ATV

Author: A.M.

  • Marcus Thuram dëshiron largimin nga Inter në fund të sezonit

    Marcus Thuram dëshiron largimin nga Inter në fund të sezonit

    Sulmuesi francez Marcus Thuram duket se po përballet me një periudhë të vështirë te Interi, me raportimet që sugjerojnë një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.

     

    Rënia e formës së 28-vjeçarit është arsyeja kryesore e shqetësimeve, pasi që nga fillimi i vitit ai është dukur larg nivelit që e karakterizonte më parë në fushë.

     

    Dikur një golashënues i besueshëm dhe një element shumë i rëndësishëm në repartin ofensiv të Interit, Thuram tani po përpiqet të rikthejë formën e tij të mëparshme. Përveç kësaj, edhe faktori i moshës dhe disa probleme fizike kanë ndikuar në paraqitjet e tij.

     

    Ndërkohë, drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë për të ardhmen duke ndërtuar projektin rreth talentit të ri Francesco Pio Esposito, i cili shihet si një alternativë energjike dhe një zëvendësues potencial për francezin.

     

    Sipas raportimeve të Tuttosport, Thuram ka marrë një ofertë të majme nga Liga Profesionale Saudite, ndërsa interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Barcelona.

     

    Në këto rrethana, e ardhmja e sulmuesit francez duket gjithnjë e më larg Interit, ndërsa lideri aktual i Serie A synon që nga shitja e tij të përfitojë rreth 60 milionë euro.

  • Almir Kryeziu shpallet “Ylli I Javës” për xhiron e 24-të të Albi Mall Superligës së Kosovës

    Almir Kryeziu shpallet “Ylli I Javës” për xhiron e 24-të të Albi Mall Superligës së Kosovës

    Almir Kryeziu mori epitetin e “Yllit të Javës”për xhiron e 24-të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Kryeziu ishte ndër protagonistët kryesorë për Ballkanin në derbin kundër kampionit aktual Dritës,në ndeshjen të cilën skuadra suharekase fitoi me rezultat bindës 3:0 ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.

    Përndryshe Kryeziu u shpreh i lumtur për fitimin e më të mirit të javës,dhe thotë se ndeshja kundër Dritës ishte tejet e vështirë, por sipas tij ekipi në fund arriti që të marrë 3 pikë të rëndësishme.

    ”Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë”

    Kujtojmë që Almir Kryeziu ka 9 gola të shënuar dhe 10 asistime në 19 ndeshje këtë sezon me Ballkanin.

  • Barcelona fiton bindshëm kundër Sevillas-Vazhdon kryesimin në La Liga

    Barcelona fiton bindshëm kundër Sevillas-Vazhdon kryesimin në La Liga

    Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme në kampionat pasi mposhti Sevillan me rezultat 3-1.

    Skuadra katalanase e nisi ndeshjen shumë fuqishëm dhe kaloi në epërsi që në minutën e nëntë. Raphinha realizoi nga pika e bardhë pasi gjyqtari akordoi penallti për Barcelonën, duke kaluar vendasit në avantazh 1-0.

    Braziliani u tregua sërish i saktë në minutën e 21-të, duke shënuar përsëri nga penalltia për të dyfishuar epërsinë në 2-0.

    Barcelona vazhdoi dominimin edhe më tej dhe në minutën e 38-të erdhi goli i tretë. Dani Olmo përfitoi nga një pasim i mirë brenda zonës, krijoi hapësirë dhe me një goditje të bukur e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-0.

    Sevilla arriti të ngushtojë diferencën në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë, kur Oso realizoi për 3-1.

    Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të mbajë vendin e parë në tabelë me katër pikë epërsi ndaj Real Madridit, duke forcuar pozitat në garën për titull.

  • Manchester United mposhtë Aston Villan 3-1 në “Old Trafford”

    Manchester United mposhtë Aston Villan 3-1 në “Old Trafford”

    Manchester United ka regjistruar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Aston Villa me rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Premier League.

    “Djajtë e Kuq” dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe krijuan disa raste të mira që në pjesën e parë. Amad Diallo dhe Diogo Dalot patën mundësi të mira për gol, por nuk arritën t’i konkretizojnë aksionet.

    Epërsia për vendasit erdhi në minutën e 53-të, kur Casemiro realizoi me kokë pas një harkimi të saktë nga Bruno Fernandes.

    Skuadra mysafire reagoi në minutën e 64-t, kur Ross Barkley barazoi shifrat me një gol të bukur.

    Megjithatë, reagimi i Unitedit ishte i menjëhershëm. Në minutën e 71-të, Matheus Cunha shënoi golin e epërsisë pas një asistimi tjetër nga Fernandes, duke i dhënë sërish avantazhin ekipit vendas.

    Në fund, Manchester United arriti ta menaxhojë mirë ndeshjen dhe ta sigurojë fitoren 3-1 përballë Aston Villa.

  • Anulohet Finalissima mes Spanjës dhe Argjentinës

    Anulohet Finalissima mes Spanjës dhe Argjentinës

    Pas diskutimeve intensive mes UEFA dhe autoriteteve organizuese në Katar, është njoftuar zyrtarisht se ndeshja Finalissima ndërmjet Kombëtarja e Spanjës në futboll dhe Kombëtarja e Argjentinës në futboll nuk do të zhvillohet më 27 mars, siç ishte planifikuar fillimisht.

     

    Vendimi është marrë për shkak të situatës aktuale politike në rajon, e cila ka bërë të pamundur organizimin e këtij eventi të madh ndërkombëtar në Katar.

     

    Finalissima është një përballje prestigjioze që vendos përballë fituesen e UEFA Euro 2024 me kampionen e Copa América 2024. Në këtë edicion, përballja do të ishte mes Spanjës, kampione e Evropës, dhe Argjentinës, fituese e Amerikës së Jugut.

     

    Në deklaratën zyrtare, UEFA shprehu zhgënjimin për anulimin e kësaj ndeshjeje, duke theksuar se rrethanat aktuale dhe afatet kohore kanë privuar të dyja kombëtaret nga mundësia për të garuar për këtë trofe prestigjioz.

     

    Organizatorët vlerësuan gjithashtu rolin e Katarit si mikpritës i eventeve të mëdha sportive, duke theksuar se vendi ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të organizuar ngjarje ndërkombëtare falë infrastrukturës moderne dhe teknologjisë së avancuar.

  • Ballkani fiton bindshëm derbin kundër Dritës-Llapi fiton në Klinë ndaj Dukagjinit

    Ballkani fiton bindshëm derbin kundër Dritës-Llapi fiton në Klinë ndaj Dukagjinit

    Janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku solli rezultate të pritura për dashamirët e futbollit.

    Derbi i kësaj fundjave ndërmjet Ballkanit dhe Dritës i takoi suharekasve,të cilët e mposhtën kampionin aktual me rezultat 3:0.

    Bleart Tolaj në minutën e 3-të shënoi për 1:0,teksa Arbër Potoku 6 minuta para fundit të pjesës së parë dyfishoi epërsinë në 2:0,që ishte edhe rezultati i 45 minutave të parë.

    Në pjesën e dytë Ballkani vulosi fitoren ku në minutën e 78-të realizoi për 3:0,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

    Ballkani pas kësaj xhiroje është lider në tabelë me 42 pikë aq sa ka dhe Drita në pozitën e dytë,por suharekasit kanë një golaverazh më të mirë se kampionët aktual.

    Në anën tjetër Llapi vazhdon të këndelljen,ku fitoi ndaj Dukagjinit në udhëtim me rezultat 2:1.

    Edon Sadriu në minutën e 2-të shënoi për 1:0,ndërkohë Altin Mërlaku humbi rastin të barazonte pasi dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 12-të.

    Në pjesën e dytë Dukagjini arriti të barazoj në minutën e 55-të përmes Hekuran Berishës në 1:1,dhe kur ndeshja po shkonte drejtë barazimit në skenë doli Fiton Ademi i cili në minutën e 90 shtesë shënoi për 2:1 që ishte edhe rezultati me të cilën llapjanët siguruan 3 pikë.

    Llapi pas kësaj xhiroje ngritet në tabelë me 29 pikë në pozitën e 7-të,teksa Dukagjini mbetet në pozitën e 6-të me 33 pikë.

  • Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola ka komentuar barazimin befasues të ekipit të tij kundër West Ham United. Duke folur për gjasat e titullit të kampionit dhe dallimin në pikë kundrejt Arsenalit Guardiola ka deklaruar se ende nuk ka marrë fund gara për titull,dhe se skuadra e tij do të luftojë deri në fund të kampionatit. “Gara për titull.Ne do të vazhdojmëKemi një ekip me shpirt të jashtëzakonshëm dhe luftuam shumë pas përpjekjes së madhe në Madrid. Jemi një ekip i jashtëzakonshëm. Luajtëm shumë mirë dhe deri në fund do të vazhdojmë kështu” Përndryshe Guardiola shton se Man City ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar,dhe sipas tij gjithçka mbetet e hapur deri në fund të sezonit. Kujtojmë që Manchester City gjendet 9 pikë larg liderit Arsenal,i cili dje shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Everton-it.

    Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola ka komentuar barazimin befasues të ekipit të tij kundër West Ham United. Duke folur për gjasat e titullit të kampionit dhe dallimin në pikë kundrejt Arsenalit Guardiola ka deklaruar se ende nuk ka marrë fund gara për titull,dhe se skuadra e tij do të luftojë deri në fund të kampionatit. “Gara për titull.Ne do të vazhdojmëKemi një ekip me shpirt të jashtëzakonshëm dhe luftuam shumë pas përpjekjes së madhe në Madrid. Jemi një ekip i jashtëzakonshëm. Luajtëm shumë mirë dhe deri në fund do të vazhdojmë kështu” Përndryshe Guardiola shton se Man City ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar,dhe sipas tij gjithçka mbetet e hapur deri në fund të sezonit. Kujtojmë që Manchester City gjendet 9 pikë larg liderit Arsenal,i cili dje shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Everton-it.

    Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola ka komentuar barazimin befasues të ekipit të tij kundër Ëest Ham United.

    Duke folur për gjasat e titullit të kampionit dhe dallimin në pikë kundrejt Arsenalit Guardiola ka deklaruar se ende nuk ka marrë fund gara për titull,dhe se skuadra e tij do të luftojë deri në fund të kampionatit.

    “Gara për titull.Ne do të vazhdojmëKemi një ekip me shpirt të jashtëzakonshëm dhe luftuam shumë pas përpjekjes së madhe në Madrid. Jemi një ekip i jashtëzakonshëm. Luajtëm shumë mirë dhe deri në fund do të vazhdojmë kështu”

    Përndryshe Guardiola shton se Man City ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar,dhe sipas tij gjithçka mbetet e hapur deri në fund të sezonit.

    Kujtojmë që Manchester City gjendet 9 pikë larg liderit Arsenal,i cili dje shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Everton-it.

  • Arda Guler:Shënova nga 70 Metra dhe jam i lumtur për këtë

    Arda Guler:Shënova nga 70 Metra dhe jam i lumtur për këtë

    Ylli turk Arda Guler ishte protagonist kryesor në ndeshjen kundër Elches,ku shënoi një gol fantastik nga një distancë prej rreth 70 metrash.

    Pas ndeshjes Guler u shpreh tejet i lumtur për këtë gol,dhe thotë se portieri kundërshtar ishte pozicionuar jo mirë në atë moment dhe arriti ta bëj atë.

    “Jam shumë i lumtur, ishte një gol i shkëlqyer. E pashë portierin që nuk ishte i pozicionuar mirë, provova dhe çfarë goli!”

    Përndryshe Guler foli edhe për paraqitjen e lojtarëve të rinj në këtë takim,duke thënë se me mbështetjen e tyre Reali fitoi ndeshjen dhe shton se skuadra ka një mentalitet tejet të fortë.

    Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4:1 kundër Elches në shtëpi në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga,teksa në mesjavë pritet të zhvillojë ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-it.

  • LA Lakers fiton ndeshjen dramatike ndaj Denver Nuggets-Orlando Magic dhe Sacramento Kings shënojnë fitore

    LA Lakers fiton ndeshjen dramatike ndaj Denver Nuggets-Orlando Magic dhe Sacramento Kings shënojnë fitore

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers fitoi ndeshjen dramatike kundër Denver Nuggets me rezultat 127:125,ku basketbollisti më efikas ishte Austin Reaves me 32 pikë,7 kërcime e 6 asistime si dhe në këtë ndeshje Luka Doncic shkëlqeu me 30 pikë,11 kërcime e 13 asistime,dhe kontribut dha dhe Marcus Smart me 21 pikë të realizuara.

    Në anën tjetër tek Nuggets më i miri ishte Aaron Gordon me 27 pikë të shënuara,teksa efikas ishte edhe Nikola Kokic me 24 pikë,16 kërcime e 14 asistime.

    Në ndeshjet e tjera të zhvilluara në NBA Orlando Magic mposhti në shtëpi Miami Heat 121:117,ku për Magic Paolo Banchero me 27 pikë ,8 kërcime e 7 asistime ishte më i miri në parket,kurse tek Heat më i miri ishte Jaime Jaquez Jr me 22 pikë e 7 asistime si dhe Norman Poëell dhe Ban Adebayo me 20 pikë secili,kurse në anën tjetër Kel’lel Ëare me 13 kërcime.

    Sacramento Kings poashtu shënoi fitore në shtëpi kundër Los Angeles Clippers me rezultat 118:109,ku Demar DeRozan me 27 pikë e 7 asitime, Precious Achiuëa me 25 pikë e 13 kërcime dhe Maxime Raymund me 23 pikë ishin më të mirët në parket,si dhe Russell Ëestbrooke shtoi 12 kërcime.

    Tek Clippers më i miri ishte Kaëhi Leonard me 31 pikë të shënuara,Darius Garland me 25 pikë dhe Benedict Mathurin me 24 të tjera ishin më efikasët në këtë ndeshje.

  • Kimi Antonelli fiton Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1

    Kimi Antonelli fiton Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1

    Piloti italian Kimi Antonelli fitoi cmimin e madh të Kinës në Formula 1,e cila ishte e para garë që e fitoi në karrierë.

    Antonelli dominoi gjatë gjithë garës,duke e lënë në vend të dytë shokun e tij tek Mercedes George Russell.

    Në anën tjetër kampioni aktual Lando Norris dhe shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri nuk e nisën fare garën për shkak të problemeve që patën me McClarenët e tyre,ndërkohë Leëis Hamilton me Ferrarin mbylli podiumin e tij pas një përplasje me shokun e skuadrës  Charles Leclerc.

    Kujtojmë që Kimi Antonelli bëhet piloti i dytë më i miri që e fitoi një garë të Formula 1 pas Max Verstappen,dhe kjo fitore ishte e para për Italinë në 20 vite.