Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka evidentuar përdorimin e gjuhës së ashpër dhe akuzave ndaj gazetarëve e mediave nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.
Duke iu referuar këtyre gjetjeve, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i kërkoi kryeministrit Kurti të ndryshojë qasjen ndaj mediave.
Sipas Rexhës, deklaratat e zyrtarëve qeveritarë kundër gazetarëve shpesh pasohen nga sulme dhe fyerje ndaj tyre në rrjetet sociale.
Ai kërkoi që institucionet të jenë më transparente dhe t’u mundësojnë gazetarëve të bëjnë punën e tyre pa pengesa.
