ATV

Author: A.M.

  • Peja pëson humbje të thellë nga ekipi grek Iraklis në ENBL Cup

    Peja pëson humbje të thellë nga ekipi grek Iraklis në ENBL Cup

    GO+Peja ka pësuar humbje të thellë ndaj ekipit grek Iraklis me rezultat 122:80,takim ky në kuadër të ENBL League.

    Pejanët nuk patën gjasa të bënin diçka në këtë takim,ku skuadra greke gjatë gjithë kohës ishte dominuese që nga fillimi e deri në fund,kurse vlen të theksohet se verdhëezinjët patën mungesa në këtë ndeshje.

    Tyron Flatten me 23 pikë si dhe Cesare Edëards me 14 pikë të tjera ishin basketbollistët më të mirë tek GO+Peja,por këto ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Kujtojmë që kjo ishte humbja e pestë për GO+Pejën në ENBL League,teksa kanë arritur të shënojnë vetëm 1 fitore.

  • Dominik Szobozslai kapiteni i ardhshëm i Liverpooli-it në rast largimi të Virgil Van Dijk

    Dominik Szobozslai kapiteni i ardhshëm i Liverpooli-it në rast largimi të Virgil Van Dijk

    Gjiganti anglez Liverpool duket se e ka gjetur pasardhësin e Virgil Van Dijk për sa i përket shiritit të kapitenit të “The Reds”.

    Ylli hungarez Dominik Szobozslai mund të marrë shiritin e kapitenit të kampionëve të Anglisë,dhe kjo mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

    Përndryshe hungarezi aktualisht është lojtari më i mirë për Liverpoolin këtë sezon,duke marrë parasysh që “The Reds”po kalojnë një sezon tejet të vështirë në histori të klubit dhe Szobozlai ishte lider në shumë ndeshje të rëndësishme,dhe në anën tjetër ka hyrë në bisedime për të nënshkruar kontratën e re me Liverpool-in.

    Ndërkohë Van Dijk nuk ka marrë vendim se nëse dëshiron që të largohet nga Anfield apo jo,teksa holandezi ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027.

    Kujtojmë që Dominik Szoboszlai në 37 ndeshje këtë sezon për Liverpoolin ka realizuar 8 gola e dhuroi 5 asistime.

  • Marc Andre Stegen pritet të kalojë tek Girona

    Marc Andre Stegen pritet të kalojë tek Girona

    Portieri gjerman Marc Andre Ter Stegen pritet të kalojë tek skuadra e Gironas.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano Girona arriti një marrëveshje verbale me Barcelonën për huazimin e Ter Stegen,dhe gjermani në anën tjetër i dha dritën e gjelber për kalim tek ekipi i La Ligës.

    Përndryshe ky kalim është tejet i rëndësishëm për Ter Stegen,kjo pasi gjermani mund të fitoj minutazhë në ndeshjet e mbetura të sezonit,dhe njëherësh të jetë gati për Kupën e Botës gjatë verës me Gjermaninë.

    Në anën tjetër pritet që në ditët në vijim të përfundojnë edhe procedurat e huazimit,teksa edhe disa çështje administrative do të përfundojnë nga ana e dy klubeve.

    Kujtojmë që Marc Andre Ter Stegen nuk ka luajtur ndeshje këtë sezon me Barcelonën,teksa ka humbur edhe vendin e titullarit në formacion kundrejt Joan Garcias

    Image

  • Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 përfaqësohet nga Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj.

    Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 përfaqësohet nga Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj.

    Skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj pritet të jenë atletët e vetëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Milano Cortina.

    Kryeziu pritet që të garoj në tre disiplina në sllallom,sllallom të mesëm dhe sllallom të madh,teksa Kokaj do të garoj vetëm në disiplinën e sllallomit.

    Përndryshe në garë për kualifikim ishte edhe Lirika Deva në disiplinën e sllallomit dhe sllallomit të madh,ndërkohë Klos Vokshi në sllallom të madh.

    Ndërkohë sa i përket rregullave Kosova ka të drejtë të përfaqësohet me vetëm një garues në secilën gjini,dhe Kryeziu kishte më shumë disiplina për tu kualifikuar teksa Kokaj pati jo shumë pikë për dallim nga Vokshi sa i përket disiplinës së sllallomit.

    Kujtojmë Kiana Kryeziu ka marrë pjesë në olimpiadën e kaluar dimërore e cila u mbajt në Pekin,teksa për Drin Kokajn olimpiada e Milano Cortinas do të jetë e para.

    Lojërat Olimpike Dimërore pritet të mbahet nga data 6 deri më 22 shkurt.

  • Brahim Diaz me deklaratë emocionuese pas humbjes në finale të Kupës së Afrikës-Ju zhgënjeva më falni ishin fjalët e Diaz

    Brahim Diaz me deklaratë emocionuese pas humbjes në finale të Kupës së Afrikës-Ju zhgënjeva më falni ishin fjalët e Diaz

    Sulmuesi anësor i Kombëtares së Marokut Brahim Diaz kla shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes në finalen e Kupës së Afrikës kundër Senegalit.

    Ylli i Real Madrid-it humbi penalltinë në minutat shtesë të ndeshjes,dhe Diaz kërkoi falje pas ndeshjes duke thënë  se një ditë do t’ia kthejë këtë borxh popullit maroken.

    “Dje dështova dhe marrë përgjegjësi të plotë. I kërkoj falje të gjithëve me tërë zemrën. Do të jetë vështirë që të shërohem sepse kjo plagë nuk shërohet lehtë, por do të provoj. Jo për mua, por të gjithë që më besuan dhe të gjithë që vuajtën me mua.Do të vazhdoj derisa ta rikthejë të gjithë dashurinë dhe krenarinë për njerëzit e mi të Marokut”

    Përndryshe Diaz është përballur me akuza të shumta nga tifozët marokenë në rrjetet sociale,dhe madje u kritikua me mënyrën sesi e gjuati penalltinë vendimtare.

    Kujtojmë që Maroku pësoi humbje me rezultat 1:0 në finale të Kupës së Afrikës kundër Senegalit,turne e cila u mbajt pikërisht në tokën marokene.

  • ZYRTARE:Man.City transferon mbrojtësin Marc Guehi nga Crystal Palace

    ZYRTARE:Man.City transferon mbrojtësin Marc Guehi nga Crystal Palace

    Qendërmbrojtësi Marc Guehi është zyrtarizuar si transfer i ri i Manchester City-it nga Crystal Palace.

    Transferimi i Guehit tek City-it është tejet i rëndësishëm,ku skuadra e Pep Guardiolës së fundmi ka pasur probleme me repartin e mbrojtjes,dhe anglezi 25 vjeçar pritet të jetë lider i repartit defansiz tek “Citizens”.

    Përndryshe shumë klube të njohura në Evropë duke përfshirë këtu Liverpool,Bayern Munich dhe Real Madrid kanë qenë të interesuar për shërbimet e Guehit,e sidomos kampioni i Anglisë ishte afër që ta zyrtarizonte anglezin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror por që dështoi për shkak të problemeve me teste mjekësore.

    Ndërkohë për Crystal Palace largimi i Guehit përbën një goditje tejet të madhe,pasi qendërmbrojtësi konsiderohej si lider i ekipit dhe se do të jetë mjaft vështirë për të gjetur një zëvendësues për Guehin.

    Kujtojmë që Marc Guehi sezonin e kaluar ka fituar trofeun e FA Cup me Crystal Palace,ku në finale londinezët mundën pikërisht Manchester City-in.

  • Hidhet shorti i Copa Del Rey-Barcelona luan në çerekfinale kundër Albacete

    Hidhet shorti i Copa Del Rey-Barcelona luan në çerekfinale kundër Albacete

    Është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Copa del Rey,ku pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Gjiganti katalunas Barcelona pritet të takohet kundër Albacetes,skuadër e cila bëri befasinë në 1/8 e finales duke eliminuar Real Madridin me rezultat 3:2.

    Përndryshe kjo do të edhe hera e parë në të cilën këto dy skuadra do të takohen në mes vete në Copa del Rey,teksa hera e fundit kur janë takuar ishte para 21 viteve ku Barcelona fitoi me rezultat 2:0 në një ndeshje të sezonit 2004/05 në La Liga,ndërsa fitorja e vetme e Albacetes ndaj Barcelonës ishte më 10 qershor 1995.

    Ndërkohë në ndeshjet e tjera që do të zhvillohn në fazën çerekfinale Atletico Madrid takohet kundër Real Betis-it.

    Valencia do të takohet kundër Athletic Bilbaos,kurse Real Sociedad luan kundër Alaves.

    Kujtojmë që ndeshjet çerekfinale të Copa del Rey do të zhvillohen me datat 3,4 dhe 5 shkurt.

  • Cristiano Ronaldo fiton gjyqin kundër Juventus-it për pagat e kaluara

    Cristiano Ronaldo fiton gjyqin kundër Juventus-it për pagat e kaluara

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka fituar betejën ligjore kundër klubit italian Juventus lidhur me pagat e shtyera në kohën e pandemisë COVID-19.

    Gjykata e Punës në Torino ka hedhur poshtë një ankesë të klubit italian për një vendim të gjykatës së arbitrazhit në vitin 2024,ku i jipet urdhër  që t’i paguajnë Ronaldos një shumë prej 9.7 milionë euro duke përfshirë interesat që kapin në total prej rreth 11 milionë euro,ndërkohë që Ronaldo pretendonte se Juve i detyrohej një shumë prej 20 milionë euro.

    Përndryshe ky vendim përfshin kohën kur Ronaldo ishte pjesë e Juventusit në periudhën 2018-2021,ndërkohë klubi italian pas largimit të portugezit pretendonte se kjo shumë nuk duhej fituar në asnjë mënyrë.

    Megjithatë në fund gjykata i dha të drejtë Ronaldos për të fituar këtë shumë prej vitesh,duke e bërë të qartë se ankesa e Juventusit nuk ka bazë gjyqësore dhe se duhet t’i paguajë portugezit pjesën e mbetur të parave.

  • Amir Rrahmani pritet të mungoj në ndeshjet kundër Copenhagen dhe Juventus-it

    Amir Rrahmani pritet të mungoj në ndeshjet kundër Copenhagen dhe Juventus-it

    Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen kundër Sassuolos më Serie A.

    Rrahmani këtë të hënë iu nënshtua testeve mjekësore për ekzaminimin e shkallës së lëndimit,dhe u konirmua që Rrahmani nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Napolit në ndeshjen kundër Copenhagen në Champions si dhe ndaj Juventusit në fundjavën e ardhshme.

    Përndryshe mungesa e Rrahmanit nuk do të jetë e gjatë,kjo pas reprezentuesi dardan do të mungojë rreth 2 javë larg fushve të gjelbërta,kurse do të kthehet për takimin kundër Fiorentinës më 31 janar.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani në 19 ndeshje për Napolin ka shënuar 1 gol në të gjitha garat.

  • Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi më të mirët e javës në Superligën Zvicrane

    Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi më të mirët e javës në Superligën Zvicrane

    Dy futbollistët nga Kosova Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi ishin protagonistët kryesorë në derbin e fundjavës në Superligën Zvicrane në derbin mes Baselit dhe Sionit.

    Shaqiri shkëlqeu me Baselin ku dhuroi asistim në golin e Flavius Danilius për 1:0,teksa në anën tjetër Hajrizi pati paraqitje të mirë në repartin e mbrojtjes që ia siguroi një pikë Sionit në këtë ndeshje.

    Përndryshe të dy lojtarët u vlerësuan me nota të larta nga faqja e njohur Sofascore,ku Shaqiri u vlerësua me notën 8.4 teksa Hajrizi me notë 8.0 kurse me notën 10 është vlerësuar Uran Bislimi që shënoi hattrick me Luganon në fitoren ndaj Luzernit.

    Kujtojmë që Xherdan Shaqiri ka realizuar 10 gola në 28 ndeshje,teksa reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Kreshnik Hajrizi ka bërë 18 paraqitje me Sionin.