ATV

Author: A.M.

  • Drilon Hajrizi: Nuk kam sharë askënd, KB Pejës i kërkoj borxhin prej 15,000 eurove

    Drilon Hajrizi: Nuk kam sharë askënd, KB Pejës i kërkoj borxhin prej 15,000 eurove

    Basketbollisti Drilon Hajrizi ka reaguar pas akuzave nga KB Peja, duke theksuar se nuk ka sharë lojtarët apo klubin. Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se klubi po përpiqet të zhvendosë vëmendjen, duke iu kërkuar “borxhin prej 15,000 eurove”.

    “Të dashur dhe të respektuar qytetarë,

    Nuk kam sharë, nuk është në natyrën time! Është e vërtetë se e kam ofenduar në shenjë revolte njërin prej orkestruesve të sharjeve në kor ndaj meje në Pejë, por asnjëherë lojtarët dhe aq më pak klubin.

    Kontributi im për KB Pejën është i madh. Atë e dijnë tifozët e vjetër, Shqiponjat e vërteta. Këta që janë vërsulur ndaj meje duan të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin palarat e tyre. Në vend që të merreni me këto gjëra, ma ktheni borxhin prej 15,000 eurove!

    Ja sharjet e orkestruara në kor ndaj meje. Paramendoni, ndaj njeriut që dha aq shumë për klubin e KB Pejës!”, shkroi Hajrizi.

    Ndërkohë, të shtunën do të zhvillohet gjysmëfinalja e katërt mes Pejës dhe Trepçës

  • KB Peja me ankesa për sjelljet e Drilon Hajrizit gjatë ndeshjes

    KB Peja me ankesa për sjelljet e Drilon Hajrizit gjatë ndeshjes

    KB Trepça arriti një fitore të madhe të enjten në gjysmëfinalen e tretë ndaj Pejës, duke rikthyer epërsinë 2-1 në serinë e play-off-it.

    Drilon Hajrizi spikati me një paraqitje fantastike në fushë, por nuk munguan polemikat. Peja ka publikuar një video ku akuzon Hajrizin se nxiti publikun në Mitrovicë të shfaqë urrejtje ndaj lojtarëve të tyre dhe ofendoi disa basketbollistë në palestër.

    Në komunikatën e plotë, klubi i Pejës thekson:

    Çfarë po na mëson Driloni me këto sjellje? Çfarë po na mëson ai me këto të shara?

    Në sport gjithmonë do jetë ekipi që fiton dhe ai që humb, por në sport rrallë ka këso lojtar që nuk i kontrollojnë emocionet dhe ofrojnë shembuj katastrofal. Ishte pikërisht Driloni, ai që pas ndeshjes në Pejë – ekzagjeroi situata duke nxitur publikun në Mitrovicë për urrejtje.

    Ndeshjet kalojnë, sezonet kalojnë, fjala e thënë nuk kthehet prapa. KB Peja shpreson që profesionaliteti i treguar nga kryesia e KB Trepça, basketbollistët e tjerë në fushë dhe stafi i trajnerëve – të përqohet edhe nga lojtari me sjellje katastrofale që po shfaqet në video.

    Ju mirëpresim të dielën edhe për një ndeshje tjetër spektakolare në Pejë

    KB Peja falënderon kryesinë e Trepçës për organizimin dhe mirëpritjen, duke shpresuar që sjellja e Hajrizit të përmirësohet në të ardhmen.

    Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, dhe nëse Trepça fiton, ajo do të kualifikohet në finale.

  • New York Knicks dhe Minnesotta Timberwolves siguruan gjysmëfinalet e play-off-it në NBA

    New York Knicks dhe Minnesotta Timberwolves siguruan gjysmëfinalet e play-off-it në NBA

    New York Knicks janë ekipi i parë gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Në ndeshjen e gjashtë të cerekfinales, ata fituan 140-89 në fushën e Atlanta Hawks, duke triumfuar në serinë 4-2. Të gjithë titullarët e Knicks realizuan mbi 12 pikë, ndërsa të gjithë 15 lojtarët e Atlanta-s që zbritën në fushë kontribuan në rezultat.

    Në serinë tjetër të Lindjes, Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers janë 3-3, duke shtyrë vendosjen e gjysmëfinalistit për ndeshjen e shtatë. Philadelphia fitoi ndeshjen e fundit 106-93, duke komanduar shumicën e kohës së lojës. Tyrese Maxey ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 30 pikë.

    Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota Timberwolves surprizuan duke shkuar në gjysmëfinale pas fitores 110-98 ndaj Denver Nuggets në ndeshjen e gjashtë, duke fituar serinë 4-2. Lojtarët kryesorë të Minnesota-s ishin McDaniels me 32 pikë dhe Shannon me 24 pikë, duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi të madh para tifozëve të tyre.

  • AC Milan synon Gabriel Jesus për sezonin e ardhshëm

    AC Milan synon Gabriel Jesus për sezonin e ardhshëm

    AC Milan po planifikon të tentojë transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Jesus, për sezonin e ardhshëm, pasi e ka kërkuar disa herë edhe më parë.

    “Rossonerët” kanë nevojë urgjente për një qendërsulmues, pasi Santiago Gimenez dhe Niclas Fullkrug shpesh qëndrojnë në stol, ndërsa Rafael Leao luan në një rol që nuk i përshtatet. Trajneri Max Allegri zhvilloi një takim tre-orësh me drejtuesit e Milanit për të diskutuar strategjinë e merkatos, duke përfshirë gjetjen e një sulmuesi efikas.

    Sipas ekspertit të merkatos nga Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, emri më i fundit në listën e Milanit është Gabriel Jesus. Ky nuk është hera e parë që braziliani lidhet me klubin italian, pasi ka qenë objektiv edhe verën e kaluar dhe në janar.

    Gabriel Jesus, 29 vjeç, ka kontratë me Arsenal deri në qershor të vitit 2027. Duke marrë parasysh se u transferua nga Manchester City për 52 milionë euro në vitin 2022, ky konsiderohet momenti i fundit për londinezët për ta shitur.

    Këtë sezon, sulmuesi ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare, duke shënuar pesë gola dhe dhënë dy asistime. Dy nga golat i shënoi në Ligën e Kampionëve ndaj rivalëve të përbetuar të Milanit, Interit. Ai pati një mungesë të gjatë për shkak të dëmtimit të ligamentit kryesor të gjurit (ACL) në janar 2025, një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të një viti.

  • Kosova do të vishet me fanellat e reja të Adidasit për ciklin e ardhshëm

    Kosova do të vishet me fanellat e reja të Adidasit për ciklin e ardhshëm

    Kombëtarja e Kosovës do të ketë logon e Adidasit në fanellë nga cikli i ardhshëm i garave evropiane. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar fotografitë e fanellave të reja, të cilat kanë marrë vlerësime pozitive për dizajnin e tyre.

    Për dy sezonet e ardhshme, Adidas do të furnizojë dhjetë kombëtare evropiane me fanella të dizajnuara në mënyrë unike, mes të cilave edhe Kosova.

    “Kombëtarja e Kosovës do të vishet me fanellat e brendit të njohur Adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s. Përmes kësaj skeme, FFK përfiton fanella dhe pajisje cilësore për ndeshje dhe stërvitje, të dizajnuara në përputhje me identitetin e ekipit”, njofton FFK.

    Skema e UEFA-s, e themeluar në vitin 2007, synon të mbështesë federatat kombëtare duke ofruar pajisje sportive të standardeve të larta. Për ciklin e ri, Adidas është përzgjedhur si furnizues zyrtar pas një procesi tenderimi që vlerësoi cilësinë, përballueshmërinë dhe përvojën në projekte të ngjashme.

    Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në qershor, ndërsa në shtator nis ciklin kualifikues për Ligën e Kombeve.

  • Prishtina-Malisheva ndeshja kryesore e xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë

    Prishtina-Malisheva ndeshja kryesore e xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në kampin nacional në Hajvali,ku Prishtina e pret Malishevën në derbin e kësaj fundjave.

    Synimi i kryeqytetasve në këtë ndeshje është vetëm fitorja,ku do t’i mbanin gjallë shpresat për pozitën e tretë që dërgon në garat evropiane.

    Në anën tjetër Malisheva do të tentoj që edhe pas kësaj xhiroje ta mbajë pozitën e tretë,dhe njëherësh t’i afrohet edhe më shumë objektivit e cila është sigurimi i kualifikimeve për Conference League.

    Ndeshja Prishtina-Malisheva pritet të zhvillohet nga ora 16:00.

    Të shtunën pritet të zhvillohet edhe një takim tjetër,ku kampioni Drita luan në udhëtim ndaj Prishtinës së Re,ku gjilanasit synojnë 3 pikë për tu afruar edhe më shumë titullit,teksa kryeqytetasit pikët janë të vlefshme në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

    Ndeshja Prishtina e Re-Drita pritet të zhvillohet nga ora 14:00.

    Të dielën pritet të zhvillohen tre ndeshje nga ora 15:00,ku Ballkani e pret Llapin e rrezikuar nga rënia,teksa Dukagjini dhe Gjilani e presin Drenicën respektivisht Ferizajn.

  • Edon Zhegrova mund të largohet nga juventusi gjatë verës pavarësisht dëshirës për të qëndruar

    Edon Zhegrova mund të largohet nga juventusi gjatë verës pavarësisht dëshirës për të qëndruar

    Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka më shumë gjasa që gjatë verës të transferohet te një skuadër tjetër.

     

    Ylli i Kosovës nuk është më i paprekshëm te “Zonja e Vjetër”, me trajnerin Luciano Spalletti që po i jep pak minuta dhe shpesh e kritikon për paraqitjen në aspektin defansiv. Gazetarët e besueshëm, Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, kanë konfirmuar se plani i Juventusit është ta shesë, pavarësisht se Zhegrova dëshiron të qëndrojë te “Bianconerët”.

     

    “Edon Zhegrova dhe Juventusi: Një ndarje është më e mundshme gjatë verës. Ai do të dëshironte të qëndronte edhe për një vit dhe është i lumtur te Bianconerët, por klubi tashmë po punon për ta larguar”, shkruan Romano.

     

    Megjithatë, nuk ka negociata me Besiktasin, pavarësisht spekulimeve në Turqi. Moretto thekson se Juventusi është i hapur për të dëgjuar çdo ofertë dhe se Zhegrova konsiderohet i vendosur për shitje.

     

    Aktualisht, Zhegrova është i fokusuar në të fituar më shumë minuta në javët e fundit, me shpresën që të bindë Spallettin për t’i dhënë një mundësi edhe në të ardhmen.

  • Dukagjini fiton 0-2 në udhëtim te Ferizaj

    Dukagjini fiton 0-2 në udhëtim te Ferizaj

    Dukagjini ka shënuar fitore të qetë në udhëtim te Ferizaj, në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës.

    Hekuran Berisha kaloi Dukagjinin në epërsi me një supergol në minutën e 38-të. Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk ia dolën t’i shfrytëzojnë.

    Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër gol nga distanca në minutën e 51-të. Ferizaj shënoi golin e nderit me Betim Haxhimusën në minutën e 90-të.

    Me këtë fitore, Dukagjini renditet i gjashti me 41 pikë, ndërsa Ferizaj zë vendin e nëntë me 33 pikë.

  • Ballkani merr fitore të rëndësishme ndaj Drenicës

    Ballkani merr fitore të rëndësishme ndaj Drenicës

    Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titull, duke fituar 1-2 në udhëtim te Drenica.

    Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë në minutën e 38-të. Festim Alidema dyfishoi epërsinë pas një aksioni tjetër të bukur në minutën e 53-të.

    Drenica shënoi golin e nderit në minutën e 82-të me Igball Jasharin, por nuk mjaftoi për të marrë më shumë se humbja.

    Me këtë fitore, Ballkani zë vendin e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita. Drenica renditet e shtata me 38 pikë.

  • Thierry Henry krahasoi ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

    Thierry Henry krahasoi ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve

    Legjenda franceze Thierry Henry dha analizën e tij pas ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

    Të martën, kampionët aktualë të Evropës, PSG dhe Bayern, u përballën në Paris, dhe ndeshja përfundoi 5:4. Ndërsa të mërkurën, në ndeshjen midis Atletico Madrid dhe Arsenal, rezultati ishte 1:1. Henry ofroi një analizë grafike për CBS Sports, duke theksuar se kishte një diferencë të madhe mes këtyre dy ndeshjeve.

    “Të martën, ishim në hënë me ndeshjen PSG-Bayern. Një ditë më vonë, u kthyem në Tokë me Atleticon dhe Arsenalin,” tha 48-vjeçari Henry. Ai theksoi se nuk ekziston një stil i vetëm i duhur loje në futboll. “Në ndeshjen PSG-Bayern pamë futboll total, dhe sot pamë futboll të modës së vjetër. Ka thjesht mënyra të ndryshme për të arritur te goli,” shpjegoi ai.

    Ai gjithashtu komentoi mbi strategjitë e ekipeve në Madrid. Sipas tij, për Arsenalin, “të luash jashtë fushe është një strategji e modës së vjetër,” dhe shtoi: “Ne gjithashtu e dimë se çfarë përfaqëson Atletico.”

    Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve do të luhen javën e ardhshme, dhe pas tyre do të dimë se kush do të luajë në finalen e madhe më 30 maj në Budapest.