ATV

Author: ATVLive

  • Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që u vra dje në Pejë

    Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që u vra dje në Pejë

    Sot do të varroset Gjyljeta Ukella, e cila dyshohet se u vra të martën nga burri i saj.

    Varrimi i të ndjerës do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot( e mërkure), të jetë ditë zie në Kosovë.

    Ky vendim ka ardhur pasi brenda katër ditëve janë vrarë dy gra nga burrat e tyre në Kosovë.

    “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar presidentja Osmani.

    Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

  • Zbuloni vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin që do ju shërbejnë gjatë plakjes

    Zbuloni vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin që do ju shërbejnë gjatë plakjes

    Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit.

    Më poshtë keni të llastuara vitaminat dhe mineralet me të rëndësishme, për të cilat turpi ka më shumë nevojë ndërsa plakeni dhe burimet më të mira.

    Kalciumi

    Ju e merrni pjesën më të madhe të kalciumit nga kockat, të cilat e marrin atë nga ushqimi. Ai ndihmon muskujt, nervat, qelizat dhe enët e gjakut të punojnë siç duhet.

    Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin rreth 20% më shumë se të rriturit e tjerë. Qumështi, kosi dhe djathi janë burimet më të mira.

    Vitamina B12

    Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e gjakut dhe qelizave nervore, por ndërsa plakeni trupi mund ta ketë të vështirë ta përthithë atë.

    Vitamina B12 merret natyrshëm nga ushqimet shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti, por edhe nga suplementet dhe drithërat e mëngjesit.

    Vitamina D

    Vitamina D ndihmon muskujt, sistemin imunitar dhe atë nervor të funksionojnë siç duhet. Me kalimin e moshës, trupi e ka më të vështirë t’i konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D. Burimet të mira ushqimore të saj janë salmoni dhe sardelet.

    Vitamina B6

    Trupi juaj e përdor atë për të luftuar mikrobet dhe për të prodhuar energji. Qiqrat janë një burim i lehtë dhe i lirë i tyre. Po kështu janë mëlçitë, peshku dhe drithërat e mëngjesit.

    Magnezi

    Ndihmon trupin të prodhojë proteina, forcon kockat dhe mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm. Mund ta merrni nga arrorët, farat dhe zarzavatet me gjethe jeshile, por edhe suplementet.

    Probiotikët

    Këto baktere të mira merren zakonisht nga ushqimet e fermentuara si kosi ose lakra turshi. Ato mund të ndihmojnë me problemet e tretjes, madje mund të mbrojnë edhe kundër alergjive.

    Omega-3

    Këto acide yndyrore quhen “thelbësore” sepse trupi juaj nuk mund t’i prodhojë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin dhe mund t’ju ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën si Alzheimer, Artriti etj. Burime të mira janë ushqimet si peshku, arrorët ose farat e linit.

    Zinku

    Ndihmon dhe lufton infeksionet dhe inflamacionet, gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Gocat e detit janë burimi më i mirë, por mund ta merrni nga viçi, gaforrja dhe drithërat e mëngjesit.

    Seleni

    Mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet dhe ndihmon me funksionimin e tiroides. Mjaftojnë vetëm një ose dy arra braziliane në ditë për të korrur përfitimet prej tij.

    Kaliumi

    Kaliumi luan rol pothuajse në gjithçka brenda trupit tuaj, duke përfshirë zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

    Folati

    Kjo formë natyrale e vitaminës B9 gjendet tek zarzavatet me gjethe jeshile, arrorët dhe fasulet. Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë kundër goditjes në tru dhe kancerit.

    Fibrat

    Fibrat ndihmojnë në mbrojtjen kundër goditjeve në tru, me punën e sistemit tretës, ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Ato mund t’i gjeni tek drithërat e plota dhe tek perimet.

  • Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

    Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në RTK tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare.

    “Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes tjerash Kurti.

    E duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet “Asociacioni i Komunave” me shumicë serbe.

    Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave ka formulimet e saja kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë.

    Duke folur për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

    “Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Kurti.

    Kurti tutje tha se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë por theksoi se nuk mund të presim që Kosovën të tjerët ta duan më shumë se ne.

    I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”.

  • Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia kërkon të dyshuarën nga Prizreni

    Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia kërkon të dyshuarën nga Prizreni

    Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

    Policia njofton se me datën 05.01.2024, rreth orës 20:30, në rrugën “ Rifat Ukimeri” në Prizren viktimës i ka rënë kuleta me dokumente dhe pra në të.

    Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtur se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

    Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit.

  • Akil Gjakova dërgohet në mbajtje

    Akil Gjakova dërgohet në mbajtje

    Xhudisti Akil Gjakova është dërguar në mbajtje nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Policia e Kosovës bën të ditur se pas arrestimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Pejë 13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Kujtojmë se të martën, Policia ka lëshuar një kërkesë bashkëpunimi për qytetarët në mënyrë që të arrestohet xhudisti nga Peja.

    Gjakova dhe Suela Muminoviq janë në një proces divorci, me ndarjen që është kërkuar nga vetë xhudisti.

    Çifti ishin martuar në verën e vitit 2020 dhe kanë një fëmijë, raporton Paparaci.

    Xhudisti Gjakova është një nga sportistët më të suksesshëm në Kosovë, ndërsa ka fituar disa medalje ndërkombëtare.

  • Zbulohet vrima e dytë e zezë më e madhja në Rrugën e Qumështit

    Zbulohet vrima e dytë e zezë më e madhja në Rrugën e Qumështit

    Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë me një masë rreth 33 herë më të madhe se ajo e diellit, më e madhja që gjendet në galaktikën tonë të njohur si “Rruga e Qumështit”. Një vrimë tjetër e zezë, supermasive, gjendet në qendër të galaktikës sonë.

    Vrima e zezë e sapo identifikuar ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka, relativisht afër në aspektin kozmik, në konstelacionin Aquila dhe ka një yll shoqërues që rrotullohet rreth saj, thanë studiuesit të martën. Një vit dritë është distanca që përshkon drita gjatë një viti, rreth 9.5 trilion km.

    Vrimat e zeza janë pjesë e hapësirës në univers ku graviteti është aq i fuqishëm sa edhe drita nuk mund të shpëtojë, çka e bën të vështirë zbulimin e tyre.

    Kjo vrimë e zezë u identifikua përmes vëzhgimeve të bëra nga misioni Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pasi shkaktoi lëkundjen e yllit që e shoqëron atë. Misioni Gaia po harton një regjistër madhor të yjeve.

    Për verifikimin e masës së vrimës së zezë u përdorën të dhëna nga teleskopi shumë i madh i Observatorit Evropian Jugor me bazë në Kili dhe observatorë të tjerë tokësorë.

    “Kjo vrimë e zezë nuk është vetëm shumë masive, por edhe shumë e veçantë në shumë aspekte. Në të vërtetë është diçka që kurr nuk e prisnim ta zbulonim”, thotë Pasquale Panuzzo, inxhinier kërkimor në agjencinë franceze të hulumtimeve CNRS, që punon në Observatorin e Parisit. Ai është autori kryesor i studimit të botuar në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

    Një nga veçoritë është se vrima e zezë, e quajtur Gaia BH3, dhe ylli i saj shoqërues po udhëtojnë brenda galaktikës në drejtim të kundërt të mënyrës se si yjet sillen zakonisht në orbitat e tyre në Rrugën e Qumështit.

    Gaia BH3 ndoshta u formua pas shpërbërjes së një ylli që ishte rreth 40 herë më masiv se dielli, thanë studiuesit.

    Vrimat e zeza që formohen nga shpërbërja e një ylli të vetëm quhen vrima të zeza yjore. Gaia BH3 është vrima e zezë yjore më e madhe që njihet deri tani, sipas astronomit dhe bashkautorit të studimit Tsevi Mazeh nga Universiteti i Tel Avivit në Izrael.

    Kur ylli në fjalë shpërtheu në fund të jetëgjatësisë së tij, fenomen që njihet si supernova, një pjesë e materialeve përbërëse u përhapën në hapësirë, ndërsa pjesa e mbetur shpërtheu dhunshëm duke krijuar vrimën e zezë. Universi mendohet se ka një moshë prej 13.7 miliardë vitesh.

    Ylli shoqërues i vrimës së zezë, Gaia BH3, është po aq i vjetër sa ylli tjetër që shpërtheu dhe është rreth 76% e masës së diellit dhe pak më i ftohtë, por ka një ndriçim rreth 10 herë më të lartë.

    Ylli rrotullohet rreth vrimës së zezë në një orbitë eliptike në një distancë rreth 4.5 herë të madhe se ajo midis Tokës dhe Diellit, matje që quhet si njësi astronomike, shkurtimisht AU dhe 29AU. Për krahasim, Jupiteri rrotullohet rreth pesë AU nga dielli dhe Neptuni rreth 30 AU.

    “Zbulimi befasues për mua ishte fakti se përbërja kimike e këtij ylli shoqërues nuk tregon asgjë të veçantë, kështu që nuk u ndikua nga shpërthimi i supernovës së vrimës së zezë”, tha astronomia dhe bashkëautorja e studimit Elisabetta Caffau, e cila punon me Observatorin e Parisit.

    Shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa të mëdha mund të jenë vrimat e zeza yjore. “Masa maksimale e një vrime të zezë yjore është çështje e debatit aktiv shkencor”, tha shkencëtari Panuzzo./VOA

  • Babai nga Drenasi raporton të zhdukur vajzën e mitur

    Babai nga Drenasi raporton të zhdukur vajzën e mitur

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Korroticë të Epërme të Drenasit.

    Rastin në polici e ka lajmëruar babai i viktimës i cili ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, njoftoj policia.

  • Bora zbardh Bosnjë e Hercegovinën

    Bora zbardh Bosnjë e Hercegovinën

    Edhe pse është gjysma e dytë e prillit dhe sipas kalendarit është pranverë, mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës çatitë janë mbuluar me borë.

    Në këto momente në pjesë të Bosnjës ende po bie ende borë.

    Në male, Igman dhe Bjelasnicë ka shumë borë. Nën mbulesën e borës janë edhe Travnik, Tuzla, Jajce.

    Mëngjesin e sotëm lokalisht në pjesët qendrore dhe lindore të Bosnjës janë shënuar reshje më të bollshme bore me mbulesë bore që herë pas here arrinte 10-15 cm në zonat e larta dhe deri në rreth 5 cm në ultësira. Si pasojë e borës së madhe dhe të lagësht, në disa vende çahen degët e pemëve dhe fiket rryma.

    Gjatë pjesës tjetër të ditës, dobësimi gradual i reshjeve do të mbetet vetëm lokal. Reshje shiu, ndërsa në zonat më të larta reshje bore. Bora gradualisht shkrihet me temperatura të ditës 6 deri në 13, në jug deri në 18 °C.

    Bhmeteo ka postuar një video nga një vend afër Banoviqit.

  • Stuhia godet Emiratet e Bashkuara Arabe, përmbytet aeroporti i Dubait

    Stuhia godet Emiratet e Bashkuara Arabe, përmbytet aeroporti i Dubait

    Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një stuhi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai. Rrugët u kthyen në ‘lumenj’ dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.

    Një video po qarkullon në rrjet ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është nën ujë. Avionët e mëdhenj duken si ‘varka’ që ‘lundrojnë’ nëpër aeroportin e përmbytur.

    Për shkak të motit fluturimet u ndërprenë ose u devijuan. Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, ndërsa kompania Emirates raportoi vonesa fluturimesh.

    Autoritetet në Oman thanë se të paktën 18 persona ishin vrarë nga përmbytjet. Të vdekurit përfshinin 10 nxënës të moshës nga 10 deri në 15 vjeç, të cilët u vranë më 14 prill, kur automjeti me të cilin po udhëtonin u përpoq të kalonte një zonë të përmbytur.

    Disa shtete regjistruan shira me vlerë gati të një viti për vetëm një ditë. Të martën në mëngjes, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi ​​një paralajmërim moti për zona të mëdha të vendit, duke përfshirë Abu Dhabi, Dubai dhe Sharjah.

    Rajoni i Gjirit zakonisht njihet për mot të nxehtë dhe të thatë, megjithëse shirat e dendur që shkaktojnë përmbytje kanë ndodhur gjithashtu me rregullsi më të madhe vitet e fundit.

    Një pasagjer i bllokuar i tha CNN se ai e kaloi natën në aeroport me qindra të tjerë pasi fluturoi nga Hong Kongu të martën vonë. Ngjarjet e reshjeve të rrëmbyeshme si kjo do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike./abcnews.al

  • “Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

    “Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

    Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

    Policia e Kosovës njofton se rastin në polici e ka paraqitur viktima. Sipas saj, bashkëshorti e kishte telefonuar nga Gjermania dhe e kishte kërcënuar me fjalët “kur të vij në shtëpi mos të gjej aty”.

    Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari.

    Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj, njofton policia.

    “Ferizaj 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.