ATV

Author: A.M.

  • Kosova në kërkim të përmbysjes ndaj Bosnjë e Hercegovinës

    Kosova në kërkim të përmbysjes ndaj Bosnjë e Hercegovinës

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e kthimit kundër Bosnjë e Hercegovinës, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027.

     

    “Dardanët” u mposhtën në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tuzëll me një diferencë prej 13 golash, duke e vështirësuar ndjeshëm rrugën drejt kualifikimit. Megjithatë, skuadra ka mbetur optimiste dhe e fokusuar për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet të dielën në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.

     

    Për rreth 40 minuta në ndeshjen e parë, Kosova ishte në nivel të barabartë me kundërshtarin, por rënia në lojë dhe gabimet në 20 minutat e fundit i kushtuan shtrenjtë, duke i dhënë mundësi boshnjakëve të krijojnë epërsi të thellë.

     

    Gjatë përgatitjeve, përzgjedhësi Jesper Östlund dhe stafi i tij janë fokusuar pikërisht në eliminimin e gabimeve dhe ruajtjen e ritmit gjatë gjithë ndeshjes. Gjithashtu, pritet që Leonard Gegaj dhe Olsi Mulaj të jenë të gatshëm për këtë përballje, pasi mungesa e tyre u ndie në takimin e parë.

     

    Edhe pse përmbysja mbetet një sfidë shumë e vështirë, Kombëtarja e Kosovës synon të japë maksimumin dhe të arrijë një rezultat pozitiv para tifozëve vendas në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

  • Manchester City synon transferimin e Enzo Fernandez nga Chelsea

    Manchester City synon transferimin e Enzo Fernandez nga Chelsea

    Manchester City po del si kandidati më serioz për të siguruar shërbimet e Enzo Fernández, mesfushorit argjentinas që duket i vendosur të kërkojë një sfidë të re në karrierë.

     

    Situata e tij te Chelsea nuk është aspak e qëndrueshme. Që prej transferimit nga Benfica në vitin 2023, ai është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës, por pakënaqësia me drejtimin sportiv të klubit londinez e ka shtyrë të mendojë seriozisht për largimin.

     

    Sipas raportimeve, ish-lojtari i River Plate preferon të largohet nga Premier League për t’iu bashkuar një ekipi që ofron më shumë garanci për sukses të menjëhershëm. Përveç City-t, interes për të kanë shfaqur edhe gjigantë si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, si dhe disa klube me fuqi të madhe financiare nga Arabia Saudite.

     

    Nga ana tjetër, trajneri Pep Guardiola dhe drejtuesit e City-t janë të vetëdijshëm se mesfusha ka nevojë për një rifreskim gradual. Në këtë kuadër, Enzo shihet si një zgjidhje ideale për të ruajtur dominimin në lojë dhe kontrollin e ritmit që karakterizon kampionët anglezë.

     

    Fleksibiliteti taktik i argjentinasit dhe vizioni i tij në shpërndarjen e topit përshtaten në mënyrë perfekte me stilin e lojës së Guardiolës, të bazuar te posedimi. Për më tepër, problemet e fundit me lëndimet e Rodri e bëjnë edhe më urgjente nevojën për një alternativë cilësore në mesfushë.

     

    Sa i përket aspektit financiar, Chelsea e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 150 milionë euro, megjithëse një marrëveshje mund të arrihet për një shumë disi më të ulët. Megjithatë, konkurrenca nga klube si Real Madrid apo PSG pritet ta rrisë ndjeshëm çmimin përfundimtar të transferimit

  • Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare për botëror

    Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare për botëror

    Kombëtarja e  Shqipërisë ka shpallur listën me 26 futbollistët e grumbulluar për ndeshjen “play-off” ndaj Polonisw, në kuadër të kualifikimeve për Kupa e Botës 2026.

    Në listën e publikuar nga Sylvinho janë përfshirë gjithsej 26 futbollistw,ndërkohë, pas një mungese trevjeçare rikthehet edhe Anis Mehmeti,si dhe janw ftuar pwr herw tw parw edhe Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.

    Grupi përfshin edhe emrat kryesorë të ekipit si Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami dhe Armando Broja.

    Kombëtarja do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës për sfidën vendimtare.

    Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë më 26 mars në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45 dhe në rast kualifikimi, Shqipëria do të luajë më 31 mars ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.

  • Franco Foda publikon listën për “finalen” e marsit – Kosova synon historinë drejt Botërorit 2026

    Franco Foda publikon listën për “finalen” e marsit – Kosova synon historinë drejt Botërorit 2026

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e zgjeruar të futbollistëve për ndeshjet vendimtare të muajit mars, ku “Dardanët” synojnë një hap historik drejt botërorit 2026.

    Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e play-off-it më 26 mars në Bratisllavë. Në rast të një fitoreje, finalja e madhe do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri, ku kundërshtar potencial mbeten Turqia ose Rumania.

    Lista e publikuar nga Foda përfshin emrat që pritet të mbajnë barrën kryesore në këto përballje vendimtare, ndërsa forma dhe përkushtimi i tyre do të jenë kyç për arritjen e një suksesi historik.

    Ndërkohë FFK ka njoftuar se konferenca për media do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, në hotelin Emerald Hotel, ku pritet të jepen detaje shtesë rreth listës dhe përgatitjeve të ekipit.

    Kosova hyn në këtë fazë me synime të qarta: një vend në finalen e play-off-it dhe një hap më afër ëndrrës së madhe – pjesëmarrjes për herë të parë në një Kampionat Botëror

  • FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe racizëm

    FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe racizëm

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA e ka dënuar Federatën Izraelite të Futbollit për shkak të akuzave të Federatës së Futbollit të Palestinës për racizëm dhe diskriminim.

    Sipas një ankese të federatës palestineze të bërë në Kongresin e FIFA në maj të vitit 2024 federata izraeliete ka shkelur për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” si dhe për “diskriminim dhe abuzimin racist”,dhe ka ardhur në përfundim që federata izraelite të marrë një dënim prej 150 mijë franga zvicrane.

    Përndryshe FIFA ka lëshuar një paralajmërim për Izraelin,dhe në ndeshjet e kombëtares izraelite të shfaqë një baner të dukshëm ku do të shkruhet “Futbolli bashkon botën – Jo Diskriminimit”.

    Kujtojmë që Izraeli dështoi të kualifikohej në botërorin e vitit 2026,teksa ka hapur debat në tërë ku Spanja kishte paralajmëruar bojkotimin e botërorit nëse izraelitët do e kishin siguruar kualifikimin.

  • Vinicius Jr me shifra të çmendura në Ligën e Kampionëve

    Vinicius Jr me shifra të çmendura në Ligën e Kampionëve

    Sulmuesi brazilian së fundmi bëri një arritje të jashtëzakonshme, duke u bërë lojtari më i ri që ka arritur 80 paraqitje në Ligën e Kampionëve. Ky moment historik u shënua me dy gola të bukur në fitoren ndaj Manchester City, që i siguroi Madridit kalimin në çerekfinale.

     

    Përpara se të mbushte 26 vjeç, Vinícius kishte tashmë 34 gola dhe 26 asistime në këtë kompeticion, një shifër më e madhe se ajo e Cristiano Ronaldos, i cili në të njëjtën moshë kishte 26 gola dhe 13 asistime. Kjo tregon ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në nivelin më të lartë evropian.

     

    Një tjetër aspekt i mahnitshëm i lojës së Vinícius është performanca e tij në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Ai ka kontribuar me 26 gola dhe 13 asistime në këtë fazë, duke e kaluar edhe Ronaldo dhe duke treguar se ka aftësinë për të shkëlqyer në ndeshjet më të mëdha, ato që vendosin fatin e titujve.

     

    Me 29 përfshirje në gola në 39 ndeshje të fazës nokaut, Vinícius tani është pas vetëm Lionel Messit për këtë grupmoshë, ndërsa ka lënë pas brazilianët e tjerë të shquar si Neymar dhe Kaka. Kjo është një dëshmi e forcës dhe qëndrueshmërisë së tij në skenën ndërkombëtare.

     

    Për momentin, Vinícius ka arritur gjithsej 60 asiste në gola, dhe tani është vetëm 13 larg rekordit të Neymarit prej 73, duke vazhduar të ndërtojë një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin evropian dhe duke i dhënë një mundësi të artë Real Madridit për të arritur tituj të mëtejshëm.

  • Barcelona po planifikon të ofrojë një kontratë njëvjeçare për Robert Lewandowskin

    Barcelona po planifikon të ofrojë një kontratë njëvjeçare për Robert Lewandowskin

    Barcelona është duke u përgatitur të propozojë një zgjatje të kontratës për sulmuesin veteran Robert Lewandowski.

    Sipas raportimeve të Cadena SER kontrata aktuale e 37-vjeçarit polak skadon në fund të sezonit, por ai është i gatshëm të qëndrojë te klubi, përkundër interesimeve nga klube të tjera.

    Një nga rolet kyçe që pritet të luajë Lewandowski është t’i ndihmojw objektivitn kryesor të verës, Julian Alvarez, i cili pritet të bëhet pjesë e skuadrës. Lewandowski ka treguar se mund të performojë ende në nivelin më të lartë, me një nga performancat e tij më të fundit, duke realizuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Newcastle United.

    Raportimet sugjerojnë se palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje dhe se zyrtarizimi mund të ndodhë në ditët e ardhshme. Nëse marrëveshja konfirmohet, Lewandowski do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës për një sezon tjetër, duke i afruar më shumë veteranin polak.

    Ky zhvillim do të mbajë Lewandowskin në “Camp Nou” edhe për një periudhë tjetër, duke siguruar që Barcelona të ruaj një nga sulmuesit më të njohur në futbollin botëror.

  • Sigal-Prishtina-Bashkimi derbi i fundjavës në Procredit Superligë

    Sigal-Prishtina-Bashkimi derbi i fundjavës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 25-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Derbi i kësaj fundjave pritet të zhvillohet të hënën,ku Sigal Prishtina në Pallatin e Rinisë e pret skuadrën e Bashkimit.

    Prishtinasit rrezikojnë që të mos sigurojnë çerekfinalet e play-off-it,dhe fitorja do ta mbante në lojë.

    Ndërkohë prizrenasit synojnë që me fitore të përforcojnnë pozitën e dytë e cila siguron direkt pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e play-off-it.

    Të shtunën pritet të zhvillohen dy takime tejet interesante në këtë fundjavë,ku GO+Peja do të luaj si mysafir kundër Rahovecit 029 ku synon fitore teksa Bora në shtëpi e pret skuadrën e Vëllaznimit.

    Të dielën do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku kampioni aktual Trepca luan në udhëtim në Suharekë kundër Golden Eagle Yllit.

  • Prishtina-Ballkani dhe Gjilani-Drita kryendeshjet e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Prishtina-Ballkani dhe Gjilani-Drita kryendeshjet e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali,ku Prishtina e pret nënkampionin Ballkanin në derbin e kësaj fundjave.

    Kryeqytetasit nuk dijnë për fitore në ndeshjet e fundit dhe janë shumë larg me pikë në garën për titullin e kampionit,dhe fitorja është tejet e domosdoshme për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e parë.

    Në anën tjetër suharekasit synojnë që me 3 pikët e rradhës të mbeten edhe më tutje lider në Albi Mall Superligë,dhe njëherësh të shpresojnë në një gabim eventual të Dritës kundër Gjilanit.

    Ndërkohë të dielën derbi tjetër që do të zgjoj vëmendjen e dashamirëve të futbollit vendor është derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës,në të cilën të dyja skuadrat kanë synime krejtësisht të ndryshme ku skifterat synojnë një vend në garat evropiane në edicionet e ardhshme,teksa intelektualët mbrojtjen e titullit dhe shpresojnë në një gabim të Ballkanit ndaj Prishtinës për të rrëmbyer pozitën e liderit.

    Të shtunën pritet të zhvillohet një takim tjetër ku Ferizaj kërkon fitoren e rradhës kundër Drenicës,teksa të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera ku Malisheva e pret Llapin kurse Dukagjini i bën konak Prishtinës së Re.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.

  • Sllovakia publikon listën për ndeshjen kundër Kombëtares së Kosovës

    Sllovakia publikon listën për ndeshjen kundër Kombëtares së Kosovës

    Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e rëndësishme ndaj Kosovës, që do të zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.

    Në këtë listë janë të ftuar dy nga emrat më të rëndësishëm të ekipit: kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka, të cilët pritet të luajnë rol kyç në këtë përballje vendimtare. Sllovakia do të ndeshet me Kosovës më 26 mars në stadiumin nacional të Bratisllavës, në një ndeshje që do të vendosë finalistët e kësaj faze të ‘play-off’-it.

    Por, situata fizike e Skriniar mbetet e pasigurt. Mbrojtësi i Fenerbahces pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Nottingham Forest më 19 shkurt, dhe që atëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje tjetër. Edhe pse raportet flasin për mundësinë e rikuperimit të tij për këtë ndeshje, situata mbetet e paqartë. Po ashtu, edhe mesfushori Lobotka është në dyshim për këtë sfidë, çka mund të ndikojë në planet e trajnerit Calzona dhe të ofrojë mundësi për ‘Dardanët’ nëse ai nuk do të jetë i pranishëm në fushë.

    Nëse këta dy lojtarë të rëndësishëm nuk do të paraqiten, kjo mund të jetë një mundësi e madhe për Kosovën për të arritur një fitore vendimtare.