ATV

Author: ATVLive

  • ​Kryeziu-Hyseni: Jemi fare pranë vendimit për largimin e masave ndaj Kosovës

    ​Kryeziu-Hyseni: Jemi fare pranë vendimit për largimin e masave ndaj Kosovës

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, rezultati i zgjedhjeve në veri të vendit shënon zbatimin e plotë të marrëveshjes së Bratisllavës nga ana e Kosovës.

    Kështu u shpreh ajo në seancë plenare, teksa theksoi se asnjëherë më parë nuk ka pasur shtrirje më të madhe të sovranitetit në veri.

    “Prandaj edhe nuk ka pasur zgjedhje në favor të Vuçiqit këtë të diele. Sepse nuk ka pasur nëpërmjet kujt t’i shantazhojë dhe kërcënojë qytetarët e thjeshtë që jetojnë në këto katër komuna me shumicë serbe… Në qershorin e vitit që kemi lënë pas, BE i vendosi padrejtësisht masa Republikës së Kosovës. Këtë veprim ata e morën me arsyetimin se nuk mund të përballonin paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë në veri. Ne si qeveri dhe si pozitë reaguam për padrejtësinë që po i bëhej vendit tonë. U akuzuam nga ju si opozitë pafundësisht. Na dilnin në krah miqtë tanë ndërkombëtarë, secili nga ta nga pozicionet e tyre. Ndërsa ju si opozitë bëheshit bashkë për të ngritur gishtin drejt nesh”, tha ajo.

    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu Hyseni theksoi se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave ndëshkuese.

    “Pikërisht sepse kemi ditur se si të menaxhojmë me situatën, jemi fare pranë vendimit për largimin e këtyre masave të vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës 11 muaj më parë. U deshën edhe 11 muaj të tjerë për ta kuptuar ju dhe BE që problemi nuk është në Kosovë por në Serbi, që bojkoti nuk vjen nga Kosova por nga Vuçiqi. Dhe që proceset nuk bllokohen nga shtetet demokratike si Kosova, por nga ato autokratike siç është Serbia. Rezultati i zgjedhjeve të kësaj të diele në katër komunat në veri shënon zbatimin në plotëni të marrëveshjes së Bratisllavës nga ana e Kosovës. rrjedhimisht do të thotë largim të masave ndaj Kosovës”, deklaroi ajo.

  • Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

    Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zgjatur orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale.

    Sipas njoftimit nga faqja e MPB-së në Facebook, të gjitha qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës do të punojnë me orar të zgjatur deri në orën 18:00, ndërkaq të shtunave deri në orën 16:00.

    “Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim. “Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”.

  • Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie

    Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se raporti për Kosovën i Departamentit Amerikan të Shtetit, është letërnjoftimi i kësaj qeverie.

    Tahiri tha se Kosova asnjëherë nuk ka marrë klasifikim aq të rëndë, serioz dhe aq të keq në raport me gjendjen në vend.

    “Në historinë e qeverisjes në Kosovë, asnjëherë vendi ynë dhe Qeveria nuk kanë marrë një klasifikim kaq të rëndë, kaq serioz dhe kaq të keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për ta kuptuar se sa keq është dhe sa e rëndësishme është që ky Parlament ta diskutojë këtë raport, ku në faqen e tij të parë flet për një korrupsion serioz në Qeveri”, tha Tahiri.

    Fjalimi i plotë:

    Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie

    Në historinë e qeverisjes në Kosovë, asnjëherë vendi ynë dhe Qeveria nuk kanë marrë një klasifikim kaq të rëndë, kaq serioz dhe kaq të keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për ta kuptuar se sa keq është dhe sa e rëndësishme është që ky Parlament ta diskutojë këtë raport, ku në faqen e tij të parë flet për një korrupsion serioz në Qeveri. Nuk thotë në qeverisje, por thotë korrupsion serioz në Qeveri.

    Në faqe të parë thotë kështu: Kosova ka probleme serioze me pavarësinë e institucioneve të drejtësisë… Shkon tutje dhe flet për dhunën me bazë gjinore. Flet për probleme serioze me fjalën e lirë dhe për kërcënimet ndaj gazetarëve. Çka duhet të thotë më shumë një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të adresuar një çështje që është problem i madh?

    Ky raport është letërnjoftimi i kësaj qeverie, ndërsa raporti i Freedom House në dy pika kryesore te funksionimi i qeverisë, sa i përket luftës së korrupsionit e rangon prej katër pikëve në një pikë. Ndërsa, sa i përket asaj se çka bënë Qeveria për transparencë prej 4 në 2. Kjo është një çështje e rëndësishme të cilën duhet ta diskutojmë dhe të ballafaqohemi me argumente që janë të saktësuara në këto dy raporte.

  • Haziri: Pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë

    Haziri: Pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore.

    Haziri në një intervistë për GazetaBlic thekson se, pas kësaj, shqetësim mjaft i madh e pret Kosovën e Qeverinë e Albin Kurtit.

    “Sigurisht që Beogradi zyrtar është burim i dështimit në të këtij votimi sipas peticionit për largimin e kryetarëve, të cilat kanë legalitet, por nuk kanë legjitimitet. Shqetësimi për Republikën e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin do të jetë shumë i madh sepse lojaliteti i serbëve të Kosovës në këto katër komuna karshi Beogradit zyrtar ishte shumë i madh”, tha Haziri.

    Haziri e sheh si shqetësues faktin se serbët e Kosovës kanë një besueshmëri ndaj Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.

    “Burimi i krejt problemit që duhet të jetë shqetësim për Kosovën është, jo vetëm lojaliteti i serbëve të Kosovës ndaj Beogradit zyrtar, por ndaj dështimit të politikave të Qeverisë së Kosovës sepse masat ndëshkuese, përmes planit për destablizim, do të jetë shumë vështirë me u përmbush në sytë e BE-së. Situata do të vazhdon të mbahet si e tillë, praktikisht ne jemi kthyer në pikën zero që nënkupton iniciativën për bojkot, ku bojkoti i institucioneve të Kosovës po përcillet me bojkot institutcional”, tha Haziri.

    “E keqja e madhe është se ne po i vuajm sanksionet financiare dhe limitet e mëdha që kanë vendos partnerët ndërkombëtar ndaj eksponentëve të Qeverisë, që përfshijnë edhe kryeministrin Kurti”, shton ai.

    Haziri kritikon qasjen e Qeverisë edhe sa i përket sanksioneve që po i vuan Kosova, teksa thotë se procesi i shkarkimit të kryetarëve nuk i largon ato.

    “Qeveria Kurti më shumë po merret se a po i vendos BE-ja dhe ShBA-ja sanksione Serbisë se a duhet t’i largojë BE-ja sanksionet Kosovës. Procesi i bojkotit apo votimit nuk i largon masat ndëshkuese sepse ky proces nuk ka treguar sukses. Përderisa nuk ka ndonjë rezultat, do të jetë shumë e vështirë të binden që t’i largojnë masat ndëshkuese. Gabimi kardinal i kësaj Qeveri është se po vazhdon të blejë kohë”, tha Haziri.

    Sipas Hazirit, pakoja e dytë e sanksioneve për Kosovën mbetet si e paralajmëruar nga BE-ja dhe siç e cek ai, në rast të ndonjë eskalimi, mund edhe të aktivizohet.

    Por, sipas Hazirit, në mënyrë që mos të ndodhë diçka e tillë, atëherë duhet që politika e destabilizimit duhet ta gjejë mënyrën apo formën më të mirë, më të drejtë dhe më kushtetuese e ligjore.

    “Pakoja e dytë e sanksioneve ka qenë e paralajmëruar, mbetet si e tillë. Në rast se vlerësohet për një eskalim nga pjesa e Prishtinës që përfshin ndoshta edhe politikë konstruktive, pragmatizëm, bashkëpunim apo koordinim, të cilat nuk i gjen tek kjo Qeveri, më sa paku i gjen tek kjo Qeveri, atëherë pakoja e dytë mund të aktivizohet, përkundër që frika e madhe e BE-së është rritja e centimetrit për ekstremin e djathtë e cila ka një politikë jashtzakonisht të keqe ndaj Republikës së Kosovës”, tha Haziri.

    “Që mos të arrijmë tek kjo situatë, politika e destabilizimit duhet ta gjejë mënyrën apo formën më të mirë, më të drejtë dhe më kushtetuese e ligjore. Nuk është e thjeshtë, s’është as e lehtë, përkundrazi kërkon një angazhim të madh që përfshin edhe dialogun e brendshëm me akterët dhe përfaqësuesit politik legjitim të serbëve të Kosovës”, shton ai.

  • Deliu-Kodra: Kryefjala e raportit të DASh-it dhe “Freedom House” është korrupsioni serioz qeveritar

    Deliu-Kodra: Kryefjala e raportit të DASh-it dhe “Freedom House” është korrupsioni serioz qeveritar

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kryefjala e raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe “Freedom House” është korrupsioni serioz qeveritarë, raporton EO.

    Në seancën e sotme parlamentare, gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës, ajo ka thënë se raportet në fjalë flasin se një e treta e Qeverisë janë nën hetime për korrupsion.

    “Gjatë kemi folur për shumë sfida të cilat i adreson raporti i Departamentit të Shtetit dhe raporti i Freedom House, përshirë këtu edhe nivelin e lartë të korrupsionin që është kryefjala. Pjesë e korrupsionit serioz qeveritar janë 5 ministra, janë dy zëvendësministra në hetime për veprën penale të cilat lidhen me korrupsionin, duke përfshirë këtu edhe ministren Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren Liza Gashi të cilat akuzohen për mos deklarim të pasurisë. Pra, një e tret e Qeverisë së Kosovës është nën hetime dhe kjo flet për nivelin e rëndë që sot është Qeveria Kurti”, ka thënë Deliu-Kodra.

    Ajo ka bërë me dije se për këto afera ka folur gjatë edhe opozita.

    “Të gjetura kanë qenë të pritshme, sepse gjatë kemi folur për aferat e Martin Berishajt, aferën korruptive në KEK, aferën me rezerva shtetërore, kontrata sekrete, kontrate njëburimore që kapin vlerën mbi 200 milionë euro dhe aferën me ambalazhuesit e ujit”, ka thënë ajo.

  • Avancon diagnostika në QKUK, bëhet me teknologjinë PET-CT: Puna me pacientë fillon në maj

    Avancon diagnostika në QKUK, bëhet me teknologjinë PET-CT: Puna me pacientë fillon në maj

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës është pajisur me aparaturën për diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit PET-CT.

    PET-CT është metodë imazherike që ndërthur teknikat e PET (Tomografia me Emetim të Pozitronit) dhe CT (Tomografia e Kompjuterizuar), dhe siguron informacion më gjithëpërfshirës sesa secili që mund ta sigurojë veçmas. Metoda më e avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT ka shumë përparësi si për mjekët ashtu edhe për pacientët.

    Kjo pajisje tashmë është instaluar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe së shpejti pritet të filloj shërbimin për pacientët.

    Në lidhje me pajisjen e QKUK-së me këtë aparaturë Gazeta Shneta ka folur me Dr. Fakir Spahiun, drejtor i Shërbimit të Qendrës Klinike të Mjekësisë Nukleare.

    Spahiu në përgjigjen e tij ka treguar se donator i kësaj pajisje është “Al Waleed Philanthropies” nga Riadi, Arabia Saudite, përmes Fondacionit “JAHJAGA” të ish-presidentes Atifete Jahjaga.

    “Donator i pajisjes se SPECT/CT/PET është donatori “Al Waleed Philanthropies” nga Riadi, Arabia Saudite, përmes Fondacionit “JAHJAGA” ish Presidentja Atifete Jahjaga që ka dhënë kontribute të veçantë. Projekti është përkrahur edhe nga presidentja Vjosa Osmani e cila e ka dekoruar donatorin me mirënjohje shtetërore”, tha Spahiu.

    Tutje, Spahiu tha se pajisja e SPECT/CT/PET është e vendosur në Klinikën e Mjekësisë Nukleare në QKUK dhe është pjese e pandashme e Mjekësisë Nukleare si në çdo vend të botës.

    “Po pajisja është instaluar në Mjekësi Nukleare pas renovimit të repartit dhe janë duke u kryer kalibrimet dhe testimet e pajisjes si dhe është duke u mbajt trajnimi i stafit për përdorimin e pajisjes”, u shpreh ai.

    Sa i përket asaj se kur pritet të hyjë në funksion pajisja, Dr. Fakiri tha se në funksion të rregullt pritet të fillojmë nga fundi i muajit maj pas nënshkrimit të kontratës për furnizim të rregullt me material radioaktiv e cila është në procedurë të tenderimit.

    Për leximin e rezultateve të PET CT, Spahiu tha se specialistët e mjekësisë nukleare janë të trajnuar, por trajnimi do të jetë i vazhdueshëm.

    “Po Specialistet e Mjekësisë Nukleare janë të trajnuar por trajnimi duhet të jetë i vazhdueshëm për shkak se kjo pajisje është për herë të parë e instaluar në Kosovë në sektorin publik dhe ne kemi trajnime të vazhdueshme për të dhënë shërbime sa më të mira për pacientët të cilët kanë nevojë për këtë incizim”, u shpreh Spahiu.

    Ndërsa, sa i përket asaj nëse do të ketë kosto për pacientët te të cilët do të përdoret pajisja, ai tha se nuk kam ndonjë informatë se a do të kemi ndonjë bashke pagese apo jo. Por, në momentin e parë që do të ketë do ta bëjnë publike.

  • “Kur jemi bashkë, arrijmë shumë”: Bogujevci falënderon edhe opozitën për suksesin në KiE

    “Kur jemi bashkë, arrijmë shumë”: Bogujevci falënderon edhe opozitën për suksesin në KiE

    Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka falënderuar opozitën për kontributin në votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, raporton EO.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Bogujevci ka thënë se kjo tregon që kur janë ekip, arrijnë shumë.

    “Kjo është një arritje e madhe dhe historike për vendin tonë dhe demokracinë. Kjo është fitore e Republikës e themeluar mbi vlera demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Ky është rezultat i punës dhe angazhimit të punës së delegacionit të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë punuar pa ndalë dhe me përkushtim me qëllime të përbashkëta. Ky sukses i Kosovës tregon më së miri se kur jemi bashkë mund të arrijmë shumë. Kemi qenë ekip dhe ashtu njihemi në asamble. Ky votim është një fitore e madhe për Kosovën. Ka mbete pjesa finale unë jam shumë optimiste në vendim që do të merret unë kam besim te plote por duhet shumë punë”, ka thënë ajo.

  • S’kalon propozimi i PDK-së që në seancë të diskutohet raporti i DASh-it, VV-ja kundër

    S’kalon propozimi i PDK-së që në seancë të diskutohet raporti i DASh-it, VV-ja kundër

    Nuk ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që në këtë seancë të Kuvendit si pikë e katërt e rendit të ditës të jetë diskutimi në lidhje me raportin e DASh-it për Kosovën, raporton EO.

    Kjo u pamundësua pasi deputetët e VV-së votuan kundër ndryshimit të rendit të ditës.

    Ky propozim i PDK, për të cilin u pajtua edhe LDK e AAK, ka marr 26 vota për, 40 kundër dhe një abstenim.

  • Gashi: VV ka krijuar situatën që kur flasim për problemet e vendit t’u referohemi institucioneve të huaja

    Gashi: VV ka krijuar situatën që kur flasim për problemet e vendit t’u referohemi institucioneve të huaja

    hefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se kështu është rritur mosbesueshmëria në Kuvend saqë kur flitet për problemet në Kosovë duhet t’u referohen institucioneve të huaja, raporton EO.

    Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka sabotuar çdo punë që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucionale.

    “Qëllimisht kjo shumicë parlamentare ka pamundësuar funksionin mbikëqyrës të këtij Kuvendit, duke sabotuar çdo punë që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucinale dhe duke rritur shkallën e mosbesueshmërisë dhe të konfliktit brenda këtij institucioni ka krijuar situatën kur ne kur flasim për problemet e vendit tonë, t’u referohemi institucioneve të huaja. Kjo është fatkeqësi”, tha Gashi në Kuvend.

    Ai përmendi Komisionin Hetimor për Rezervat Shtetërore dhe tentativën për Komisionin Hetimor për zjarrin në IML dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

    “Është pamundësuar puna e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore për gjashtë muaj, qëllimisht. ëShtë pamundësuar themelimi i disa komisioneve hetimore qëllimisht. Është pamundësuar themelimi i komisionit hetimor parlamentar për të hetuar lidhur me djegjen dhe zhdukjen e mostrave ne IML. Ky është parlamenti që ju udhëhiqni”, deklaroi Gashi.

  • Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime

    Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari.

    Gjatë qëndrimit në Hungari, Maqedonci do të takoj Ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, si dhe do të marr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC), si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB), që zhvillohet në Budapest.

    Gjithashtu do të marr pjesë në Kongresin e Sigurisë (Budapest Security Dialog), ndërsa do të zhvilloj dhe një sërë takimesh tjera, thuhet ndër të tjera në njoftim.