ATV

Author: Ardiana Jashari

  • Untitled post 133647

    Tregu i Gjelbër i Prishtinës ishte fokusi i të martës për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Hajrulla Ceku. Pasi dëgjoi ankesat e tregtarëve dhe banorëve rreth këtij tregu, Ceku tha se duhet të vendoset mënyra e trajtimit të Tregut dhe intervenimi duhet të fillojë menjëherë.

    Për rëndësinë e rolit të vajzave dhe grave, foli pretendenti për mandat të dytë në Gjilan Alban Hyseni. Në takim me to, Hyseni u zotua se mbështetja nuk do të mungojë ndaj tyre.

    Edhe kryetari aktual i Shtimës që po kërkon besimin edhe për 4 vjet tjera, zotohet se transformimi i kësaj komune do të vazhdojë.

    Ndërkaq hallet e banorëve të fshatit Cermjan, i dëgjoi kandidati për Gjakovën, Ardian Gola. Ai tha se për të gjithë pa dallim do të punojë nëse qytetarët ia besojnë atij qeverisjen.

    Me gratë e vajzat e Vragolisë së Fushë-Kosovës, u takua kandidati për kryetar Valon Prebreza. I njëjti u zotua se do ta zgjidhë cështjen e ujit, ndricimit public dhe telashet e tjera.

    E me sportistë të ndryshëm u takua Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit. Përkrahje për këtë fushë tha se do të ketë, pasi sipas tij Sporti është forcë që bashkon, edukon dhe hap rrugë të reja për gjeneratat e ardhshme.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • “Lidhja e Prishtinës”, premton përkrahje për Down Syndrome Kosova

    “Lidhja e Prishtinës”, premton përkrahje për Down Syndrome Kosova

    Bartësi i listës së iniciativës “Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina së bashku me disa prej kandidatëve për asamblistë për Komunën e Prishtiës, ishin në vizitë në shoqatën e Doëm Syndrome Kosova. Në këtë takim, Kupina tha se “Lidhja e Prishtinës”, në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

    “Shërbimet e kësaj qendre janë të specializuara, jo vetëm për përfituesit e saj të drejtpërdrejtë, por edhe përmes ngritjes së kapaciteteve të institucioneve arsimore dhe kopshteve në trajtimin e rasteve të fëmijëve me sindromën Doën. Përkrahje do të ketë edhe përmes mbulimit të shpenzimeve financiare të nevojshme për funksionimin e saj.” – ka shkruar mes tjerash Kupina.

    Vec kësaj, përfaqësuesit e Lidhjes së Prishtinës kanë vazhduar takimet me qytetarë në lagje të ndryshme të Kryeqytetit, derisa pretendojnë përfaqësim më të lartë në kuvendin komunal.

    Sipas tyre, përkrahja e qytetarëve të Prishtinës është rritur për ta, derisa thonë se premtimet e tyre do t’I realizojnë.

    “Prezenca dhe energjia e qytetarëve ishte mbresëlënëse. Është tejet motivuse për ne kur shohim kaq shumë qytetarë në mbështetje të rrugëtimit tonë.” – thuhet mes tjerash në postimet e Kupinës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Kandidatët e LDK-së premtojnë mbështetje për sportin e kulturën

    Kandidatët e LDK-së premtojnë mbështetje për sportin e kulturën

    Derisa publikoi revistën për të cilën tha se do t’i jap kuptim artit, pretendenti edhe për një mandat në krye të Prishtinës, nga LDK-ja, Përparim Rama thotë se fushën e artit do ta mbështesë.

    Vec kësaj ai gjatë të martës tregoi edhe risinë e transportit urban.
    Ndërkaq kandidati për Fushë-Kosovën, premtoi se tregu në mandatin e ardhshëm do të ketë pamje e strukturë moderne.

    Gëzim Plakolli, i cili kandidon për kryetar të Mitrovicës së Jugut, vazhdoi takimet, derë më derë, duke prezantuar planin qeverisës.

    Për komunën fqinje, Vushtrrinë kandidati Xhafer Tahiri tha se do të fokusohet në rregullimin e infrastrukturës në rrugën Lidhja e Lezhës” në qytet.

    Mbështetje për bizneset premtoi kandidati për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj.

    Një biznesi në vizitë i shkoi edhe kandidati për Prizrenin, Driton Selmanaj. Ai thotë se do të jetë dorë ndihmë për ta.

    Mbështetje për sportin premtoi kandidati për Ferizajn, Visar Azemi gjatë vizitës tek klubi i futbollit “Tefik Çanga”.

    Rrugë të re nga rrethi i Belincit deri te shkolla “Emin Duraku” premtoi kandidaiti për Shtimen Kastrioti Shabani.

    E premtimet e tij për 4 vitet e ardhshme, kryetari e kanditati për Lipjanin, Imri Ahemti i vazhdoi nëpër takime me qytetarët.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Guxo”, premton se do të jetë zë i ndryshimeve nëpër komuna

    Guxo”, premton se do të jetë zë i ndryshimeve nëpër komuna

    Bartësja e listës për Kuvend Komunal të Prshtinës, nga GUXO, Jeta Statovci ka nisur javën në takim me përfaqësuesit e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosoves. Në këtë takim u diskutua për bizneset që udhëhiqen denjësisht nga gra sipërmarëse e të suksesshme në biznes.

    “Kënaqësi të shohësh këtë zhvillim të derivuar nga gratë tona, e akoma më entuziazëm i madh të bisedosh me to për ide që avancojnë sektorin e tekstilit, teknologjisë dhe teknikat e reja që ndihmojnë edhe politikat ambientale.”- shkroi mes tjerash Statovci.

    Se do të jetë përkrahëse për zhvillimin e bizneseve në Prishtinë, e ka thënë edhe gjatë takimit me përfaqësuesit e një kompanie me traditë familjare që nga viti 1992, e specializuar në distribuimin e produkteve ushqimore, higjienike e kozmetike.

    Kandidati për Malishevën nga GUXO, Valon Krasniqi në takimet e tij me banor po premton se do të jetë zë i tyre. Por Krasniqi, thotë se përkrahesit e GUXO-s po përballen me pengesa nga të tjerët, për cka tha se 12 tetori për të gjithë do të jetë përgjigje.

    Kritik për qeverisjen komunale aktuale në Lipjan, është kandidati Ardian Bytyqi. Derisa po kërkon besimin e qytetarëve, Bytyqi akuzon kryetarin aktual se vetëm në kohë zgjedhjesh kujtohet për qytetarët.

    Theks të vecantë gjatë këtyre ditëve Bytyqi i ka dhënë banesave kolektive si dhe arsimit.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Bujqësia, ndërmarrjet e vogla e të mesme në fokus të kandidatëve të AAK-së

    Bujqësia, ndërmarrjet e vogla e të mesme në fokus të kandidatëve të AAK-së

    Mbështetje maksimale dhe financiare, për Bashkësinë Islame të Prishtinës ka premtuar kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

    Ai gjatë të martës ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Ahmet Efendi Sadriu.

    Duke kërkuar besimin edhe për një mandat tjetër, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, njoftoi se kjo komunë tashmë është bërë pjesë e programit “Youth Empoëered”, që e vlerësoi si mundësi të re për të rinjtë.

    E kandidati për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica, thotë se do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që sipas tij janë promotor i zhvillimit e punësimit.

    Mbështetje për Smajl Latifin, në ditën e 18-të të fushatës elektorale, kërkoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ata takuan fermerë e bujq nga Rahoveci për cka u zotuan se ky sektor do të vazhdojë të jetë prioritet për qeverisjen komunale.

    Edhe kandidati i komunës fqinje, Suharekës i cili po kërkon edhe 4 vjet tjera qeverisje në këtë komunë, ka thënë se fjalët do t’i shndërrojë në vepra. Për gjeneratën e vjetër tha so do të trajohen me dinjitet, derisa njoftoi se gjatë të martës ka nisur edhe hapja e rrugëve fushore në Leshan.

    Ndërkaq transport publik për linjën Pejë-Bogë, premtoi kandidati Ali Berisha.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Salihu: Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik i Obiliqit

    Salihu: Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik i Obiliqit

    Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Shefki Salihu, ka prezantuar prioritetet e tij për komunën e Obiliqit.

    Në fokus të programit të tij do të jetë zhvillimi ekonomik.

    “Në këtë drejtim, do të krijojmë një zonë industriale për të tërhequr investitorë të huaj, dhe pse jo, edhe diasporën. Me një infrastrukturë të rregulluar do t’i mbështesim bizneset e reja përmes programeve ‘Start-Up’, si dhe do t’i subvencionojmë edhe ato ekzistuese,” deklaroi Salihu.

    Bujqësia do të jetë një tjetër prioritet për kandidatin e Nismës.

    “Për bujqësinë do të angazhohemi veçanërisht në zonat rurale ku është e zhvilluar kjo veprimtari, si në Breznicë dhe Lajthishtë. Aty do të krijojmë dy qendra ‘One Top Shop’ për grumbullimin e produkteve bujqësore dhe për një marketing më efektiv, në mënyrë që t’u mundësojmë fermerëve plasimin e produkteve të tyre në treg,” shtoi Salihu.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Krasniqi: Do të ndërtojmë një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore

    Krasniqi: Do të ndërtojmë një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore

    Ndërtimin e një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore në pjesën urbane të qytetit e premtoi Ali Krasniqi, kandidati për kryetar të Obiliqit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Do të ndërtojmë murin izolues përgjatë vijës hekurudhore, në të dy anët e saj, në zonën urbane të qytetit,” deklaroi Krasniqi.

    Ai u zotua gjithashtu për projekte të tjera infrastrukturore në Obiliq.

    “Në infrastrukturë kemi paraparë bashkimin e qytetit përmes ndërtimit të një mbi-kalimi hekurudhor. Po ashtu, do të zgjerojmë dhe ndriçojmë rrugën që lidh katër komunat: Stanciq, Breznicë, Barilevë dhe Ranidoll,” shtoi ai.

    Një tjetër prioritet i AAK-së, në rast se fiton udhëheqjen e komunës, do të jetë arsimi.

    “Ndërtimi i një shkolle në qendër të Obiliqit dhe ndërtimi i çerdheve të reja në Breznicë, Krushevc dhe Obiliq janë pjesë e planit tonë. Po ashtu, do të fillojmë me një pilot-projekt për mësimin gjithëditor në shkollat e komunës,” tha Krasniqi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Thaçi: Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve

    Thaçi: Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve

    Kandidati për të parin e Obiliqit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, prezantoi platformën e tij për qeverisjen e komunës.

    “Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo te interesat e operatorëve ekonomikë që vazhdimisht privilegjohen,” tha Thaçi.

    Sipas tij, prioritet urgjent do të jetë përfundimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

    “Banorët e dinë mirë me çfarë problemesh përballen çdo ditë. Përveç një QKMF-je moderne, qytetarëve do t’u ofrojmë shërbime shëndetësore 100% falas dhe mbulim të kostos së barnave për pensionistët,” deklaroi kandidati i LVV-së.

    Thaçi premtoi gjithashtu funksionalizimin e sistemit të ngrohjes qendrore dhe sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë qytetarët e komunës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Kelmendi:Do t’i pajisim të gjitha shkollat me ngrohje

    Kelmendi:Do t’i pajisim të gjitha shkollat me ngrohje

    Pajisja e të gjitha shkollave me ngrohje në komunën e Obiliqit është një nga premtimet e kandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës, Nysret Kelmendi
    .
    “Nuk ka kuptim që, 26 vite pas luftës, të flitet për tabela digjitale ndërkohë që shkollat ende ngrohen me dru dhe stufa,” deklaroi Kelmendi.

    Rishikimin e planit zhvillimor urban e premtoi po ashtu kandidati për kryetar të Obiliqit, pasi sipas tij, plani aktual i qeverisjes është i dëmshëm dhe i gabuar.

    “Po ashtu, ne do ta rishikojmë planin zhvillimor urban dhe hartat zonale të punuara nga udhëheqësia e tanishme, sepse mendojmë se janë të dëmshme dhe të pasakta, pasi kanë mundësuar ndërtim apo dhënie të lejeve në zona ku ndërtimi ndalohet, duke u bazuar në Ligjin për KEK-un,” tha kandidati i PDK-së.

    Kelmendi u zotua gjithashtu për mbështetje ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahje për gratë sipërmarrëse.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • KFOR-I nuk ka identifikuar dronë të Serbisë në qiellin e Kosovës

    KFOR-I nuk ka identifikuar dronë të Serbisë në qiellin e Kosovës

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se nuk ka identifikuar asnjë dron nga Serbia të ketë kaluar në hapësirën ajrore të Kosovës.

    “Ne nuk kemi identifikuar shkelje përmes dronëve që mund ta cenojnë sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, prandaj KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe kapaciteteve që ka në dispozicion,” tha KFOR-i.

    Por, këtë temë e përmendën paraprakisht edhe drejtori i policisë, edhe ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme.

    Gazmend Hoxha madje u deklarua vetëm disa orë, para njoftimit të KFOR-it.

    “Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet,”tha Hoxha.

    Sipas Hoxhës, kjo situatë është e rrezikshme për zonën kufitare.

    “Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, KFOR është përgjegjësi e tyre, janë duke punuar për këtë drejtim,” deklaroi Hoxha.

    Ndërkaq dy ditë më parë, edhe ministri në dorëheqje, Xhelel Sveçla, deklaroi se kohëve të fundit ka lëvizje të paautorizuar përmes dronëve nga Serbia.

    Në Kosovë, KFOR-i është përgjegjës për hapësirën e lartë ajrore.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!