ATV

Author: A.M.

  • FIFA me postim tejet domethënës për Kombëtaren e Kosovës

    FIFA me postim tejet domethënës për Kombëtaren e Kosovës

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA,ka bërë një postim mjaft domethënës për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës që nga pranimi në vitin 2016.

    FIFA e cilësoi si “ngritje historike”për Kombëtaren e Kosovës,ku nga pozita e 190-të në vitin 2016 arriti në pozitën e 84-të që është më e larta në histori.

    Përndryshe në postim shkruhet se Kosova është në prag të debutimit në Kupën e Botës në SHBA,Meksikë dhe Kanada,dhe se kjo tregon se futbolli kosovar ka përparuar shumë në 9 vitet e fundit.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës gjendet para dy ndeshjeve vendimtare për Kupën e Botës të vitit 2026,ku të shtunën do të takohet kundër Sllovenisë teka në Prishtinë e pret Zvicrën.

  • Juan Laporta:Lionel Messi e meriton një statujë në Camp Nou

    Juan Laporta:Lionel Messi e meriton një statujë në Camp Nou

    Presidenti i Barcelonës Juan Laporta,po mendon për nderimin e yllit argjentinas Lionel Messit.

    Laporta ka hedhur idenë e një statuje për Lionel Messin në Camp Nou,pasi sipas Messi është një referncë sikurse Johan Cruyff dhe Kubala.

    “Ai duhet të ketë një statujë në Spotify Camp Nou, si Cruyff dhe Kubala. Do të ishte e drejtë nëse edhe Leo do të kishte statujën e tij. Ai është një nga ata lojtarë referimi që na kanë lënë gjurmë të gjithëve”

    Përndryshe Laporta bëri të ditur se procesi për statujën e Lionel Messit është në fazën e planifikimit,dhe se çdo gjë po shkon në drejtim të duhur sa i përket kësaj çështjeje.

    Kujtojmë që Lionel Messi gjatë këtyre ditëve vizitoi impiantin e Camp Nous,duke bërë që të tërheq vëmendjen e shumë tifozëve të futbollit.

  • Clement Turpin gjyqtar i ndeshjes Slloveni-Kosovë

    Clement Turpin gjyqtar i ndeshjes Slloveni-Kosovë

    Është caktuar gjyqtari i cili pritet të gjykojë ndeshjen Slloveni-Kosovë,e vlefshme për kualifikimet e botërorit 2026 në grupin B.

    Gjyqtari i mirënjohur francez Clement Turpin pritet të jetë arbitri i ndeshjes më të rëndësishme për dardanët,të cilët synojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në botëror.

    Përndryshe asistentët e Turpin do të jenë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages,kurse Stephanie Frappart do të jetë gjyqtare e katërt teksa në dhomën e VAR-it do të jenë Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.

    Kujtojmë që ndeshja Slloveni-Kosovë pritet të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Kozice”në Ljubjanë me fillim nga ora 20:45.

  • Bashkimi-Go+Peja ndeshja kryesore në fundjavë në Procredit Superligë

    Bashkimi-Go+Peja ndeshja kryesore në fundjavë në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 6-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Vëmendja pritet të jetë të shtunën në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren,ku do të takohen dy skuadrat e pamposhtura deri më tani Bashkimi dhe GO+Peja.

    Si njëra ashtu edhe skuadra tjetër do të synoj të vazhdojë serinë e fitoreve,dhe që do ta vendoste në pozitën e parë në tabelë.

    Në 5 ndeshjet e fundit prizrenasit kanë shënuar 4 fitore,teksa pejanët kanë arritur një fitore.

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera,ku të shtunën një takim tjetër në mes Golden Eagle Yllit dhe Boras.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku kampioni aktualTrepça e pret skuadrën e Rahovecit 029 kurse Sigal Prishtina i shkon në udhëtim Vëllaznimit.

  • Norvegjia afër kualifikimit në botëror pas 28 vitesh

    Norvegjia afër kualifikimit në botëror pas 28 vitesh

    Kombëtarja e Norvegjisë është afër për të siguruar kualifikimin në kampionatin botëror pas 28 vitesh,ku në shtëpi mposhti Estoninë me rezultat 4:1.

    Pjesa e parë u karakterizua me tempo jo edhe aq të fortë,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

    Në pjesën e dytë Norvegjia dominoi në tërësi,ku së pari Alexander Sorloth shënoi për 1:0 në minutën e 50të,e më pas i njëjti shënoi në minutën e 52-të për 2:0.

    Erling Haaland shënoi për 3:0 në minutën e 56-të,kurse sulmuesi i Man.City-it realizoi për 4:0 në minutën e 62-të.

    Golin e nderit për Estoninë e realizoi Robi Saarma në minutën e 65-të për 4:1,që në fund ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Norvegjia mund ta sigurojë përfundimisht biletën për botërorin e vitit 2026,dhe atë nëse Italia nuk fiton ndaj Moldavisë.

  • 102 futbollistë në Turqi pezullohen pas skandalit të madh të basteve-Dy prej tyre yje të Galatasaray

    102 futbollistë në Turqi pezullohen pas skandalit të madh të basteve-Dy prej tyre yje të Galatasaray

    Federata Turke e Futbollit(TFF) ,ka marrë vendime për futbollistët e përfshirë në skandalin e basteve që tronditi futbollin turk.

    102 futbolistë nga dy ligat kryesore janë pezulluar,duke përfshirë dy yje të gjigantit të mirënjohur Galatasaray Metehan Baltaci dhe Eren Elmali ku ky i fundit u përjashtua nga Kombëtarja e Turqisë.

    Përndryshe Baltaci u pezulla rreth 9 muaj,kurse në anën tjetër Elmali vetëm 45 ditë.

    Ndërkohë ndeshjet e ligës së dytë dhe të tretë në Turqi janë pezulluar,teksa hetimet për skandalin janë duke vazhduar.

    Kujtojmë që 149 gjyqtarë në futbollin turk janë pezulluar nga TFF,kjo për shkak se kanë hapur llogari në baste sportive.

  • Toni Kroos:Arda Guler nuk është pasardhësi im në mesfushën e Real Madrid-it

    Toni Kroos:Arda Guler nuk është pasardhësi im në mesfushën e Real Madrid-it

    Legjenda gjermane Toni Kroos,ka deklaruar se talenti turk Arda Guler nuk është pasardhësi i tij tek Real Madrid.

    Në një intervistë për televizionin gjerman Sport1 Kroos thotë se Guler është një tip më ndryshe se vetë ai,dhe se pozicioni i tij është më ofenziv krahasuar me gjermanin.

    “Jam i lumtur që këtë vit po merr dukshëm më shumë minuta, sepse e ka merituar nga ana futbollistike dhe është një djalë tek i cili mund të mbështetesh për të ardhmen. Ai është një lloj tjetër lojtari krahasuar me mua.Pozicioni i tij më i mirë është qartësisht më ofensiv se imi, kështu që ai nuk është aspak pasuesi im. Por zakonisht jam i lumtur, sepse është një djalë i mire”

    Përndryshe Kroos thotë se është i lumtur që turku po merrë më shumë minuta sesa sezonin e kaluar,dhe beson se mund të ketë një epokë të mrekullueshme në Santiago Bernabeu.

    Kujtojmë që Arda Guler në 16 ndeshje ka realizuar 3 gola për Real Madridin,si dhe ka dhuruar 5 asistime në të gjitha garat.

  • FFK me video motivuese para ndeshjes kundër Sllovenisë

    FFK me video motivuese para ndeshjes kundër Sllovenisë

    Federata e F utbollit të Kosovës ,nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një video motivuese për ndeshjen kundër Sllovenisë.

    “Bashkë të pathyeshëm”është motoja e kësaj videoje,ku sjell pamje nga atmosfera e tifozëve nga dy fitore historike ndaj Suedisë.

    Përndryshe videoja është shoqëruar me këngën “Besa besë”,ku synon që të bëhet edhe më rënqëthesë atmosferën para dy ndeshjeve më të rëndësishme për kualifikim në botëror.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës të shtunën e zhvillon ndeshjen kundër Sllovenisë në Lubjanë,e më pas kundër Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë ku me dy fitore “Dardanët”do ta siguronte të paktën fazën e play-off-it.

    www.facebook.com/watch/?v=25087101527618933
  • Oklahoma City Thunder mund në shtëpi LA Lakers

    Oklahoma City Thunder mund në shtëpi LA Lakers

    Janë zhvilluar ndeshjet tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka mundur skuadrën e LA Lakers në shtëpi,dhe atë me rezultat bindës 121:92.

    Më i miri tek Thunders ishte ylli Shai Gilgeous Alexander që realizoi 30 pikë,9 asistime e 5kërcime,teksa kontribut dha dhe Isaisah Joe me  21 pikë e 5 asistime.

    Ndërkohë në anën tjetër tek Lakers më i miri ishte Luka Doncic me 19 pikë,7 kërcime e 7 asistime,teksa kontribut dha dhe Dalton Knecht me 16 pikë si dhe Rui Hachimura dhe Austin Reaves me 13 pikë secili.

    Kujtojmë që Oklahoma City Thunder gjendet në pozitën e parë në konferencën perëndimore,teksa LA Lakers pozicionohet në pozitën e pestë.

  • Benjamin Sesko pritet të mungoj rreth disa javë nga fushat e gjelbërta

    Benjamin Sesko pritet të mungoj rreth disa javë nga fushat e gjelbërta

    Sulmuesi Benjamin Sesko,nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen të cilën Sllovenia e luan kundër kombëtares së Kosovës.

    Sesko pësoi lëndimi në gju në ndeshjen Tottenham-Man.United,duke u detyruar të zëvendësohej në fund të ndeshjes.

    Përndryshe sulmuesi slloven pritet të mungojë rreth disa javë larg fushave të gjelbërta,që do të thotë se do të humb edhe ndeshjet e Man.United pas pauzës ndërkombëtare.

    Natyrisht se kjo është një hendikep i madh për trajnerin Ruben Amorim mungesa e Seskos,edhe pse slloveni nuk arriti të shfaq potencialin për “Djajtë e Kuq”në ndeshjet e rëndësishme.

    Kujtojmë që Benjamin Sesko në 12 ndeshje të zhvilluara për Man United ka shënuar 2 gola e dhuroi 1 asistim.