Për fare pak projektligje, pati pajtim mes deputetëve të pushtetit e opozitës, këtë vit. Ndërkaq, ato të cilat merrnin votat kryesisht të deputetëve të pushtetit kundërshtoheshin nga opozita edhe në forma të tjera jashtë Kuvendit.
Gjatë 2023-s, sirtarët e Gjykatës Kushtetuese u mbushën me disa projektligje, që u sollën për shqyrtim të kushtetutshmërisë së tyre nga opozitarët.
Ligji për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ishte i pari që u dorëzua në Kushtetuese në fillim të vitit.
Më pas në Kushtetuese përfundoi edhe Ligji për Pagën Minimale, derisa Ligji për pagat në sektorin publik u dërgua nga Avokati i Popullit, derisa për këtë Gjykata mori vendim më 26 dhjetor.
Të jetë në kundërshtim me Kushtetutën u konsiderua nga ana e komunave edhe projektligji për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët. Ky projektligj ishte i vetmi ndaj të cilit Kushtetuesja u radhit në anën e Qeverisë, duke detyruar komunat të krijojnë lehtësime financiare për qytetarët, por duke e përcaktuar shumën vetë.
Ndërkohë, brenda vitit, kolegji i Kushtetueses mori vendim edhe për Ligjin për Këshillin Prokurorial, atë për zyrtarë publikë, si dhe ligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, që ishin në sirtarë që nga 2022-ta.
Në gjysmën e dytë të vitit, në Gjykatë Kushtetuese u dërgua edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ai për Investime të Qëndrueshme, derisa viti u përmbyll me dërgimin e Ligjit për Fondin Sovran.
Aktualisht janë 6 projektligje në procedurë të shqyrtimit në Kushtetuese, përfshirë Kodin e Procedurës Penale./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni video e mëposhtme:
https://www.youtube.com/live/RO19hgFozrw?si=_PlqfGzslBCs_kNv

Leave a Reply