Përgatiti: Armand Hoti
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, së bashku me bashkëshorten e tij, gjenerojnë mbi katër mijë euro në muaj.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Atiq, po ashtu është pronar i një banese të trashëguar, me vlerë prej 22 mijë eurosh.
Mbi 13 mijë e 500 euro, janë të ardhurat vjetore të kryetarit të Zubin Potokut Izmir Zeqiri. Ky është pronar i një shtëpie, të cilën e trashëgoi nga ati.
Shtëpia e tij, kap një vlerë prej 50 mijë eurosh.
Ai zotëron edhe dy parcela me vlerë të përgjithshme prej 45 mijë eurosh.
I pari i Zubin Potokut posedon edhe një veturë, që kushton mbi tre mijë euro.
Zeqiri ka detyrime financiare në shumë prej mbi 11 mijë eurosh, meqë në vitin 2018 kishte marrë një kredi prej 20 mijë eurosh.
Udhëheqësi i Zveqanit, Ilir Peci dhe familja e tij, gjenerojnë të ardhura mujore prej mbi 2000 eurosh.
Pasurit e paluajtshme të kryetarit Peci, respektivisht, një tokë dhe një shtëpi, prekin shumën e 78 mijë eurove.
Peci është pronar i një veture që kushton mbi tre mijë euro, e të cilën e ka blerë me kursime. Thuajse aq, kanë vlerë edhe metalet e çmuara që posedon familja Peci.
Me parat e kursyera, në vitin 2007, kryetari ndërtoi edhe një fermë me vlerë prej 50 mijë eurosh.
Kryetari Peci, gjithashtu ka detyrime financiare në bankë.
Ndërkaq, i pari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili pasurinë e tij e deklaroi me vonesë, merr pagë mbi 1200 euro në muaj.
Hetemi është pronar i një shtëpie me vlerë prej 10 mijë eurosh, të cilën e përfitoi si donacion, ndërkaq, ai ka në pronësi edhe 35 ari tokë, me vlerë 50 euro.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Leave a Reply