Përgatiti: Pranvera Krasniqi
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit të policisë, në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja të dhunës në familje. Gjysma e tyre kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës.
Shifrat alarmante dhe rastet fundit të vrasjes së grave, kanë nxitur Ambasadën Amerikane në Kosovë të dal me njoftim, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë dhunën.
Ambasada e SHBA-së u është referuar edhe raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave, dhuna në familje është ndër krimet më të paraportuara në Kosovë.
Por, sipas sociologut Jeton Brajshori, ka disa arsye pse nganjëherë viktimat, hezitojnë ta raportojnë dhunën.
“Bash aty ku shkojnë të marrin siguri, aty nuk kanë, madje ka raste që gratë e dhunuara e ndryshojnë deklaratën, ka raste të dhunës që kur raportohen kuptohen se ka pasur dhunë edhe disa herë para raportimit, nuk kanë uxim ta raportojnë…”, tha Brajshori.
Mungesën e sigurisë në institucionet publike e pohon edhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Fushë-Kosovë, Abaz Xhigoli.
“Është e vërtetë që institucionet tona duhet të krijonin ambient për dhënien e sigurisë te qytetarët…”, tha Xhigoli.
Ndërkaq, sipas raportit të Policisë, gjatë vitit të kaluar janë raportuar mbi 2,700 raste të dhunës në familje, ku kryesisht pësonte gjinia femërore.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Leave a Reply