ATV

Author: Ardiana Jashari

  • Buzhala:Rama ka abuzuar me pushtetin

    Buzhala:Rama ka abuzuar me pushtetin

    Gazetari Mentor Buzhala akuzoi kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Ramën, për abuzim me pushtetin.

    Sipas Buzhalës, shmangia nga ballafaqimi me kundërkandidatët është në favor të Ramës.

    “Gjithë kohës do të sulmohet për dy arsye: e para, sepse ka abuzuar me pushtetin – unë kam rreth 150 shkrime për këtë; dhe e dyta, sepse nuk i ka përmbushur premtimet,” deklaroi Buzhala.

    Ai vlerëson se nëse do të kishte një debat mes kandidatëve për Prishtinën, më i dëmtuari në këtë mes do të ishte kandidati i PDK-së, Uran Ismaili.

    “Edhe në këtë kuptim, pse ai duhet të përballet? Me çfarë? Gjatë gjithë kohës në debat do të jetë në mbrojtje, sepse do të sulmohet vazhdimisht. Nëse do të kishim një debat me tre persona, më i dëmtuari do të ishte Ismaili, sepse debati do të orientohej te Çeku dhe për akuzat ndaj tij,” tha Buzhala.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Demi tregon si duhet te zhvillohen debatet

    Demi tregon si duhet te zhvillohen debatet

    Gjatë debatit në emisionin “CONTEXT” në ATV, Agron Demi nga Instituti ATLAS ka propozuar mënyra më efikase për organizimin e debateve gjatë fushatës zgjedhore.

    “Sipas meje, do të duhej të bëhej njëfarë orari i përbashkët medial, ashtu siç ndodh në Amerikë. Organizohen debate me short, disa kandidatë shkojnë në një medium, me të njëjtin format dhe të njëjtat pyetje, për shkak se tash po shoh që debatet po përsëriten – njësoj në RTK, njësoj në KTV,” tha Demi.

    Ai theksoi se sot situata me mediat është shumë më ndryshe krahasuar me të kaluarën.

    “Para 8 apo 12 vitesh, kur mbaheshin fushatat, i kishe vetëm tri televizione dhe ishte më e lehtë për secilin kandidat të merrte pjesë. Tash, deri te kanali numër 10, janë 9 televizione që organizojnë debate ,” shtoi Demi.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Zeqiri: Tregon arsyen pse Rama nuk po merrë pjesë në debatet televizive

    Zeqiri: Tregon arsyen pse Rama nuk po merrë pjesë në debatet televizive

    Gazetari Florent Zeqiri, në emisionin “CONTEXT” në ATV, ka shpjeguar arsyen pse kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, nuk ka marrë pjesë në debatet televizive.

    “Sipas informatave që kam, Përparimi nuk e ka pranuar përballjen e sotme sepse ka dhënë njëfarë premtimi për të qenë më 6 tetor në një medium të caktuar, dhe deri atëherë nuk e ka ndërmend të marrë pjesë në debate të tjera,” tha Zeqiri.

    Ai kritikoi këtë qasje, duke e cilësuar si të papranueshme shmangien e përballjeve publike, sidomos në media të rëndësishme.

    “Është e papranueshme të iket nga përballja në mediume, sidomos në televizione kryesore. Në fund të fundit, është televizioni ai që informon qytetarët dhe, në një farë forme, ndihmon që ata të krijojnë mendim se kujt t’ia japin votën,” theksoi Zeqiri.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Sefaj: Shmangia e debateve është arrogance, duhet të hakmerren në balotazh

    Sefaj: Shmangia e debateve është arrogance, duhet të hakmerren në balotazh

    Analisti Ali Sefaj ka kritikuar kandidatët që shmangin përballjet publike në kuadër të zgjedhjeve lokale, duke e quajtur këtë sjellje një formë arrogance, për të cilën, sipas tij, qytetarët duhet të hakmerren në raundin e dytë të zgjedhjeve.

    “Në rast se ndonjëri prej kandidatëve nuk vjen të ballafaqohet me kundërkandidatët, ata që nuk e kanë fatin të kalojnë në balotazh, ose që nuk i marrin votat për të shkuar në raundin e dytë, duhet të mos e mbështesin ose ta kundërshtojnë,” deklaroi Sefaj.

    Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë nuk fitohen përmes rrjeteve sociale.

    “Unë mendoj se në Kosovë nuk fitohet me Facebook e as me TikTok. Nëse do të fitohej kështu, Uran Ismaili do ta kishte fituar garën katër vite më parë, sepse e kishte një ndër fushatat më të mira që janë parë në Ballkan, jo vetëm në Kosovë,” theksoi Sefaj.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Hamiti: Ikja e Përparim Ramës nga debatet është një taktikë zgjedhore

    Hamiti: Ikja e Përparim Ramës nga debatet është një taktikë zgjedhore

    Vendimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, për të mos marrë pjesë në debate, analisti Lavdim Hamiti e vlerëson si një zgjidhje jo të mirë.

    Sipas Hamitit, shmangia e debateve është një taktikë që përdoret nga kandidatët.

    “Dihet prej fillimit se do të ketë balotazh. Do të ketë edhe me Përparim Ramën, andaj nuk duhet t’i ikë debatit. Mirëpo, me gjasë kjo po shihet si taktikë, sepse janë të sigurt se do të shkojnë në balotazh, dhe atje do të kenë përballje vetëm me një kundërkandidat. Ta zëmë, nëse Përparim Rama shkon në balotazh, do të ballafaqohet vetëm me njërin prej këtyre kandidatëve dhe do të jetë më i përgatitur,” deklaroi Hamiti.

    Ai shtoi se mungesa e ballafaqimeve i dëmton kandidatët për kryetarë komunash.

    “Besoj që mosballafaqimi i dëmton, sepse kundërkandidatët po shprehen lirshëm, për shkak se nuk po ka debat. Kjo është një disavantazh për të gjithë kandidatët që po i ikin debateve,” theksoi Hamiti.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë.

  • Bastri Muja: 30 ditë bllokadë për një nënkryetar,  humbje kohe

    Bastri Muja: 30 ditë bllokadë për një nënkryetar, humbje kohe

    Analisti politik Bastri Muja e ka konsideruar të panevojshme vonesën 30-ditore për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.

    “Mendoj se ka qenë një humbje kohe. Unë nuk e kam kuptuar absolutisht dhe e kemi biseduar edhe në këtë studio pse është dashur të pritet 30 ditë. Në një farë mënyre, është vendosur status quo, dhe për 30 ditë shteti ka qenë në bllokadë për një nënkryetar,” tha Muja.

    Ai theksoi se në raste të tilla, Gjykata Kushtetuese do të duhej të kishte ofruar një zgjidhje më të menjëhershme.

    “Gjykata Kushtetuese, në situata të tilla, në ngërçe të tilla, mendoj se është dashur të ofrojë një zgjidhje, sepse unë jam i sigurt që ne do ta gjejmë një zgjidhje dhe do ta tejkalojmë këtë ngërç tani. Por, nëse e shohim nga perspektiva e zgjedhjeve të ardhshme, do ta kemi të njëjtin problem,” u shpreh Muja.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Bugaqku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin ishte i pritshëm

    Bugaqku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin ishte i pritshëm

    Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka qenë i pritshëm.

    “Unë mendoj se vendimi ka qenë i pritshëm. Madje, mendoj se ka qenë pak a shumë i ditur, për shkak të konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur në tërësi Kryesia e Kuvendit,” deklaroi Bugaqku.

    Sipas tij, ky konstituim nuk është i menjëhershëm dhe as një vendim ad hoc.

    “Ky konstatim nuk është ad hoc, nuk është i menjëhershëm, por është një konstatim që ka bazë – si në Kushtetutën e Kosovës, ashtu edhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Madje, ka edhe bazë juridike e kushtetuese në vetë jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese,” shtoi Bugaqku.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Kandidatët e PSD-së, shpalosin planet konkrete për disa çështje

    Kandidatët e PSD-së, shpalosin planet konkrete për disa çështje

    Zgjidhje konkrete për banimin në Prishtinë me cmim që mund ta përballojnë qytetarët, thotë se e ka kandidatja nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini. Në ditën e 18-të të fushatës zgjedhore, Shahini në një video tregon hapat që do t’i marrë për ta zgjidhur këtë problematikë.

    Ndërkaq planin se si do të duken këndet e lojrave në Decan, e ka bërë publike kandidatja e PSD-së, për kryetare të kësaj komune, Natyra Kuci.
    Po ashtu, ajo ka premtuar se do ta funksionalizojë Pallatin e Kulturës, që tashmë ajo e vlerëson se është vetëm një gërmallë.

    Programin për të moshuarit e ka shfaqur kandidati për Kamenicën, Qëndron Kastrati. Ai thotë se destinacioni i kujdesit për moshën e tretë në fokus do ta ketë një qendër multifunksionale.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Dita e 18-të, PDK-ja në çdo komunë tregon vendimet e para në “qeverisje”

    Dita e 18-të, PDK-ja në çdo komunë tregon vendimet e para në “qeverisje”

    Për dhjetë vendimet e para që do t’i marrë brenda 100 ditëve në qeverisje të Prishtinë, ka folur të martën kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili. Disa prej vendimeve të prezantuara nga Ismaili përfshijnë, hapjen e sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë, pezullimin e lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e pare si dhe vendime të tjera.

    Në ditën e 18-të të fushatës elektorale, kryetari i Vushtrrisë që po kërkon edhe 4 vjet të jetë në krye të kësaj komune, përuroi cerdhen në Shtitaricë. Ferit Idrizi, premtoi se arismi do të vazhdojë të jetë prioriteti i tij.

    E Shaqir Totaj pretendent edhe për një mandat në Prizren, pas pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi për barrierat fizike që pengojnë personat me aftësi të kufizuara në qasje, tha se do të merret me zgjidhjet për përmirësimin e infrastrukturës publike.

    Ndërkaq kandiati për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani ka vazhduar takimet me banorë të zonës së kësaj komune, me c’rast u premtoi se hallet e tyre do të trajtohen pa pengesë, kur ai të jetë në krye të Gjakovës.

    I bindur në anën tjetër se do të jetë plus 4 vjet në krye të Ferizajt, është kandidati Agim Aliu. Sipas tij përkrahja e qytetarëve në cdo takim e ka vetëm një fjalë – FITORE.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Nisma premton mbështetje për veteranët e arsimit e Kryqin e Kuq

    Nisma premton mbështetje për veteranët e arsimit e Kryqin e Kuq

    Në vizitë shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Vushtrri i shkoi kandidatja e vetme grua për postin e kryetares, Xhevahire Izmaku nga Nisma Socilademokrate.

    Izmaku u zotua për përkrahje të kësaj shoqate në nderim të punës dhe sakrificës së mësuesve që i dhanë dritë këtij vendi.

    Izmaku më pas vazhdoi agjendën në takim me stafin e Kryqit te Kuq në këtë qytet. Si kandidate për kryetare ajo premtoi mbështetje.

    Kandidatja e Nismës më pas mirëpriti anëtarët e Kryesisë Qendrore të Nismës Endrit Shala, Mevludin Krasniqi dhe Albert Maxhuni.

    Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre janë motivim i madh për rrugëtimin tonë drejt një Vushtrrie më të zhvilluar e më të drejtë, deklaroi Izmaku.

    Qendër të Digjitalizimit, “Obiliq HUB” premtoi kandidati i Nismës për komunën e Obiliqit, Shefki Salihu.

    Sipas Salihut, kjo qendër është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të komunës.

    Kandidati Salihu u zotua se në këtë qendër, të rinjtë do të kenë mundësi të përgatiten në fusha si freelance, marketing digjital, programim, inteligjencë artificiale, dropshipping, Multimedia, bazat e të dhënave dhe sektorë të tjerë inovativë të ekonomisë digjitale.

    Kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, njëherësh kandidat edhe për një mandat tjetër në ditën e 18 të fushatës bëri homazhe në nderim të mjekut dëshmor, Shpëtim Robaj në 27 vjetorin e rënies së tij.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!