ATV

Author: ATVLive

  • Manxhuka: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria

    Manxhuka: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria

    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa Kufij është bërë bazuar në elemente që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

    “Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira”, thotë Manxhuka.

    Sipas Manxhukës, Kosova ka qenë shtet i kapur kur Vetëvendosje ka marrë pushtetin, ndërsa thotë se sot ajo mendësi “nuk ekziston më”.

    “Disa që sot po i gëzohen raportit negativ të RSF duke e akuzuar qeverinë, e patën akuzuar qeverinë edhe për dërgimin e kryetarëve në dy komunat në veri me 29 maj dhe e akuzuan qeverinë madje edhe për sulmin në Banjskë”.

    Reagimi i plotë:

    Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira.

    Në raportin e Reporterëve pa Kufij këtë vit Kosova ka shënuar një rënie prej 8 pikësh në rezultat dhe 19 vende në renditjen globale bazuar elemente që janë krejtësisht të qarta, e që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

    Është evidente që në këtë rezultat ka ndikuar edhe rasti i Klan Kosovës. Ky rast, i zbuluar nga mediat dhe më pas i trajtuar nga organet përkatëse, ka të bëjë me një biznes të regjistruar me dokumente ilegale të Serbisë ku qytetet e Republikës së Kosovës janë me emërtime të Serbisë, që paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Klan Kosova e ka pranuar këtë kur i ka përmirësuar të dhënat në regjistrin e bizneseve në ARBK me të dhëna të Republikës së Kosovës. Po të mos kishte bërë shkelje nuk kishte nevojë t’i përmirësonte.

    Reporterët Pa Kufij si duket nuk e kanë marrë parasysh këtë gjë.

    Rasti tjetër ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarëve në veri të vendit në kohën kur bandat kriminale të organizuara nga Beogradi nuk lejonin që të shtrihej kushtetushmëria dhe ligjshmëria atje, duke sulmuar fizikisht kështu çdokënd që raportonte të vërtetën.

    Sa i përket shqetësimit për RTK-në duket e çuditshme kur kujtojmë që ka pasur lëvdata nga shumë akterë në vend që kanë theksuar mënyrën dhe transparencën që nga zgjedhja e bordit e deri te rekrutimet e tjera atje.

    Kosova ka qenë shtet i kapur kur ne kemi marrë pushtetin. Sot ajo mendësi nuk ekziston më. Por, elementet e shtetit të kapur ishin jo vetëm në politikë e qeveri por edhe te tajkun të mediave.

    Kosova po ballafaqohet me sulme nga Serbia në veri të cilat vitin e kaluar në Banjsë rezultuan me sulm terrorist dhe vrasjen e rreshterit, heroit, Afrim Bunjaku.

    Disa që sot po i gëzohen raportit negativ të RSF duke e akuzuar qeverinë, e patën akuzuar qeverinë edhe për dërgimin e kryetarëve në dy komunat në veri me 29 maj dhe e akuzuan qeverinë madje edhe për sulmin në Banjskë.

    Ishin gabim atëherë e janë gabim edhe tash.

    Republika e Kosovës është shtet i të gjithëve dhe i takon secilit ta mbrojë duke e thënë dhe luftuar për të vërtetën.

  • Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

    Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj falas, me produkte ushqimore e higjienike

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është hapur dyqani i parë social në kryeqytet.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.

    “Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike”, ka shkruar Rama.

  • Abdullahu: Presioni ndaj mediave, tregues i qartë i një qeverie populiste

    Abdullahu: Presioni ndaj mediave, tregues i qartë i një qeverie populiste

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, thotë për Ekonomia Online se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, është tregues se kjo Qeveri nuk e dëshiron të vërtetën.

    Zëdhënësi i PDK-së, ka akuza sa i përket trajtimit të gazetarëve nga pushteti, teksa thotë se Qeveria “nuk e duron të vërtetën por preferon gënjeshtrën”.

    “Ky raport është serioz dhe si i tillë duhet të trajtohet. Ajo çfarë na flet ky raport, ajo çfarë tregon ky raport me faktin se Kosova ka zbritur 19 vende më poshtë se sa që ishte më herët sa i përket lirisë së mediave na tregon se kjo qeveri nuk e duron të vërtetën kjo qeveri nuk e don të vërtetën për më keq kjo Qeveri preferon gjysmë të vërteta dhe jo rrallë preferon edhe gënjeshtra. Thjesht nuk ka si shpjegohet ndryshe ky degradim sa i përket lirisë së mediave veçse anti-demokratike”, thotë Abdullahu.

    Abdullahu ka përmendur edhe raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilën flet për korrupsion qeveritar dhe ndërhyrje në gjyqësor. Thotë se këto raporte tregojnë për demon që kjo Qeveri po ia bën qytetarëve të Kosovës.

    “Ky raport sa i përket lirisë së mediave është rrjedh logjike e asaj çfarë po bën kjo Qeveri në të vërtetën çfarë nuk po bën edhe atij vlerësimi që ja bëjnë institucionet e ndryshme ndërkombëtare. Ditë më parë patëm raportin e DASh-it ku u tha se kemi të bëjmë me korrupsion serioz të qeverisë ku u tha se kemi të bëjmë me involvim të politikës në gjyqësor dhe tani ky raport i një institucioni tjetër kredibil gjithsesi thotë kemi të bëjmë me mungesë demokracie në raport me media dhe ky trekëndësh ku ka korrupsion, ku involvohen gjyqësori dhe mandej ku ka presion ndaj lirisë së mediave tregon atë që ne si Parti Demokratike e themi kohë të gjatë se kemi të bëjmë me një qeveri populiste e cila po e dëmton Kosovën dhe e cila po e dëmton qytetarin e Kosovës”, u shpreh Abdullahu.

  • Policia në Gjilan shqiptoi 1 mijë e 245 gjoba trafiku brenda një jave

    Policia në Gjilan shqiptoi 1 mijë e 245 gjoba trafiku brenda një jave

    Policia në Gjilan njofton se gjatë periudhës kohore 26.04.2024–02.05.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

    Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptua1 mijë e 245 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

    Po ashtu, në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

    • Hetim i 6 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
    • Hetim i 25 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 26 ngasës,
    • Janë tërhequr nga trafiku 11 motoçikleta
  • Ushtria amerikane zbulon armën detare të gjeneratës së ardhshme

    Ushtria amerikane zbulon armën detare të gjeneratës së ardhshme

    Agjencia e Projekteve Kërkimore të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA) publikoi fotografi të reja të një arme të gjeneratës së ardhshme që është në zhvillim për Ushtrinë Amerikane këtë javë, një mjet nënujor me rreze të gjatë, pa ekuipazh (UUV) i aftë për të gjuajtur një ngarkesë në objektivat e armikut.

    Prototipi Manta Ray i ndërtuar nga Northrop Grumman është duke u testuar në ujërat në brigjet e Kalifornisë Jugore, tha agjencia në një deklaratë.

    “Testimi tregoi performancë hidrodinamike në det, duke përfshirë operacionet e zhytjes duke përdorur të gjitha mënyrat e shtytjes dhe drejtimit të automjetit: lëvizshmëria, helikat dhe sipërfaqet e kontrollit”, thuhet në deklaratë. “Northrop Grumman dërgoi prototipin Manta Ray në nënseksione nga vendi i ndërtimit në Maryland në vendndodhjen e tij të testimit në Kaliforni. Lehtësia e demonstruar e transportit dhe montimit mbështet mundësinë e vendosjes së shpejtë në të gjithë botën pa mbushur hapësirën e vlefshme të skelës në objektet detare.

    Manta Ray do të jetë në gjendje të operojë për misione me rreze të gjatë dhe me kohëzgjatje të gjatë në një gamë të gjerë mjedisesh detare “pa nevojën e mbështetjes logjistike të pranishme njerëzore ose mirëmbajtjes që ofrojnë potencialin për operacione të vazhdueshme në mjediset e ardhshme”.

  • Gërvalla: Pa gazetarët bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë

    Gërvalla: Pa gazetarët bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në takimin me gazatarët Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi-Muriqi, ka thënë se pa punën vetëmohuese dhe sakrificën e gazetarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

    Gërvalla ka thënë po ashtu se informimi i drejtë i gjeneratave të reja rreth luftës së fundit në Kosovë është një domosdoshmëri, e cila kërkon përkushtimin e institucioneve, studiuesve, sistemit të arsimit, mediave dhe shoqërisë në përgjithësi.

    “Pa punën vetëmohuese dhe sakrificën e gazetarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

    Julius Strauss, Vaughan Smith dhe reporterë e kameramanë të tjerë arritën që pavarësisht rreziqeve, duke qenë në vendin e ngjarjes, me pamjet dhe raportimet e tyre të informojnë botën rreth krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë. Pamjet dhe intervistat e tyre shpejtë vërshuan botën duke treguar tmerrin që po përjetonin qytetarët e Kosovës.

    Ishin pamjet e tyre që zgjuan ndërgjegjen ndërkombëtare dhe vetëdijësuan botën se sa urgjente ishte ndërhyrja për të ndalur gjenocidin në Kosovë.

    Në takimin me Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi-Muriqi, të cilët jo rrallë ishin ndër të parët për të raportuar nga vendi i ngjarjes pas krimeve dhe masakrave të tmerrshme, biseduam rreth përjetimeve të tyre gjatë viteve 1998-99 dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme në të ardhmen.

    Informimi i drejtë i gjeneratave të reja rreth luftës së fundit në Kosovë është një domosdoshmëri, e cila kërkon përkushtimin e institucioneve, studiuesve, sistemit të arsimit, mediave dhe shoqërisë në përgjithësi.

    I falënderova për kontributin e tyre në informimin e botës rreth masakrës në familjen Deliu, luftën me 5,6 dhe 7 mars të familjes Jashari, masakrën e Reçakut dhe shumë masakra e krime tjera në Kosovë.”, ka thënë Gërvalla.

  • ​Pesë lojtarë të Interit pritet të largohen pas fitimit të titullit të Serie A

    ​Pesë lojtarë të Interit pritet të largohen pas fitimit të titullit të Serie A

    “La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar emrat e pesë lojtarëve të Interit që pritet të largohen gjatë verës pasi fituan Scudetton këtë sezon.

    Interi ka disa ditë që feston titullin e 20-të në histori në vend dhe tashmë po shikon drejt sezonit të ardhshëm, raporton KosovaPress.

    “Gazzetta” raporton se dy muajt e ardhshëm do të jenë të fundit në “Stadio Meazza” për pesë lojtarë në skuadër. Ata janë Alexis Sanchez, Juan Cuadrado, Stefano Sensi, Davy Klaassen dhe Emil Audero.

    Kontratat e Sanchez, Cuadrado, Klaassen dhe Sensit skadojnë në muajin qershor dhe Interi nuk do t’u ofrojë atyre marrëveshje të reja. Sanchez praktikisht konfirmoi largimin e tij gjatë festimeve të fundit të Scudettos, duke i uruar klubit dhe shokëve të tij fat të mirë.

    Cuadrado është lënduar për pjesën më të madhe të sezonit dhe nuk do të qëndrojë në klub përtej verës. Sensi, nga ana tjetër, ishte tashmë pranë kalimit te Leicester City në afatin kalimtar të janarit dhe Interi ishte përgatitur të ndahej me mesfushorin italian prej disa muajsh.

    Kampioni i Serie A nuk do të aktivizojë një klauzolë për të zgjatur qëndrimin e Klaassen deri në vitin 2025 pasi holandezi ka luajtur vetëm 308 minuta në të gjitha garat këtë sezon.

    Vetëm Audero shpreson të qëndrojë përtej verës edhe nëse Interi nuk ka pranuar ende të aktivizojë një opsion për ta nënshkruar atë përgjithmonë nga Sampdoria. Prioriteti i klubit është të nënshkruajë me portierin brazilian Bento, por nëse dështon, atëherë Audero mund të mbetet në klub.

  • ​Beteja e fundit e gjysmëfinales së “Play-offit” mes Pejës dhe Yllit

    ​Beteja e fundit e gjysmëfinales së “Play-offit” mes Pejës dhe Yllit

    Nesër (e shtune) do të zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare e serisë gjysmëfinale të “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Yllit.

    Cilado skuadër që e gjen fitoren nesër do t’i bashkohet në finale të “Play-offit” KB Trepçës, raporton KosovaPress.

    Rezultati aktual i serisë gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

    Pejanët kërkojnë finalen dhe të mbrojnë titullin e kampionit, kurse therandasit për të depërtuar në finale dhe për të rikthyer titullin e kampionit në Therandë.

    Gjysmëfinalja V

    E shtunë

    19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

  • Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt

    Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt

    Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri i shoqëruar nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji dhe dekani i Fakultetit Ekonomik Medain Hashani, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës të Ferizajt Agim Aliu.

    Palët gjatë nënshkrimit të marrëveshjes biseduan për fushën e arsimit dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes komunës së Ferizajt dhe Kolegjit AAB.

    Marrëveshja përfshin realizim të praktikës të studentëve në këtë komunë, aktivitete të përbashkëta, tryeza, konferenca, seminare, vizita dhe angazhim rreth hulumtimeve e studimeve të ndryshme, si dhe lloje tjera bashkëpunimi që ndërlidhen me pjesëmarrjen e dy palëve nënshkruese.

  • Hovenier me stafin e Ambasadës, një minutë heshtje për kolegët që ranë gjatë shërbimit jashtë vendit

    Hovenier me stafin e Ambasadës, një minutë heshtje për kolegët që ranë gjatë shërbimit jashtë vendit

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes së ambasadës.

    Hovenier tha se sot ambasada e ShBA-së në Prishtinë iu bashkua kolegëve nga e gjithë bota për të mbajtur një minutë heshtjeje në nderim të kolegëve të tyre të Shërbimit të jashtëm që humbën jetën gjatë shërbimit jashtë vendit.

    “Sot Ambasada në Prishtinë iu bashkua kolegëve në mbarë botën për të mbajtur një moment heshtjeje për të nderuar kujtimet e kolegëve tanë të Shërbimit të Jashtëm që humbën jetën gjatë shërbimit për Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. I jemi mirënjohës për shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe i kujtojmë me krenari në këtë Ditë të Punëve të Jashtme”, shkroi Hovenier.

    Po ashtu, gjatë ditës ambasada amerikane bëri të ditur se i kanë emërtuar tri salla të konferencave për nder të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, nënoficerit të lartë, David Gibbs dhe nënoficerit tjetër të lartë, Kevin Reichert.

    Në njoftimin e ambasadës së ShBA-së në Kosovë, thuhet se emërtimi i këtyre sallave të konferencave shprehet mirënjohje për kontributin e tri figurave për avancimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik në Kosovë nga Sllobodan Millosheviqi.