ATV

Tag: Kuvendi i Kosovës

  • Kurti lëshon sallën e Kuvendit

    Kurti lëshon sallën e Kuvendit

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas shumë diskutimeve mbi çështjen e Veri, sanksionin nga SHBA-ja e opsionin e zgjedhjeve të reja, është parë duke e lëshuar sallën e Kuvendit.

    Kurti e lëshoi sallën pas replikave e kundër-replikave mes tij e dy krerëve të opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.

    Ka qenë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili me të marrë fjalën, pa kryeministrin duke dalë nga salla, e mes tjerash u shpreh “Kryeministër është mirë me nejt, me i dëgjuar deputetë mos me i ikë përgjegjësisë as këtu as për veri, prandaj kthehu ulu në karrige, se qashtu ke ikë edhe prej veriu”, tha ai.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Dimal Basha: Kur unë dal me folë për Amerikën, këta tuten këtu

    Dimal Basha: Kur unë dal me folë për Amerikën, këta tuten këtu

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha është duke folur për gjendjen në veri. Ai fjalimin e tij e filloi me një shaka ku tha se “Kur unë dal me fol për Amerikën këta tuten këtu”.

    Por, që fjalimin e vazhdoi duke lavdëruar Qeverinë për veprimet në veri, duke thënë se situata nuk është kanë kurrë më mirë.

    “Qytetarët duhet ta dijne se ku jemi ka me veriun, situata nuk është kanë kurrë më mirë. Referendumin e kanë ndal, kriminelët po e hupin rrugën e tyre, kontrabandimi është ndalë. Nuk ka ma mirë si përfundim mos harroni se qysh e kemi gjete“, tha ai.

    Ai u tregua i ashpër edhe me ndaj kërkesave të Borellit.

    “A me shku na me zor me i kap me i pru ne zgjedhje a? Asociacioni sytë e Borellit janë aty, a ka dikush prej opozitës me i tha se keq e ki pse po tutni kaq shumë”, tha ai.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Legjitimiteti në komunat veriore/ Kurti: 3.5% është më shumë se zero

    Legjitimiteti në komunat veriore/ Kurti: 3.5% është më shumë se zero

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës tha se është i vetëdijshëm që në zgjedhjet e mbajtura në veri kanë dalë vetëm 3.5 për qind të votuesve dhe se kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore nuk kanë legjitimitet të plotë politik.

    Por, sipas Kurtit, serbët e Listës Serbe kanë zero legjitimitet.

    “Kryetarët aktual të komunave që janë vë veri të Kosovës, është e vërtetë që janë larg prej legjitimitetit të plotë për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, e cila më tej është pasojë e fushatës së egër të Beogradit zyrtar dhe të veglave të tij në veri, që të bojkotohen ato zgjedhje dhe të mos konsolidohen institucionet. Unë jam i vetëdijshëm që dalja ka qenë 3.5 për qind dhe kjo njëmend është shumë larg prej legjitimitet të plotë politik. Legaliteti është aty, ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë aty. Vetëm se ata që po na kritikojnë neve nga Beogradi se legjitimiteti qenka shumë i vogël ose kurrfare, ata vet nuk kanë kurrfarë legjitimiteti. Kryetarët aktual që i kemi në ato katër komuna kanë legjitimitet të vogël, por serbët e Listës Serbe e kanë legjitimitetin zero. Megjithatë, 3.5 për qind është më shumë se zero”, tha Kurti. /atvlive.tv

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë

    Kurti: Besoj thellësisht në miqësinë e përhershme të ShBA’së dhe BE’së, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë

    Kryeministri Albin Kurti ka thëmë se Qeveria e tij beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por se qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë.

    “Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti.

    Kurti ka thënë se e kemi dëshmuar se “jemi partner të denjë” të miqve ndërkombëtarë me avancimin demokratik e ekonomik të Kosovës.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Kurti tregon me emra kush ishin personat që sulmuan KFOR-in në veri

    Kurti tregon me emra kush ishin personat që sulmuan KFOR-in në veri

    Në Kuvendin e Kosovës nisi seanca e veçantë, ku do të diskutohet për situatën e krijuar në veri të vendit.

    Në këtë seancë, deputetëve iu drejtuar fillimisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Në fjalimin e tij, Kurti tregoi me emra personat e involvuar në sulmin ndaj KFOR-it si dhe drejtuesit e personave me maska që janë parë në protestat në veri.

    “Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiç, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është prestar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”’ Millan Zhivkoviç, po ashtu pjestar i të njëjtës organizatë, Danielo Krivokapiç, Iovica Lazoviç, Nikolla Radimiroviç, vëllezërit Stefan dhe Dejan Delkoviç. Kjo organizatë kriminale në rrjetet sociale ka postuar lajm që pjestarë të grupit mercenar rus “wagner” kanë arritur në Kosovë. Po ashtu, i njihur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damijan Knezheviç, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodna Patrolle”. Edhe ky ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personave nga Serbia në Kosovë. Damijan Knezheviç dhe organizata e tij, organizuar protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, me ç’rast u patën identifikuar një numër i konsiderueshëm personash me simbole ekstremiste ruso-serbe. Personat e tjerë të përfshirë në sulmet ndaj KFOR-it, sepse është mirë që edhe vendorët, edhe ndërkombëtarët t’i dinë këta emra, se nuk i ka sulmuar populli serb, i kanë sulmuar milicia fashiste. Vladimir Radivojeviç, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin Vuçiq. Daniel Gjukiq, bashkë me një grup personash kanë gjuajtur shok-bomba. Këta janë pjesë e grupit të Millan Radiojeçiqit, të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale. Millosh Gjukiq, vëllai i Danielit. Këta dy vëllëër kanë raporte shoqërore me djaline presidentit Vuçiq”, tregoi Kurti. /atvlive.tv

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Nis debati për veriun, Kurti i pari u drejtohet deputetëve

    Nis debati për veriun, Kurti i pari u drejtohet deputetëve

    Në Kuvendin e Kosovës nisi seanca e veçantë, ku do të diskutohet për situatën e krijuar në veri të vendit. Qysh në hyrje të kësaj seanca shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi që deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit dhe qytetarëve fillimisht t’u drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton KP.

    Sot është dita e gjashtë prej kur serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

    Ata po kundërshtojnë kryetarët e komunave të zgjedhur në këto komuna dhe prezencën e policëve të Kosovës pranë objekteve komunale.

    Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

    Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

    Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

    Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

  • Kuvendi me seancë të veçantë, diskuton për veriun

    Kuvendi me seancë të veçantë, diskuton për veriun

    Kuvendi me seancë të veçantë, diskuton për veriun

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë të veçantë, ku do të diskutojnë për situatën në veri të vendit.

    Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

    Situata në komunat në veri të vendit është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

    Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

    Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

    Ndërsa një sinjal për tejkalim të situatës u pa tek të enjten, kur ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se me kryeministrin Albin Kurti kishin një takim produktiv dhe se kishin biseduar për marrëveshjen bazë me Serbinë. Në anën tjetër kreu i ekzekutivit tha se janë të angazhuar për qetësimin e situatës në veri të vendit.

  • Bahrim Shabani zgjidhet nënkryetar i kuvendit

    Bahrim Shabani zgjidhet nënkryetar i kuvendit

    Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë.

    Ai ka marrë të gjitha 73 votat e deputetëve të kuvendit që kanë marrë pjesë në votim.

    Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë pozitë deri më 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emir tjetër.

  • ​Deklarata për Personat e Zhdukur, zyrtarë qeveritarë përplasen me deputetë opozitarë

    ​Deklarata për Personat e Zhdukur, zyrtarë qeveritarë përplasen me deputetë opozitarë

    Nënshkrimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur më 2 maj në Bruksel është bërë temë debati në seancën e sotme (e enjte) të Kuvendit të Kosovës. Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se përmes kësaj deklarate, Serbia pranon për herë të parë krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, mirëpo deputetët opozitarë kritikuan kryeministrin Kurti se ka gabuar ku ka pranuar të largohet termi “persona të zhdukur me dhunë”, i cili sipas tyre njihet edhe në konventat ndërkombëtare.

    Por, zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociator i dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi tha se ka dokumente të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut që i referohen termit “persona të zhdukur me forcë”, siç figuron në deklaratën e nënshkruar.

    Madje, Bislimi paraqiti një dokument që sipas tij është dakorduar në vitin 2020 nga Qeveria Hoti, që sipas tij, ka zero brengë për personat e zhdukur.

    Përkitazi me këtë, ai tha se s’ka asnjë barazim në krime në Deklaratën për Personat e Zhdukur.

    Të kundërtën e kësaj e tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili theksoi se nënshkrimi i deklaratës ku hiqet termi “persona të zhdukur me dhunë” është gabim historik dhe kombëtar i Kosovës.

    Ndërkaq, shtoi se Qeveria Hoti e ka pasur top prioritet çështjen e personave të zhdukur.

    Në debat u përfshi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se përmes nënshkrimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, Serbia pranon për herë të parë krimet e bëra në Kosovë gjatë luftës së fundit.

    Ajo përmendi edhe disa deklarata të ish-eksponentëve të PDK-së që sipas saj kërkonin të amnistoheshin gjitha krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.

    Në anën tjetër, në reagimin e saj deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, u shpreh e habitur me këto deklarata të ministres Haxhiu. Ajo insistoi se termin “të zhdukur me forcë” nuk njihet në konventat ndërkombëtare.

    Në debat u inkuadrua edhe deputeti tjetër i LDK-së, Kujtim Shala, i cili paraqiti argumentet e tij se pse në Deklaratën për Personat e Zhdukur, Kosova barazohet me Serbinë për këtë çështje.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 2 maj në Bruksel kanë nënshkruar Deklaratën për Personat e Zhdukur./KP

  • Mblidhet Kuvendi, në rend dite plotësim-ndryshimi i Ligjit për tatimin në pronë

    Mblidhet Kuvendi, në rend dite plotësim-ndryshimi i Ligjit për tatimin në pronë

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë të re.

    Kryekuvendari Glauk Konjufca gjatë ditës së djeshme ka kërkuar nga të gjitha partitë konsensus për miratimin e rregulloreve që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit.

    Në mesin e 11 pikave, në seancën e sotme do të shqyrtohet në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

    Këto janë pikat e rendit të ditës që pritet të diskutohen sot:

    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,

    Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

    Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/136, datë 22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë,

    Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.