ATV

Tag: Policia e Kosovës

  • Një 4-vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, nisin kërkimet për ta gjetur

    Një 4-vjeçar bie në kanalin e Ibër-Lepencit, nisin kërkimet për ta gjetur

    Një fëmijë i moshës 4 vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

    Tashmë kanë filluar kërkimet për fëmiun, raporton Indeksonline.

    “Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmiun”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

     

  • Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

    Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente dhe më pas ka aplikuar për marrjen e një kredie.

    Me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Më datë 15.05.2023 , është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte aplikuar për marrjen e kredisë në një bankë me dokumente të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Arrestohen tri femra në Gjilan, dyshohet se zhvillonin prostitucion në një sallon masazhi

    Arrestohen tri femra në Gjilan, dyshohet se zhvillonin prostitucion në një sallon masazhi

    Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë janë arrestuar tri femra, nën dyshimin se të njëjtat kishin pranuar para, për shërbime seksuale.

    E gjithë ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në një sallon masazhi, ku më këtë rast është arrestuar edhe pronarja e lokalit.

    “Gjilan 08.05.2023 – 19:30. Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale”, njoftoi Policia.

    Tutje, bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

     

  • Në 24 orët e fundit raportohen pesë raste të dhunës në familje

    Në 24 orët e fundit raportohen pesë raste të dhunës në familje

    Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

    Sipas raportit të Policisë, nga rastet e dhunës kryesisht kanë pësuar gratë, viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor ndërsa të dyshuarit për shkaktimin e dhunës janë intervistuar.

    Gjeni më poshtë rastet e dhunës që janë raportuar brenda 24 orëve:

    Partesh, 08.05.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Viti, 08.05.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtjeje e përkohshme emergjente nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Pejë 08.05.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Malishevë 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi kosovar deklaron se djali dhe bashkëshortja e tij i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Vushtrri 08.05.2023 – 12:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

  • Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, plagoset një person

    Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, plagoset një person

    Një person është plagosur sot në Prishtinë nga arma e zjarrit, në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

    Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    Ahmeti tha se personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

    Tutje, ajo theksoi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet dhe po punohet për arrestimin e të dyshuarit.

  • Tentoi të vetëvritej, shpëtohet 62-vjeçari në Ferizaj

    Tentoi të vetëvritej, shpëtohet 62-vjeçari në Ferizaj

    Një 62-vjeçar në Ferizaj është shpëtuar nga Policia pasi ka tentuar të vetëvritet. Sipas një komunikate dërguar mediave, Policia ka bërë të ditur se 62-vjeçari kishte hipur në një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesor në Ferizaj dhe po tentonte të vetëvritej.

    “Sot, rreth orës 13:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se një person mashkull, kosovar i moshës 62 vjeçar, kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesorë në ndërtim në rrugën ’’Ahmet Kaciku’’ në Ferizaj dhe po tentonte të vetëvritej. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë nga njësia reaguese dhe njësia e hetimeve së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit të stacionit të policisë në Ferizaj”, njoftoi Policia.

    Sipas njoftimit të Policisë, ai u shpëtua nga një zyrtar policor.

    “Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shpëtim nga ekipet në vendin e ngjarjes, është bllokuar për qarkullim rruga ” Ahmet Kaçiku ” dhe menjëherë mbikëqyrësi i ndërrimit ka filluar të negocioj me viktimën dhe ta bindë atë, që mos të kërcejë/bëjë vetëvrasje nga lartësia. Pas shumë përpjekjeve të mbikëqyrësit të ndërrimit Toger R.H, në ora 13:50 viktima është bindur dhe ka lejuar që të shpëtohet dhe të zbresë nga vinçi në tokë pa asnjë lëndim”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Tutje, bëhet e ditur se viktima është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Vetëvrasje në tentativë”, ndërsa policia po vazhdon hetimet.

     

  • E rëndë: Një nënë në Rahovec e gjen të vdekur në shtëpi djalin e saj

    E rëndë: Një nënë në Rahovec e gjen të vdekur në shtëpi djalin e saj

    Një grua ka raportuar në Polici se e ka gjetur djalin e saj pa shenja jete, në shtëpi.

    Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, derisa në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Tutje, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion./atvlive.tv/

     

  • Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij, arrestohet një burrë në Istog

    Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij, arrestohet një burrë në Istog

    Një person është arrestuar në Istog, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

    “Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport./atvlive.tv/

     

  • Vrasja në Kijevë, Policia jep detaje

    Vrasja në Kijevë, Policia jep detaje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta një person tjetër.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi ai.

    Tutje, Elezaj njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore, derisa hetimet janë duke vazhduar./atvlive.tv/

    Vritet një person në fshatin Kijevë

  • Iu premtoi punësim jashtë vendit, arrestohet një grua në Prishtinë për mashtrim

    Iu premtoi punësim jashtë vendit, arrestohet një grua në Prishtinë për mashtrim

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona, duke iu premtuar vende pune jashtë vendit.

    Përmes raportit 24 -orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.