Teksti: Haris Ademi
Liderët shtetërorë dhe opozitarë i kanë deklaruar pasuritë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Presidentja Vjosa Osmani i ka deklaruar gjashtë pasuri të paluajtshme në pronësi të saj dhe bashkëshortit, Prindon Sadriu. Vlerën më të madhe e ka ajo që e cilësoi banim në varg, prej 218 metrash katrorë, mbi gjysmë milioni euro, të blerë më 2023. Ndërsa një banesë e ngjashme, me 244 metra katrorë, e blerë para katër vjetëve, ka çmim 190 mijë euro.
Osmani ka deklaruar një veturë 10 mijë euroshe në pronësi të bashkëshortit, ndërsa kanë dy kredi, në vlerë totale 105 mijë euro. Paga vjetore e të dyve, është 33 mijë dhe 17 mijë euro.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, e ka deklaruar banesën 400 mijë euroshe të bashkëshortes së tij, të blerë me kredi. Kurse para të gatshmë ka treguar t’i ketë 1 mijë e 551 euro, ndërsa gruaja e tij, 2 mijë e 500 euro. Kurti ka pagë vjetore 19 mijë euro.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar banesën e tij në vlerë 61 mijë euro, si dhe dy banesa dhe një shtëpi të prindërve të tij. Po ashtu, një veturë të bashkëshortes, 3 mijë euro, si dhe kursime dhe akumulim të pagës, mbi 9 mijë euro.
Nga opozitarët, kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka deklaruar banesë 120 mijë euroshe, si dhe veturë 21 mijë euro. Ky posedon edhe kriptovaluta, të gjitha në shumë afër 69 mijë euro.
Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike ka deklaruar dy banesa dhe një shtëpi, në vlerë totale mbi 600 mijë euro, si dhe një veturë 25 mijëshe.
Kurse kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka katër shtëpi dhe një vilë, që kanë vlerë mbi 1.2 milionë euro.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Leave a Reply