ATV

Author: A.M.

  • Los Angeles Clippers fiton ndaj Toronto Raptors në vazhdime-Houston Rockets rikthehet tek fitoret

    Los Angeles Clippers fiton ndaj Toronto Raptors në vazhdime-Houston Rockets rikthehet tek fitoret

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Clippers ka shënuar fitore kundër Toronto Raptors,dhe atë pas vazhdimeve me rezultat 121:117.

    James Garden me 31 pikë e 10 asistime si dhe Jordan Miller me 19 pikë e 6 asistime ishin më të mirët tek Clippers,kurse në anën tjetër për Raptors me Scottie Barnes me 24 pikë,7 kërcime e 6 asistime ishte basketbollisti më efikas dhe Brandon Ingram kontribuoi me 19 pikë të tjera.

    Në anën tjetër Houston Rockets i është rikthyer fitoreve,duke e mundur Minnesota Timberwolves me rezultat 110:105.

    Kevin Durant me 39 pikë e 7 kërcime dhe Alperen Sengun me 25 pikë e 14 kërcime ishin basketbollistët më të mirë tek Rockets,kurse tek Timberwolves ishte Julius Randle me 39 pikë dhe Naz Reid me 25 pikë e 9 kërcime ishin më efikasët në këtë ndeshje.

  • Vedat Muriqi mund të rikthehet tek Fenerbahçe

    Vedat Muriqi mund të rikthehet tek Fenerbahçe

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi mund të rikthehet në Superligën e Turqisë.

    Gjiganti turk Fenerbahçe po synon që të përforcojë repartin e sulmit në afatin kalimtar të janarit,dhe Muriqi është një prej emrave i cili mund të jetë zëvendësues i markonet Youssef En-Nesyri i cili pritet të largohet nga Stambolli.

    Përndryshe edhe trajneri i Fener-it Domenico Tedesco e preferon mjaft shumë sulmuesin dardan,teksa në anën tjetër nuk ka ndonjë marrëveshje me Mallrcan për të diskutuar kushtet e transferimit.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi në 20 ndeshje ka shënuar 11 gola për Mallorca,ndërkohë që më parë ka luajtyr tek Fenerbahçe në vitet 2019-2020

  • Ndërron jetë presidenti i klubit italian Fiorentina Rocco Commiso

    Ndërron jetë presidenti i klubit italian Fiorentina Rocco Commiso

    Klubi italian Fiorentina ka marrë një lajm të hidhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

    Presidenti Rocco Commiso ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare,dhe vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët pasi Commiso po trajtohej nga një sëmundje me të cilën u përballë që një kohë.

    Përndryshe Commiso në prononcimin e tij të fundit kishte thënë se nuk mund të ishte fizikisht në mbështetje të Fiorentinës,por thotë se nuk do të heq dorë asnjëherë nga klubi pa marrë parasysh që ekipi nga Firenca po kalon një sezon mjaft të vështirë.

    Kujtojmë që Rooco Commiso u bë president i Fiorentinës në vitin 2019,dhe gjatë periudhës 7 vjeeçare ekipi nga Firence ka luajtur në dy finale të UEFA Conference League në vitet 2023 dhe 2024 si dhe një finale të Kupës së Italisë.

  • Milot Avdyli për takimin kundër Dritës në Conference League:Kam një punë që duhet ta kryejë me ta

    Milot Avdyli për takimin kundër Dritës në Conference League:Kam një punë që duhet ta kryejë me ta

    Kampioni i Kosovës Drita pritet që të takohet kundër skuadrës sllovene Celje,ndeshje në kuadër të play-off-it të fazës nokaut të UEFA Conference League.

    Ish-sulmuesi i Kosovës U21 që luan tek ekipi slloven Milot Avdyli ka folur lidhur për duelin kundër ekipit gjilanas,dhe ka paralajnëruar se do të kryejë punë me kampionët e Kosovës.

     “Doja që të luaja ndaj Dritës në fazën e ligës dhe dëshira ime tash është bërë realitet. Ndeshja do të jetë e veçantë sepse do të përballem me një klub nga vendlindja. Kam disa punë të pakryera me Dritën, sepse luajta dy herë ndaj tyre kur isha lojtar i Trepçës dhe humba në dy rastet”

    Avdyli më pas shton se kësaj rradhe do të jetë ndryshe dhe se Drita është një skuadër që ka lojtarë kualitativ ,por në fund thotë se synon që të sigurojë kalimin në 1/8-së Conference League.

    Kujtojmë që Drita do të takohet kundër Celjes më 19 shkurt në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë,teksa takimi i kthimit më 26 shkurt në Slloveni.

  • “Ndërtimi i një Ferrari”-Driton Kuka rrëfen sukseset e Kosovës në xhudo përgjatë viteve

    “Ndërtimi i një Ferrari”-Driton Kuka rrëfen sukseset e Kosovës në xhudo përgjatë viteve

    Trajneri më i suksesshëm në Kosovë Driton Kuka ka folur për sukseset e sportit të xhudos kosovare.

    Kuka në një intervsitë për faqen zyrtare të Unionit Evropian të Xhudos (EJU në Kampin Stërvitor Olimpik të Mittersill flet për filozofinë e tij të stërvitjes,medaljen e parë olimpike dhe thotë se këto suksese janë sipas tij është sikur ta ndërtojnë një Ferrari.

    “Ne, si Kosovë, me një bazë të vogël, me një numër të vogël atletësh, duhet të ndërtojmë Ferrarin nga një atlet i vetëm. Pra, është shumë e vështirë të krijosh të dyja, jetën normale dhe jetën e një atleti të nivelit të lartë”

    Përndryshe Kuka ka folur edhe për synimet në Lojërat Olimpike të vitit 2028 në Los Angeles,ku thotë se janë duke bërë përpjekje që të zhvillohen atletë të rinj,teksa thotë se të tre xhudistët Distria Krasniqi,Akil Gjakova dhe Nora Fazliu janë mirë me shëndet atëherë kualifikim në olimpiadë është mëse e sigurt.

  • GO+Peja dhe Greg Gibson i ndajnë rrugët-Trajneri amerikan i jep fund bashkëpunimit me verdhëezinjët

    GO+Peja dhe Greg Gibson i ndajnë rrugët-Trajneri amerikan i jep fund bashkëpunimit me verdhëezinjët

    KB GO+Peja i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin amerikan Greg Gibson.

    Gibson largohet pas arritjes së marrëveshjes mes palëve,duke vlerësuar edhe rrethanat aktuale që po kalon klubi pejan.

    Përndryshe GO+Peja në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar Gibson për kohën tek ish-kampioni i Kosovës,duke i uruar suksese në të ardhmen dhe falenderoi për kontributin profesional.

    “E falenderojmë trajnerin Gibson për kontributin e tij këto 6 muaj, duke i uruar suksese në etapat e ardhshme të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.”

    Kujtojmë që Go+Peja gjendet në pozitën e tretë në Procredit Superligën e Kosovës me 20 pikë.

  • Axel Gnapi kalon në Rusi tek FC Fakel Voronezh

    Axel Gnapi kalon në Rusi tek FC Fakel Voronezh

    Sulmuesi Axel Gnapi pritet që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit rus tek skuadra e FC Fakel Voronezh.

    Kështu ka bërë të ditur KF Llapi nëpremjet një postimi në rrjetin social Facebook,ku njoftoi transferimin e Gnapit në Rusi tek ekipi që bën gara në ligën e dytë.

    Përndryshe KF Llapi e falenderoi Gnapi për periudhën e kaluar tek ekipi nga Podujeva,duke konsideruar se sulmuesi ka dhënë kontribut të madh dhe i uron suksese në të ardhmen.

    Kujtojmë që Axel Gnapi ka bërë 15 ndeshje për Llapin në stinorin vjeshtor,ku ka arritur të shënoj 7 gola e bëri 4 asistime,teka iu bashkua ekipit të Tahir Batatinës në verën e vitit të kaluar nga FC Prishtina.

  • Drita do të takohet kundër Celjes në Play-Off-in e fazës nokaut të Confernce League-Shkëndija do të takohet kundër Samsunspor

    Drita do të takohet kundër Celjes në Play-Off-in e fazës nokaut të Confernce League-Shkëndija do të takohet kundër Samsunspor

    Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për play-off-in e fazës së nokautit në UEFA Confernce League.

    Kampioni aktual Drita në këtë fazë në shortin e tërhequr do të takohet kundër skuadrës sllovene Celje,ku ky ekip përfundoi në pozitën e 13-të me 10 pikë teksa Drita përfundoi në të 20-të me 8 pikë.

    Ndeshja e parë pritet të zhvillohet më 19 shkurt në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë,kurse ajo kthyese më 26 shkurt në stadiumin  Z’dežele Stadium në Celje.

    Në rast se Drita arrin të eliminojë skuadrën e Celjes atëherë në 1/8 e finales mund të përballet me një kundërshtar tejet të fortë,ku do ta priste fituesin nga ndeshja Sparta Praga-AEK Athina.

    Në anën tjetër skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut pritet të ketë punë pak më të vështirë,kjo pasi ballistët do të takohen kundër skuadrës turke Samsunspor.

    Shkëndija nëse eliminon Samsunsporin atëherë në 1/8 e finales do të ketë përballë fituesin nga ndeshja Shkaktar Donetzsk-Rayo Vallecano.

  • Endrit Morina i jep fund bashkëpunimit me FC Dritën

    Endrit Morina i jep fund bashkëpunimit me FC Dritën

    Kampioni aktual FC Drita ka njoftuar largimin e Endrit Morina nga skuadra.

    Morina ka shkëputur marrëveshjen me Morinën,duke i dhënë fund aventurës me klubin gjilanas.

    Përndryshe FC Drita në një postim në Facebook e ka falenderuar Morinën,dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

    Kujtojmë që Drita po bën përgatitjet për stinorin e ri pranveror.

  • Ndeshje interesante në xhiron e 16-të në Procredit Superligën e Kosovës

    Ndeshje interesante në xhiron e 16-të në Procredit Superligën e Kosovës

    Kjo fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 16-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Kampioni aktual Trepça do të luaj në udhëtim kundër Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi”në Gjakovë,ku xehetarët do të synojnë fitoren e rradhës pas asaj kundër GO+Pejës në mesjavë,teksa në anën tjetër ekipi gjakovar do të tentoj ta harrojë humbjen nga Bashkimi dhe të iu rikthehet fitoreve.

    Sigal Prishtina në anën tjetër e pret skuadrën e Boras,ku kryeqytetasit kanë pësuar dy humbje me rradhë ku së fundmi humbën ndaj Golden Eagle Yllit,dhe synojnë që të rikthehen tek fitorja kurse Bora do të tentoj të shënoj fitoren e tretë me rradhë në Procredit Superligë.

    GO+Peja e pret në palestrën “Karagaçi”e pret skaudrën e Golden Eagle Yllit,ku pejanët synojnë që t’iu rikthehen fitoreve pas humbjes ndaj Trepçës në mesjavë,kurse suharekasit synon të vazhdojë serinë e fitoreve edhe pas xhiros së 16-të.

    Në fund Bashkimi e pret skuadrën e Rahovecit 029,ku prizrenasit para publikut synon fitore ndaj ekipit të vendit të fundit e ka 4 ndeshje pa fitore në Procredit Superligë,teksa këta të fundit synojnë të ia japin fund serisë negative.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen ditën e diel.