Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë sot në Kuvendin Kosovës për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, brenda territorit të vendit.
Pas kërkesës së opozitës që Kurti të raportojë në Kuvend, i njëjti i është përgjigjur pozitivisht që sot në orën 17:30 të raportojë para të zgjedhurve të popullit.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së sotme plenare.
Krahas zhvillimeve të djeshme, opozita ka kërkuar që Kurti të tregojë edhe për raportet me aleatët dhe qëndrimet për sanksione ndaj Kosovës.
Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.
Policia e Kosovës e ka cilësuar arrestimin si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.
Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 17:00 për shkak të rastit të kidnapimit të tre policëve në veri të vendit.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues. Konferenca është paraparë të mbahet sot më, 14.06.2023 në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës më herët se tre zyrtarë të PK-së janë kidnapuar në zonën kufitare në veri të vendit. Në komunikatë bëhet e ditur se kidnapimi i tyre ka ndodhur në thellësi të territorit të Kosovës.
Media serbe Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”. Lajmi fillimisht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq.
Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, ka shkruar Sveçla.
Edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një reagimi ka konfirmuar raportimet, duke thënë se janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë.
Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”. Lajmi fillimisht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq.
Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, ka shkruar Sveçla.
Edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një reagimi ka konfirmuar raportimet, duke thënë se janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë.
Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, besohet se janë marrë gjatë ditës së sotme, në Leposaviq, nga persona të armatosur.
Tre policët janë rrëmbyer në një pikë statike në afërsi të kufirit me Serbinë.
Për rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 policët kufitar.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, ka shkruar Sveçla.
Edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një reagimi ka konfirmuar raportimet, duke thënë se janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë.
“Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së. Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, njoftoi Policia.
Për këtë rast kanë shkruar edhe mediat në Serbi, të cilat raportojnë se kinse arrestimi i tyre është bërë në territor të Serbisë.
Mediumi i afërt me Aleksandar Vuçiqin, “Novosti”, shkruan se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë, 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”.
Sipas “Novostit”, për këtë ngjarje është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq, raporton ky medium”.
Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, transmeton REL.
Është publikuar video e momentit kur policia e Kosovës kanë arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkovic- Llune.
Arrestimi i personit në fjalë ka ngjallur shumë reagime në veri, përkatësisht të Ura e Ibrit, me ç’rast është lëshuar alarmi i urgjencës dhe qytetarët serbë janë mbledhur.
Si dhe policia e Kosovës është sulmuar nga protestuesit me mjete të forta.
Për arrestimin e Milenkoviqit ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në një postim në Facebook, Ministri Sveçka ka thënë se personi i arrestuar është serbi, Milun Milenkovic- Llule, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka quajtur propagandë deklarimet që gjoja kategori të caktuar në administratën publike, apo shërbyesve publikë nuk trajtohen siç duhet, duke aluduar edhe në kushtet e punës së policëve të Kosovës.
Madje, për rrezikshmërinë në punë të zyrtarëve policorë, ministri i Financave pretendon se një pjesë e pagesës, është përfshirë në pagën që e marrin pjesëtarët e policisë.
“Ndërkaq, sa i përket shtesës së rrezikshmërisë, që ka qenë më përpara, ajo është ritransformuar dhe një pjesë e saj është përfshirë në pagë, meqenëse me çdo pozitë vjen edhe specifika të veçanta, pra për atë pozitë të caktuar dhe tani jemi në diskutim e sipër për kategori të caktuara, që do të mund të përfitojnë, sepse ekspozohen proporcionalisht para një rreziku dhe normalisht siç e ka thënë ministria e punëve të brendshme momentin që përcaktohet dhe vendoset ka edhe kompensim retroaktiv”, tha Murati.
Megjithatë, sipas Sindikatës së Policisë, tash e katër muaj, asnjë zyrtari policor nuk i është paguar rrezikshmëria.
“Prej shkurtit kur ka hyrë në fuqi ligji, pagesa për shtesën e rrezikshmërisë nuk është ekzekutuar. Nëse nuk ekzekutohet edhe për muajin qershor, i bie që janë pesë muaj që policët nuk i marrin shtesat për rrezikshmërinë”, tha Imer Zeqiri, nga sindikata e Policisë.
Kundërthënie mes Sindikatës dhe ekzekutivit ka edhe sa i përket kompensimit të punës jashtë orarit.
“Sa i përket çështjes së pagesave apo kompensimit, konsideroj që të gjithë policët apo kushdo që merr pjesë në orare më të shtuara, përtej orareve të zakonshme, është duke u kompensuar”, tha Murati.
Kompensimi për punën jashtë orarit është bërë, por jo për të gjitha orët, sipas kreut të Sindikatës.
“Shtesat për punë jashtë orarit janë ekzekutuar deri në muajin e kaluar të gjitha orët, kurse në maj janë paguar vetëm nga 60 orë, pavarësisht sa orë ka punuar zyrtari policor”, tha Zeqiri.
Ndërkaq, edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, në raportimin e djeshëm në Komisionin për Siguri, ka konfirmuar se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë. Nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat, Policisë së Kosovës dhe disa profesioneve të tjera iu ndërprenë shtesat për rrezikshmëri, me arsyetimin se ende nuk ka përfunduar puna e Komisionit për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: