ATV

Author: A.M.

  • Trepça-Bashkimi kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Trepça-Bashkimi kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 17-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet të dielën në palestrën “Minatori”në Mitrovicë,ku kampioni aktual Trepça e pret skuadrën prizrenase Bashkimi.

    Xehetarët synojnë që të vazhdojnë me fitore në elitën e basketbollit vendor dhe të mbetet edhe më tutje në krye të tabelës,ndërkohë në anën tjetër prizrenasit poashtu synojnë që të pas kësaj xhiroje të vazhdojnë me fitore.

    Ndërkohë të shtunën pritet të zhvillohen dy takime të tjera,ku Sigal Prishtina luan në udhëtim ndaj skuadrës së Rahovecit 029,teksa Go+Peja poashtu do të luaj në udhëtim kundër Boras.

    Të dielën pritet të zhvillohet edhe një takim ku Golden Eagle Ylli e pret në palestrën 13 qershori në Suharekë skuadrën e Vëllaznimit.

  • LA Lakers pëson ndaj rivalit lokal Clippers-Houston Rockets pëson humbje në udhëtim

    LA Lakers pëson ndaj rivalit lokal Clippers-Houston Rockets pëson humbje në udhëtim

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers pësoj humbje në udhëtim ndaj rivalit lokal Los Angeles Clippers me rezultat 112:104.

    Luka Doncic me 32 pikë,11 kërcime e 8 asistime dhe Lebron James me 23 pikë të tjera ishin më të mirët për Lakers,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Tek Clippers Kaëhi Leonard me 24 pikë dhe Ivica Zubac me 18 pikë e 19 kërcime ishin meritorër për fitoren e Clippers.

    Në anën tjetër Houston Rockets pësoi humbje nga Philadephia 76ers me rezultat 128:122.

    36 pikët e Kevin Durant nuk ishin të mjaftueshme që Rockets ta shmangë humbjen,ndërkohë në anën tjetër tek 76ers më i miri ishte Tyrese Maxey me 36 pikë e 10 asistime si dhe kontribut dha dhe Joel Emblid me 32 pikë,15 kërcime e 10 asistime dhe poashtu edhe Kelly Oubre Jr shtoi 26 pikë.

  • Trabzonspor synon blerjen e kartonit të Ernest Muçit

    Trabzonspor synon blerjen e kartonit të Ernest Muçit

    Sulmuesi anësor i Kombëtares shqipare Ernest Muçi po kalon formë fantastike me klubin turk Trabzonspor.

    7 herë kampioni i Turqisë po synon të blejë kartonin e Muçit nga Besiktas disa javë para përfundimit të afatit kalimtar të janarit,dhe drejtuesit e Trabzonspor kanë bërë të ditur se do të pagujanë rreth 10 milionë euro për reprezentuesin e Shqipërisë.

    Përndryshe presidenti i Trabzonspor-it Ertugrul Dogan ka deklaruar se do të pagujnë së pari 8 milionë euro,teksa do të japin edhe këtin e parë prej 2 milionë euro në muajin maj.

    “Lojtari na pëlqen shumë dhe do të paguajmë këstin e parë 2 milionë në muajin maj”

    Kujtojmë që Ernest Muçi në 18 ndeshjet e zhvilluara për Trabzonsporin ka shënuar 10 gola këtë sezon,qëkur është i huazuar nga rivali i mirënjohur Besiktas në afatin kalimtar veror.

  • Joshua Kimmich:Nuk dëshiroj të jem pjesë e debatit për bojkot të Kupës së Botës

    Joshua Kimmich:Nuk dëshiroj të jem pjesë e debatit për bojkot të Kupës së Botës

    Kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë Joshua Kimmich ka folur për një bojkot të mundshëm të botërorit të vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Kimmich ka thënë se nuk dëshiron të jap komente lidhur me këtë çështje,duke thënë se nuk i interesojnë qëndrimet politike.

    Përndryshe në Gjermani është hapur një debat për një bojkotim të botërorit të këtij viti,kjo për shkak që presidenti amerikan Donald Trump po synon të marrë në zotërim rajonin autonom të Grenlandës e cila shkaktoi reagim të madh në Evropë,e sidomos një zemërim të madh në Danimarkë.

    Në anën tjetër Kimmich ka deklaruar se në Gjermani ka njerëz më të përgatitur për të folur lidhur me këto çështje.

    Kujtojmë që Gjermania gjendet në grupin E së bashku me Ekuadorin,Bregun e Fildishtë dhe debutuesin Kurasaon.

  • Ousmane Dembele nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek PSG

    Ousmane Dembele nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek PSG

    Ousmane Dembele ende nuk ka vendosur lidhur me të ardhmen e tij tek PSG.

    Dembele është afër që të nënshkruaj kontratë të re me parisenët,por drejtuesit janë të qartë se nuk dëshirojnë që të dalin nga parametrat e tregut.

    Përndryshe bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar,dhe se janë të gatshëm për të arritur një marrëveshje të re,por një prej pengesave që mund të ndikojë është aspekti financiar dhe drejtuesit e PSG-së nuk kanë dëshirë që të përsërisin gabimet e së kaluarës.

    Ndërkohë në anën tjetër agjentët e Dembeles kërkojnë që ylli francez të ketë një pagë më të lartë,teksa në të kundërtën mund të ndodhë largimi i fituesit të “Topit të Artë”.

    Kujtojmë që Ousmane Dembele ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028,teksa ka shënuar 8 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat.

  • Fenerbahçe-Aston Villa dhe Roma-Stuttgart ndeshjet kryesore të xhiros së 7-të në Europa League

    Fenerbahçe-Aston Villa dhe Roma-Stuttgart ndeshjet kryesore të xhiros së 7-të në Europa League

    Sonte pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë Europa League.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Stamboll,ku Fenerbahce e pret në Sukru Saracoglu skuadrën angleze Aston Villa.

    Ekipi i Unai Emery me një fitore në udhëtim do ta siguronte direkt fazën e 1/8 së finales në Europa League,teksa në anën tjetër për skuadrën turke fitorja do t’i shtonte gjasat që të arrij 8 pozitat e para që dërgojnë në mesin e 16 ekipeve më të mira.

    Në anën tjetër ndeshja tjetër interesante pritet të zhvillohet në Olimpico,ku Roma e pret Stuttgartin në një ndeshje për të cilën fitorja e njërës apo skuadrës tjetër do t’ia shtonte për kalim direkt në 1/8 e finales.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet e xhiros së 7-të të fazës së ligës në Europa League pritet të zhvillohen në ora 18:45 respektivisht 21:00.

  • Vedat Muriqi në mesin e të nominuarve për lojtarin e muajit në La Liga

    Vedat Muriqi në mesin e të nominuarve për lojtarin e muajit në La Liga

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi aktualisht është në topformë me Mallorcan.

    Muriqi ka realizuar 14 gola këtë sezon me ekipin ishullor,ku së fundmi shënoi hattrick në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.

    Përndryshe Muriqi është nominuar për çmimin e lojtarit të muajit në La Liga,duke përfshirë këtu emra si:Marcos Alonso,Vanat,Guedes dhe Sorloth.

    Në rast se Muriqi shpallet lojtari i muajit në Spanjë kjo do të ishte një motiv shtesë për “piratin”,e sidomos para ndeshjeve të muajit mars për play-off-in e botërorit të vitit 2026.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi ka realizuar 49 gola me fanellën e Mallorcas ,5 më pak se Samuel Eto që është goalshënuesi më i mirë në histori të ekipit ishullor.

  • Trepça dhe Bora sigurojnë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll

    Trepça dhe Bora sigurojnë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll

    Trepça dhe Bora janë gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Kosovës në basketboll.

    Kampioni aktual Trepça eliminoi skuadrës e Golden Eagle Yllit me rezultat 88:76,ku më i miri tek mitrovicasit ishte Mustapha Amzil me 18 pikë,teksa kontribut dha dhe Kenneth Hasbrouk me 17 pikë.

    Tek ekipi suharekas më i miri ishte Scott Bamforth me 26 pikë,por ishin të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.

    Në ndeshjen tjetër Bora eliminoi Rahovecin 029 me rezultat 71:62,ku tek ekipi nga Prishtina ishte Shaquan Jules me 22 pikë dhe Tyler Cheese me 14 pikë,kurse për rahovecianët ishte Kentrell Pullian me 22 pikë.

     

  • Atletico Madrid nxjerrë 1 pikë ndaj Galatasaray-it

    Atletico Madrid nxjerrë 1 pikë ndaj Galatasaray-it

    Atletico Madrid ka arritur një barazim në udhëtim ndaj Galatasaray-it,në kuadër të xhiros së 7-të të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

    Spanjollët e nisën mjaft mirë ndeshjen,ku në minutën e 4-të Giovanni Simeone kaloi në epërsi Atleticon në 1:0.

    Por turqit reaguan shpejtë ku Marcus Llorente shënoi autogol për ta barazuar rezultatin në 1:1,dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Galatasaray u hodh në sulm për të shënuar golin e fitores dhe atë  në fund të ndeshjes,por në fund ndeshja përfundoi me barazim 1:1.

    Atletico Madrid tani 13 pikë pas 7 xhirove ,kurse Galatasaray tubon 10 pikë pas xhiros së parafundit në fazën e ligës së Champions.

  • Micky van de Ven në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Micky van de Ven në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Gjiganti anglez Liverpool po synon të gjejë një pasardhës të Virgil Van Dijk në repartin e mbrojtjes.

    Mediat raportojnë se qendërmbrojtësi i Tottenhamit Micky Van de Ven është vënë në radarin e “The Reds,dhe janë të gatshëm që të paguajnë klubit londinez rreth 78 milionë funte për shërbimet e holandezit.

    Përndryshe Van De Ven ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2029,ndërkohë që holandezi raportohet se ka refuzuar ofertën për rinovim dhe se Tootenham është në dijeni se lojtari mund të largohet nga skuadra për shkak të interesimit të madh të klubeve në Evropë për shërbimet e tij.

    Kujtojmë që Micky van der Ven në 37 ndeshje ka shënuar 6 gola e bëri 1 asistim për Tottenhamin në të gjitha garat.