Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, rreth orës pesë të mëngjesit, ndërsa nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka njoftuar se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dy predha, ndërsa është sekuestruar edhe një pistoletë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si vrasje në tentativë, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në vazhdim
