ATV

Tag: Policia e Kosovës

  • Dogana gjen dhe sekuestron mallra të kontrabanduar në një biznes në Kamenicë

    Dogana gjen dhe sekuestron mallra të kontrabanduar në një biznes në Kamenicë

    Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të mallit të kontrabanduar në një lokal në Kamenicë.

    Sipas Doganës së Kosovës, pas informacioneve të siguruara, sektori i antidrogës ka kryer kontrollin dhe ka gjetur sasi të mallit të kontrabanduar.

    “Me këtë rast, është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduar, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

  • Arrestohet një 40-vjeçar në Istog, dyshohet se dhunoi seksualisht një 11-vjeçare

    Arrestohet një 40-vjeçar në Istog, dyshohet se dhunoi seksualisht një 11-vjeçare

    Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Istog, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një burri, i cili ka raportuar në Polici se dyshon se vajza e tij 11-vjeçare është keqpërdorur seksualisht nga një person.

    Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në një bodrum të një ndërtese, ku i dyshuari M.Shala (40-vjeçar) ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

    Përballë kësaj situate, babai i vajzës vendosi të kërkojë ndihmë, duke e raportuar rastin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer detajet për të cilat është vënë në dijeni.

    Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion, ku edhe është intervistuar.

    Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

    Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

  • Stano: BE-ja dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

    Stano: BE-ja dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

    Bashkimi Evropian është thellësisht i shqetësuar për dorëheqjen e nëntë policëve rinj serbë, ka thënë zëdhënësi Peter Stano, duke theksuar se BE i dënon kërcënimet ndaj pjesëtarëve të Policisë.

    Ai ka thënë se frikësimet dhe kërcënimet janë të papranueshme dhe si të tilla duhet të ndalen menjëherë.

    “BE-ja është thellësisht e shqetësuar për dorëheqjen e nëntë serbëve të Kosovës të saporekrutuar nga Policia e Kosovës. Përbërja e Policisë së Kosovës duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës kanë një rol për të luajtur duke kontribuar në sigurinë e komunitetit të tyre përmes policimit të orientuar drejt komunitetit. Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se kanë motivuar dorëheqjen e policëve të saporekrutuar”, ka thënë Stano për KosovaPress.

    Stano ka theksuar se çdo frikësim i tillë është kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Çdo lloj sjelljeje frikësuese apo kërcënuese ndaj policëve serbë të Kosovës, duke përfshirë edhe aktorët e lidhur me Serbinë, është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë. Çdo frikësim i tillë është kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Institucionet e Kosovës duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe multietnike dhe BE-ja nënvizon se një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e kthimit të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës duhet të gjendet në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shtuar ai.

  • Policia jep detaje për vdekjen e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja

    Policia jep detaje për vdekjen e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin e iu komplikua gjendja

    Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona të dyshuar, për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

    Ata janë arrestuar për rastin e vdekjes së një gruaje që ka ndodhur të martën në Malishevë, e cila pasi që ka shkuar në një klinikë në Malishevë për ta hequr një dhëmb, i është komplikuar gjendja dhe e njëjta ishte dërguar pa shenja jete në QKUK.

    Policia, njoftoi se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

     

  • Prishtinë: Një burrë raporton se ishte rrëmbyer nga tre persona, Policia fillon hetimet

    Prishtinë: Një burrë raporton se ishte rrëmbyer nga tre persona, Policia fillon hetimet

    Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se ishte rrëmbyer nga tre persona të panjohur.

    “RRËMBIM/Prishtinë 21.08.2023-18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga tre të dyshuar të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

     

  • “Goditja”, për dy javë Policia arrestoi 155 persona dhe konfiskoi 54 armë

    “Goditja”, për dy javë Policia arrestoi 155 persona dhe konfiskoi 54 armë

    Për dy javë janë arrestuar 155 persona ndërsa janë konfiskuar 54 armë gjatë realizimit të urdhrit operativ “Goditja”, të cilin është duke e zbatuar Policia e Kosovës.

    Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar 35 mijë e 324 vetura dhe 420 lokale.

    Sipas njoftimit të Policisë, janë realizuar edhe 6 mijë e 29 pika kontrolli për automjete, 1765 prej tyre me radarë dhe alkool-test.

    Policia ka bërë të ditur se zbatimi i këtij urdhri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

  • Policia po heton tri vdekje të ndodhura dje, detaje nga raportet

    Policia po heton tri vdekje të ndodhura dje, detaje nga raportet

    Policia e Kosovës po heton tri raste të vdekjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme.

    Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Shtime dhe Mitrovicë të Jugut, raporton Indeksonline.

    Më poshtë raportet e Policisë:

    Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

    Shtime 15.08.2023-18:00. Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

    Mitrovicë Jugu 15.08.2023-15;23. Lidhur me rastin, pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë nga një lartësi, në vendngjarje ka dalur ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti nën hetime.

  • Gjuajte me armë në drejtim të Policisë në veri, arrestohen 5 persona

    Gjuajte me armë në drejtim të Policisë në veri, arrestohen 5 persona

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Zubin Potok derisa gjatë tentimit për ndalim kishte shkëmbim zjarri në drejtim të policisë.

    Personat ishin ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me mallra, ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut, policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestu, ndërsa janë konfisku kombi dhe tri vetura”, ka Elshani.

    Hetimet rajonale po merren me rastin i cili cilësohet sulm ndaj personave zyrtarë, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.

  • Operacioni ‘Goditja’: Pas ngjarjeve tragjike aktivizohet policia, arrestohen 14 persona dhe konfiskohen 19 armë

    Operacioni ‘Goditja’: Pas ngjarjeve tragjike aktivizohet policia, arrestohen 14 persona dhe konfiskohen 19 armë

    Policia e Kosovës njofton se ka vazhduar zbatimi i urdhrit operativ “Goditja”, ku gjatë dy netëve të fundit janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar 19 armë të ndryshme.

    Sipas PK-së, patrullimet policore janë bërë kryesisht në qendra urbane, në pjesën ku ka më shumë lokale e bare nate.

    “Gjatë dy ditëve (netëve) të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, i cili si qëllim kishte shtimin e aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, janë evidentuar këto aktivitet dhe arritur këto të dhëna”, njofton Policia.

    Aty thuhet se të dhënat e regjistruara janë gjatë zbatimit të urdhrit operativ më 8 dhe 9 gusht.

    “Me 8 e 9 gusht 2023, gjatë realizimit të detyrave që rrjedhin nga urdhri në fjalë, në tërë vendin janë regjistruar këto të dhëna: Janë angazhuar 823 patrulla policore (të njësive të ndryshme policore), janë vendosur e realizuar 871 Pika për Kontrollin e Automjeteve (PKA), janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest, janë kontrolluar 4848 vetura, janë kontrolluar 102 lokale të ndryshme, janë konfiskuar 19 armë të ndryshme, janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë etj”, njofton Policia.

  • Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Mashtruan dhjetëra persona në TikTok, arrestohen dy persona në Gjilan

    Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona në Gjilan, pasi kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.

    Sipas një komunikate drejtuar mediave, thuhet se të dyshuarit përmes rrjetit social ‘’Tik Tok’’ kanë mashtruar dhjetëra persona, kinse do t’u shesin para të falsifikuara, mirëpo në anën tjetër i kanë mashtruar këta persona duke përfituar nga ta shuma të konsiderueshme të mjeteve materiale.

    “Sot, me datën 09.08.2023, është zbatuar Plani Operativ përkatës ku hetuesit e S.H.K.E, në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e shtëpisë së personit të dyshuar F.S. dhe njëkohësisht i dyshuari është arrestuar. Gjithashtu është arrestuar edhe personi i dyshuar A.S. për të cilin janë siguruar prova se ka bashkëpunuar me personin tjetër F.S.”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Tutje, Policia njoftoi se me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan është iniciuar rasti ’Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së dhe dy të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje për 48 orë./atvlive.tv/