ATV

Author: A.M.

  • Kobbie Mainoo në radarin e kampionit të Italisë Napoli

    Kobbie Mainoo në radarin e kampionit të Italisë Napoli

    Klubi italian Napoli synon që të bëjë përforcime në repartin e mesfushës.

    Talenti i Manchester United Kobbie Mainoo është vënë në radarin e napolitanëve,dhe sipas raportimeve të mediave drejtuesit e kampionëve të Serie A janë takuar me agjentin e anglezit për një transferim në Itali.

    Përndryshe Mainoo nuk po kalon momente të mira tek Man United,ku në shumicën e ndeshjeve nuk ka qenë i aktivizuar ,dhe poashtu po përmendet një huazim i 20 vjeçarit në janar.

    Natyrisht se Mainoo dëshiron të luaj sa më shumë minuta,në mënyrë që të përfshihet në kombëtaren e Anglisë për botërorin e vitit 2026.

    Kujtojmë që Kobbie Mainoo ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje në të gjitha garat për Man United.

  • Juan Laporta:Ndeshja e parë në Camp Noun e ri do të jetë për nder të Lionel Messi-it

    Juan Laporta:Ndeshja e parë në Camp Noun e ri do të jetë për nder të Lionel Messi-it

    Presidenti i gjigantit katalunas Barcelona Juan Laporta,është shprehur mjaft i lumtur që klubi që e drejton po rikthehet në Camp Nou pas gati tre viteve .

    Laporta ka deklaruar se me rikthimin e skuadrës në stadiumin e rinovuar sërish do të ketë momente historike,dhe se prova e parë me lejimin e shikuesve në seancën stërvitore është shumë e kënaqshme.

    Përndryshe Laporta ka deklaruar se ndeshja e parë në Camp Noun do të jetë për nder të Lionel Messit,dhe se do të ishte gjë shumë e bukur rikthimi i yllit argjentinas në vendin ku arriti kulmin e karrierës.

    Kujtojmë që Camp Nou pritet të ketë një kapacitet prej rreth 105 mijë ulësesh pas renovimit,dhe hapja pritet të ndodhë më së largu në fillim të vitit 2026.

  • Bayern Munich synon transferimin e Ibrahima Konates nga Liverpool

    Bayern Munich synon transferimin e Ibrahima Konates nga Liverpool

    Gjiganti gjerman Bayern Munich po synon të gjejë pasardhësin e Dayot Upamecanos,në rast se francezi largohet në drejtim të klubit mbretëror spanjoll Real Madrid.

    Sipas gazetës gjermane qendërmbrojtësi francez Ibrahima Konate mund të transferohet në Allianz Arena sezonin e ardhshëm,dhe kjo varet se nëse Upamecano pranon ose jo të zgjasë kontratën me kampionët e Bundesligës.

    Përndryshe negociatat mes Upamecanos dhe drejtuesve bavarezë për kontratën e re po vazhdojnë,kjo për faktin se kontrata aktuale e tij skadon në fund të sezonit.

    Megjithatë Bayern po mendon të gjitha skenarët e mundshëm,dhe nëse Upamecano nuk vazhdon me bavarezët atëherë Ibrahima Konate pritet të jetë zëvendësuesi ideal.

  • Kombëtarja e Kosovës publikon listën për ndeshjet vendimtare për Botërorin 2026

    Kombëtarja e Kosovës publikon listën për ndeshjet vendimtare për Botërorin 2026

    Kombëtarja e Kosovës ka bërë publike listën për dy ndeshjet vendimtare për kualfikim në botërorin e vitit 2026 kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar gjithsej 28 futbollistë për këto dy përballje të rëndësishme,ku në grumbullim është rikthyer kapiteni Amir Rrahmani i cili ka qenë i lënduar dhe qmungoi në grumbullimin e muajit tetor,si dhe poashtu edhe Lumbardh Dellova u rikthye në listën e Fodas.

     

    Përndryshe Foda publikoi edhe listën e zgjeruar të lojtarëve,ku janë të përfshirë 11 lojtarë.

    Sa i përket situatës në grupin B Kosova gjendet në pozitën e dytë me 7 pikë me dy fitore kundër Suedisë,si dhe një barazim kundër Sllovenisë dhe një humbje ndaj Zvicrës dhe nga këto dy ndeshje me sllovenët dhe helvetikët “Dardanët’synojnë 6 pikë .

    Kujtojmë që Kosova së pari do të takohet kundër Sllovenisë në Lubjanë më 15 nëntor,e më pas në “Fadil Vokrri”e pret në ndeshjen finale Kombëtaren e Zvicrës.

     

     

     

  • La Liga spanjolle me ndeshje interesante këtë fundjavë

    La Liga spanjolle me ndeshje interesante këtë fundjavë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 12-të në La Ligën spanjolle.

    Kampioni aktual Barcelona do të luaj në udhëtim ndaj Celta Vigos,ku në këtë takim synon 3 pikë në mënyrë që të mbetet në hap me Real Madridin për kreun e tabelës, teksa Celta Vigo do të tentoj që të paktën të marrë pikë në këtë ndeshje mjaft të vështirë për këtë skuadër

    Real Madrid në anën tjetër do të luaj poashtu në udhëtim,ku do të takohet kundër Rayo Vallecanos në ndeshjen të cilën “Los Blancos”synojnë fitoren e rradhës dhe të mbetet  edhe më tutje lider,kurse Rayo Vallecano do të mundohet që të nxjerrë tëpaktën një rezultat pozitiv.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë Atletico Madrid e pret në Ëanda Metropolitano skuadrën e Levantes,teksa Villareal e Athletic Bilbao takohen kundër Espanyolit respektivisht Ovedios.

  • Man.City-Liverpool dhe Tottenham-Man.United kryendeshjet e fundjavës në Premierligë

    Man.City-Liverpool dhe Tottenham-Man.United kryendeshjet e fundjavës në Premierligë

    Premierliga angleze këtë fundjavë pritet të sjellë xhiron e 11-të,ku pritet të ketë ndeshje interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Etihad,ku Man City e pret Liverpoolin në ndeshjen kryesore të fundjavës.

    City synon që në këtë ndeshje të vazhdojë me fitore në Premierligë për të mbetur në hap me Arsenalin në renditjen tabelare,teksa “The Reds”do të tentojnë që me 3 pikë të bëjnë një hap drejt daljes nga kriza e rezultateve.

    Në 5 ndeshjet e fundit në mes ekipeve Liverpool ka dy fitore,1 ka City kurse dy ndeshje përfunduan me barazim.

    Takimi Man.City-Liverpool pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet të shtunën,ku Tottenham e pret skuadrën e Manchester United.

    “Djajtë e Kuq”synojnë të i kthehen fitoreve në ligë pas barazimit 2:2 kundër Nottingham Forest xhiron e kaluar,teksa në anën tjetër Spurs do të tentoj të harrojë humbjen ndaj Chelsea-it.

    Ndeshja Tottenham-Man United pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Arsenal luan në udhëtim kundër Sunderland-it të Granit Xhakës,teksa Chelsea e pret në shtëpi Wolverhamptonin teksa Neëcastle United luan në udhëtim kundër Brentford-it.

  • Sigal Prishtina-Go+Peja kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligë

    Sigal Prishtina-Go+Peja kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 5-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Pallatin e Rinisë,ku Sigal Prishtina e pret GO+Pejën në derbin e kësaj fundjave.

    Kryeqytetasit synojnë të iu rikthehen fitoreve pas humbjes kundër Bashkimit javën e kaluar,kurse në anën tjetër pejanët do të tentojnë që të ngrisin në 5 numrin e fitoreve.

    Ndeshja Sigal Prishtina-GO+Peja pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00.

    Të shtunën pritet të zhvillohet një takim ku kampioni aktual Trepça luan në udhëtim kundër Boras,ku xehetarët synojnë fitore në këtë ndeshje teksa Bora synojnë fitoren e parë.

    Të dielën dhe të hënën pritet të zhvillohen dy takime të tjera,ku skuadra e Bashkimit luan në udhëtim lundër Golden Eagle Yllit teksa Rahoveci 029 e pret skuadrën e Vëllaznimit.

  • Arijon Ibrahimovic ftohet nga Gjermania U21

    Arijon Ibrahimovic ftohet nga Gjermania U21

    Sulmuesi Arijon Ibrahimovic ka marrë ftesë nga Kombëtarja U21 e Gjermanisë.

    Ibrahimovic u grumbullua për dy ndeshjet kundër Maltës dhe Gjeorgjisë,të vlefshme për kualifikimet për evropianin e vitit 2021.

    Përndryshe Arijon Ibrahimovic ishte raportuar se e kishte pranuar ftesën për grumbullim në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit,por mbetet të shihet në muajt në vazhdim se nëse 19 vjeçari do ta veshë fanellën e dardanëve.

    Kujtojmë që Arijon Ibrahimovic ka zhvilluar 11 ndeshje për skuadrën e Heidenheimit,ku dhuroi vetëm 2 asistime në 901 minuta të luajtura.

    Image

  • Xherdan Shaqiri pjesë e formacionit të javës në Europa League

    Xherdan Shaqiri pjesë e formacionit të javës në Europa League

    Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer me Baselin në ndeshjen kundër FCSB,në kuadër të xhiros së 4-të në Europa League.

    Shaqiri shënoi dy gola e dhuroi një asistim në fitoren 3:1 ndaj ekipit rumun,duke u përfshirë në formacionin e javës në garën e dytë më prestigjioze për klube në Evropë.

    Përndryshe Shaqiri u vlerësua me notën 9.6 nga faqja e njohur Sofascore,teksa notën më të lartë se ylli shqiptar e mori Konstentelias nga PAOK i cili u vlerësua me notën 9.8.

    Kujtojmë që Xherdan Shaqiri në 20 ndeshje për Baselin në të gjitha garat ka shënuar 10 gola,si dhe ka dhuruar 9 asistime në 1,639 minuta të luajtura.

  • Cristiano Ronaldo:Më vështirë është të shënosh gol në Arabinë Saudite sesa në La Ligën spanjolle

    Cristiano Ronaldo:Më vështirë është të shënosh gol në Arabinë Saudite sesa në La Ligën spanjolle

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka treguar dallimet në mes Ligës Pro të Arabisë Saudite dhe ligave të tjera.

    Gjatë një bisede me gazetarin Pierce Morgan Ronaldo ka deklaruar se kampionati saudit meriton respekt,dhe thotë se më vështirë është të shënosh në Arabinë Saudite sesa në Spanjë.

     “Është shumë më i mirë se kampionati portugez, madje edhe se ai francez – sepse në Francë ekziston vetëm PSG-ja. Pse nuk llogaritet ‘Këpuca e Artë’ për ligën saudite? Shikoni golashënuesit më të mirë dhe pyesni futbollistët që kanë luajtur këtu. Për mua, ka qenë më e lehtë të shënoja në Spanjë sesa në Superligën e Arabisë”

    Përndryshe Ronaldo thotë se ata që e kritikojnë ligën saudite nuk kanë qenë aty fare,dhe se nuk e dijnë se si është të luhet në temperaturat prej rreth 40 gradë.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo për Al Nassr ka shënuar 106 gola në 120 ndeshje,qëkur u transferua në Arabinë Saudite në vitin 2023.