Ka filluar protesta e Odës së Farmacistëve të Kosovës, raporton EO.
Sipas farmacistëve sot për gjysëm ore farmacitë do të jenë të mbyllura. Kjo pas vendimit të fundit, sipas tyre për orarin e punës.


Ka filluar protesta e Odës së Farmacistëve të Kosovës, raporton EO.
Sipas farmacistëve sot për gjysëm ore farmacitë do të jenë të mbyllura. Kjo pas vendimit të fundit, sipas tyre për orarin e punës.


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet në shtëpi dhe siç u shpreh ai, jo më valixhe për Evropë.
Ai përmes një postimi në Facebook u ka uruar punëtorëve 1 Majin.
“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë”.
“Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush”, ka shkruar ai.

Rreth 300 mijë mërgimtarë janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka filluar nga 5 prilli e do të zgjasë deri më 17 maj.
Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila tha se të njëjtit janë regjistruar në kuadër të platformës e-diaspora, por edhe regjistrimit fizik.
Ajo tha se si Qever janë shumë të fokusuar që të gjitha politikat që ndërtojnë për të ardhmen, të jenë të bazuara në të dhënat që do të dalin nga ky proces.
“Po është e vërtetë që Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin e popullsisë dhe pjesëtarëve të diasporës jashtë vendit. Brenda këtyre ditëve sa ka filluar procesi, që ka filluar në datën 5 prill dhe do të vazhdojë deri në 17 maj, ne kemi rreth 300 mijë pjesëtarë të diasporës të cilët janë regjistruar në kuadër të platformës e-diaspora dhe regjistrimi fizik. Kështu që, për fillimet e para, ky proces është duke vijuar shumë mirë dhe synimi jonë është që të gjejmë forma të informojmë qytetarin tanë brenda dhe jashtë vendit rreth procesit dhe rëndësisë së procesit sepse është një proces shumë i rëndësishëm dhe jetik për Republikën e Kosovës sepse me një format përcakton politikat tona për 10 vitet e ardhshme. Si qeveri e Republikës së Kosovës jemi shumë të fokusuar që të gjitha politikat që ndërtojmë për të ardhmen të jenë të bazuara në të dhëna dhe këto të dhëna na kanë munguar për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, sidomos në fushën e diasporës, që është një prej dikastereve i ndërlidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar Gashi në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Gashi ka ftuar të gjithë mërgimtarët që ende s’janë regjistruar, që ta bëjnë këtë duke thënë se u merr kohë 10 minuta.
“Prandaj unë po shfrytëzoj edhe një herë rastin t’u kërkoj të gjithë bashkatdhetarëve që të regjistrohen në kuadër të e-diasporës sepse përmes regjistrimit ose përmes dedikimit të 10 minutave kohë në kuadër të platformës ata na japin një mundësi të mirë të ndërtojmë politika të qëndrueshme mbi bazën e të dhënave të tyre”, ka thënë Gashi.

Kryeministri Alexander De Croo ishte i ashpër ndaj partive të tjera gjatë fjalimit të tij në prag të 1 majit në qytetin bregdetar të Blankenberges.
Ai denoncoi “propozimet e çmendura” të partive opozitare, e veçanërisht të partisë konservatore ‘N-VA’ për ndërtimin e burgjeve në Kosovë.
“Është një ide e vogël që ata vodhën nga Danimarka dhe që tashmë ka kushtuar 210 milionë euro. Por ende asnjë i burgosur nuk është nisur për në Kosovë. E megjithatë, Theo Francken mendon se kështu do ta zgjidhë problemin e mbipopullimit të burgjeve. Ndërsa zgjidhja është thjesht ajo që bëri Vincent Van Quickenborne [ish-ministri i Drejtësisë të Belgjikës, v.j]: ndërtoi qendra paraburgimi si në Kortrijk”, tha kryeministri belg.
Para disa ditësh, Theo Franken, anëtar i partisë konservatore nacionaliste belge Aleanca e Re, premtoi se pas zgjedhjeve në vendin e tij, do të marrë iniciativë për të ndërtuar ose marrë me qira një burg në Kosovë.
Ai, shkroi se burgu do të shërbejë për të gjithë emigrantët ilegalë që ndodhen aktualisht në Belgjikë.
“Pas zgjedhjeve do të ndërtojmë apo marrim me qira një burg në Kosovë për të strehuar gjithë këto mbeturina ilegale, kushton një qindarkë, por do ta bëjë vendin tonë më të sigurt”, ka shkruar Franken në rrjetin social “X”.

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.
Ky vendim mes trajnerit dhe klubit ka ardhur para pak kohe. E tash kanë nisur të spekulohet se kush mund ta marr drejtimin e “Bavarezëve”.
Gjatë ditës së sotme kanë dal lajmet se gjasat më të mëdha për ta marr drejtimin e Bayernit është Ralf Rangnick, gjatë kësaj vere që po vjen.
Ekipi gjerman po diskuton detajet përfundimtare me Rangnick në mënyrë që të përfundojë marrëveshjen shumë shpejt, por kanë mbetur edhe disa gjëra për t’i qartësuar.
“Bayerni është “në bisedime shumë të mira” me Rangnickun”, ka thënë presidenti i klubit bavarez Herbert Hainer pas barazimit 2:2 me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Madje, edhe Ralf ka deklaruar se dëshira e tij e madhe është ta drejtoj gjigantin gjerman.
Deri tash janë diskutuar pjesa kryesore e pikave rreth projektit, ndikimit të menaxherit për nënshkrimet/largimet, me palët që pothuajse kanë përputhje të plotë.
Momentalisht, Rangnick po e drejton Austrinë dhe do të jetë në dispozicion pas Evropianit.
Trajneri gjerman më parë ka drejtuar Manchester Unitedin, RB Leipzigun, Schalken, Hoffenheimin, Hannoverin, Stuttgartin e disa skuadra të tjera gjermane.
Ekipin tash është duke e udhëhequr Thomas Tuchel, por nën drejtimin e tij baraverëz nuk kanë pasur rezultate të mira.
Janë eliminuar nga kupat shtetërore, e po ashtu kanë humbur titullin e kampionit në Bundesliga pas një kohe të gjatë.
Në krahun tjetër, janë në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Kanë arritur deri në gjysmëfinale, aty kanë barazuar ndeshjen e parë ndaj Real Madridit.

Princi William dha një përditësim të shkurtër për shëndetin e Kate Middleton në mes të betejës së saj me kancerin, teksa mori pjesë në hapjen e James Place Newcastle, Angli.

Të pranishmit e pyetën për gruan dhe fëmijët e tij.
“Gjithçka është në rregull,” u përgjigj mbreti i ardhshëm i Anglisë.
Ai gjithashtu falënderoi gratë, të veshura me ngjyrat e flamurit britanik, të cilat vizituan qendrën e re të bamirësisë, e cila do të ofrojë ndihmë për burrat që përballen me tendenca vetëvrasëse.
Përditësimi vjen më shumë se një muaj pasi Princesha e Uellsit njoftoi më 22 mars se ishte diagnostikuar me kancer.
Kate kishte treguar se, pas operacionit në bark nuk kishte rrezik për kancer, por analizat e kryera pas operacionit treguan se kishte një tumor.
Dhe ajo në videon përmes së cilës foli për herë të parë për sëmundjen e saj shtoi: “Ekipi im mjekësor më këshilloi të bëj kimioterapi parandaluese dhe tani jam në fazat e para të këtij trajtimi”.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka njoftuar se kanë caktuar kandidatët për kryetar të komunës së Preshevës dhe Bujanocit.
Kamberi tha se për zgjedhjet lokale e përcaktuara për 2 qershor, kandidatë për kryetare të komunës së Preshevës do të jetë Ardita Sinani, ndërsa për kandidat për kryetar të Bujanocit është caktuar Ragmi Mustafa.
“Për komunën e Preshevës, pas një vlerësimi të kujdesshëm të aftësive dhe angazhimeve të mundshme të kandidatëve, partia ka zgjedhur Ardita Sinanin për të kandiduar për kryetare të komunës. Ardita Sinani është një figurë e njohur në për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës. Në të njëjtën kohë, për komunën e Bujanocit, pas një procesi të ngjashëm të vlerësimit të kandidatëve, Partia për Veprim Demokratik ka vendosur që listës ti prijë nga Ragmi Mustafi.
Mustafi është një personalitet i njohur në komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Partia për Veprim Demokratik ka përfunduar një proces të brendshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të përcaktuara për 2 qershor.
Ky proces ka pasur një rëndësi të veçantë për partinë, pasi ka shërbyer si një rast për të dëshmuar qëndrimin e tyre ndaj demokracisë së brendshme dhe përpjekjet për të siguruar përfaqësimin më të mirë të komunitetit të tyre në nivelet lokale të qeverisjes.
Për komunën e Preshevës, pas një vlerësimi të kujdesshëm të aftësive dhe angazhimeve të mundshme të kandidatëve, partia ka zgjedhur Ardita Sinanin për të kandiduar për kryetare të komunës. Ardita Sinani është një figurë e njohur në për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës.
Në të njëjtën kohë, për komunën e Bujanocit, pas një procesi të ngjashëm të vlerësimit të kandidatëve, Partia për Veprim Demokratik ka vendosur që listës ti prijë nga Ragmi Mustafi. Mustafi është një personalitet i njohur në komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune.
Këto nominime janë reflektim i përkushtimit të Partisë për Veprim Demokratik në sigurimin e liderëve të përshtatshëm dhe të përkushtuar për të përfaqësuar dhe për të përmbushur synimet dhe aspiratat e qytetarëve në nivelet lokale të qeverisjes.
Me një fokus të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve jetësore dhe zhvillimin në tërësi, këto nominime sjellin një periudhë të re të arritjeve dhe përparimit për qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit.

Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ditën e djeshme janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se vajza e tyre dhe moderatorja janë në një gjendje të mirë shëndetësore.

Luna Marí Ejlli është emri që Luizi dhe Kiara kanë pagëzuar vogëlushen e tyre.
Ditën e sotme, moderatorja ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një foto të Luizit duke mbajtur të voglën e tyre në krahë.
Këngëtari duket shumë i lumtur me të voglën e tij, e cila i dha emrin baba për herë të parë.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve.
Haradinaj ka thënë se Nabërgjani ka shumë dhimbje dhe krenari.
“Sot bëra nderime në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë të Nabërgjanit. Edhe këtu si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari. Më 1 maj të vitit 1999, shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe besonin në lirinë e Atdheut”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka kujtuar edhe dëshmorin Metush Gashi në përvjetorin e rënies.
“Po ashtu, nderuam kujtimin për dëshmorin e kësaj treve, Metush Gashin, i cili qysh si i ri u përball me armikun në mbrojtje të tokave shqiptare. I rritur në një familje atdhetare e patriotike, ai ishte pjesëmarrës në shumë shumë beteja për vendin në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, deri sa ra heroikisht nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të UÇK-së.
“Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri. I përjetshëm kujtimi për ta!”, ka përfunduar Haradinaj.

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Komunës së Graçanicës, segmenti nyja te Gorenja deri në Hajvali.
Zgjerimi i kësaj rruge pritet të kushtojë 1 milion e 737 mijë e 811 euro. Kontratën e ka fituar “K.N.P.SH. PAPENBURG&ADRIANI COMPANY SH.P.K”.
Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 135 ditë.
Kontrata për këtë tender është nënshkruar me 26 maj.
“Të gjitha pozicionet të realizohen duke respektuar përshkrimin teknik në projekt dhe kushtet e kontratës. Pozicionet në paramasë përfshijnë, furnizimin me material, transportin, shkarkimin e materialeve , fuqinë punëtore testimet e nevojshme , mekanizimin dhe punimimin e pozicionit me të gjiha aktivitet dhe materialet”, thuhet në dosje./GE