Policia e Kosovës po zhvillon këtë të enjte një operacion kundër kontrabandës me mallra në disa lokacione në veri të vendit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, aksioni po realizohet në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe institucionet e tjera përkatëse.
Policia nuk ka dhënë ende detaje për rezultatet e operacionit, ndërsa ka paralajmëruar se informacione të tjera do të bëhen publike gjatë ditës.
