ATV

Author: Ardiana Jashari

  • Kandidatët e AAK-së premtojnë mbështetje për bizneset dhe pensionistët

    Kandidatët e AAK-së premtojnë mbështetje për bizneset dhe pensionistët

    Me qytetarët e fshatit Krushicë të Poshtme në Suharekë , u takua kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj.

    Në këtë takim rëndësi të veçantë iu kushtua përfaqësimit të gruas në institucionet lokale.

    Muharremaj vlerësoi se gratë në Suharekë kanë sjell kujdes, humanitet dhe vizion të qartë.

    Kurse kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini të mërkurën mbajti takim me pronarët dhe menaxherët e bizneseve.

    Gjini u zotua se në katër vitet e ardhshme do të ketë investime të reja dhe mbështetje për te gjitha bizneset.

    Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për bizneset që janë model për Gjilanin dhe Kosovën është prioritet edhe i kandidatit për të udhëhequr Gjilanin, Nazim Gagicës.

    Zenun Elezaj pretendent edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Klinës, në ditën e 12 të fushatës zgjodhi të publikojë pamjet nga kanalet e ujitjes në fshatrat Stupë, Budisalc, Krushevë e Madhe dhe Rudicë.

    Sipas Elezajt me këtë projekt të realizuar gjatë qeverisjes së tij është lehtësuar puna e fermerëve dhe është rritur mundësia e prodhimeve cilësore vendore.

    Themelimin e një Barnatoreje për Pensionistët me barnat eseciale falas dhe subvencionim prej 50% për barnat e tjera premtoi kandidati për Prizrenin, Besnik Krasniqi në një takim me pensionistët e qyteti.

    Takime me qytetarët mbajti edhe kandidati për të parin e Vushtrrisë, Mesut Ademi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Limanaj: Do të ndërtojmë shkollën e mesme të bujqësisë

    Limanaj: Do të ndërtojmë shkollën e mesme të bujqësisë

    Ndërtimin e shkollës së mesme të bujqësisë premtoi kandidati për kryetar të Klinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Limanaj.

    Por përveç kësaj, Limanaj u zotua edhe për hapjen e bibliotekave në shkollat që kanë mungesë.

    Edhe në shëndetësi Limanaj premton të përmirësojë kushtet.
    “Do të pajisim Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me aparatura të reja,” deklaroi kandidati i LDK-së.

    Bujqësia do të jetë po ashtu prioritet i LDK-së në Klinë.
    “30% e tokave do të ujiten me sistem të vet ujitjes,” tha Limanaj.

    Përveç këtyre, kandidati i LDK-së për Klinë premtoi edhe transparencë dhe përgjegjshmëri,pjesëmarrje qytetare dhe bashkëqeverisje si dhe zhvillim ekonomik e social.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Ramizi Rrustaj prezanton prioritetet e tij për Klinën

    Ramizi Rrustaj prezanton prioritetet e tij për Klinën

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Klinës, Ramiz Rrustaj, ka prezantuar prioritetet e tij për katër vitet e ardhshme nëse do të jetë në krye të komunës.

    “Ne si LVV hyjmë me një program i cili nuk është i thjeshtë, është me një listë masash, por një vizion i qartë për të ardhmen e Klinës, ku secili qytetar ka mundësi të barabarta,” tha Rrustaj.

    Sipas Rrustajt, prioritet do të jetë edhe depolitizimi i administratës.

    Kandidati i VV-së tha se programi i tij përfshin të gjitha fushat kyçe.

    “Programi im përfshin të gjitha fushat kyçe të jetës si komuniteti, zhvillimi ekonomik për të gjithë, infrastrukturë moderne dhe rrugë të sigurta, arsim cilësor, zhvillim të rinisë,” deklaroi kandidati për kryetar të Klinës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Bashota: Kryetari ka punwsuar familjarë të punëtorëve të cilët kanë dalë në pension

    Bashota: Kryetari ka punwsuar familjarë të punëtorëve të cilët kanë dalë në pension

    Prioritetet e tij nuk i tregoi në kohën që i ishte rezervuar, por 3-minutëshin, Sokol Bashota, kandidati për Klinën nga Partia Demokratike e Kosovës, e shfrytëzoi për të kritikuar kundërkandidatin e tij, Zenun Elezajn.

    “Kryetari i Komunës së Klinës ka punësuar familjarë të punëtorëve të cilët kanë dalë në pension. Familjarët e tyre kanë dalë në pension dhe ky i ka marrë familjarët e tyre si trashëgimtarë. Nuk e di a është monarki,” deklaroi Bashota.

    Por Zenun Elezaj kërkon emra konkretë për këto punësime.
    Bashota nuk ndalet me kaq. Ai akuzon kryetarin aktual se ka bërë edhe pazare me individë të subjekteve të tjera politike.

    “Ka bërë pazare me individë të subjekteve të tjera politike paraprakisht, për t’i ateruar në AAK, për t’i punësuar ata. Enver Berisha e ke ba drejtor i financave, vëllain ja ke marrë drejtor shkolle. Ai është llaskuc politik,” tha Bashota.

    Por kryetari Elezaj arsyetohet se nuk ka punësuar familjarë, por qytetarë të Klinës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Elezaj prezanton programin e tij qeverisës për Klinën

    Elezaj prezanton programin e tij qeverisës për Klinën

    Finalizimi rrugës transit deri në fund të vitit 2026 në qytetin e Klinës është premtuar nga kandidati Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili synon edhe mandatin e tretë në krye të komunës.

    Elezaj tregoi në emisionin “CONTEXT” në ATV se prioritet i tij në katër vitet e ardhshme është edhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.

    “Do të hartohet projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në vlerë prej 10 milionë eurosh. Ndërtimi i 4 impianteve biologjike për trajtimin e ujërave të zeza, të cilat kanë një konfiguracion të tillë që nuk mund të lidhen me rrjetin kryesor të ujërave të zeza,” deklaroi kandidati i AAK-së.

    Në katër vitet e ardhshme, zotim i kryetarit aktual është edhe ndërtimi i një fabrike për ujë me kapacitet prej 200 litrash në sekondë, por edhe ngrohtorja qendrore e qytetit.

    “Hartimi i studimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore të Klinës,” deklaroi Elezaj.

    Zotimet tjera të kandidatit Elezaj janë edhe aktivizimi i qendrës rinore dhe ndërtimi i 20 parqeve me buxhet komunal dhe me grante.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Arifi: Lëvizja Vetëvendosje nuk bashkëpunon me Listën Serbe

    Arifi: Lëvizja Vetëvendosje nuk bashkëpunon me Listën Serbe

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Shpejtim Arifi, ka theksuar se subjekti i tij nuk bashkëpunon me Listën Serbe.

    “Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë të vetme nuk bashkëpunon me Listën Serbe,” deklaroi Arifi.

    Ai gjithashtu sqaroi se, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, posti i nënkryetarit i takon komunitetit shumicë në këtë rast, komunitetit shqiptar.

    “Dua ta theksoj se, sipas ligjit për pushtet lokal, nënkryetari i komunës i takon komunitetit shumicë, dhe në këtë rast – komunitetit shqiptar. Këtë pozitë nuk ia jep askush tjetër, asnjë subjekt politik, por vetëm vota e qytetarëve,” shtoi Arifi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Arifi: PDK mban përgjegjësinë për mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve shqiptare në Shtërpcë

    Arifi: PDK mban përgjegjësinë për mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve shqiptare në Shtërpcë

    Kandidati për kryetar të Komunës së Shtërpcës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Arifi, ka adresuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar si përgjegjësen kryesore për mungesën e bashkëpunimit mes partive shqiptare në garën për zgjedhjet lokale në këtë komunë.

    “Unë, ju këtu dhe të gjithë qytetarëve të Shtërpcës që po na ndjekin, ju bëj me dije se si kandidat dhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shtërpcë, kam hedhur hapa për bashkëpunim me subjektet shqiptare, në mënyrë që të mos vinim në këtë situatë – ku me aq pak banorë shqiptarë, po garojmë me tri subjekte politike të ndara,” tha Arifi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Kandidati i LVV-së për Shtërpcë premton funksionalizimin e spitalit

    Kandidati i LVV-së për Shtërpcë premton funksionalizimin e spitalit

    Funksionalizimi i spitalit të Shtërpcës është një nga shtyllat kryesore të programit të kandidatit për kryetar të komunës, Shpejtim Arifi nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Një spital që është ndërtuar prej dekadash nuk është funksionalizuar asnjëherë. Ai është demoluar i tëri. Do të funksionalizohet ky spital përmes rehabilitimit dhe sistemimit të stafit mjekësor, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime mjekësore 24 orë në ditë,” deklaroi kandidati Arifi.

    Përveç sektorit të shëndetësisë, ai premton edhe furnizim me ujë të pijshëm në çdo lagje dhe fshat të komunës së Shtërpcës.
    Në fushën e arsimit të hershëm, kandidati ka paralajmëruar ndërtimin e dy çerdheve publike.

    “Kemi paraparë ndërtimin e dy çerdheve publike: njëra në fshatin Brod dhe tjetra në fshatin Firaj, pasi nuk kemi asnjë çerdhe publike funksionale në ato pjesë,” u shpreh Arifi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Bytyqi akuzon kryetarin e Lipjanit se i ka dhënë 22 tenderë një kompanie të shokut të tij

    Bytyqi akuzon kryetarin e Lipjanit se i ka dhënë 22 tenderë një kompanie të shokut të tij

    Në emisionin “CONTEXT” në televizionin ATV, kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Lista Guxo, Ardian Bytyqi, ka hedhur akuza ndaj kryetarit aktual, Imri Ahmeti, duke thënë se ky i fundit ka dhënë tenderë një miku të tij.

    “Një kompani e shokut të kryetarit i ka marrë mbi 22 tenderë. Në fakt, ka marrë tenderë dhe ka qenë nënkontraktor. Ne i kemi të gjitha këto dokumente dhe ai nuk vjen në debat,” ka deklaruar Bytyqi.

    Madje, Bytyqi shtoi se Ahmeti e ka fyer atë dhe të tjerët në një debat publik.

    “Neve na ka fyer të gjithëve në një debat ku ai defikon vetë, duke më quajtur: ‘jo se kam bërë drejtor’, ‘mos qofsha në lëkurën e tij’. Ai është kështu, ai është ashtu…” tha Bytyqi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Budakova: Do të ndërtojmë një kampus shkollor në Lipjan

    Budakova: Do të ndërtojmë një kampus shkollor në Lipjan

    Ndërtimin e një kampusi shkollor premtoi kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, për Komunën e Lipjanit.

    “E përmenda arsimin si prioritet, sepse arsimi në komunën tonë ka çaluar në shumë drejtime. Përmirësimi i infrastrukturës shkollore është paraparë me ndërtimin e një kampusi shkollor për të eliminuar problemet që i ka arsimi në komunën tonë,” deklaroi Budakova.

    Bursa për nxënës dhe studentë të dalluar është një tjetër prioritet i Budakovës.

    Kandidati i AAK-së premtoi edhe përmirësim të infrastrukturës në Lipjan.

    “Infrastrukturë – përmirësimi i rrugëve, investim në ujësjellës dhe kanalizim,” tha Budakova.

    Budakova premtoi po ashtu shtimin e parqeve dhe këndeve të lojërave.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.