ATV

Author: A.M.

  • Amir Rrahmani afër rinovimit me Napolin

    Amir Rrahmani afër rinovimit me Napolin

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani,pritet që të rinovojë me kampionin e Italisë Napoli.

    Rrahmani mund të nënshkruajë kontratë të re me napolitanët,e cila pritet të zgjasë deri në qershor të vitit 2028.

    Përndryshe Rrahmani do të ketë rritje edhe në pagë,ku nga 2.5 milionë euro tani do të fitoj rreth 4 milionë euro në sezon.

    Ndërkohë Napoli do të rinovojë edhe me disa lojtarë të tjerë,duke përfshirë emra si: Giovanni Di Lorenzo, Matteo Politano dhe Frank Anguissa,dhe këto renovime po ndodhin falë paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani u rikthye tek Napoli në ndeshjen kundër Comos fundjavën e kaluar,teksa pritet që të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet vendimtare për kualifikim në botërorin 2026 kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

  • Eric Garcia në radarin e gjigantit francez PSG

    Eric Garcia në radarin e gjigantit francez PSG

    Gjiganti francez PSG po synon të bëjë përforcime për edicionin e ardhshëm.

    Sipas L’Equipe mbrojtësi i Barcelonës Eric Garcia është futur në radarin e kampionëve të Evropës,dhe drejtuesit parisienë do të tentojnë që të sigurojnë shërbimet e tij.

    Përndryshe trajneri Luis Enrique e preferon Garcian në skuadër,teksa në anën tjetër 24 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me gjigantin katalunas që do të mundësonte kalimin e tij si transfer i lirë.

    Në anën tjetër Barcelona po synon të arrij një marrëveshje të re me Garcian,kjo pasi spanjolli konsiderohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm.

    Kujtojmë që Eric Garcia ka arritur të zhvillojë 15 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat. (more…)

  • Granit Xhaka:Do të japim maksimumin ndaj Arsenal-it

    Granit Xhaka:Do të japim maksimumin ndaj Arsenal-it

    Mesfushori dhe kapiteni i Sunderland-it Granit Xhaka,ka folur për ndeshjen të cilën skuadra e tij e luan kundër Arsenal-it në Premierligë këtë fundjavë.

    Xhaka duke folur për takimin kundër ish-skuadrës së tij ka thënë se Arsenal është skuadër tejet e fortë,por thotë se ndaj liderëve të Premiership-it do të japin më të mirët.

    Përndryshe Xhaka thotë se ndaj Arsenalit është një ndeshje veçantë,dhe se shpreson që ta shijoj deri në fund,si dhe thotë se askush nuk e mendoj  se Sunderland do të ishte aq lartë në tabelë.

    “Të luash kundër tyre këtu në Sunderland, sigurisht, është shumë e veçantë. Shpresoj ta shijoj edhe unë dhe le të shohim se kush është skuadra më e mirë atë ditë.Askush para sezonit nuk mendonte se do të ishim aty ku jemi, por për mua nuk është për t’u habitur, sepse punojmë shumë.”

    Kujtojmë që Granit Xhaka në 10 ndeshje të zhvilluara për Sunderlandin ka arritur të shënoj 1,si dhe dhuroi 3 asistime në 900 minuta të luajtura

  • Hansi Flick i zhgënjyer me paraqitjen e Barcelonës ndaj Club Brugge

    Hansi Flick i zhgënjyer me paraqitjen e Barcelonës ndaj Club Brugge

    Barcelona po përjeton një prej sezoneve më të vështira,qëkur Hansi Flick e morri drejtimin e gjigantit katalunas vitin e kaluar.

    Tekniku gjerman ka folur pas barazimit 3:3 kundër ekipit belg Club Brugge,dhe Flick është shprehur tejet i zhgënjyer dhe se vendasit luajtën lojë të mirë gjatë gjithë kohës.

    “Duhet të jemi më  të kujdesshëm edhe në mesfushë, ku humbëm shumë duele.Kur kundërshtari luan me një ose dy prekje, duhet të reagosh më shpejt. Nuk është e lehtë, por duhet të përmirësohemi. Krijuam shumë, por ata ishin agresivë dhe bënë një ndeshje të shkëlqyer.”

    Përndryshe Flick shton se Barca arriti të shmang humbjen në fund,dhe se beson se me rikthimin e Pedrit, Raphinhës, Olmos, Leëandoëskit dhe Joan Garcías ekipi do të jetë edhe më i fortë.

    Kujtojmë që Barcelona ndeshjen e rradhës do e luaj në La Liga,ku i shkon në udhëtim skuadrës së Celta Vigos.

  • Bayern Munich synon të blindoj me kontratë të re Harry Kane-in

    Bayern Munich synon të blindoj me kontratë të re Harry Kane-in

    Sulmuesi anglez Harry Kane,mund të mbetet edhe per disa sezone tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Anglezi mund të nënshkrojë një kontratë të re me bavarezët,që do të thotë se Kane nuk do të largohet në drejtim të Barcelonës verën e ardhshme.

    Përndryshe Barcelona po përballet me vështirësi financiare,dhe se një transferim i Kane është pothuajse e pamundur marrë parasysh edhe koston prej 65 milionë eurove,e cila është vlera aktuale e sulmuesit anglez.

    Ndërkohë Bayern synon që të mos e përsërisë të një gjë sikurse me Robert Leëandovskin,i cili në vitin 2022 ishte larguar në drejtim të gjigantit katalunas.

    Kujtojmë që Harry Kane në 16 paraqitje ka realizuar 22 gola për Bayern Munich,duke dëshmuar se është në topformë në të gjitha garat.

  • Erling Haaland arrin shifrën e 54 golave në 52 ndeshje në Champions League

    Erling Haaland arrin shifrën e 54 golave në 52 ndeshje në Champions League

    Sulmuesi norvegjez Erling Haaland,po vazhdon me formë fantastike në të gjitha garat me Manchester City-in.

    Haaland me golin e shënuar kundër Borussia Dortmund arrin edhe një rekord tjetër,duke shënuar në total 54 gola në 52 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve gjatë karrierës.

    Përndryshe Haaland tani ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të garës më prestigjioze për klube në Evropë,dhe nëse 25 vjeçari vazhdon me formë fantastike atherë mund t’i afrohet rekordit të Cristiano Ronaldos.

    Kujtojmë që në këtë sezon Erling Haaland ka realizuar 18 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat,duke shtuar këtu edhe një asistim në 1200 minuta të luajtura.

  • Lionel Messi mund të huazohet për një kohë të shkurtër tek Galatasaray

    Lionel Messi mund të huazohet për një kohë të shkurtër tek Galatasaray

    Ylli argjentinas Lionel Messi,mund të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Sipas raportimeve të mediave gjiganti turk Galatasaray po synon që të huazojë Messin për një kohë të shkurtër,dhe drejtuesit e kampionit të Superligës Turke do të bëjnë të pamundurën për ta sjellur 8 herë fituesin e “Topit të Artë” në Stamboll.

    Përndryshe drejtuesit e Galatas janë duke monitoruar situatën e Messit tek Inter Miami,kjo pasi kontrata me skuadrën nga MLS skadon në fund të vitit dhe nëse argjentinasi largohet nga SHBA-ja atëherë mund ta shohim një rikthim të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve,dhe poashtu Messi dëshiron të luaj në Kupën e Botës me Argjentinën dhe transferimi tek Galatasaray do të ishte e duhura për të.

    Kujtojmë që Galatasaray në afatin kalimtar veror ka transferuar yje të shumtë si:Victor Osimhen,Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan,ndërkohë në Chmapions së fundmi mposhtën në udhëtim Ajaxin me rezultat 3:0 dhe pas 4 ndeshjeve grumbulluan 9 pikë.

  • LA Lakers me Luka Doncic në krye vazhdon me fitore në NBA-Oklahoma City Thunder mposhtet nga Portland Trail Blazers

    LA Lakers me Luka Doncic në krye vazhdon me fitore në NBA-Oklahoma City Thunder mposhtet nga Portland Trail Blazers

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Los Angeles Lakers vazhdon me fitore,ku kësaj rradhe mposhti skuadrën e San Antonio Spurs me rezultat të ngushtë 118:116.

    Njeriu që shkëlqeu në këtë ndeshje është padyshim slloveni Luka Doncic,i cili shënoi 35 pikë,13 kërcime e 9 asistime,teksa kontribut dha dhe Deandre Ayton që realuzoi 22 pikë e dhuroi 10 kërcime.

    Ndërkohë tek Spurs Victor Ëembanyama me 19 pikë e 8 kërcime ishte ndër basketbollistët më të mirë,por nuk arriti ta mbyllte takimin pasi u përjashtua nga loja për shkak të pesë gabimeve personale.

    Në anën tjetër kampioni Oklahoma City Thunder pësoi humbje në udhëtim nga Portland Trail Blazer,dhe atë me rezultat të ngushtë 121:119.

    Shai Gilgeous Alexander me 35 pikë,9 kërcime e 4 asistime,si dhe Aaron Ëiggins me 27 pikë të tjera ishin më të mirët për Thunders ,mirëpo këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e kampionëve.

    Te Blazers më i miri ishte Deni Avdija me 26 pikë,10 kërcime e 9 asistime,si dhe kontribut dha dhe Jrue Holiday me 22 pikë e 6 kërcime

  • Luis Enrique beson se PSG do ta mposhtë Bayern-in

    Luis Enrique beson se PSG do ta mposhtë Bayern-in

    Trajneri i PSG-së Luis Enrique ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Bayern Munich-ut,e vlefshme për xhiron e 4-të të fazës së Ligës së Kampionëve.

    Enrique thotë se ndeshja kundër ekipit gjerman është e rëndësishme,dhe se ndaj bavarezëve beson se skuadra do të shënoj fitore.

    “Nuk është koha për të vlerësuar ekipin tonë. Duhet të kemi besim. Fitorja nesër është e rëndësishme, si për tre pikët ashtu edhe për pozicionin në grup, që është më i vështiri i kompeticionit. Duam të jemi konkurrues në çdo ndeshje dhe ta shijojmë këtë moment me tifozët tanë”

    Përndryshe Enrique shton se Bayerni nuk do ta ndryshoj stilin e lojës,dhe se beson se do të mundohen të iu shkaktojnë probleme,duke marrë parasysh që bavarezët janë një skuadër mjaft e fortë.

    Kujtojmë që ndeshja PSG-Bayern pritet të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.

  • Chelsea ofron 120 milionë euro për Rafael Leaon

    Chelsea ofron 120 milionë euro për Rafael Leaon

    Sulmuesi portugez Rafael Leao,është duke kaluar një formë fantastike me gjigantin italian Milan këtë sezon.

    Kjo ka bërë që shumë klube të ndryshme të shprehin interesim për Leaon,teksa mediumi spanjoll Estadio Deportivo raporton se gjiganti londinez Chelsea.

    Përndryshe londinezët janë të gatshëm të japin rreth 120 milionë euro për portugezin,dhe trajneri Enzo Maresca e sheh si përforcim të repartit të sulmit të bluve për sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë nëse oferta prej 120 milionë eurosh vije në drejtim të Milanit,atëherë rossonerët do e konsiderojnë menjëherë shitjen e Leaos ku do të përfitonte edhe nga aspekti financiar.

    Megjithatë mbetet të shihet se nëse transferimi i Rafael Leaos tek Chelsea do të realizohet,apo portugezi do të mbetet tek Milan përtej këtij sezoni.