ATV

Tag: ATV

  • Riparimi i Ekranit të Palosshëm të iPhone Duo Kushton Sa Një iPhone i Ri

    Riparimi i Ekranit të Palosshëm të iPhone Duo Kushton Sa Një iPhone i Ri

    Blerësit e smartphone-it të ri të palosshëm iPhone Duo që zgjedhin të mos blejnë paketën e sigurimit AppleCare Plus përballen me kosto jashtëzakonisht të larta riparimi.

    Apple ka publikuar zyrtarisht vlerësimet e çmimeve të shërbimit jashtë garancisë, ku ndërrimi i ekranit të brendshëm të palosshëm kushton $999 — thuajse sa gjysma e çmimit të vetë pajisjes — ndërsa riparimi i dëmtimeve të tjera arrin deri në $1,499.

    Çmimet e Riparimit të iPhone Duo pa AppleCare Plus

    Nëse pajisja juaj dëmtohet pa pasur mbrojtjen AppleCare+, këto janë çmimet zyrtare të parashikuara nga Apple për secilin shërbim:

    Tipi i Dëmtimit / ShërbimitKostoja e Riparimit (USD)
    Dëmtimi i shtresës mbrojtëse (Cover layer)$49
    Xhami i pasmë (Back glass)$199
    Shërbimi i baterisë (Battery service)$229
    Kamera e pasme (Rear camera)$229
    Ekrani i jashtëm (Outer display)$379
    Ekrani i jashtëm dhe xhami i pasmë$509
    Ekrani i brendshëm i palosshëm (Inner display)$999
    Dëmtime të tjera strukturore (Other damage)$1,499

    Sa Kurseni me Paketën AppleCare Plus?

    Pajisja me sigurimin AppleCare Plus i ul drastikisht këto tarifa. Me këtë paketë, shërbimi i baterisë kushton $0, ndërsa riparimi i ekranit të brendshëm të palosshëm apo dëmtimeve të tjera aksidentale është vetëm $99.

    Opsionet e Pagesës për AppleCare Plus (me Mbrojtje nga Vjedhja dhe Humbja):

    • Pagesë mujore: $19.99 / muaj
    • Pagesë vjetore: $199.99 / vit
    • Pagesë e menjëhershme: $399

    Data e Lansimit dhe Porositë Paraprake

    iPhone Duo do të ketë një çmim fillestar prej $1,999. Porositë paraprake nisin këtë të premte në orën 08:00 ET, ndërsa pajisja do të jetë zyrtarisht e disponueshme në treg më 23 Tetor.

  • Apple HomeView: Gjithçka që Duhet të Dini për Ekranin e Ri Inteligjent të Apple

    Apple HomeView: Gjithçka që Duhet të Dini për Ekranin e Ri Inteligjent të Apple

    Apple ka hyrë zyrtarisht në tregun e ekraneve inteligjente për shtëpi me pajisjen e saj më të re, Apple HomeView. Ky hub inteligjent është përgjigja e Apple ndaj rivalëve si Amazon Echo Show dhe Google Nest Hub, duke kombinuar një ekran me prekje, altoparlant të fuqishëm dhe inteligjencën artificiale Siri AI.

    Pajisja kushton $299 dhe është e disponueshme për porosi paraprake, ndërsa dalja zyrtare në treg bëhet më 13 Nëntor.

    5 Gjërat Kryesore që Duhet të Dini për Apple HomeView

    1. Dizajn Elegant dhe Ekran 7-Inç Liquid Retina

    Apple HomeView ka një strukturë prej me alumin të ricikluar dhe një ekran 7-inç Liquid Retina të vendosur mbi një bazë altoparlanti në formë kupole. Ekrani mund të anohet lehtësisht për t’u përshtatur në tavolinë apo në banakun e kuzhinës.

    • Formatet: Model tavoline dhe model i veçantë për montim në mur.
    • Ngjyrat: Argjend (Silver), Gri Hapësinore (Space Gray), Rozë (Rose Pink) dhe Yllit (Starlight).
    • Ndriçimi adaptiv: Përshtatje automatike e ndriçimit nga 500 nits deri në 0.3 nits për të mos penguar gjatë natës.
    Apple HomeView – një pajisje e ngjashme me iPad-in, e krijuar për t'u varur në mur ose për t'u vendosur mbi tavolinë dhe që do të shfaqë asistentin virtual Siri të përmirësuar me inteligjencë artificiale – gjatë një prezantimi të produkteve për shtëpinë inteligjente në Nju-Jork, më 13 tetor 2026.

    2. Personalizim me Njohje Fytyre deri në 6 Përdorues

    Pajisja përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe zërit për të identifikuar deri në 6 anëtarë të ndryshëm të shtëpisë.

    • Ekrane të personalizuara: Secili përdorës sheh profilin e vet me kalendarin, mesazhet, kujtesat dhe aplikacionet e tij.
    • Privatësi e garantuar: Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të sigurt në çipin A18 (Secure Exclaves) dhe fshihen nga ekrani sapo përdoruesi largohet.

    3. Siri AI me Apple Intelligence

    HomeView përmban versionin e ri të Siri AI, të fuqizuar nga Apple Intelligence:

    • Kuptim i kontekstit: Siri kupton kontekstin personal dhe atë që ndodhet në ekran.
    • Mënyra ndërveprimi: Mund të komunikoni me zë ose përmes tastierës në ekran.
    • Sinkronizim në ekosistem: Bisedat me Siri mund të vazhdojnë pa ndërprerje në iPhone, iPad, Mac ose Apple Watch.

    4. Ekosistem i Plotë për Shtëpinë Inteligjente

    Pajisja shërben si qendër kontrolli për të gjitha pajisjet e lidhura:

    • Apple Home Collection: Punon me kamera, termostate dhe kyçe inteligjente të krijuara në bashkëpunim me LG Electronics dhe Schneider Electric.
    • Funksioni Intercom: Lejon dërgimin e mesazheve me zë në pajisje të tjera HomeView, HomePod, iPhone, iPad apo Apple Watch.
    • Komunikim dhe argëtim: Mbështet thirrje FaceTime me Center Stage, dëgjimin e muzikës me Spatial Audio dhe shfaqjen e recetave hap pas hapi.

    5. Çmimi dhe Krahasimi me Rivalët

    PajisjaÇmimi FillestarKarakteristika Kryesore
    Apple HomeView$299Ekran 7″, Siri AI, njohje fytyre (6 përdorues), Spatial Audio
    Amazon Echo Show 11$249.99Ekran me integrim Alexa
    Google Nest Hub (Gen 2)$99.99Ekran kompakt me Google Assistant

    Data e Lançimit

    Porositë paraprake për Apple HomeView kanë filluar në dyqanin zyrtar të Apple, ndërsa dërgesat e para dhe shitjet direkte në dyqane do të nisin të premten, më 13 Nëntor.

  • Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran me emisionin “Ndërrimi i Dytë” në ATV

    Kaltrina Mikushnica rikthehet në ekran me emisionin “Ndërrimi i Dytë” në ATV

    Një format i ri mediatik pritet t’i shtohet së shpejti programacionit të ATV, duke sjellë një kombinim të televizionit dhe radios në një eksperiencë të vetme komunikimi me publikun.

    Emisioni “Ndërrimi i Dytë”, i cili do të transmetohet në ATV dhe do të moderohet nga Kaltrina Mikushnica, synon të krijojë një hapësirë të hapur diskutimi për tema që lidhen me përditshmërinë, duke vendosur në qendër zërin e qytetarëve.

    Programi do të zhvillohet në një studio të konceptuar për ndërveprim të drejtpërdrejtë, ku publiku, përmes mikrofonit dhe ekranit, do të ketë mundësi të bëhet pjesë aktive e diskutimeve dhe debateve.

    “Ndërrimi i Dytë” pritet të startojë së shpejti në ATV, duke ofruar një formë më të drejtpërdrejtë dhe bashkëkohore të komunikimit mes medias dhe audiencës.

    Më poshtë mund të ndiqni edhe promon e emisionit:

  • Rita Gashi, frymëzim për gratë në bujqësi

    Rita Gashi, frymëzim për gratë në bujqësi

    Gratë në bujqësi po dëshmojnë çdo ditë se puna e tokës nuk është vetëm për burra.

    Një shembull i tillë është edhe Rita Gashi nga fshati Kishnicë, e cila me përkushtim kultivon speca, përgatit turshi tradicionale dhe rrit bimë aromatike, duke sjellë në sofrat tona shijen e tokës sonë, por duke dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për mosdorëzim.

    Rrëfimin e saj të plotë mund ta dëgjoni duke klikuar në kronikën e përgatitur nga ATV:

     

  • Gazetarja Klodiana Bufi: Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare vijnë nga truri dhe mendja e një trajneri shqiptar siç është Ilir Daja

    Gazetarja Klodiana Bufi: Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare vijnë nga truri dhe mendja e një trajneri shqiptar siç është Ilir Daja

    Gazetarja nga Tirana, Klodiana Bufi, ishte e ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Bufi ka komentuar edhe zgjedhjen e futbollistit të Etnik Brutit, i cili u largua nga kombëtarja e Kosovës për të luajtur për Shqipërinë.

    Sipas Klodiana Bufit, pasaporta shqiptare është shumë më e fuqishme se ajo e Kosovës.

    Ajo po ashtu ka deklaruar se sukses i Kosovës në arenën ndërkombëtare vjen edhe nga puna e Ilir Dajës në Ballkan, pasi prej andej kanë ardhur shumë lojtarë.

    ‘Nuk do ta mohojmë faktin që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare vijnë nga truri dhe mendja e një trajneri shqiptar siç është Ilir Daja’ tha Bufi.

    Në videon e mëposhtme mund të gjeni deklaratën e plotë të Klodian Bufit në A PLAY:

  • Batatina përzgjedhësi Foda gaboi: Në vend të Edon Zhegrovës duhej të ftohej Gashijani, Krasniqi nuk ishte në elementin e tij

    Batatina përzgjedhësi Foda gaboi: Në vend të Edon Zhegrovës duhej të ftohej Gashijani, Krasniqi nuk ishte në elementin e tij

    Trajneri i klubit Llapi, Tahir Batatina në emisionin A PLAY në ATV, tha se trajneri i Kombëtares, Franco Foda gaboi që nuk e fitoi në kombëtaren A, talentin Elvir Gashjani.

    Sipas Batatinës, Gashjani do të ishtë zëvendësues ideal për të lënduarin Edon Zhegrova.

    ‘Ka munguar shumë Zhegrova, do duhej të thirrej Elvis Gashjani, sepse lojtari është shpërthyes i shpejtë . Ermal Krasniqi ka pasur problem andej, sepse nuk është pozicioni i tij’ tha Batatina.

    Deklaratën e plotë të Tahir Batatinës në A PLAY e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

    ​Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

    Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të një klime sa më të sigurt dhe të qetë, bazuar në detyrat e saj të cilat burojnë nga autorizimet e saj ligjore, ashtu sikurse edhe në të kaluarën përgjatë viteve paraprake, do të sigurohet që të vejë në funksion të gjithë mekanizmat e saj, në mënyrë që në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente.

    Sipas njoftimit, me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Fundviti – 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të PK-së, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe kësisoj do të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

    “Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.Në kuadër të këtij plani operativ do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik, njëkohësisht apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

  • Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    Gani Sejdiu trajneri i njohur i futbollit ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV.

    Sejdiu i cili dikur ka qenë edhe trajner i klubit Feronikeli, e ka komentuar vendimin e klubit nga Drenasi për tërheqje nga garat e po ashtu edhe për anulimin e vendimit.

    ‘Kushdo që i merr këto vendime, këto kanë pasoja. Duhet me u largu nga kjo retorik duhet me u largu nga ky mentalitet. Sepse njerëzit marrin vendime ta gabueshme dhe gutshme zakonisht në ato momente kur nuk janë mirë.  Vendimi si ai enjtes ishte vendim esktrem dhe mund të këtë pasoja’ tha Sejdiu.

    Për më shumë ndiqeni komplet intervistën në linkun e më poshtëm.

     

  • Ministria e Arsimit në LIBERO jep të gjitha informacionet për testin e maturës, ja çfarë duhet të dini

    Ministria e Arsimit në LIBERO jep të gjitha informacionet për testin e maturës, ja çfarë duhet të dini

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), për herë të parë ka lansuar në platformën e-Kosova paraqitjen e provimit të maturës. Mbi 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen më 22 qershor testit të vlefshëm për ta siguruar të drejtën e aplikimit për studime universitare.

    Ndërkohë që rreth 3 mijë nxënës kanë mbetur jashtë testit të maturës, dhe në lidhje me këtë, Fatmir Elezi – Shef i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit dha arsyet se pse ndodhi kjo!

    “…Një numër i nxënësve nuk ka interesim për të hyrë në maturë (sidomos nga shkollat profesionale)… Nxënës të rregullt (që e mbarojnë klasën e 12-të) i kemi diku  20 mijë e 500 maturantë, ka disa që kanë mbetë prej viteve të kaluara. Nëpërmjet platformës e-Kosova kanë hy për të paraqitur provimin diku 19 mijë e 149 nxënës dhe 18 mijë e 648 janë të verifikuar nga shkollat…”, deklaroi Elezi nga MASHTI.

    Gjithashtu, ai njoftoi se të gjithë nxënësit të cilët ende nuk kanë aplikuar (për shkak të vështirësive teknike), do të mund të aplikojnë.

    “…Do t’i shtijmë me metodën e vjetër dhe ju krijojmë llogari më vonë. Do të thotë, nxënësit nuk do të mbesin pa hyrë në maturë për shkak të platformës e-Kosova…”, theksoi Elezi.

    Po ashtu ai njoftoi të gjithë nxënësit se këtë vit ata nuk do të lejohen (as) të posedojnë telefonë e lëre më ta përdorin. Vlen të ceket se këtë vit, për ta penguar kopjimin në Testin e Maturës Shtetërore, maturantët do të shpërndahen nëpër objekte të shkollave të ndryshme.

    Për të marrë më shumë informacione rreth kësaj teme, mund ta ndiqni tërësisht emisionin “LIBERO”, në linkun e mëposhtëm:

     

  • Këta janë tre mesfushorët më të mirë në Evropë sipas Valon Berishës

    Këta janë tre mesfushorët më të mirë në Evropë sipas Valon Berishës

    Valon Berisha në një intervistë ekskluzive për A-Play në ATV shpalosi detaje nga karriera e tij, lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta, skuadrat e tij favorite për EURO 2024 si dhe mesfushorët më të mirë në botë sipas tij.

    Berisha, i cili është i ftuar tek Kosova për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë tha se kjo ndeshje është e veçantë për të ngase përballet ndaj shtetit ku u rrit.

    Ndër të tjera Berisha tregoi se ka shoqëri me Haaland dhe i përcjell sukseset e tij.

    I pyetur se nëse Haaland e njeh Kosovën, Berisha tha se Haaland e njeh Kosovën.

    Për lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta, Valon Berisha përmendi Sadio Mane dhe Jonathan Soriano.

    Kurse për mesfushorët e tij favorit në botë sipas tij, Berisha tha se janë Rodri, De Bruyne dhe Toni Kroos.

    Ndiqeni intervistën e tij më poshtë.