Inteligjenca Artificiale po sjell shumë risi të rëndësishme në shumë fusha dhe kjo mund të lë pa punë shumë punëtorë.
Në emisionin “n’malAn’det” ishte e ftuar deputetja Eliza Hoxha, e cila është arkitekte me profesion dhe krahas të tjerave foli edhe për rrezikshmërinë që sipas saj do ta përjetojnë disa nga vendet e punës, me zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.
“…Njëri prej profesioneve që mund të zhduket (për shkak të Inteligjencës Artificiale) ka me qenë profesioni i arkitektit. Sepse sot p.sh mund të prodhosh shtëpi prej materialeve të reciklueshme… këto e pasurojnë jetën tonë, e bëjnë më të lehtë…”, theksoi ajo.
Për ta dëgjuar intervistën e Eliza Hoxhës në tërësi, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Çështja e të drejtave të barabarta në mes grave e burrave mbetet sfidë në Kosovë. Pjesëmarrja e grave në jetën politike e sociale përgjithësisht është shumë e ulët. Për këtë temë (sidomos nëpër media), në vazhdimësi diskutohet, edhe nga deputetët e opozitës.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në emisionin “n’malAn’det” në mesin e diskutimeve të tjera, theksoi se duhet krijuar mundësi për vajzat dhe gratë që ato të kenë kapital bazë, në mënyrë që ato të zhvillohen dhe ta shprehin veten.
“…Vetëm 14 për qind të pronës trashëgimore gratë e posedojnë në Kosovë… Shteti duhet me qenë këtu për të krijuar mundësi dhe subvencione dhe hapësira të tjera dhe të reja për profile të ndryshme që lidhen edhe me zanatet…”, theksoi Hoxha.
Erza Cikaqi nga Prizreni e fitoi titullin “Miss Kosova 2023” dhe do ta përfaqësoj Kosovën në eventet ndërkombëtare të bukurisë.
Ajo u shfaq së fundmi, në një intervistë ekskluzive në emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”.
“…Me mbajt një kurorë është një përgjegjësi shumë e madhe dhe po mundohem me e shfrytëzu në mënyrën më të mirë këtë vit, që me prezantu sa më mirë vendin…”, theksoi Cikaqi.
Kujtojmë se në kuadër të emisionit “n’malAn’det” çdo natë, krahas lojërave të ndryshme është duke u zhvilluar edhe një kuiz me pyetje për personalitete të ndryshme dhe qytete nga shumë vende të Kosovës, për të përcjellur te publiku me bollëk informacione historike.
Ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:
Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.
Një ndër rubrikat e këtij emisioni është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.
Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët në Lipjan se a e dinë ata se cilës frutë i thuhet “veruke” (një mollë, kokërr-vogël).
Derisa disa nga të intervistuarit thanë se vetëm e kanë dëgjuar këtë fjalë por nuk e dinë kuptimin e saj, një qytetar ia bëri një pyetje gazetares, me të cilën edhe gazetarja u habitë.
“A din me m’kallzu kujna i thojnë cifun”, e pyeti ai.
Në bazë të statistikave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ndërmjet viteve 2013-2022, gjithsej 252 mijë njerëz kanë ikur nga Kosova, legalisht e ilegalisht.
Shumica nga ta kanë zgjedhur shtetet evropiane për të jetuar, por duke mos përjashtuar as pjesën tjetër të shteteve.
Në emisionin “n’malAn’det” të transmetuar çdo natë në ATV, hapësirë e veçantë po u kushtohet bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë zgjedhur vende të ndryshme të botës për të jetuar.
Kësaj radhe, Veton Mushkolaj nga Gjermania dhe Lulzim Demhasaj nga Belgjika, befasuan me përgjigjet e tyre kur u pyetën se si i dallojnë një shqiptar që është shqiptar, pa folur me ta.
Vetoni nga Gjermani tha se shqiptarin në krye e dallon që është shqiptar.
“Shumë thjesht valla, shqiptarin në Gjermani në krye e dallon që është shqiptar… Si ta sheh një shqiptar pak me gjeste, e din që është shqiptar”, tha ai.
Ndërkohë, shoku i tij Lulzimi nga Belgjika gjithashtu tregoi disa karakteristika të shqiptarëve, derisa tha se në lokal ai i dallon shqiptarët kur i sheh duke u shtyrë për pagesa.
“…Pak a shumë në rrugë kur lëvizin ecin më hapur. Edhe kur jemi në lokal, te pagesat shtyhen kush me pagu, ja kapin dorën njëri – tjetrit edhe mbesin ata të huajt t’u na shiku se çfarë po ndodhë”, potencoi Demhasaj.
Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:
Gazetarët përgjithësisht, gjatë kryerjes së punëve së tyre, përballen me pengime në forma të ndryshme nga qytetarët të cilët tentojnë t’i frikësojnë, kërcënojnë apo edhe t’u thonë fjalë ngacmuese.
Njëri nga ta ishte Lindrit Zogaj, gazetari i ATV-së dhe njëherit moderator i emisionit “Rrugës për…”, i cili për emisionin “n’malAn’det” që po transmetohet çdo natë në ATV, tregoi një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur me një qytetar, që ia tha disa fjalë tronditëse.
“…Shkova i thashë a mujna me bo një intervistë…Po ma bon ‘Ti ishte nana e Tiktokut’, edhe unë i thashë faleminderit, kur ma ka bo tha ‘Po spo lejshe gja t’keqe bre pa qitë bre, ti ishe marrja e Zotit, po ti s’ishe gazetar’…”, theksoi ai me “sportivitet”, ani pse kjo ngjarje e tronditi atë.
Kujtojmë se ambienti i sigurt për kryerjen e punës nga gazetarët, është çështje kryesore për ekzistimin e mediave.
Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:
Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.
Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’det”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga plazhet më të bukura shqiptare.
Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së bëri një vizitë në Velipojë.
30 kilometra nga qyteti i Shkodrës, sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare.
Është fshati Velipojë, një nga vendet më tërheqëse për turistët.
Plazhi i Velipojës me ujin e tij të pastër dhe të kthjellët ndërthuret me gjelbërimin e pishave që pushtojnë gjithë bregdetin. Peizazhi i tij i bukur e bën për vete pushues të shumtë çdo vit.
Për pushuesit, plazhi i Velipojës ofron rehati dhe siguri, madje për shumë nga ta, ky plazh mbetet i preferuari.
Ekipi i ATV-së ka qëndruar në këtë vend turistik, ku ka takuar turistë të shumtë që kishin ardhur për të kaluar ditën nga qytete të ndryshme si të Kosovës, ashtu edhe viset e tjera shqiptare dhe diaspora në përgjithësi.
“Jam nga Malësia e Madhe e Shkodrës. Jam me banim në Norvegji, po bëj rreth 32 vite që jam atje. Jam shumë i mirëpritur në zonën time, kam kënaqësi të madhe që të jetoj, të vij e të punoj këtu, megjithëse kam shumë vite që jam andej”, thotë një pushues. /atvlive.tv
Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:
Emisioni veror “n’mal A n’det” ka filluar transmetimin në ATV. Ky emision, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten, prej orës 21:10.
Një ndër rubrikat që e përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.
Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët e Prizrenit se a e dinë ata kuptimin e fjalës “xhixhivalle”, e cila përdoret në Vlorë.
Shumë nga qytetarët e Prizrenit nuk e kanë ditur kuptimin e kësaj fjale, por disa nga ta thanë se e kanë dëgjuar këtë shprehje.
Por, krahas pyetjes dhe përpjekjes së tyre për të gjetur përgjigjen, shumë qytetarë lëshuan deklarata interesante para kamerës së ATV-së.
Në qytetar nga Vlora, thotë se kur vinë në Kosovë, nuk kuptojnë asnjë shprehje që shkruhet në tabelat e autostradës.
“Në autostradë, ne për shembull, asnjë shprehje nga ju, kujdes mos vozit, që i keni shprehjet në tabela, nuk kuptojmë asgjë. Është dialekti gegë me toskë që ndryshon pothuajse”, thotë vlonjati. /atvlive.tv
Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.
Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:
Edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të tensionuara.
Mediat serbe për situata të ndryshme në Kosovë, kanë bërë edhe propagandë me raportimet e lajmeve, duke ndikuar kështu në imazhin negativ të Kosovës.
Tiktokeri kosovar, Ariot Myftaj në një postim në rrjetin e tij social “Tiktok” e ka postuar një video me një qytetar nga Portugalia, për të cilin tha se ai kishte një perceptim të tmerrshëm për Kosovën.
“…Ma s’pari ju thojnë mos shko në Kosovë se është vend i rrezikshëm, atje të vjedhin, të vrajnë… Bile tash e kam taku një shok të Portugalisë, edhe ky para se me ardhë në Kosovë, edhe kur ka qenë në Serbi (Beograd) para disa muaje i kanë thanë “Mos shko në Kosovë”…”, theksoi Myftaj.
Ndërsa, qytetari nga Portugalia në pyetjen e drejtuar nga Myftaj për Kosovën, tha se pavarësisht se serbët i kanë folur gjëra negative, me ardhjen e tij këtu i ka ndryshuar përshtypja e tij për Kosovën.
Në emisionin “n’malAn’det”, në mesin e shumë mysafirëve të tjerë ishte i ftuar edhe Ariot Myftaj, dhe foli ekskluzivisht për këtë çështje, duke potencuar se çka duhet të bëj Kosova për t’i hequr paragjykimet që e kanë të huajt në lidhje me vendin.
“…Për t’i hequr paragjykimet duhet krijuar sa më shumë kontent (përmbajtje) për Kosovën, sa më shumë të tregojmë na për vendin tonë…”, theksoi ai.
Vlen të përmendet se në imazhin negativ të Kosovës, ka ndikuar edhe raportimi i mediave ndërkombëtare për ish-krerët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte.
Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:
Në Kosovë në vazhdimësi ka punime të rrugëve të ndryshme, në lagje të ndryshme si në qytete ashtu edhe në fshatra, sidomos gjatë periudhës së pranverës dhe verës, për shkak të temperaturave më të larta – të përshtatshme për ndërtim.
Në emisionin “n’malAn’det” që po transmetohet çdo natë në ATV, në një hapësirë të veçantë kushtuar mërgimtarëve, ata po shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me problematikat që i shohin në Kosovë.
Edhe mbrëmë, mërgimtarja Gynere Halimi nga Zvicra, shprehu një kërkesë specifike që do të donte të mos e shihte kur vjen në Kosovë.
“…Qito rrugë me kanë mos me u hallakatë kur ia nisin me ardhë të jashtit se shumë pengesa po bëhen… Ose kryni para se me ardhë ose leni masi të shkojmë…”, potencoi Halimi.
Vlen të theksohet se si pasojë e punimeve në rrugë, në vazhdimësi shkaktohen kolona të gjata dhe pritje të mëdha të automjeteve.
Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”: