ATV

Author: A.M.

  • E ardhmja e Pep Guardiolës në dyshim pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    E ardhmja e Pep Guardiolës në dyshim pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    Pep Guardiola po përballet me një moment të vështirë te Manchester City, pas humbjes së thellë ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve .

    Eliminimi ka ngritur dyshime serioze mbi performancën e skuadrës dhe qasjen taktike të trajnerit katalanas, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e tij në klub. Sipas mediave, Guardiola pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Cityt për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm.

    Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, pozita e tij nuk konsiderohet më plotësisht e sigurt. Humbja ndaj Real Madridit ka nxjerrë në pah disa dobësi në lojën e ekipit, sidomos në fazën sulmuese dhe në organizimin taktik.

    Pavarësisht suksesit në Premierligë, kritikat ndaj Guardiolës janë shtuar për shkak të mungesës së rezultateve të qëndrueshme në arenën evropiane. Mediat britanike kanë vënë në dukje menaxhimin e ndeshjes si një nga faktorët kryesorë të eliminimit.

    Në rast të një largimi të mundshëm, emra si Xabi Alonso dhe Enzo Maresca përmenden si kandidatë për ta zëvendësuar.

    Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret pas takimit me drejtuesit dhe reflektimit të vetë Guardiolës mbi të ardhmen e tij te Manchester City, një klub me pritshmëri shumë të larta, veçanërisht në garat evropiane

  • Ndërron jetë Elife Sherifi zëdhënësja e FC Dritës

    Ndërron jetë Elife Sherifi zëdhënësja e FC Dritës

    Klubi kampion i Kosovës FC Drita ka njoftuar vdekjen e Elife Sherifit,e cila ushtronte detyrën e zëdhënëses së klubit.

    Në një postim të bërë në rrjetet sociale klubi gjilanas ka shkruar se Sherifi ishte një puntëore e shquar në fushën e gazetarisë,dhe ishte një tifoze e flaktë e Intelektualëve.

    “Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite.

    Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona.”

    Ndërkohë FC Drita ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së Elife Sherifit,duke bërë të ditur se klubi gjilanas qëndron pranë tyre në momentet më të vështira

  • Alban Dragusha pritet të marrë drejtimin e FC Prishtinës

    Alban Dragusha pritet të marrë drejtimin e FC Prishtinës

    FC Prishtina është në prag të një tjetër ndryshimi në pankinë, pasi Alban Dragusha pritet të emërohet trajneri i ri i skuadrës, duke u bërë kështu i treti që e drejton ekipin në sezonin 2025/2026.

    Ky zhvillim vjen pas dorëheqjes së Afrim Tovërlanit, të cilën klubi e konfirmoi pas humbjes së fundit ndaj Ferizajt me rezultat të thellë 3-0. Disfata ka zbehur ndjeshëm shpresat e prishtinasve për titullin kampion këtë edicion.

    Tovërlani mori drejtimin e skuadrës më 25 nëntor dhe gjatë periudhës së tij udhëhoqi ekipin në 15 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje.

    Ndërkohë, Dragusha vjen pas një periudhe të suksesshme te Ramiz Sadiku, nga ku është larguar me marrëveshje të dyanshme. Marrëveshja me Prishtinën tashmë është arritur dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së mërkurë.

    Si ish-futbollist, Dragusha ka një karrierë të pasur, duke qenë pjesë e shumë klubeve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë KEK-un, Kosovën e Prishtinës, Vorskla Poltava, FK Baku, Besa Kavajë, Trepçën, Skënderbeun e Korçës, Kalmarin, Vushtrrinë, Hajvalinë, Dritën dhe Vëllaznimin.

  • FIFA synon të sjellë në Youtube botërorin 2026

    FIFA synon të sjellë në Youtube botërorin 2026

    FIFA ka konfirmuar një ndryshim të madh në mënyrën se si tifozët do të ndjekin FIFA World Cup 2026, duke sjellë për herë të parë përmbajtje të drejtpërdrejtë në YouTube.

    Në një marrëveshje historike, organizata ka arritur partneritet me platformën globale, duke i hapur rrugë një eksperience më të aksesueshme dhe interaktive për miliona tifozë në mbarë botën. Sipas këtij bashkëpunimi, transmetuesit zyrtarë do të kenë mundësinë të publikojnë pjesë nga ndeshjet drejtpërdrejt në YouTube.

    Ajo që e bën këtë marrëveshje veçanërisht të rëndësishme është fakti se për herë të parë në histori, tifozët do të mund të ndjekin falas 10 minutat e para të çdo ndeshjeje të Botërorit në platformë. Ky hap pritet të rrisë ndjeshëm angazhimin dhe të tërheqë një audiencë edhe më të gjerë, sidomos në tregjet ku qasja në transmetime tradicionale është më e kufizuar.

    Justin Connolly, kreu global i mediave dhe sporteve në YouTube, theksoi se synimi i platformës është të krijojë një përvojë globale dhe gjithëpërfshirëse për tifozët:
    “Ne duam të sjellim një eksperiencë interaktive dhe të fokusuar tek tifozët, duke i afruar ata më shumë se kurrë me lojën.”

    Ky partneritet mes FIFA-s dhe YouTube konsiderohet si një hap i madh drejt modernizimit të transmetimeve sportive dhe rritjes së aksesit global, duke i dhënë tifozëve më shumë mundësi për të qenë pjesë e emocionit të Kupës së Botës se kurrë më parë.

  • Merr fund aventura e Bodo Glimt-Sporting Lisbon’s përmbys gjithçka dhe kalon në çerekfinale

    Merr fund aventura e Bodo Glimt-Sporting Lisbon’s përmbys gjithçka dhe kalon në çerekfinale

    Sporting Lisbona ka përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë kundër Bodo Glimt,duke e deklasuar ekipin norvegjez 5:0 pas vazhdimeve teksa rezultati nga të dyja ndeshjet ishte 5:3.

    Inacio në minutën e 34-të shënoi për 1:0,që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë Sporting vazhdoi dominimin,dhe në minutën e 61-të Goncalves realizoi për 2:0.

    Suarez nga penalltia në minutën e 79-të shënoi nga penalltia,dhe kështu barazoi rezultatin e përgjithshëm në 3:3 që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

    Në 30 minutat e zhvilluara portugezët përmbysën gjithçka,ku Maximiliano Araujo shënoi për 4:0 e më pas Rafael Ferreira Nel vuloi fitoren e Sportingut në 5:0,dhe portugezët në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të takohen me fituesin nga ndeshja Arsenal-Bayer Leverkusen.

  • LAJMI I FUNDIT:Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Prishtinës

    LAJMI I FUNDIT:Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të FC Prishtinës

    Afrim Tovërlani më nuk është trajner i skuadrës së FC Prishtinës.

    Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të bardhëekaltërve,dhe atë pas rezultateve të dobëta ku së fundmi Prishtina pësoi humbje të thellë 3:0 nga Ferizaj në xhiron e 25-të Albi Mall Superligës.

    Përndryshe dorëheqjen e Tovërlanit e ka konfirmuar edhe klubi kryeqytetas në rrjetin social Facebook,dhe pritet që në ditët në vijim FC Prishtina të njoftoj trajnerin e ri.

    Kujtojmë që Afrim Tovërlani u emërua më 25 nëntor të vitit të kaluar në krye të skuadrës së Prishtinës pas largimit të Arsim Thaqit,dhe në 15 ndeshje në të gjitha garat ka një bilanc jo të mirë prej 4 fitoreve,3 barazimeve dhe 8 humbjesh,kurse bardhëekaltërit gjenden në pozitën e 3-të në Albi Mall Superligë me 38 pikë.

  • Probleme të reja për Cristiano Ronaldon-Përplasje mes Al Nassr dhe Federatës Portugeze

    Probleme të reja për Cristiano Ronaldon-Përplasje mes Al Nassr dhe Federatës Portugeze

    Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është vënë në qendër të vëmendjes pas një dëmtimi që mund ta lërë jashtë grumbullimit të radhës me Kombëtarja e Portugalisë në fund të muajit mars.

    Sulmuesi 41-vjeçar nuk ka zbritur në fushë që nga 28 shkurti, kur pësoi një dëmtim në kofshën e pasme në përballjen ndaj Al-Fayha, dhe deri më tani nuk është rikthyer ende në stërvitje.

    Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, konfirmoi pas fitores bindëse 5-0 ndaj Al-Khaleej se rikthimi i Ronaldos dhe i Sadio Mané pritet vetëm pas pushimit ndërkombëtar.

    “Cristiano Ronaldo dhe Mané duhet të kthehen pas pushimit ndërkombëtar. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe për fat të keq mungesa e tyre do të jetë e zgjatur”, deklaroi tekniku portugez.

    Megjithatë, në kampin e Kombëtarja e Portugalisë shpresojnë që kapiteni të rikuperohet më shpejt, pasi konsiderohet element kyç për ndeshjet miqësore ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të planifikuara për më 29 mars dhe 1 prill.

    Sipas mediave portugeze, mungesa e tij mund të ketë ndikim të madh edhe financiar. Federata Portugeze e Futbollit rrezikon të humbasë deri në 20% të të ardhurave nga këto ndeshje, për shkak të mungesës së yllit kryesor.

    Edhe pse në aspektin sportiv Portugalia ka alternativa në repartin ofensiv, ndikimi i Cristiano Ronaldo në aspektin mediatik dhe financiar mbetet i pazëvendësueshëm.

    Në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, Portugalia është shortuar në Grupin K së bashku me Kolumbia, Uzbekistani dhe një skuadër që do të vijë nga play-off-i ndërkontinental.

  • Mesjava sjell xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës-Llapi-Gjilani ndeshja kryesore

    Mesjava sjell xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës-Llapi-Gjilani ndeshja kryesore

    Kjo mesjavë pritet të sjellë xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Vëmendja pritet të jetë të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti”në Podujevë,ku Llapi e pret skuadrën e Gjilanit në derbin e kësaj xhiroje.

    Skuadra e Tahir Batatinës vije pas fitores kundër Dukagjinit në minutat e fundit,dhe ndaj gjilanasve synon që të marrë 3 pikë për të mbetur në garë për një vend në garat evropiane.

    Në anën tjetër Gjilani synon që të harrojë humbjen nga Drenica,dhe të rikthehet tek rezultatet pozitive në ligë.

    Të martën pritet të zhvillohen dy takime interesante,ku Prishtina e cila nuk di për fitore në ndeshjet e fundit i shkon Ferizajt në udhëtim,kurse Drenica në stadiumin “Bajram Aliu”në Skenderaj e pret Malishevën.

    Të mërkurën pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera,ku kampioni aktual Drita kërkon këndelljen ndaj Dukagjinit teksa Ballkani synon 3 pikët e rradhës ndaj Prishtinës së Re.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen nga ora 13:00.

  • Sacramento Kings dhe New York Knicks marrin fitore të rëndësishme

    Sacramento Kings dhe New York Knicks marrin fitore të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basktebollit në botë NBA.

    Sacramento Kings ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Utah Jazz me rezultat 116:111,ku Demar Derozan shkëlqeu për King duke realizuar 41 e 11 asistime teksa kontribut dha dhe Precious Achiuëa me 20 pikë e 11 kërcime dhe MAXIME Raymund që shtoi 12 kërcime.

    Tek Jazz më i miri ishte Cody Williams me 34 pikë,7 kërcime e 7 aistime,kurse Brice Sensabaugh me 22 pikë dhe Isaiah Collier me 21 pikë si dhe Anderson Garcia me 11 kërcime.

    Në anën tjetër Neë York Knicks shënoi fitore përballë Golden State Ëarriors 110:107.

    Jalen Brunson me 30 pikë e 9 asistime ishte më i miri tek Knicks,kurse kontribut dha dhe Karl Anthony Towns me 17 pikë e 12 kërcime,dhe poashtu edhe Josh Hart me 12 kërcime.

    Për Warriors më i miri në parket ishte Brandon Podziemski me 25 pikë dhe Quinten Post me 22 pikë të tjera.

  • Krizë në portën e Bayern Munich: Tre portierë jashtë para sfidave vendimtare

    Krizë në portën e Bayern Munich: Tre portierë jashtë para sfidave vendimtare

    Bayern Munich po përballet me një situatë të vështirë në portë, pasi të tre portierët kryesorë janë jashtë fushës për shkak të dëmtimeve, duke krijuar një krizë serioze përpara ndeshjeve të rëndësishme të sezonit.

     

    Portieri rezervë Sven Ulreich (37) pësoi një dëmtim në muskulin adduktor të djathtë gjatë barazimit 1-1 ndaj Bayer Leverkusen dhe për momentin është jashtë planeve të skuadrës.

     

    Vetëm pak ditë më parë, kapiteni i bavarezëve Manuel Neuer pësoi një rikthim të dëmtimit në pulpë gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach, ndërsa portieri i ri Jonas Urbig mori një tronditje të trurit në përballjen e UEFA Champions League kundër Atalanta BC.

     

    Kjo situatë e detyron trajnerin Vincent Kompany të kërkojë zgjidhje emergjente për ndeshjen e kthimit në Champions League. Alternativat e vetme janë portierët e rinj nga akademia: Jannis Bärtl (19) ose Leonard Prescott (16), të cilët mund të bëjnë debutimin e tyre si titullarë në një ndeshje me presion të madh.

     

    Ndërkohë, edhe një tjetër portier i ri, Leon Klanac (19), është gjithashtu i dëmtuar, duke e bërë situatën edhe më të komplikuar për klubin bavarez.

     

    Me mungesa që prekin ekipin e parë, skuadrën rezervë dhe akademinë, Bayerni hyn në një moment kritik të sezonit me një nga problemet më të mëdha që mund të ketë një skuadër: mungesën e portierëve të gatshëm për të mbrojtur portën në ndeshje vendimtare