ATV

Bashkatdhetarët nuk kursehen, ky është mërgimtari që ia la familjes 10 mijë euro, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike

Written by

in

Vera është sezona kur mbushë Kosovën me mërgimtarë të cilët i lënë vendet e tyre të banimit, për t’u kthyer për pak kohë në vendlindje.

Numri i përgjithshëm i bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit 2022 ishte 2 milionë e 274 mijë, apo 220 mijë më shumë se në vitin 2021.

Sipas zëvendësminstres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashit nga muaji janar e deri në nëntor të vitit 2022, dërgesat nga bashkatdhetarët kanë arritur vlerën 1.1 miliard euro.

Në emisionin e verës “n’malAn’det” që ka filluar të transmetohet çdo natë në ATV, në një hapësirë të veçantë kushtuar bashkatdhetarëve, Jemin Totaj nga Italia tregoi që në vazhdimësi kontribuon për familjarët e tij në Kosovë, derisa tha se së fundmi shifra më e lartë që e ka lënë për familjarët e tij, ishte 10 mijë euro.

“…Pare kemi lanë boll. Kemi lanë edhe tash 10 mijë euro”, potencoi Totaj.

Vlen të përmendet, se mërgimtarët krahas parave që ofrojnë për familjarët e tyre në Kosovë, ardhja e tyre për pushime sjell me vete edhe ringjalljen financiare meqenëse gjatë kësaj periudhe rritet qarkullimi në të gjitha fushat.

Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që përmes linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *