PËRGATITI: KRENARE MULLIQI
Kategoritë e dala nga lufta, sipas partisë në pushtet planifikohej të trajtoheshin me ligj të veçantë, respektivisht Ligjin për Veteranët.
Tani kur Qeveria Kurti 2 është afër përfundimit tëmandatit, veteranë të cilët nuk u përfshinë në pagën minimale vazhdojnë të marrin pension vetëm 170 euro.
Derisa nga Ministria e Financave askush nuk u përgjigj lidhur me ecurinë e ligjit për veteranët, Xhevdet Qeriqi, kryetar i shoqatës së invalidëve të luftës thotë se asnjëherë askush as nuk u konsultua me vet ata për këtë.
Megjithatë, Qeriqi shpreson që pensionet për kategoritëe dala nga lufta të rriten, të paktën deri në fund të këtij viti.
Por, gjasat për këtë janë të vogla thotë, ish-ministri dhe njohësi i çështjeve financiare, Haki Shatri.
Megjithatë sipas tij, po të kishte vullnet, një ligj i posaçëm i cili do të trajtonte kategoritë e dala nga lufta do të mund të bëhej shumë shpejt.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare disa herë kanëprotestuar në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen në rritjen e pagës minimale./atvlive.tv
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Leave a Reply