Me homazhe te varri i Astrit Deharit në fshatin Zllatar ka nisur sot shënimi i dhjetëvjetorit të vdekjes së tij.
Për këtë përvjetor janë organizuar disa aktivitete përkujtimore, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
Pas Homazheve është paraparë një konferencë për media nga familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Ndërkohë, gjatë ditës pritet të hapet edhe një ekspozitë me kujtime nga veprimtaria e Deharit, ndërsa në mbrëmje do të mbahet një akademi përkujtimore dhe do të ndizen qirinj pranë muralit të tij në Prishtinë.
