ATV

Author: A.M.

  • Benjamin Sesko mund të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës

    Benjamin Sesko mund të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës

    Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes kundër Sllovenisë.

    Sulmuesi kryesor Benjamin Sekso pësoi lëndim në ndeshjen të cilën Man United barazoi kundër Tottenhamit,dhe është detyruar ta lëshoj fushën në minutën e 85-të.

    Përndryshe nuk dihet saktë sesa kohë mund të mungojë Sesko,por nëse nuk rikuperohet në afat kohor atëherë slloveni nuk do të mund të luaj kundër “Dardanëve”.

    Kujtojmë që ndeshja Slloveni-Kosovë zhvillohet të premten me fillim nga ora 20;45  në “Stadion Stožice” në Lubjanë.

  • Ndalet seria e fitoreve e Bayern Munich-ut-Barazim në minutat e fundit kundër Union Berlin

    Ndalet seria e fitoreve e Bayern Munich-ut-Barazim në minutat e fundit kundër Union Berlin

    Bayern Munich nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Union Berlin me rezultat 2:2,dhe kështu ekipi nga kryeqyteti gjerman i jep fund ecurisë së fitoreve të bavarezëve në të gjitha garat.

    Në pjesën e parë u shënuan dy gola,ku së pari Danilho Doekhi kaloi në epërsi Union Berlinin në 1:0,por Bayern barazoi përmes Luis Diaz i cili shënoi një gol fantastik për 1:1.

    Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë,ku Doekhi kaloi sërish në epërsi Union Berlin në 2:1,por në fund Harry Kane shpëtoi Bayernin nga humbja duke realizuar në fund për 2:2.

    Bayern vazhdon të mbetet lider në Bundesligë me 28 pikë,teksa Union Berlin ka 12 pikë të grumbullara.

     

  • Man United siguron barazimin në minutat e fundit Kundër Tottenhamit

    Man United siguron barazimin në minutat e fundit Kundër Tottenhamit

    Tottenham dhe Manchester United kanë barazuar 2:2,në ndeshjen që i takoi xhiros së 11-të në Premierligë.

    Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë e barabartë,por më konkretë ishin mysafirët të cilët shënuan përmes Mbuemos në minutën e 32-të për 1:0.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e fortë sidomos në minutat e fundit,ku Mathys Tel barazoi në minutën e 84-të në 1:1 e më pas Richarlison në minutat shtesë shënoi për 2:1.

    Kur u mendua se Tottenham do të siguronte 3 pikë në skenë doli Mattijs De Ligt,i cili realizoi për 2;2 që ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje dhe që solli barazimin e dytë rresht skuadrës së Man United.

  • Drenica shënon fitore të madhe ndaj Ballkanit-Llapi dhe Prishtina e Re ndajnë pikët

    Janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj nënkampionit Ballkani,duke e mposhtur me rezultat 2:0.

    Udoyen Akpan në minutën e 65-të kaloi në epërsi ekipin nga Skenderaj,teksa në minutën e 68-të Kreshnik Uka shënoi për 2:0 që ishte edhe rezultati përfundimtare.

    Ndërkohë Llapi barazoi në shtëpi kundër skuadrës së fundit në tabelë Prishtinës së Re me rezultat 1:1,duke lëshuar mundësi për të marrë 3 pikë të rëndësishme.

    Elvis Prençi realizoi në minutën e 14-të për epërsinë e mysafirëve,por Llapi barazoi në pjesën e dytë ku Arianit Hasani shënoi për 1:1.

     

  • Hendbollistet e KH Istogut nuk pajisen me viza nga Ambasada Portugeze

    Hendbollistet e KH Istogut nuk pajisen me viza nga Ambasada Portugeze

    Klubi i hendollit Istogu në konkurrencën e femrave,është duke u përballuar me probleme me viza për udhëtim në Portugali.

    Katër hendolliste të Istogut nuk janë pajisur me viza nga Ambasada Portugeze,dhe ekipi i Istogut mund të udhëtoj me lojtare nga gjenerata e re në raundin e tretë të Kupës së EHF më 15 dhe 16 nëntor në Madeira të Portugalisë.

    Përndryshe Ambasada Portugeze në një njoftim të bërë ka treguar arsyet e mospajisjes me viza të hendobollisteve,duke treguar se termini i parë i mundshëm për pajisje me viza  është pas datës 16 nëntor.

    Kujtojmë që KH Istogu ka zhvilluar 7 ndeshje deri më tani në Kupën e EHF-it,ku ka 3 fitore e 4 humbje.

  • Pep Guardiola:Jurgen Klopp e bëri më të fortë në mes Liverpool-it dhe Man.City-it

    Pep Guardiola:Jurgen Klopp e bëri më të fortë në mes Liverpool-it dhe Man.City-it

    Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola,ka dhënë disa komente para derbit kundër Liverpool-it të dielën.

    Guardiola ka thënë se rivaliteti në mes këtyre dy ekipeve është falë ish trajnerit të “The Reds”Jurgen Klopp,dhe gjermani sipas teknikut gjerman i mungon aq shumë.

    “Ajo që ndodhi gjatë kohës së Jurgen Klopp e bëri këtë rivalitet më të madhin, sepse, ndoshta pas sezonit të parë, lufta për titullin e Ligës Premier ishte midis nesh dhe atyre.Gjithmonë e kam shijuar këtë rivalitet të shëndetshëm. Gjithmonë kam ndjerë respekt të ndërsjellë. Jurgen më dha shumë dhe më mungon.”

    Përndryshe Guardiola ka deklaruar se Klopp i ka mësuar shumë gjatë kësaj kohe,dhe se i ka ndihmuar për përpjekjet që duhet për të fituar.

    Kujtojmë që ndeshja Man.City-Liverpool pritet të zhvillohet në stadiumin ‘”Etihad”të dielën me fillim nga ora 17:30.

  • Julian Alvarez i hapur për një kalim tek PSG ose Barcelona

    Julian Alvarez i hapur për një kalim tek PSG ose Barcelona

    Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez,mund të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.

    Alvarez ka bërë të ditur se është i hapur për një kalim tek PSG,por thotë se edhe Barcelona është një opsion i mundshëm.

    Përndryshe Alvarez ka deklaruar se për momentin është i koncentraur vetëm tek Atletico,dhe se dëshiron të arrij objektivat në këtë sezon me skuadrën e trajnerit Diego Simeone.

    Kujtojmë që Julian Alvarez po kalon formë të mirë tek Atletico Madrid,ku në 14 ndeshje ka arritur të shënoj rreth 9 gola e bëri 4 asistime në të gjitha garat.

  • Kosova U21 publikon listën për ndeshjet kundër Qipros dhe Finlandës

    Kosova U21 publikon listën për ndeshjet kundër Qipros dhe Finlandës

    Kombëtarja U21 e Kosovës ka bërë publike listën për dy ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian të vitit 2027,të cilat do t’i zhvillojë lundër Qipros dhe Finlandës.

    Përzgjedhësi Afrim Toverlani ka ftuar gjithsej 24 futbollistë,ku risi në këtë listë është mesfushori i Prishtinës Dren Zeqiri.

    Përndryshe nuk mungojnë edhe futbollistët e tjerë nga Albi Mall Superliga e Kosovës si: Altin Gjokaj, Luan Lleshi, Dardan Morina, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Elvir Gashijani dhe Igball Jashari,ndërkohë edhe lojtarët që luajnë në ligat evropiane janë të përfshirë edhe Eliot Bujupi, Leon Frokaj, Arjanit Fazlija dhe Idrit Mavraj.

    Kujtojmë që Kosova U21 së pari luan në udhëtim kundër Qipros më 14 nëntor,e më pas kundër Finlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

  • Golden State Warriors pa Sthephen Curry humb ndaj Denver Nuggets

    Golden State Warriors pa Sthephen Curry humb ndaj Denver Nuggets

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Golden State Warriors pësoi humbje kundër Denver Nuggets,dhe atë me rezultat të thellë 129:104.

    Nikola Jokic ishte basketbollisti më efikas me 26 pikë,9 kërcime e 9 asistime,teksa kontribut dha dhe Jamal Murray me 23 pikë të shënuara.

    Tek Ëarriors më i miri ishte Draymoond Green me 17 pikë,si dhe Jimmy Butler me 16 pikë të tjera.

    Kujtojmë që në këtë ndeshje për Golden State Warriors mungoi Stephen Curry,teksa në konferencën perëndimore Ëarriors gjendet në pozitën  e 8-të kurse Denver Nuggets pozicionohet në pozitën e 4-të.

  • Sulmohet shtëpia e Alessandro Bastonit nga hajdutët

    Sulmohet shtëpia e Alessandro Bastonit nga hajdutët

    Ylli i Inter-it Alessandro Bastoni është përballur me probleme pas ndeshjes kundër Kairat Almaty-it.

    La Gazzetta dello Sport bën të ditur se një grup prej 4 individëve kanë sulmuar shëtpinë e Bastonit,duke vjedhur sende të ndryshme përfshirë këtu orë luksoze dhe çanta dizajni.

    Përndryshe edhe përkundër aktivizmit të alarmit sigurimi dhe karabinierët nuk arritën të parandalonin me kohë sulmin,dhe autorët e vjedhjes kanë ikur në drejtim të panjohur.

    Ndërkohë vjedhja kishte ndodhur gjatë kohës kur Inter luante kundër ekipit kazak në Champions të cilën neuroazzurët fituan 2:1,ndërkohë që Bastoni ishte në bankën rezervë gjatë takimit.