ATV

Author: A.M.

  • Brazili blindon Ancelottin deri në Botërorin 2030

    Brazili blindon Ancelottin deri në Botërorin 2030

    Carlo Ancelotti do të vazhdojë të drejtojë Kombëtarja e Brazilit deri në Kupa e Botës 2030, pasi Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) zyrtarizoi rinovimin e kontratës së trajnerit italian edhe për katër vite të tjera.

    Lajmi u bë publik në prag të Kupës së Botës, vetëm pas 10 ndeshjeve nën drejtimin e Ancelottit, i cili mori drejtimin e Brazilit në fund të majit 2025. Në këto takime, trajneri italian ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje.

    Në njoftimin zyrtar të CBF-së thuhet se vazhdimi i bashkëpunimit me Ancelottin pasqyron jo vetëm mbështetjen për punën e bërë deri tani, por edhe besimin që ai ka fituar te skuadra dhe tifozët brazilianë që nga mbërritja e tij.

    Edhe vetë Ancelotti u shpreh i emocionuar për vazhdimin e aventurës në stolin e Brazilit.

    “Erdha në Brazil një vit më parë. Që nga minuta e parë, e kuptova se çfarë do të thotë futbolli për këtë vend. Jemi të kënaqur të njoftojmë se do të vazhdojmë së bashku për katër vite të tjera. Do të qëndrojmë së bashku deri në Kupën e Botës 2030”, deklaroi ai.

    Presidenti i CBF-së, Samir Xaud, e cilësoi rinovimin si një “ditë historike” për futbollin brazilian, duke theksuar se marrëveshja është pjesë e projektit për ta bërë ekipin kombëtar më modern dhe më konkurrues në arenën ndërkombëtar

  • Kosova dhe Shqipëria intensifikojnë edhe më shumë koordinimet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

    Kosova dhe Shqipëria intensifikojnë edhe më shumë koordinimet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

    Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me drejtues të lartë të institucioneve olimpike ndërkombëtare dhe rajonale, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Në takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh Presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendëspresidenti Milaim Kelmendi, si dhe këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

    Takimi u zhvillua në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, event që konsiderohet historik për sportin në Kosovë dhe rajon. Në këtë organizim, Durrësi do të ketë një rol të rëndësishëm si qytet mbështetës për zhvillimin e sporteve ujore.

    Gjatë takimit, Fidel Ylli prezantoi zhvillimet dhe arritjet e sportit shqiptar në vitet e fundit, duke u ndalur te transformimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe investimet në infrastrukturë sportive, organizim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

    Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar nga mikpritja dhe progresi i sportit shqiptar, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik për suksesin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, vlerësoi kontributin e Fidel Yllit në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve olimpike dhe zhvillimin e sportit në rajon.

    Edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, çmoi mbështetjen e vazhdueshme të Fidel Yllit ndaj Kosovës, duke theksuar se vizioni, energjia dhe përkushtimi i tij mbeten frymëzim për komunitetin sportiv shqiptar.

    Takimi konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosova dhe Shqipëria për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me synimin që ky event të shndërrohet në një nga organizimet më të rëndësishme sportive në rajon dhe në Mesdhe.

  • Pakënaqësi te stafi i Arsenalit për organizimin e udhëtimit në finalen ndaj PSG-së

    Pakënaqësi te stafi i Arsenalit për organizimin e udhëtimit në finalen ndaj PSG-së

    Stafi i Arsenal raportohet se ka mbetur i pakënaqur me mënyrën se si klubi ka organizuar udhëtimin për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, e cila do të zhvillohet më 30 maj në Budapest.

    Sipas mediave britanike, përfshirë Daily Mail dhe The Telegraph, punonjësve që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e finales u është ofruar një paketë udhëtimi me çmim prej 859 funtesh. Paketa përfshin fluturimin charter dhe biletën për ndeshjen.

    Oferta parasheh nisjen nga Lutoni në ditën e finales dhe kthimin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në mënyrë që stafi të jetë i pranishëm në një paradë të mundshme të trofeut më 31 maj.

    Megjithatë, sipas raportimeve, disa punonjës janë habitur nga kostoja e lartë e paketës, ndërsa ata që zgjedhin ta organizojnë vetë udhëtimin rrezikojnë të humbasin festimet e mundshme të klubit.

    Në anën tjetër, Paris Saint-Germain ka zgjedhur një qasje krejtësisht tjetër. Klubi francez thuhet se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe biletave për të gjithë stafin që do të marrë pjesë në finalen e zhvilluar në Puskás Aréna.

    Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, iu është drejtuar punonjësve përmes një letre, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe ndjenjës së përkatësisë brenda klubit.

    Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga

  • Israel Katz kritikon Lamine Yamal pas shfaqjes së flamurit palestinez në festimin e Barcelonës

    Israel Katz kritikon Lamine Yamal pas shfaqjes së flamurit palestinez në festimin e Barcelonës

    Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka dënuar publikisht futbollistin Lamine Yamal pasi ai u pa duke mbajtur një flamur palestinez gjatë paradës së FC Barcelonës për festimin e titullit kampion.

    Në një deklaratë të publikuar në spanjisht, Katz e akuzoi Yamal-in se po nxit përçarje në një kohë kur Izraeli është i përfshirë në konflikt.

    “Lamine Yamal ka zgjedhur të dalë kundër Izraelit dhe të nxisë urrejtje në një kohë kur ushtarët tanë po luftojnë organizatën terroriste Hamas, e cila më 7 tetor 2023 kreu vrasje masive, dhunime dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj”, u shpreh Katz.

    Ai shtoi se ata që mbështesin veprime të tilla duhet të reflektojnë mbi moralin e tyre dhe nëse këto qëndrime janë njerëzore.

    Ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk do të heshtë përballë, siç e cilëson ai, nxitjes kundër popullit hebre, duke i bërë thirrje klubit FC Barcelona të mbajë një qëndrim zyrtar.

    “Si Ministër i Mbrojtjes i Izraelit, nuk do të qëndroj i heshtur përballë nxitjes kundër Izraelit dhe popullit hebre”, deklaroi Katz.

    Ai gjithashtu kërkoi që klubi katalanas të distancohet qartë nga çdo deklaratë apo veprim që mund të interpretohet si mbështetje për nxitje të urrejtjes apo dhunës.

  • Kamp grumbullues për hendbollistët e rinj të Kosovës në Prishtinë

    Kamp grumbullues për hendbollistët e rinj të Kosovës në Prishtinë

    Kjo javë i është kushtuar aktiviteteve të kombëtareve të hendbollit, ndërsa Kombëtarja A e Kosovës nuk do të zhvillojë grumbullim zyrtar. Megjithatë, përzgjedhësi Jesper Ostlund së bashku me shtabin teknik kanë organizuar një kamp grumbullues për hendbollistët e rinj, të cilët konsiderohen kandidatë potencialë për ekipet e grupmoshave të Kombëtares së Kosovës.

    Në këtë kamp pritet të marrin pjesë rreth 25 deri në 30 lojtarë të rinj, shumica prej tyre pjesë e klubeve vendore të hendbollit. Qëllimi i këtij organizimi është vlerësimi dhe zhvillimi i talenteve të reja, si dhe përgatitja e tyre për të ardhmen në fanellën e Kosovës.

    Grumbullimi po mbahet në Prishtina, ndërsa fokusi kryesor i kampit do të jetë puna në aspektin fizik dhe përgatitja atletike e lojtarëve. Seancat stërvitore do të udhëhiqen nga selektori Ostlund, i cili do të ketë mundësinë të përcjellë nga afër potencialin e hendbollistëve të rinj.

    Takimi i parë i lojtarëve është paraparë të mbahet të enjten në mesditë, në Hotel International Prishtina, ndërsa kampi do të zgjasë deri më 17 maj. Ky aktivitet shihet si një hap i rëndësishëm në ndërtimin e brezave të rinj për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të hendbollit.

  • Massimiliano Allegri drejt largimit nga AC Milan pas tensioneve me Zlatan Ibrahimović

    Massimiliano Allegri drejt largimit nga AC Milan pas tensioneve me Zlatan Ibrahimović

    Trajneri i AC Milan, Massimiliano Allegri, raportohet se dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme me këshilltarin e lartë të klubit, Zlatan Ibrahimović.

    Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, marrëdhënia mes dy figurave ka qenë e tensionuar prej kohësh, ndërsa Allegri nuk është i kënaqur me ndikimin e Ibrahimovicit në aspektin taktik, si dhe me përfshirjen e tij në komunikimin me lojtarët dhe drejtimin e skuadrës.

    Forma e Milanit ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, me vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit, duke vënë në rrezik objektivin kryesor të klubit për sigurimin e një vendi në UEFA Champions League.

    Sipas të njëjtave burime, Massimiliano Allegri pritet të largohet nga San Siro në fund të sezonit, pavarësisht pozitës që Milani do të zërë në Serie A.

    Trajneri italian përmendet gjithashtu si një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Kombëtares italiane në të ardhmen.

  • Arne Slot i bindur për qëndrimin te Liverpool edhe sezonin e ardhshëm

    Arne Slot i bindur për qëndrimin te Liverpool edhe sezonin e ardhshëm

    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka deklaruar se pret të vazhdojë në stolin e “The Reds” edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht kritikave dhe rezultateve zhgënjyese në këtë edicion të Premier League.

    Holandezi është përballur me presion në rritje nga tifozët në Anfield, ndërsa skuadra po lufton për të siguruar një vend në UEFA Champions League.

    Pas një sezoni debutues fantastik, ku arriti të fitojë titullin e Premier League, këtë sezon Liverpool ka pësuar 11 humbje në kampionat, duke sjellë pakënaqësi të dukshme te tifozët.

    “Unë nuk mendoj se ky vendim varet vetëm nga unë, por kam çdo arsye të besoj se do të jem trajner i Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi Slot.

    “Së pari, kam kontratë me klubin dhe, së dyti, nga të gjitha bisedat që kemi zhvilluar, kjo është mënyra si e shoh situatën”, shtoi ai.

    Megjithëse raportimet sugjerojnë se drejtuesit e klubit nuk po mendojnë për ndryshim trajneri, atmosfera rreth skuadrës ka ndryshuar ndjeshëm për shkak të rezultateve të dobëta.

    Arne Slot pranoi gjithashtu se skuadra nuk ka arritur nivelin e sezonit të kaluar dhe se kritikat janë të kuptueshme.

    “Nëse e krahason këtë sezon me të kaluarin, atëherë padyshim që nuk ka qenë një sezon i mirë dhe është normale të ketë kritika”, përfundoi trajneri holandez

  • Cleveland Cavaliers triumfon në transfertë dhe i afrohet finales së Lindjes

    Cleveland Cavaliers triumfon në transfertë dhe i afrohet finales së Lindjes

    Cleveland Cavaliers arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Detroit Pistons me rezultatin 117-113, duke marrë avantazh të madh në serinë e play-offit.

    Cavaliers nuk kishin fituar asnjëherë jashtë fushe gjatë kësaj faze, por reaguan pikërisht në momentin më vendimtar, në ndeshjen e pestë të serisë ndaj Pistons.

    Tre minuta nga fundi, vendasit kryesonin me nëntë pikë diferencë, por Cleveland përmbysi gjithçka me një rikthim spektakolar.

    Më i miri për Cavaliers ishte Donovan Mitchell me 21 pikë, duke qenë protagonist në momentet vendimtare të sfidës, ndërsa për vendasit shkëlqeu Cade Cunningham me 39 pikë, por pa mundur të shmangë humbjen.

    Ndërkohë, kampi i Pistons u ankua për arbitrimin në sekondat e fundit të takimit, pasi pretenduan për një faull ndaj Ausar Thompson që nuk u akordua nga gjyqtarët.

    Ndeshja u zhvillua në Little Caesars Arena, ndërsa tani Cleveland ka mundësinë ta mbyllë serinë në shtëpi dhe të sigurojë kualifikimin në finalen e Konferencës së Lindjes.

  • Luis Enrique barazon rekordin historik te Paris Saint-Germain

    Luis Enrique barazon rekordin historik te Paris Saint-Germain

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka arritur një moment historik në futbollin francez duke fituar trofeun e tij të 11-të me klubin parisien.

    Pas fitores 2-0 ndaj RC Lens në stadiumin Stade Bollaert-Delelis, trajneri spanjoll barazoi rekordin e mbajtur nga Laurent Blanc për numrin më të madh të trofeve të fituara nga një trajner në historinë e PSG-së.

    Kjo fitore i siguroi matematikisht PSG-së edhe titullin e 14-të në Ligue 1, ndërsa ishte kampionati i pestë radhazi për klubin francez.

    Pavarësisht rezistencës së fortë nga Lens, golat e Khvicha Kvaratskhelia dhe Ibrahim Mbaye vulosën triumfin e parisienëve në ndeshjen vendimtare.

    Pas dominimit në kampionatin vendas, vëmendja e skuadrës tani është përqendruar te finalja e madhe të UEFA Champions League.

    Luis Enrique po përgatit ekipin e tij për përballjen ndaj Arsenal FC në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 30 maj.

  • Robert Lewandowski pranë largimit nga FC Barcelona-Al-Hilal ofron 90 milionë euro në sezon

    Robert Lewandowski pranë largimit nga FC Barcelona-Al-Hilal ofron 90 milionë euro në sezon

    E ardhmja e Robert Lewandowski te FC Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi interesimi nga Lindja e Mesme po intensifikohet çdo ditë e më shumë.

    Sipas raportimeve të mediave polake, gjiganti saudit Al-Hilal ka paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin veteran dhe konsiderohet favorit për transferimin e tij gjatë verës.

    Klubi nga Riadi synon të forcojë repartin ofensiv me një tjetër emër të madh të futbollit botëror, ndërsa burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se Lewandowski është afër pranimit të ofertës.

    37-vjeçari është lidhur javët e fundit edhe me klube si Juventus FC, AC Milan dhe Chicago Fire FC, por Al-Hilal ka dalë në plan të parë si destinacioni më i mundshëm.

    Oferta financiare e klubit saudit konsiderohet marramendëse, pasi Lewandowskit i është ofruar një pagë prej 90 milionë eurosh në sezon për të pranuar transferimin.

    Nëse marrëveshja finalizohet, aventura e sulmuesit polak në La Liga do të marrë fund pas një periudhe të suksesshme me Barcelonën.