ATV

Author: A.M.

  • Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e mbyllin sezonin me fitore bindëse

    Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e mbyllin sezonin me fitore bindëse

    Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë arkëtuar pikët e plota në xhiron e fundit të Bundesliga.

    “Bavarezët” triumfuan me rezultat bindës 5-1 ndaj 1. FC Köln, ndërsa Dortmundi fitoi 0-2 në udhëtim te Werder Bremen.

    Bayerni zhvilloi edhe një tjetër paraqitje fantastike, pavarësisht se ishte shpallur kampion javë më parë.

    Harry Kane realizoi het-trik, ndërsa për dy golat e tjerë shënuan Tom Bischof dhe Nicolas Jackson. Për Kölnin, golin e vetëm e realizoi El Mala.

    Në anën tjetër, Dortmundi fitoi me rezultat komod 0-2 ndaj Bremenit, ku golat u shënuan nga Serhou Guirassy në minutën e 59-të dhe Yan Couto në minutën e 89-të.

    Bayerni e përmbylli sezonin me 89 pikë, ndërsa Dortmundi në pozitën e dytë me 73 pikë. Në anën tjetër, Kölni dhe Werder Bremeni siguruan mbijetesën, duke e mbyllur kampionatin në pozitat 14 dhe 15 me nga 32 pikë.

  • Hoffenheimi i Fisnik Asllanit,Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve

    Hoffenheimi i Fisnik Asllanit,Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve

    Hoffenheim ka pësuar humbje në xhiron e fundit të Bundesliga, duke u mposhtur 4-0 në udhëtim nga Borussia Mönchengladbach.

    Skuadra ku aktivizohen tre futbollistë shqiptarë nga Kosova mbeti me një lojtar më pak që në fillim të pjesës së dytë, pasi Tim Lemperle u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

    Për vendasit realizuan Hugo Belin, Haris Tabaković, Diks dhe Robin Hack, duke i siguruar Mönchengladbachut tri pikët e plota.

    Me këtë humbje, Hoffenheim e mbyll sezonin në pozitën e pestë me 61 pikë, tri më pak se VfB Stuttgart, dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në UEFA Europa League.

    Sa i përket futbollistëve kosovarë, Fisnik Asllani e përfundoi sezonin në Bundesliga me 10 gola dhe shtatë asistime, ndërsa pritet të ndryshojë skuadër gjatë verës. Ndërkohë, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu së fundmi kanë rinovuar kontratat me klubet e tyre.

  • Dani Caravajal zyrtarizon largimin nga Real Madrid

    Dani Caravajal zyrtarizon largimin nga Real Madrid

    Kapiteni i Real Madrid CF, Dani Carvajal, pritet të largohet nga klubi këtë verë me skadimin e kontratës së tij, duke mbyllur një kapitull të gjatë dhe të suksesshëm në “Santiago Bernabéu”.

    34-vjeçari, një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës në 13 sezonet e fundit, raportohet se nuk do të rinovojë kontratën dhe do të largohet si lojtar i lirë. Sipas burimeve pranë lojtarit, ai është i vetëdijshëm për vendimin e klubit për të mos i ofruar zgjatje të marrëveshjes.

    Gjatë këtij sezoni, situata e tij ka qenë e ndërlikuar për shkak të dëmtimeve të përsëritura dhe konkurrencës së fortë në krahun e djathtë, ku rol më të madh ka marrë Trent Alexander-Arnold, i cili iu bashkua Real Madridit nga Liverpool FC verën e kaluar.

    Për Carvajal, opsionet jashtë Evropës, përfshirë një kalim në Lindjen e Mesme, përmenden si të vështira në këtë moment. Ndërkohë, edhe lidhjet familjare me Joselu, ish-bashkëlojtar i tij në Madrid, janë përmendur në raportime të ndryshme sportive.

    Carvajal ka pasur një sezon të vështirë me dëmtime, duke luajtur vetëm pak ndeshje të plota pas rikthimit nga një ndërhyrje në gju, ndërsa karriera e tij në klub mbetet një nga më të gjatat në historinë moderne të Real Madridit.

    Ai iu bashkua akademisë së Real Madridit në vitin 2002 dhe ka zhvilluar gjithsej 448 paraqitje me ekipin e parë, duke u kthyer në një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm dhe më të suksesshëm të klubit.

  • Robert Lewandovski zyrtarizon largimin nga Barcelona

    Robert Lewandowski ka njoftuar se do të largohet nga FC Barcelona në fund të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe katërvjeçare në Katalonjë.

    Sipas deklaratës së tij të publikuar në rrjetet sociale, sulmuesi polak tha se ndihet sikur e ka përmbushur “misionin” e tij në klub dhe largohet me kujtime shumë pozitive:

    “Pas katër vitesh plot sfida dhe punë të palodhur, ka ardhur koha të vazhdoj përpara… Katalonja është vendi im në tokë.”

    Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 nga FC Bayern Munich dhe gjatë qëndrimit të tij fitoi 3 tituj të La Liga-s, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa të Spanjës, duke qenë një nga figurat kryesore të sulmit katalanas.

    Ai gjithashtu falënderoi presidentin Joan Laporta për besimin dhe mundësinë që i dha për të veshur fanellën blaugrana.

    Lamtumira e tij pritet të jetë emocionale, pasi ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon do të luhet ndaj Real Betis, ku ai do t’u thotë zyrtarisht lamtumirë tifozëve të FC Barcelona.

    Ky largim shënon fundin e një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij moderne në futbollin evropian.

  • Florent Hadergjonaj pjesë e formacionit të sezonit në Superligën e Turqisë

    Florent Hadergjonaj pjesë e formacionit të sezonit në Superligën e Turqisë

    Florent Hadergjonaj po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në Süper Lig, duke u përfshirë në formacionin ideal të sezonit 2025/2026 pas paraqitjeve shumë të qëndrueshme me Alanyaspor.

    Mbrojtësi i krahut i Kosovës ka qenë një nga lojtarët më të përdorur të ekipit, me 28 ndeshje të luajtura, prej të cilave 24 si titullar, duke treguar stabilitet dhe rëndësi të madhe në formacion.

    Përtej rolit defensiv, Hadergjonaj ka spikatur edhe në aspektin ofensiv, duke kontribuar me 6 gola dhe 8 asistime, një bilanc mjaft i lartë për një mbrojtës krahu dhe një nga arsyet kryesore pse është vlerësuar mes më të mirëve të sezonit.

    Sezoni për Alanyaspor përmbyllet sot në transfertë ndaj Fatih Karagümrük S.K., në një ndeshje që shënon fundin e një edicioni të gjatë dhe intensiv në kampionatin turk.

    Forma e Hadergjonajt këtë sezon e forcon edhe më shumë statusin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës në futbollin evropian.

  • Pedro Acosta në pole-position në çmimin e Katalonjës në MotoGP

    Pedro Acosta në pole-position në çmimin e Katalonjës në MotoGP

    Pedro Acosta ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katalonjës në Botërorin e MotoGP, duke siguruar pole position me kohën më të shpejtë të sesionit.

    Piloti i Red Bull KTM Factory Racing ndali kronometrin në 1:38.068, duke konfirmuar formën e mirë në pistën e Barcelonës dhe duke lënë pas konkurrencën në një sesion shumë të ngushtë në fund.

    Pas tij u renditën Franco Morbidelli në vendin e dytë me 1:38.301,kurse Álex Márquez në vendin e tretë me 1:38.342

    Sesionet vendosën një renditje interesante në vijat e nisjes, me disa surpriza të mëdha. Kryesuesi i kampionatit Marco Bezzecchi u rrëzua gjatë fazës vendimtare të kualifikimeve dhe do ta nisë garën nga vendi i 12-të, ndërsa piloti i Ducati Lenovo Team, Francesco Bagnaia, nuk shkoi më lart se pozita e 13-të.

    Në vijat pasuese u renditën gjithashtu Raúl Fernández, Johann Zarco, Fabio Di Giannantonio, Fabio Quartararo, Jack Miller dhe Jorge Martín.

    Kualifikimet u vendosën praktikisht në minutat e fundit, ku Acosta përfitoi maksimalisht nga pista e përmirësuar dhe ritmi i fortë i KTM, duke siguruar një avantazh të rëndësishëm për garën e së dielës

  • Barcelona synon transferimin e Joao Pedro gjatë verës nga Chelsea

    FC Barcelona po përgatit një lëvizje serioze në merkato për të forcuar repartin ofensiv dhe, sipas raportimeve, objektivi kryesor për pozitën e “numrit 9” këtë verë është sulmuesi i Chelsea FC, João Pedro.

    Drejtori sportiv Deco thuhet se ka nisur lëvizjet konkrete për të avancuar negociatat, pasi alternativa e preferuar fillestare, Julián Álvarez i Atlético de Madrid, po shihet si shumë e vështirë për t’u realizuar këtë verë.

    Sipas raportimeve të mediave si Mundo Deportivo dhe Sport, Barcelona e vlerëson marrëveshjen rreth 70 milionë euro, por Chelsea besohet se kërkon të paktën 100 milionë euro për kartonin e lojtarit.

    Situata është edhe më dinamike sepse Deco ka udhëtuar në Londër për bisedime me përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e Chelsea-t, ndërsa klubi londinez është i fokusuar në finalen e FA Cup Final kundër Manchester City.

    Në sfond, Barcelona po mban ende në radar edhe emra të tjerë për sulmin, përfshirë kapitenin e Inter Milan, Lautaro Martínez, edhe pse interesimi për të ka qenë më i luhatur në muajt e fundit.

    Në thelb, plani i Barcelonës është i qartë: të sjellë një sulmues të gatshëm për nivel të lartë menjëherë, por diferenca e madhe mes ofertës dhe kërkesës së Chelsea-t e bën këtë operacion ende të hapur dhe jo të lehtë për t’u mbyllur shpejt.

  • Jose Mourinho nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në sezonin e ardhshëm

    Jose Mourinho nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në sezonin e ardhshëm

    Spekulimet për të ardhmen e José Mourinho vazhdojnë të shtohen, ndërsa trajneri i SL Benfica ka vendosur të shtyjë sërish vendimin për rinovimin e kontratës së tij me klubin portugez.

    Spekulimet për të ardhmen e José Mourinho vazhdojnë të shtohen, ndërsa trajneri i SL Benfica ka vendosur të shtyjë sërish vendimin për rinovimin e kontratës së tij me klubin portugez.

    Para ndeshjes së fundit të sezonit ndaj GD Estoril Praia, Mourinho konfirmoi se ende nuk i ka dhënë përgjigje ofertës së Benficas për vazhdimin e bashkëpunimit. Kjo ka ushqyer edhe më shumë zërat që e lidhin atë me një rikthim të mundshëm te Real Madrid CF.

    Mourinho, duke komentuar për trajnerët e rinj dhe presionin e profesionit, u shpreh me humor:

    “Shpesh bëj shaka me ish-lojtarët e mi që bëhen trajnerë, duke u thënë: ‘Prit edhe nja dy vjet dhe do ta shohësh sa shumë thinja do të të dalin’. Pastaj e kuptojnë se të jesh lojtar është më e lehtë sesa të jesh trajner.”

    Ai shtoi gjithashtu se është “i kënaqur me atë që Arbeloa ka arritur deri tani”.

    Sipas raportimeve të mediave sportive, Mourinho besohet se është në negociata të avancuara me Real Madridin për të marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të sezonit aktual, edhe pse klubi madrilen ka ende dy ndeshje për të zhvilluar.

  • Manuel Neuer entuziast pas rinovimit të kontratës me Bayern Munich-un

    Manuel Neuer entuziast pas rinovimit të kontratës me Bayern Munich-un

    Manuel Neuer vazhdon të sfidojë kohën. Në moshën 40-vjeçare, kapiteni i FC Bayern Munich ka rinovuar zyrtarisht kontratën deri në verën e vitit 2027, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e bavarezëve edhe në sezonin 2026/27.

    Në deklaratën e tij pas firmës së re, Neuer u shfaq shumë emocional dhe i motivuar për të vazhduar:

    “Këtu ndihem mirë, janë të gjitha kushtet për të fituar. Të shkoj çdo ditë në qendrën stërvitore më jep ende emocione, jam entuziast.”

    Ky rinovim shihet gjerësisht si kapitulli i fundit i karrierës së tij legjendare në Mynih, ku që nga transferimi nga FC Schalke 04 në vitin 2011 ka fituar pothuajse gjithçka: 13 tituj të Bundesligës dhe 2 trofe të UEFA Champions League, ndër shumë trofe të tjerë.

    Sa i përket kombëtares gjermane, rikthimi i Neuer mbetet një temë shumë e diskutuar. Edhe pse ai ishte tërhequr nga përfaqësuesja në vitin 2024, mediat gjermane raportojnë se ekziston mundësia reale që ai të rikthehet për 2026 FIFA World Cup. Megjithatë, deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Julian Nagelsmann apo federata gjermane për rolin e tij si titullar.

  • Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e javës së 34-të

    Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e javës së 34-të

    Albi Mall Superliga do të vazhdojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 34-të.

    Nga kjo xhiro, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, ashtu siç ndodh zakonisht në fazën përfundimtare të kampionatit.

    FC Drita, tashmë kampione e Kosovës, do të ketë një transfertë të vështirë në Klinë, ku përballet me KF Dukagjini.

    Sfida kryesore e kësaj jave pritet të zhvillohet në Gjilan, aty ku SC Gjilani e pret KF Llapi.

    Një tjetër takim interesant është edhe ai mes FC Malisheva dhe KF Drenica.

    Ndërkohë, FC Prishtina në kryeqytet do të përballet me FC Ferizaj, derisa FC Ballkani është nikoqir i FC Prishtina e Re.

    Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën me fillim nga ora 16:0