ATV

Nis Edicioni i 15-të i Panairit të Edukimit, stendi i Kolegjit AAB ndër më të vizituarit

Written by

in

Kolegji AAB, institucioni më i madh jopublik i arsimit të lartë në Kosovë, po merr pjesë në Edicionin e 15-të të Panairit Vjetor të Edukimit që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në këtë panair po marrin pjesë me dhjetëra institucione të arsimit të lartë nga vendi, rajoni e më gjerë.

Përveç prezantimit të programeve dhe mundësive të studimit, Kolegji AAB tërhoqi vëmendjen e shumë pjesëmarrësve me formatin e tij inovativ të realitetit virtual dhe roletën me oferta të shumta deri në 15% zbritje për të gjithë të interesuarit. Ky qasje e bëri stendin e Kolegjit AAB ndër më të vizituarin qysh në orët e para të mëngjesit kur u bë hapja e panairit.

Panairi, që do të jetë i hapur edhe nesër, u ofron nxënësve një mundësi unike për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve më të fundit në sektorin e arsimit. Me pjesëmarrjen e Kolegjit AAB, vizitorët e kanë mundësinë të njihen më shumë me programet si dhe mundësitë e studimit që ofron ky institucion për vitin akademik 2023/2024.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *