të vitit të kaluar pasi Koreja e Veriut vendosi në orbitë satelitin e saj të parë ushtarak spiun në nëntor dhe tregoi se do të lëshojë tre satelitë të tjerë spiun këtë vit./AA/

  • Policia në Ferizaj shqipton 1151 gjoba për 24 orë, konfiskon edhe 9 patentë shoferë

    Policia në Ferizaj shqipton 1151 gjoba për 24 orë, konfiskon edhe 9 patentë shoferë

    1151 gjoba janë shqiptuar brenda 24 orëve nga Policia Rajonale e Ferizajt. Kështu ka bërë të ditur PK-ja përmes një komunikate për media.

    Gjatë kësaj periudhë, janë konfiskuar edhe 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.

    “Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 01-07/04/2024 ka shqiptuar 1151 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa, janë raportuar 40 aksidente.

    12 aksidente me lëndime, 20 persona të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.

    “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, përfundon komunikata.

  • Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari nga Skenderaj, Avdyl Mziu

    Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari nga Skenderaj, Avdyl Mziu

    Është ndarë nga jeta në moshë të re këngëtari nga fshati Marinë e Skenderajt, Avdyl Mziu.

    Ai ka ndërruar jetë pas një një sëmundje të shkurtër.

    Lajmi për vdekjen e Avdylit u bë i ditur nga familjarët dhe miqtë e tij.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16:00 në fshatin Marinë.

  • Shoferit i konfiskohet automjeti, tejkalon shpejtësinë dhe vozitë nën masën mbrojtëse të ndalimit

    Shoferit i konfiskohet automjeti, tejkalon shpejtësinë dhe vozitë nën masën mbrojtëse të ndalimit

    Një personi iu është konfiskuar përkohësisht vetura pasi i njëjti sipas policisë së Mitrovicës ka drejtuar automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit dhe duke tejkaluar shpejtësinë nga 60/kmh në 122/kmh.

    “Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj”, thuhet në njoftim.

  • ASK prezanton planet për regjistrimin e popullsisë, 3 mijë e 500 regjistrues dhe 900 mbikëqyrës të angazhuar

    ASK prezanton planet për regjistrimin e popullsisë, 3 mijë e 500 regjistrues dhe 900 mbikëqyrës të angazhuar

    Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024) ka filluar nga data 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2024.

    Për javën e parë të këtij procesi, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media do të prezantojë ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë.

    Për procesin e regjistrimit të popullsisë në terren, do të flasë U.d Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

    “Regjistrimi i Popullsisë është një proces tejet voluminoz dhe kompleks që kërkon mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithëve. Kjo konferencë mbledhë të gjithat palët e përfshira, si dhe palët e interesit që mund të kontribuojnë në këtë proces për ta lehtësuar punën në terren të Regjistrimit të Popullsisë”, njofton ASK.

    Konferenca mbahet në ambientet e ASK-së, duke filluar prej orës 10:00.

    Në Projektin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) janë angazhuar rreth 3500 regjistrues dhe rreth 900 mbikëqyrës. Numri i mbikëqyrësve dhe regjistruesve në secilën komunë përcaktohet në varësi të numrit të popullsisë dhe shtrirjes hapësinore të Zonave Regjistruese (ZR).

    ASK u ka dërguar edhe mesazhe telefonike qytetarëve për t’i njoftuar lidhur me këtë proces.

    ASK-ja do të dalë me rezultate preliminare pas tre muajsh. Gjatë këtij procesi do të aktivizohet edhe një lojë shpërblyese. Cilido qytetar që qëllon më së afërmi numrin e popullsisë do të fitojë 10 mijë euro.

    Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

  • Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

    Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit

    Të paktën katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Policia ka njoftuar se një rast raportohet të ketë ndodhur më 1 shkurt në Prishtinë, për çka është dërguar në mbajtje i dyshuari.

    Një rast tjetër është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë më 3 prill. I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj familjares së tij që ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

    Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se dy raste tjera janë raportuar të dielën në Fushë-Kosovë dhe Malishevë. Nga rasti i fundit janë arrestuar dy persona që dyshohet se janë rrahur mes vete.

    Pas trajtimit mjekësor që u është ofruar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

    Për rastin në Fushë-Kosovë thuhet se një person është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar një grua brenda familjes pas një mosmarrëveshjeje.

    Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

  • ​Messi kthehet me gol nga lëndimi

    ​Messi kthehet me gol nga lëndimi

    Lionel Messi shënoi për Inter Miamin në barazimin 2-2 të MLS me Kolorado Rapids teksa u rikthye nga lëndimi.

    Argjentinasi kishte humbur katër ndeshje për shkak të një problemi të kofshës dhe hyri në pjesën e dytë me skuadrën e tij që ishte duke humbur 1-0 pas një penalltie të Rafael Navarros.

    Messi barazoi me një gjuajtje me këmbën e majtë përpara se të ndihmonte në shënimin e golit nga shoku i skuadrës Leonardo Afonso, përcjellë KP.

    Miami nuk mundi të ruante epërsinë, me Cole Bassett që barazoi për Rapids në minutën e 88-të.

    Miami është larguar në Monterrey në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Kampionëve Concacaf të mërkurën pasi u mund 2-1 nga skuadra meksikane në ndeshjen e parë.

  • ​Dy personave iu grabitën të holla nën kërcënim të thikës

    ​Dy personave iu grabitën të holla nën kërcënim të thikës

    Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës iu ka grabitur një shumë të hollash dy viktimave.

    Sipas policisë tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe substancë e dyshuar narkotike.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

  • ​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

    ​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

    Gjigantët e Serie A, Juventus tashmë po bëjnë planet për afatin kalimtar të verës dhe një emër i ri në listën e tyre të ngushtë është ylli i Lille, Edon Zhegrova.

    “Bianconerët” mund të humbasin Federico Chiesan dhe Filip Kostic këtë verë dhe janë lidhur fort me Mason Greenëood të Manchester United. “La Gazzetta dello Sport” thekson se përveç Greenëood, Juve po shikon një tjetër opsion dhe ai është Zhegrova i Lille, i cili po shkëlqen në kampionatin francez, përcjellë KosovaPress.

    Juve dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli tashmë janë fikusuar në ndjekjen e Greenëood, por mbetet për t’u parë nëse Zhegrova është një alternativë për anglezin, por ylli kosovar ka grumbulluar dhjetë gola në Ligue 1, duke shënuar pesë herë dhe duke bërë po aq asistime gjithashtu.

    Marrëdhënia e Juves me Lille është e shkëlqyer dhe kjo tashmë i ka ndihmuar ata të nënshkruajnë Tiago Djalo dhe Timothy Weah.