Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar të takohet me aktivistet feministe që po protestojnë duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Fillimisht, aktivisteve u ishte komunikuar se në takim mund të merrnin pjesë vetëm pesë përfaqësuese, por pas kërkesës së tyre, Gashi pranoi të presë shumicën e protestueseve.
Më pas, ato u drejtuan për në zyrën e kryeprokurorit, ku pritet të paraqesin kërkesat për zbardhjen e rastit dhe përgjegjësinë e institucioneve që e kishin trajtuar atë para vrasjes.
Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist po vazhdojnë protestat, duke kërkuar edhe masa për mbrojtjen e grave nga dhuna.
