ATV

Author: A.M.

  • Trent Alexander Arnold nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Liverpool-it

    Trent Alexander Arnold nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Liverpool-it

    Ylli anglez Trent Alexander Arnold,nuk do të mund të luaj në ndeshjen kundër Real Madrid-it në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Sipas mediumit anglez “The Athletic”Arnold nuk është rikuperuar nga lëndimi,dhe se ende nuk dihet se kur anglezi do të rikthehet në fushat e gjelbërta.

    Përndryshe Dani Carvajal poashtu nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj “The Reds”shkaku i lëndimit dhe sipas gjasave Federico Valverde do të jetë i vetmi në dispozicion në repartin e krahut.

    Kujtojmë që hera e fundit që Trent Alexander Arnold luajti me fanellën e Real Madridit ishte ndaj Olympique Marseille në Ligën e Kampionëve.

  • Tahir Lushtaku emërohet në krye të skuadrës të Trepçës

    Tahir Lushtaku emërohet në krye të skuadrës të Trepçës

    Trepça ka emëruar Tahir Lushtakun si trajner të ri të skuadrës.

    Lushtaku pritet të zvëndesojë Emin Baliqin,i cili u largua nga stoli i skuadrës mitrovicase.

    Përndryshe Trepça në një postim në rrjetet sociale e konfirmoi emërimin e Lushtakut,dhe shpresojnë që të ndërtojnë një skuadër kompakte gjatë rrjedhës së sezonit.

    Klubi i futbollit Trepça ju njofton se nga sot, Tahir Lushtaku do të jetë në krye të skuadrës si trajner i ri. Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi ka kërkuar ndryshim dhe freski dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit.Tahir Lushtaku pritet të sjellë përvojën në punën me lojtarët, duke u fokusuar në ndërtimin e një skuadre kompakte.

    Kujtojmë që më parë Tahir Lushtaku ka drejtuar skuadrën e Drenicës.

  • Remo Freuler do t’i mungojë Zvicrës në ndeshjen kundër Kosovës

    Remo Freuler do t’i mungojë Zvicrës në ndeshjen kundër Kosovës

    Kombëtarja e Zvicrës nuk do të mund të llogarisë në mesfushorin Remo Freuler për ndeshjet kundër Suedisë dhe Zvicrës.

    Gazeta zvicrane Blick raporton se Freuler pësoi lëndim në ndeshjen në ndeshjen Bologna-Pamra në Serie A këtë fundjavë,dhe pritet që gjatë kësaj jave t’i nënshtrohet operimit në kyçin e këmbës.

    Përndryshe tek helvetikët nuk do të jetë gati as Dennis Zakaria i cili ka probleme me lëndime,dhe  trajneri Murat Yakin nuk do të mund të gjejë një zëvendësues në këtë repart,teksa nuk dihet se nëse Ardon Jashari do të grumbullohet në vend të Freuler.

    Kujtojmë që Zvicra do të luaj dy ndeshjet vendimtare kundër Suedisë dhe Kosovës për kualifikimet e botërorit 2026 në grupin B.

  • Liverpool me ofertë për Eduardo Camavingan

    Liverpool me ofertë për Eduardo Camavingan

    Mesfushori francez Eduardo Camavinga,mund të largohet nga Real Madrid në afatin e ardhshëm kalimtar.

    Sipas raportimeve të mediave gjiganti anglez Liverpool po synon transferimin e francezit,dhe se janë duke përgatitur një ofertë prej rreth 60 milionë euro.

    Përndryshe Camavinga që prej ardhjes së Xabi Alonsos në krye të “Los Blancos”nuk po gjen hapësirë  në formacionin bazë,kjo edhe për shkak të konkurrencës së madhe në repartin e mesfushës.

    Ndërkohë Liverpool e sheh francezin si një lojtar që mund të përforcoj repartin e mesfushës,si dhe francezi ka përvojë në nivelet më të larta të futbollit.

    Kujtojmë që Eduardo Camavinga ka bërë 9 paraqitje deri më tani për Real Madridin në të gjitha garat,duke arritur të shënoj vetëm 1 gol në 292 minuta të zhvilluara.

  • Jonathan David mund të largohet nga Juventus

    Jonathan David mund të largohet nga Juventus

    Sulmuesi kanadez Jonathan David pritet të largohet nga gjiganti italian Juventus.

    Paraqitjet e fundit me bianconerët nuk ishin të kënaqshme,dhe një largim i David mund të ndodhë gjatë janarit.

    Përndryshe shumë klube janë duke e monitoruar situatën e kanadezit,dhe raportohet se Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich janë të interesuara që të sigurojnë shërbimet e David.

    Në anën tjetër nëse David nuk arrin të përmirësojë formën aktuale,atëherë largimi nga Juventus është i pashmangshëm.

    Kujtojmë që Jonathan David në 11 ndeshje të zhvilluara për Juventus ka arritur të shënoj vetëm 1 gol.

  • LA Lakers vazhdon me fitore në NBA-Oklahoma City Thunder Fiton Bindshëm Ndaj New Orleans Pelicans

    LA Lakers vazhdon me fitore në NBA-Oklahoma City Thunder Fiton Bindshëm Ndaj New Orleans Pelicans

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    LA Lakers po vazhdon të shënojë fitore në NBA,ku kësaj rradhe mposhtën Miami Heat me rezultat 130:120.

    Luka Doncic padyshim ishte më meritori në fitoren e Lakers,duke arritur triple-double me 29 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime,teksa kontriubut dha dhe Austin Reaves me 26 pikë dhe 11 asistime, ndërsa Jake LaRavia kontribuoi me 25 pikë.

    Për Miami Heat më i miri ishte Jaime Jaquez Jr që realizoi 31 pikë,por ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Në anën tjetër kampioni në fuqi Oklahoma City Thunder shënoi fitoren e rradhës,ku mundi Neë Orleans Pelicans me rezultat bindës 137:106.

    Shai Gilgeous Alexander ishte më i miri tek Thunders me 30 pikë,7 asistime e 2 kërcime,teksa Zion Ëilliamson për Neë Orleas me 20 pikë,9 kërcime e 6 asistime ishte basketbollisti më efikas.

  • Igball Jashari shpallet “Ylli I Javës”për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë

    Igball Jashari shpallet “Ylli I Javës”për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë

    Sulmuesi anësor i Drenicës Igball Jashari,ka marrë epitetin e “Yllit të Javës”për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë.

    Jashari pati një paraqitje të mirë indivinduale,në takimin të cilën Drenica barazoi pa gola 0:0 kundër Prishtinës së Re.

    Pëndryshe Jashari u shpreh i lumtur për fitimin e këtij epiteti,duke thënë se kjo një privilegj i madh.

    “Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë”

    Kujtojmë që Drenica në 8 ndeshje të zhvilluara deri më tani në Albi Mall Superligë,duke arritur të shënoj 1 gol e dhuroi 1 asistim.

  • Arteta:Zubimendi mund të luaj kundër Slavia Pragës

    Arteta:Zubimendi mund të luaj kundër Slavia Pragës

    Mesfushori Martin Zubimendi është në rrezik që të mos luaj në mesjavë në Ligën e Kampionëve,ku Arsenal takohet kundër Slavia Pragës të martën.

    Trajneri Mikel Arteta ka përmendur se ai u zvëndësua gjatë ndeshjes kundër Burnley-it në fundjavë,por thotë se nuk është diçka serioze.

    Përndryshe nëse Zubimendi ka pasur një problem të moderuar ose të rëndë që kërkon një pushim të gjatë, ky është një problem për Arsenalin, por një dëmtim i vogël që i duhen vetëm disa ditë për t’u shëruar mund të ketë ardhur në kohën më të mirë.

    Kujtojmë që “Topçinjtë” rikthehen në aksion të martën në mbrëmje kur përballen me Slavia Pragën në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

  • Arne Slot:Ishim me fat që fituam ndaj Aston Villas

    Arne Slot:Ishim me fat që fituam ndaj Aston Villas

    Liverpool ka arritur që t’i jap fund serisë negative të ndeshjeve,duke mundur Aston Villan në Anfied me rezultat 2:0.

    Trajneri Arne Slot është shprehur i kënaqur me këtë fitore,teksa shton se skuadra pati edhe fat gjë që edhe i ka munguar në javët e kaluara.

    “Jam i kënaqur me rezultatin, me performancën dhe me atë që pashë sot, jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga mbështetja që morëm nga tifozët. Ishte pikërisht ajo që na duhej sot. Ndoshta ishim pak më me fat sesa kemi qenë në javët e fundit, ku sipas mendimit tim na ka munguar fati. Gabimi i portierit të tyre dhe një devijim çuan në dy nga golat tanë. Këto janë diferencat për të cilat po flasim.”

    Përndryshe Slot në fund shton se është e rëndësishme loja e bukur dhe rezultatet,dhe thotë se ekipi është në rrugë të mirë.

    Kujtojmë që Liverpool fitoi me rezultat 2:0 ndaj Aston Villa,dhe tani ka 18 pikë të grumbulluara.

  • Drita fiton derbin kundër Llapit-Malisheva fiton në udhëtim ndaj Dukagjinit-Prishtina e Re dhe Drenica ndajnë pikët

    Drita fiton derbin kundër Llapit-Malisheva fiton në udhëtim ndaj Dukagjinit-Prishtina e Re dhe Drenica ndajnë pikët

    Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së diel në kuadër të xhiros së 12-të në Albi Mall Superligë.

    Drita fitoi derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0,me golin e shënuar nga Besnik Krasniqit nga penalltia në minutën e 33-të.

    Vlen të ceket se Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë,pasi autori i golit Besnik Krasniqi u ndëshkua me të kuq.

    Drita pas kësaj xhiroje tubon 20 pikë në vendin e tretë,teksa Llapi mbetet në kuotën e 16 pikëve.

    Malisheva në anën tjetër fitoi në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1,ku të dyja golat për ekipin mysafir i shënoi Etnik Brruti teksa për klinasit realizoi Altin Merlaku.

    Malisheva pas kësaj xhiroje tubon 13 pikë,kurse Dukagjini mbetet në kuotën e 17 pikëve.

    Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues ishte ajo ndërmjet Prishtinë së Re dhe Drenicës,e cila përfundoi pa gola 0:0.